{"id":250941,"date":"2022-04-13T11:08:37","date_gmt":"2022-04-13T09:08:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=250941"},"modified":"2022-04-13T11:08:37","modified_gmt":"2022-04-13T09:08:37","slug":"flutura-acka-platforme-per-bashkimin-e-pd-se-sali-berisha-te-vetesakrifikohet-shpura-rreth-tij-te-ike-legjenda-e-luftetarit-romak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/flutura-acka-platforme-per-bashkimin-e-pd-se-sali-berisha-te-vetesakrifikohet-shpura-rreth-tij-te-ike-legjenda-e-luftetarit-romak\/","title":{"rendered":"Flutura A\u00e7ka PLATFORM\u00cb p\u00ebr bashkimin e PD-s\u00eb: Sali Berisha t\u00eb vet\u00ebsakrifikohet! Shpura rreth tij t\u00eb ik\u00eb (Legjenda e luft\u00ebtarit romak)"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD Flutura A\u00e7ka ka publikuar platform\u00ebn e saj p\u00ebr bashkimin e partis\u00eb. E quajtur \u201cPlatforma Curzio\u201d, ajo propozon q\u00eb ish-kryeministri Sali Berisha t\u00eb vet\u00ebsakrifikohet duke u larguar dhe bashk\u00eb me t\u00eb dhe \u201cshpura\u201d q\u00eb i q\u00ebndron mbrapa.<\/p>\n<p>\u201cKy bashkim \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb nis\u00eb nga sakrifica e Sali Berish\u00ebs, e ngjashme me at\u00eb t\u00eb legjend\u00ebs s\u00eb Curzios, thelbin e s\u00eb cil\u00ebs po e them shkurt: pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 362 BC n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Forum, n\u00eb vendin ku b\u00ebhej politika e merreshin vendime, u hap nj\u00eb grop\u00eb aq e madhe, mbushja e s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb arrihej vet\u00ebm duke hedhur aty gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb vlefshme q\u00eb  romak\u00ebt kishin. Marco Curzio, nj\u00eb luft\u00ebtar i ri i veshur me arm\u00eb e stoli, i bindur se gj\u00ebja m\u00eb e vlefshme e tyre, ishte guximi, shaloi kalin dhe u hodh n\u00eb humner\u00eb, e cila u mbyll sa hap e mbyll syt\u00eb.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga legjenda, demokrat\u00ebve koha u k\u00ebrkon t\u00eb sakrifikojn\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar t\u00eb vjet\u00ebr. Ose e th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb ky luft\u00ebtar i vjet\u00ebr t\u00eb vet\u00ebsakrifikohet p\u00ebr PD-n\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb kushti i par\u00eb q\u00eb t\u00ebrmeti q\u00eb kemi p\u00ebsuar t\u2019i mbyll\u00eb plag\u00ebt, dhe kjo \u00ebsht\u00eb ora historike e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkon jo vet\u00ebm t\u00ebrheqjen e Sali Berish\u00ebs, por edhe shmangien pa buj\u00eb t\u00eb nj\u00eb shpure rrotull tij, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq u kujtojn\u00eb shqiptar\u00ebve vitin 97, vjedhjet me vrimat e naft\u00ebs e minierave, makinat qindra mij\u00ebra euro me t\u00eb cilat enden rrug\u00ebve dhe t\u00eb gjitha abuzimet p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka shqiptar q\u00eb i voton m\u00eb. Ata nuk kan\u00eb m\u00eb \u00e7far\u00eb t\u2019u thon\u00eb demokrat\u00ebve e p\u00ebr \u00e7far\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i besojn\u00eb m\u00eb\u201d, shkruan A\u00e7ka.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb i shkrimtares dhe deputetes s\u00eb PD:<\/p>\n<p>PLATFORMA CURZIO \u2013 P\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve me vokacion t\u00eb djatht\u00eb me demokrat\u00ebt<\/p>\n<p>Si\u00e7 mund ta ket\u00eb v\u00ebn\u00eb re \u00e7do shqiptar dit\u00ebt e fundit, pas gjith\u00eb asaj rrokapjekjeje t\u00eb madhe demokrate t\u00eb muajve t\u00eb fundit, demokrat\u00ebt dhe kampi yn\u00eb demokrat nuk prodhon m\u00eb asnj\u00eb lajm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, madje edhe kongresi kashtor socialist, pas t\u00eb cilit fshihet nj\u00eb strategji edhe m\u00eb e eg\u00ebr sundimi mbi shqiptar\u00ebt, b\u00ebri m\u00eb shum\u00eb lajm se kampi demokrat, i cili shum\u00eb-shun\u00eb pati njoftime periferike t\u00eb zgjedhjeve rrethinore q\u00eb i p\u00ebr\u00e7an\u00eb edhe demokrat\u00ebt e fundit q\u00eb kan\u00eb rezistuar. Kjo, sepse skenari i PD-s\u00eb n\u00eb kushtet e krijuara dihet se si do t\u00eb jet\u00eb, dihet edhe se \u00e7far\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb. Gjith\u00e7ka do t\u00eb prodhoj\u00eb, vet\u00ebm fitore ndaj k\u00ebtij regjimi, jo!<\/p>\n<p>Edhe pse pala q\u00eb pushtoi godin\u00ebn me t\u00eb gjitha format pseudoligjore, mbase edhe antiligjore, e mohon kategorikisht pal\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb PD, ajo pal\u00eb ekziston mir\u00ebfilli. Jan\u00eb me mij\u00ebra e mij\u00ebra demokrat\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb ndihen t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Foltorja, q\u00eb u distancuan nga gjuha e saj, q\u00eb nuk u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb fushten e lin\u00e7mimit q\u00eb ajo prodhjoi mes demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Po t\u2019i shtosh asaj edhe pjes\u00ebn e heshtur q\u00eb nuk flet ose at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebrfundimisht nga aktivizimi me PD-n\u00eb, por q\u00eb do t\u00eb kthehej n\u00eb koh\u00ebra m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb PD-s\u00eb, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se strukturat q\u00eb pretendohet se po nd\u00ebrtohen me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pashpjegueshme n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Rithemeluesve. Mjafton t\u00eb shohim fotot e fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit 2021 dhe fotot e t\u00eb ashtuquajturave zgjedhje t\u00eb tanishme p\u00ebr strukturat e PD-s\u00eb n\u00eb baz\u00eb dhe e kupton se ku ka katandisur PD-ja. Dukej t\u00eb jesh naiv, q\u00eb t\u00eb mos them i paturp, t\u00eb mos e kuptosh k\u00ebt\u00eb, dhe t\u00eb vazhdosh madje ta p\u00ebrligj\u00ebsh me shakan\u00eb zgjedhore t\u00eb 6 marsit t\u00eb k\u00ebtj viti.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do t\u00eb shkojm\u00eb ne n\u00eb zgjedhjet e ardhshme? Duke i r\u00ebn\u00eb mohut e duke i p\u00ebrjashtuar nga procesi i bashkimit nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nderuar demokrat\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sakrifikuar tridhjet\u00eb vite t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr karriget e nj\u00eb shpure q\u00eb vodhi, grabiti e p\u00ebrfitoi t\u00eb gjitha privilegjet, dhe q\u00eb p\u00ebr \u00e7udi ka ende moralin t\u00eb shpall\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb ajo reformatorja e PD-s\u00eb? K\u00ebt\u00eb nuk ka demokrat q\u00eb e beson m\u00eb, dhe ky \u00ebsht\u00eb caku i shqyrtimit dhe i reflektimit historik q\u00eb do ta mbaj\u00eb bashk\u00eb ose do ta shemb\u00eb p\u00ebrfundimisht PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt jan\u00eb ende n\u00eb koh\u00eb, n\u00ebse duam ta kapin koh\u00ebn dhe n\u00ebse duan v\u00ebrtet t\u00eb luftojm\u00eb me regjimin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrball\u00eb. Gjith\u00e7ka varet vet\u00ebm nga vullnetet, dhe ato duket q\u00eb nuk ka shqyrtim q\u00eb t\u2019i rrashinoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sot PD-ja?<\/p>\n<p>PD-ja e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi ku banon nj\u00eb aliash demokrat\u00ebsh t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb: demokrat\u00eb q\u00eb kan\u00eb lindur dhe do t\u00eb vdesin t\u00eb till\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb me krer\u00ebt n\u00eb PD, nga ata q\u00eb adhurojn\u00eb me hir a pahir Berish\u00ebn prej numrave pas tij, nga fanatik\u00eb q\u00eb t\u00eb \u201cvrasin\u201d p\u00ebr Berish\u00ebn, nga ata q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb japin minutat parlamentare p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kthyer n\u00eb klone t\u00eb tij edhe pse n\u00eb prematur\u00eb politike, nga ithtar\u00eb t\u00eb betuar t\u00eb Bash\u00ebs, t\u00eb tjer\u00eb krejt t\u00eb shkujdesur me t\u00eb dy dhe t\u00eb vendosur p\u00ebr largimin e t\u00eb dyve, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebrkoh\u00ebsisht duke pritur nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb t\u2019i bashkoj\u00eb, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb nga k\u00ebta t\u00eb fundit. Si mund t\u00eb bashkohen gjith\u00eb k\u00ebto rryma e ndjeshm\u00ebri demokrate q\u00eb luten dhe presin nj\u00eb parti t\u00eb fort\u00eb e fituese?<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr bashkimi i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt, bashkim q\u00eb nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa \u201csakrifica\u201d dhe radh\u00ebt e mia u drejtohen t\u00eb par\u00ebve atyre q\u00eb e kuptojn\u00eb dhelbin e k\u00ebtyre sakrificave, q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej personales. E di q\u00eb kjo nuk do t\u2019i dok\u00ebndis\u00eb shum\u00eb, por duke e shpallur nevoj\u00ebn e k\u00ebtyre sakrificave akute, kam qet\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrgjegjjes s\u00eb dikujt q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat kur duhen th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ky bashkim \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb nis\u00eb nga sakrifica e Sali Berish\u00ebs, e ngjashme me at\u00eb t\u00eb legjend\u00ebs s\u00eb Curzios, thelbin e s\u00eb cil\u00ebs po e them shkurt: pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 362 BC n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Forum, n\u00eb vendin ku b\u00ebhej politika e merreshin vendime, u hap nj\u00eb grop\u00eb aq e madhe, mbushja e s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb arrihej vet\u00ebm duke hedhur aty gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb vlefshme q\u00eb romak\u00ebt kishin. Marco Curzio, nj\u00eb luft\u00ebtar i ri i veshur me arm\u00eb e stoli, i bindur se gj\u00ebja m\u00eb e vlefshme e tyre, ishte guximi, shaloi kalin dhe u hodh n\u00eb humner\u00eb, e cila u mbyll sa hap e mbyll syt\u00eb.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga legjenda, demokrat\u00ebve koha u k\u00ebrkon t\u00eb sakrifikojn\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar t\u00eb vjet\u00ebr. Ose e th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb ky luft\u00ebtar i vjet\u00ebr t\u00eb vet\u00ebsakrifikohet p\u00ebr PD-n\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb kushti i par\u00eb q\u00eb t\u00ebrmeti q\u00eb kemi p\u00ebsuar t\u2019i mbyll\u00eb plag\u00ebt, dhe kjo \u00ebsht\u00eb ora historike e PD-s\u00eb. Ajo k\u00ebrkon jo vet\u00ebm t\u00ebrheqjen e Sali Berish\u00ebs, por edhe shmangien pa buj\u00eb t\u00eb nj\u00eb shpure rrotull tij, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq u kujtojn\u00eb shqiptar\u00ebve vitin 97, vjedhjet me vrimat e naft\u00ebs e minierave, makinat qindra mij\u00ebra euro me t\u00eb cilat enden rrug\u00ebve dhe t\u00eb gjitha abuzimet p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka shqiptar q\u00eb i voton m\u00eb. Ata nuk kan\u00eb m\u00eb \u00e7far\u00eb t\u2019u thon\u00eb demokrat\u00ebve e p\u00ebr \u00e7far\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i besojn\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj t\u00ebrheqjeje t\u00eb respektuar dhe p\u00ebrbashkuese, duhet t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb process i hapur q\u00eb nis at\u00ebher\u00eb kur pal\u00ebt pranojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb pal\u00eb dhe t\u00eb vendosin:<\/p>\n<p>1. Ngritjen e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike (Grupi, a Komisioni), i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjedhur me mir\u00ebkuptimin e t\u00eb dyja pal\u00ebve, nj\u00eb grup i zhd\u00ebrvjell\u00ebt, pun\u00ebmbaruar dhe mendjehapur, autoritar\u00eb dhe t\u00eb pap\u00ebrfolur, dhe jo m\u00eb shum\u00eb se 10-15 vet\u00eb. Ky K\u00ebshill, t\u00eb cilit do t\u2019i besohet procesi i bashkimit dhe hapjes s\u00eb PD-s\u00eb, do t\u00eb ndihmohet nga nj\u00eb shtab, m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb rinj, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgatisin t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund projektin e bashkimit t\u00eb PD-s\u00eb, i cili duhet t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Bashkimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, duhet t\u00eb q\u00eb menj\u00ebher\u00eb me krijimin e tij:<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb shpall\u00eb: Bashkimin e plot\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00ebn nj\u00eb logo, n\u00ebn nj\u00eb slogan. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb K\u00ebshilli i Bashkimit t\u00eb PD-s\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb tur t\u00eb plot\u00eb n\u00eb baz\u00eb n\u00eb \u00e7do rajon e struktur\u00eb vendore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb kushtet e bashkimit dhe t\u00eb krijoj\u00eb lidhjet e humbura me demokrat\u00ebt kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb. Ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aksion i sinqert\u00eb dhe bind\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb frym\u00eb dhe atmosfer\u00eb t\u00eb re besueshm\u00ebrie mes demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb shpall\u00eb: Nj\u00eb amnisti t\u00eb plot\u00eb politike, morale, etike, shpirt\u00ebrore mes demokrat\u00ebve. T\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb prej demokrat\u00ebve t\u00eb shuajn\u00eb inatet e vjetra dhe ato t\u00eb mbjella rishtas dhe t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb ta nisin nga e para.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb shpall\u00eb: Pavlefshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhje t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb kryera deri tani n\u00eb strukturat vendore nga Komisioni i Rithemelimit, proces q\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve dhe t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb kushtet p\u00ebr zgjedhjet e reja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb shpall\u00eb: Hapjen e PD-s\u00eb ndaj shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, ndaj shoq\u00ebris\u00eb civile dhe kujtdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb demokraci, ndaj personaliteteve t\u00eb t\u00eb gjitha fushave dhe ve\u00e7mas ndaj Diaspor\u00ebs s\u00eb Re Shqiptare, e cila \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb fatet e vendit.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb shpall\u00eb: Hapjen e menj\u00ebhershme t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr kreun e Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb do t\u00eb vijoje pas hapjes s\u00eb PD-s\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb, transparent, t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb barabart\u00eb dhe promovues. Ndoshta jo t\u00eb gjith\u00eb konkurruesit do t\u00eb jen\u00eb Kryetar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, po ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb b\u00ebrtham\u00ebn e lidershipit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb saj. T\u2019i jepet mund\u00ebsia vajzave e djemve me kontribute n\u00eb PD, por edhe t\u00eb tjer\u00eb kontibutor\u00ebve shiq\u00ebror\u00eb dhe atyre t\u00eb Diapor\u00ebs t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb drejtimin e Opozit\u00ebs. T\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb gjitha leht\u00ebsirat dhe barazin\u00eb n\u00eb promovimin e demokrat\u00ebve n\u00eb baz\u00eb, por edhe t\u00eb figurave t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga procesi i seleksionimit p\u00ebr strukturat qendrore t\u00eb saj. T\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb forumet lokale t\u00eb njohjes dhe promovimit t\u00eb programeve individuale t\u00eb kanditaturave pretencioze, n\u00eb kushte t\u00eb barabarta n\u00eb media dhe kret ndryshe nga p\u00ebrvojat e pak\u00ebndshme n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kemi kaluar n\u00eb procesin e zgjedhjeve derim\u00eb tani.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb shpall\u00eb: Muajin Shtator si koha p\u00ebr zjedhjen e Kryetarir t\u00eb ri t\u00eb PD-s\u00eb dhe p\u00ebr Kryer\u00ebt e Deg\u00ebve n\u00eb rrethe, koh\u00eb e mjaft\u00eb p\u00ebr bashkim, ristrukturim, analiz\u00eb, zgjedhje e promovim t\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve. Gjithnj\u00eb sipas parimit nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb.<\/p>\n<p>2. Ngritjen e K\u00ebshillit t\u00eb t\u00eb Urt\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike (a Senator\u00ebve), q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb organ k\u00ebshillues gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb bashkimit dhe zgjedheve. Padyshim q\u00eb do t\u00eb ishte edhe n\u00eb nderin e k\u00ebtij k\u00ebshilli q\u00eb t\u00eb drejtohej nga Sali Berisha dhe t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb t\u00eb figura me kontribute t\u00eb vyera, si A. Meksi, J. Topalli, A. Patozi, D. Shehaj. L. Basha, G. Ruli, P. Zogaj, M. Bregu e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb kurseheshin n\u00eb bashkimin dhe ringritjen e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb procese dhe do t\u00eb duan koh\u00eb e durim, por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebve. T\u00eb lodhur nga humbjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, demokrat\u00ebt jan\u00eb duke pritur drejtuesit e tyre q\u00eb t\u2019i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb hullin\u00eb e fitores. Por fitorja nuk mund t\u00eb vij\u00eb pa kuptuar hullin\u00eb e gabuar dhe pa sakrifikuar p\u00ebr nj\u00eb kauz\u00eb p\u00ebrtej personales.<\/p>\n<p>Flutura A\u00e7ka, 13 prill 2022<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD Flutura A\u00e7ka ka publikuar platform\u00ebn e saj p\u00ebr bashkimin e partis\u00eb. E quajtur \u201cPlatforma Curzio\u201d, ajo propozon q\u00eb ish-kryeministri Sali Berisha t\u00eb vet\u00ebsakrifikohet duke u larguar dhe bashk\u00eb me t\u00eb dhe \u201cshpura\u201d q\u00eb i q\u00ebndron mbrapa. \u201cKy bashkim \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb nis\u00eb nga sakrifica e Sali Berish\u00ebs, e ngjashme me at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":188551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-250941","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250941","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250941"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250941\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/188551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250941"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250941"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250941"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}