{"id":250896,"date":"2022-04-12T21:24:35","date_gmt":"2022-04-12T19:24:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=250896"},"modified":"2022-04-12T21:24:35","modified_gmt":"2022-04-12T19:24:35","slug":"korrupsion-ne-te-gjitha-deget-e-qeverise-dash-publikon-raportin-per-shqiperine-problem-liria-e-gjyqesorit-dhe-shtypit-25-prilli-ishte-okay","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/korrupsion-ne-te-gjitha-deget-e-qeverise-dash-publikon-raportin-per-shqiperine-problem-liria-e-gjyqesorit-dhe-shtypit-25-prilli-ishte-okay\/","title":{"rendered":"\u201cKorrupsion n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e Qeveris\u00eb\u201d, DASH publikon Raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: Problem liria e gjyq\u00ebsorit dhe shtypit, 25 prilli ishte \u201cokay\u201d"},"content":{"rendered":"<p> Departamenti amerikan i Shtetit thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet kryesore lidhur me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2021 ishin \u201cproblemet me pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit nd\u00ebrsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb dhe institucionet lokale\u201d. <\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrfundime p\u00ebrfshihen n\u00eb raportin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb bot\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cMosnd\u00ebshkimi mbeti nj\u00eb problem, megjith\u00ebse Organi i Specializuar p\u00ebr Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion b\u00ebn\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjat\u00eb vitit n\u00eb hetimin, ndjekjen penale dhe d\u00ebnimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar\u201d, thuhet n\u00eb raport. <\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se zgjedhjet e 25 prillit ishin t\u00eb organizuara mir\u00eb, votuesit kishin alternativa mes kandidat\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebnin fushat\u00eb lirisht dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i menaxhoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate detyrimet e tij. <\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb raporti i Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb, theksoi disa mang\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e votave, rrjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ndjeshme personale dhe avantazhin e konsideruesh\u00ebm t\u00eb fituar nga partia n\u00eb pushtet p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb qenit n\u00eb pushtet\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Departamentit t\u00eb Shtetit. <\/p>\n<p>Korrupsioni dhe mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb qeveri <\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se qeveria nuk e zbatoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive legjislacionin q\u00eb parashikon d\u00ebnime penale p\u00ebr korrupsion nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb dhe ndalon individ\u00ebt me d\u00ebnime penale t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si kryetar\u00eb bashkie, deputet\u00eb ose n\u00eb poste qeveritare ose shtet\u00ebrore. <\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni ishte i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb dhe zyrtar\u00ebt shpesh u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb praktika korruptive pa u nd\u00ebshkuar\u201d, thot\u00eb raporti. <\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend se deri n\u00eb shtator u hap\u00ebn hetime dhe u ngrit\u00ebn akuza nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ndaj disa zyrtar\u00ebve publik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministra, kryetar\u00eb bashkie, gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, ish-gjyqtar\u00eb dhe gjyqtar\u00eb t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vettingut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ish-gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb pushtetit ekzekutiv. <\/p>\n<p>Q\u00eb nga shtatori, nj\u00eb gjyqtar, dy prokuror\u00eb, nj\u00eb kryetar komune dhe ish-drejtori i prokurimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme u padit\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre ose akuza p\u00ebr korrupsion. <\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se megjith\u00ebse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsionit, burimet e kufizuara, rrjedhjet hetimore, presioni real dhe i perceptuar politik dhe nj\u00eb sistem em\u00ebrimi i paorganizuar mir\u00eb, i penguan hetimet. <\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa prokuror\u00ebt b\u00ebn\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ndjekjen e rasteve t\u00eb korrupsionit publik t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt dhe t\u00eb mes\u00ebm, shkalla e ndjekjes penale p\u00ebr zyrtar\u00ebt e rangut t\u00eb lart\u00eb mbeti e ul\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb raport. <\/p>\n<p>Departamenti n\u00ebnvizon se edhe korrupsioni n\u00eb polici vazhdoi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte problem. <\/p>\n<p>\u201cPolicia nuk e ka zbatuar gjithmon\u00eb ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mang\u00ebt, mungesa e pajisjeve dhe mbikqyrja e pamjaftueshme shpesh pat\u00ebn pasoja n\u00eb zbatimin e ligjit\u201d, thot\u00eb raporti. <\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se autoritetet vazhduan t\u2019i adresojn\u00eb k\u00ebto probleme duke p\u00ebrmir\u00ebsuar objektet e policis\u00eb, automjetet dhe duke theksuar publikisht masat kund\u00ebr korrupsionit. Po ashtu qeveria krijoi nj\u00eb sistem p\u00ebr verifikimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet kryesore lidhur me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2021 ishin \u201cproblemet me pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit nd\u00ebrsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb dhe institucionet lokale\u201d. K\u00ebto p\u00ebrfundime p\u00ebrfshihen n\u00eb raportin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":95695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-250896","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250896"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250896\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}