{"id":251264,"date":"2022-04-14T07:01:06","date_gmt":"2022-04-14T05:01:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=251264"},"modified":"2022-04-14T07:01:06","modified_gmt":"2022-04-14T05:01:06","slug":"a-eshte-copy-paste-raporti-i-dash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/a-eshte-copy-paste-raporti-i-dash\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb copy paste raporti i DASH?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi<\/p>\n<p>Kryeministri e quan raportin vjetor t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr vitin 2021 si nj\u00eb copy-paste i nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb v\u00ebshtrim i shpejt\u00eb i dy raporteve d\u00ebshmon se nd\u00ebrsa struktura \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, prej vitesh, ndryshimet jan\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjeve dhe m\u00ebnyr\u00ebs si reagohet ndaj tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e 2020 flitet p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 2017 dhe n\u00eb raportin e 2021 flitet p\u00ebr zgjedhjet e viti t\u00eb kaluar dhe n\u00ebnvizohet se OSB ka sh\u00ebnuar disa defekte si blerja e vot\u00ebs, rrjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe avantazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e 2020 kryefjala ishte pand\u00ebshkueshm\u00ebria, nd\u00ebrsa n\u00eb raportin e 2021 p\u00ebrmendet bilanci i SPAK me hetimet, gjykimet dhe nd\u00ebshkimet e zyrtar\u00ebve dhe organizatave kriminale.<\/p>\n<p>Raporti i b\u00ebr\u00eb publik dje n\u00ebnvizon se p\u00ebr zgjedhjet \u201cPartia n\u00eb pushtet mori avantazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin e saj mbi administratat lokale, dhe nga keqp\u00ebrdorimi i burimeve administrative. Kjo u p\u00ebrforcua nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb media.\u201d Misioni theksoi gjithashtu disa mang\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb pretendimet e besueshme p\u00ebr blerje t\u00eb p\u00ebrhapura votash nga partit\u00eb politike dhe rrjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n<p>Raporti zbuloi se gazetar\u00ebt mbet\u00ebn t\u00eb pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb rapotin e 2020, p\u00ebrmendet shkarazi vrasja e t\u00eb riut Rasha, nd\u00ebrsa raporti i b\u00ebr\u00eb publik dje jep holl\u00ebsi p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas si dhe i referohet edhe ndalimit t\u00eb 357 personave 126 prej tyre t\u00eb mitur pas protes\u00ebs q\u00eb pasoi vrasjen e t\u00eb riut nga policia.<\/p>\n<p>T\u00eb dy raportet si ai i 2020 ashtu edhe ai 2021 kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: n\u00ebnvizimin e mos zbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, por n\u00ebse n\u00eb vitin 2020 kishim 33 vendime t\u00eb pa zbatuara, ky num\u00ebr brenda nj\u00eb viti ka shkuar n\u00eb 66 dhe fatura \u00ebsht\u00eb miliona euro.<\/p>\n<p>Raporti i 2021 i kushton v\u00ebmendje edhe 900 mij\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb publike para zgjedhjeve dhe n\u00ebnvizon faktin q\u00eb votuesit kan\u00eb qen\u00eb potencialisht n\u00ebn presion. Nj\u00eb hetim u nis nga SPAK (vitin tjet\u00ebr do t\u00eb sh\u00ebnohen rezultatet 0 t\u00eb k\u00ebtij hetimi)<\/p>\n<p> M\u00eb 2021 Unioni Gazetar\u00ebve i cituar n\u00eb raport sh\u00ebnon 11 raste t\u00eb dhunimit dhe intimidimit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb medias.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb fjali q\u00eb nuk ndryshon n\u00eb t\u00eb dy raportet: 700 personat pa shtet\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri sipas UNICEF.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment se nuk ka ndryshim raporti i vitit 2020 nga ai i 2021? A mund t\u00eb quhet\/shitet kjo si di\u00e7ka pa r\u00ebnd\u00ebsi dhe aq m\u00eb keq si di\u00e7ka pozitive?! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kemi patur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qeveri e t\u00eb nj\u00ebjtin kryeminist\u00ebr!<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb i bie q\u00eb vitin tjet\u00ebr t\u00eb mos shqet\u00ebsohemi se raporti i 2022 do t\u00eb jet\u00eb copy paste i 2021?!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi Kryeministri e quan raportin vjetor t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr vitin 2021 si nj\u00eb copy-paste i nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Por nj\u00eb v\u00ebshtrim i shpejt\u00eb i dy raporteve d\u00ebshmon se nd\u00ebrsa struktura \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, prej vitesh, ndryshimet jan\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjeve dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":251265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-251264","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=251264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251264\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/251265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=251264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=251264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=251264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}