{"id":251697,"date":"2022-04-16T12:32:34","date_gmt":"2022-04-16T10:32:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=251697"},"modified":"2022-04-16T12:32:34","modified_gmt":"2022-04-16T10:32:34","slug":"nje-polemike-e-sinqerte-me-zotin-escobar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nje-polemike-e-sinqerte-me-zotin-escobar\/","title":{"rendered":"\u2018Nj\u00eb polemik\u00eb e sinqert\u00eb me zotin Escobar\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Zgjodha ta quaj polemik\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb se t\u00eb dy bashk\u00ebbiseduesit ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim: T\u00eb mbrojn\u00eb vlerat dhe parimet per\u00ebndimore dhe t\u00eb sigurojn\u00eb rolin udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb SHBA-s\u00eb si lider i bot\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Duke na bashkuar, q\u00ebllimet kryesore na e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb bashk\u00ebbisedimin p\u00ebr diferencat dhe pik\u00ebpamjet p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb para n\u00eb dy k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme nga Uashingtoni dhe Tirana. Ju si zyrtar i Administrat\u00ebs Amerikane, un\u00eb si analist i medias shqiptare.<\/p>\n<p>Po si shikohen zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi shqiptar?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb regjim demokratik q\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb vlerat per\u00ebndimore. Regjimi i zotit Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim hibrid, i cili nga dita n\u00eb dit\u00eb po e kthen Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci jofunksionale.<\/p>\n<p>Pushteti \u00ebsht\u00eb i personalizuar nga Kryeministri, i cili dominon jet\u00ebn e vendit duke ndar\u00eb pushtetin me oligark\u00ebt. Shteti \u00ebsht\u00eb i kapur, shoq\u00ebria civile e n\u00ebnshtruar ose inekzistente, media n\u00ebn kontroll gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb zotit Rama dhe oligark\u00ebve q\u00eb ndajn\u00eb interesat me t\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nuk ka legjitimitet t\u00eb institucioneve se vota e popullit \u00ebsht\u00eb e deformuar. Sistemi i patronazhist\u00ebve, rastet e blerjes s\u00eb vot\u00ebs, mos nd\u00ebshkimi i shkaktar\u00ebve t\u00eb deformimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2017, p\u00ebrdorimi i burimeve t\u00eb administrat\u00ebs dhe pushtetit p\u00ebr t\u00eb influencuar vot\u00ebn si dhe lidhja e politik\u00ebs me krimin e organizuar, kan\u00eb sjell\u00eb si rezultat jo vet\u00ebm nj\u00eb demokraci t\u00eb deformuar por edhe nj\u00eb pushtet t\u00eb palegjitimuar me fasad\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, korrupsioni n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e administrat\u00ebs dhe vendi po p\u00ebrjeton nj\u00eb asfiksi t\u00eb plot\u00eb nga keqp\u00ebrdorimi i fondeve publike. Revolta dhe pak\u00ebnaq\u00ebsia popullore ka arritur ato p\u00ebrmasa sa akumulimi i urrejtjes popullore mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe mund t\u00eb rikthej\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb pakontrolluar dhe kaotike.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, reformat institucionale dhe e drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb vend p\u00ebr arsye t\u00eb kontrollit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre nga regjimi q\u00eb drejton vendin. Vet\u00eb opinioni publik Shqiptar sot beson n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb nivelet e 36 % sipas sondazheve serioze. Idealizmi juaj dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi po keqp\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb kapur k\u00ebt\u00eb reform\u00eb me presione politike. Gabimi juaj ishte se besuat tek pushteti p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar reform\u00ebn, kur pushtetit i mungonte vullneti politik p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb balanc\u00eb pushtetesh n\u00eb vend dhe nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb kanabis-republik\u00eb, dhe kjo jo nga neglizhenca, paaft\u00ebsia por si projekt p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin e korruptuar.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb prodhimit dhe eksportimit t\u00eb drogave por edhe n\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ne e kuptojm\u00eb q\u00eb partneri yn\u00eb strategjik, SHBA, nuk ka v\u00ebmendjen e duhur q\u00eb t\u00eb merret me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kritike kur revanshizmi i Rusis\u00eb, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb po prek vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e rendit ton\u00eb demokratik. Por n\u00eb munges\u00eb t\u00eb v\u00ebmendjes mos u entuziazmoni nga veprimet klienteliste t\u00eb nj\u00eb lideri si Rama, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb kryej\u00eb \u00e7do gj\u00eb, t\u00eb pranoj\u00eb muxhahedin\u00ebt, afgan\u00ebt, etj, etj., q\u00eb ju t\u00eb mos e prekni n\u00eb\u2018parcel\u00ebn\u2019 e tij t\u00eb interesit dhe pushtetit t\u00eb tij \u2018putinesk\u2019 anti-demokratik.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb faji juaj q\u00eb besoni n\u00eb individ\u00eb dhe firma lobizmi apo grupe presioni q\u00eb sponsorizojn\u00eb zotin Rama, zotin Vu\u00e7i\u00e7, si agjent\u00eb ndryshimi n\u00eb Ballkan, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb sjellin stabilitetin dhe paqen. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim i mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkrahur.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i bukur n\u00eb let\u00ebr, por shum\u00eb larg realitetit dhe zhvillimeve n\u00eb rajon. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebto projekte ballkanike rrezatojn\u00eb interesat e Rusis\u00eb dhe Serbis\u00eb p\u00ebr ta kthyer Ballkanin e Hapur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb hapur interesash p\u00ebr fuqit\u00eb jo-europiane si Rusia dhe Kina.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se k\u00ebrkojn\u00eb bashk\u00ebpunimin tuaj, ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb nj\u00eb bot\u00eb \u2018t\u00eb paangazhuar\u2019, jasht\u00eb influenc\u00ebs per\u00ebndimore, gj\u00eb q\u00eb do t\u2019ju sillte si rezultat ruajtjen e pushtetit t\u00eb tyre t\u00eb pakufizuar. Cili autokrat do t\u00eb donte t\u00eb rrezikonte pushtetin e tij dhe t\u00eb jepte llogari p\u00ebr korrupsionin e qeveris\u00eb s\u00eb tij? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ju keni deklaruar q\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk do t\u00eb ket\u00eb fund.<\/p>\n<p>Autokrat\u00ebt e Ballkanit sigurisht k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb edhe garancit\u00eb e tyre, kushtet p\u00ebr t\u00eb punuar kur kan\u00eb v\u00ebmendjen tuaj miq\u00ebsore, mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur opozit\u00ebn dhe orientojn\u00eb sesi duhet t\u00eb jet\u00eb ajo. Kur bie n\u00eb loj\u00ebn e tyre, sigurisht do t\u00eb biesh n\u00eb kontradikt\u00eb me realitetin ekzistues n\u00eb vend. Populli k\u00ebrkon vendosjen e demokracis\u00eb, goditjen e korrupsionit, q\u00eb po i merr frym\u00ebn, kur t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrpiqen me zor t\u00eb projektojn\u00eb stabilitetin.<\/p>\n<p>Presidenti Biden me shum\u00eb vizion p\u00ebrcaktoi koh\u00ebn ton\u00eb si lufta midis demokracis\u00eb dhe autokracis\u00eb. Dhe ne besuam se ky q\u00ebndrim do t\u00eb p\u00ebrqafohej shpejt nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Por, duket se veprimi i promovimit t\u00eb demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb harruar si funksionon nga burokrat\u00ebt e Departamentit t\u00eb Shtetit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ndihen komfort me status-quo-n\u00eb e nj\u00eb stabiliteti t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Autokrat\u00ebt nuk jan\u00eb e ardhmja e shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb me vlera per\u00ebndimore, por vdekja e saj. Prandaj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb mos merremi vet\u00ebm se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita, t\u00eb luftojm\u00eb armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm t\u00eb autokrat\u00ebve por t\u00eb kuptojm\u00eb nevoj\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos e kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet do t\u00eb mbetemi n\u00eb histori si ata zyrtar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb zbehin mitin e pathyesh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb Amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk kuptuam vizionin e madh t\u00eb Presidentit Biden.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjodha ta quaj polemik\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb se t\u00eb dy bashk\u00ebbiseduesit ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim: T\u00eb mbrojn\u00eb vlerat dhe parimet per\u00ebndimore dhe t\u00eb sigurojn\u00eb rolin udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb SHBA-s\u00eb si lider i bot\u00ebs per\u00ebndimore. Duke na bashkuar, q\u00ebllimet kryesore na e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb bashk\u00ebbisedimin p\u00ebr diferencat dhe pik\u00ebpamjet p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb para n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":251698,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-251697","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=251697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251697\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/251698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=251697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=251697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=251697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}