{
    "id": 251379,
    "date": "2022-04-14T15:30:08",
    "date_gmt": "2022-04-14T13:30:08",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=251379"
    },
    "modified": "2022-04-14T15:30:08",
    "modified_gmt": "2022-04-14T13:30:08",
    "slug": "gledis-nano-dhe-genti-gazheli-firmosin-urdhrin-e-perbashket-ja-per-cfare-behet-fjale",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/gledis-nano-dhe-genti-gazheli-firmosin-urdhrin-e-perbashket-ja-per-cfare-behet-fjale\/",
    "title": {
        "rendered": "Gledis Nano dhe Genti Gazheli firmosin Urdhrin e P\u00ebrbashk\u00ebt, ja p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>N\u00eb ambientet e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Gledis Nano dhe Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave Genti Gazheli, sot n\u00eb vijim t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Bashk\u00ebpunimit mes Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave, firmos\u00ebn Urdhrin e P\u00ebrbashk\u00ebt, i cili konsiston n\u00eb forcimin e kontrollit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga strukturat policore dhe ato doganore, me q\u00ebllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, kontraband\u00ebs dhe krimeve t\u00eb tjera nd\u00ebrkufitare.<\/p>\n<p>Nano dhe Gazheli vler\u00ebsuan bashk\u00ebpunimin e frytsh\u00ebm midis strukturave q\u00eb ata drejtojn\u00eb, n\u00eb angazhimin dhe p\u00ebrdorimin optimal t\u00eb burimeve njer\u00ebzore, teknike dhe buxhetore, me q\u00ebllim krijimin e leht\u00ebsirave ligjore p\u00ebr qarkullimin e shtetasve dhe t\u00eb mallrave. Modeli i bashk\u00ebpunimit dhe i funksionimit t\u00eb Task Forc\u00ebs permanente dhe rezultatet e arrira, n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit dhe n\u00eb Rinas, jan\u00eb shum\u00eb inkurajuese p\u00ebr ta forcuar akoma edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Nano: Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrsektorial p\u00ebrb\u00ebn themelin e menaxhimit t\u00eb integruar t\u00eb kufirit, q\u00eb k\u00ebrkon ndarje t\u00eb koordinuar t\u00eb pun\u00ebs, vendosjen e standardeve p\u00ebr bashk\u00ebpunim, promovimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjitha kapaciteteve, kanalet e komunikimit dhe sinkronizimin e procedurave t\u00eb pun\u00ebs. Ky bashk\u00ebpunim mund\u00ebson angazhimin dhe p\u00ebrdorimin optimal t\u00eb burimeve njer\u00ebzore, teknike dhe buxhetore t\u00eb t\u00eb dy agjencive, me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e qarkullimit legjitim t\u00eb shtetasve dhe mallrave, p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb siguris\u00eb kufitare, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit nd\u00ebrkufitar. Rregullorja q\u00eb do t\u00eb miratojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb fryt i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb ka si q\u00ebllim forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit, mbik\u00ebqyrjes, kontrollit kufitar dhe doganor gjat\u00eb procedurave t\u00eb hyrje-daljeve t\u00eb shtetasve, mjeteve e mallrave.<\/p>\n<p>Gazheli ka theksuar: \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe t\u00eb n\u00ebnshkruajm\u00eb sot Urdhrin e P\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr bashk\u00ebpunim mes autoriteteve doganore dhe autoriteteve t\u00eb Policis\u00eb, si shprehje e vullnetit p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebrenduar veprimtarin\u00eb ton\u00eb, mb\u00ebshtetur n\u00eb Kodin Doganor dhe ligjin \u201cP\u00ebr Kontrollin Kufitar\u201d. Objektivi kryesor i Urdhrit \u00ebsht\u00eb themelimi i bashk\u00ebpunimit dhe forcimi i mbik\u00ebqyrjes, si dhe kontrolli gjat\u00eb procedurave t\u00eb hyrje-daljeve t\u00eb shtetasve dhe mjeteve shqiptare dhe t\u00eb huaja n\u00eb Pikat Doganore t\u00eb Kalimit Kufitar.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>N\u00eb ambientet e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Gledis Nano dhe Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave Genti Gazheli, sot n\u00eb vijim t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Bashk\u00ebpunimit mes Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave, firmos\u00ebn Urdhrin e P\u00ebrbashk\u00ebt, i [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 251380,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-251379",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251379",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=251379"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251379\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/251380"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=251379"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=251379"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=251379"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}