{"id":251973,"date":"2022-04-17T18:42:40","date_gmt":"2022-04-17T16:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=251973"},"modified":"2022-04-17T18:42:40","modified_gmt":"2022-04-17T16:42:40","slug":"ilmi-qazimi-a-keni-gjak-shqiptari-zoterinj-politikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ilmi-qazimi-a-keni-gjak-shqiptari-zoterinj-politikane\/","title":{"rendered":"Ilmi Qazimi: A keni gjak shqiptari, zot\u00ebrinj politikan\u00eb?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilmi Qazimi<\/p>\n<p>P\u00ebr Kryeministrin ton\u00eb nj\u00eb godin\u00eb betoni p\u00ebr t\u00eb strehuar makina \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa Monumenti i Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi tridhjet\u00eb vjet q\u00eb qeverit\u00eb tona kapitaliste, p\u00ebr t\u00eb cilat kemi votuar duket se po nd\u00ebrtojn\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb po prishin.<\/p>\n<p>\u2013 Edi Rama, me kompleksitetin e vet i vuri qysqin\u00eb, kazm\u00ebn, drap\u00ebrin dhe dinamitin atdhetaris\u00eb, shqiptaris\u00eb<\/p>\n<p>Kemi tridhjet\u00eb vjet q\u00eb qeverit\u00eb tona kapitaliste p\u00ebr t\u00eb cilat kemi votuar duket se po nd\u00ebrtojn\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb po prishin. M\u00eb shum\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb. Motivet jan\u00eb : \u201ct\u00eb b\u00ebhemi si Europa e si bota\u201d, por intelektual\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb dhe shqiptar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb e njohin q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji antikomuniste. N\u00eb pamje e n\u00eb realitet zbatohet si strategji e taktik\u00eb e st\u00ebrholluar antishqiptare. Burimi i nd\u00ebrtimit dhe kompozimit kaq efikas t\u00eb k\u00ebsaj manovre \u00ebsht\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, kuptohet fare mir\u00eb, por has\u00ebll-has\u00ebll, fajin nuk na i ka ajo! Fajin p\u00ebr t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim vdekjeprur\u00ebs p\u00ebr kombin, traditat, p\u00ebr Luft\u00ebn Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare, p\u00ebr gjuh\u00ebn etj, na e kan\u00eb vet\u00ebm qeverit\u00eb tona. Fajin e kemi nga brenda! O na h\u00ebng\u00ebrt t\u00ebnja! Sakt\u00ebsisht, kryetar\u00ebt e k\u00ebtyre qeverive! Sepse ata n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mendonin p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer sa m\u00eb mir\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb e jan\u00eb sh\u00ebrbetor\u00ebt m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb kapitalit t\u00eb huaj. Kuptohet se nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtosh nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl kur ke ujq\u00ebr p\u00ebrqark. Detyrohesh t\u00eb b\u00ebsh aleanc\u00eb me dik\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, edhe pse gjithnj\u00eb i vogli do t\u00eb jetoj\u00eb n\u00ebn hijen e t\u00eb madhit. Por ama, ruaje qoft\u00eb edhe nj\u00eb pik\u00eb gjak shqiptari, mor zuzar! \u2013 k\u00ebshtu e meritojn\u00eb t\u2019u themi z\u00eblart\u00eb kryetar\u00ebve tan\u00eb. Ne kemi edhe nj\u00eb zakon tjet\u00ebr q\u00eb i bindemi verb\u00ebrisht \u201cNj\u00ebshit\u201d, ve\u00e7se tani po shohim se nj\u00ebshat tan\u00eb paskan qen\u00eb \u201czero shqiptar\u201d e t\u00eb shk\u00eblyer si\u201dputhador\u00ebs amerikan\u201d. M\u00eb kujtohet th\u00ebnia e nj\u00eb shkenc\u00ebtari amerikan ushtarak objektiv, i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb bindjet dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e tij, kur shkruante aty rreth vitit 1996, af\u00ebrsisht k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cgabimi m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se vdesin p\u00ebr Amerik\u00ebn!\u201d<\/p>\n<p>Revanshi antikomunist i Sali Berish\u00ebs dhe \u2026<\/p>\n<p>I pari dhe m\u00eb i rrezikshmi fajtor deri n\u00eb armik p\u00ebr ne, \u00ebsht\u00eb dhe mbetet Sali Berisha, si krimineli m\u00eb i pangopur me k\u00ebto prishje, vandalizma, djegie, p\u00ebrmbysje, vrasje, n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs: ekonomike, ideologjike, politike, psikologjike, demografike, gjeografike deri edhe gjuh\u00ebsore. E t\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto t\u00eb organizuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale antishqiptare. Asgj\u00ebsimi i ushtris\u00eb dhe armatimit t\u00eb saj p\u00ebr 24 or\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e tij dhe gjeneral\u00ebve t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs em\u00ebruar prej tij. Asgj\u00ebsimi fatal i diplomacis\u00eb shqiptare, sepse ajo ka qen\u00eb komuniste, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e tij. T\u00eb gjith\u00eb kujtojm\u00eb prishjet, shkat\u00ebrrimet, vjedhjet dhe pla\u00e7kitjet e gjith\u00eb fabrikave, uzinave, magazinave, mapove, etj. ngase ato ishin komuniste! Po ashtu\u00a0 me urdh\u00ebr t\u00eb tij iu vu zjarri sa e sa pyjeve,\u00a0 iu vu sopata e sharra sa e sa plantacioneve me pem\u00eb frutore si n\u00eb Shkod\u00ebr, Vlor\u00eb, e gjetiu\u2026N\u00eb koh\u00ebn e tij lul\u00ebzuan edhe sulmet e furishme kund\u00ebr gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb nj\u00ebsuar zyrtare, sepse ajo ishte vep\u00ebr e komunist\u00ebve!?? B\u00ebmat e tij vajt\u00ebn deri n\u00eb zhvarrosje eshtrash t\u00eb komunist\u00ebve! Vepra makabre t\u00eb rrall\u00ebndodhura! Dhe atij nuk i ka hyr\u00eb gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, madje k\u00ebrkon p\u00ebrs\u00ebri pushtet partiak e shtet\u00ebror! Ai, p\u00ebr krimet q\u00eb jan\u00eb kryer me urdh\u00ebr t\u00eb tij me, por kryesisht pa firm\u00eb t\u00eb tij, edhe burgun e ka pak<\/p>\n<p>Pastaj e ka fajin liberali i skajsh\u00ebm Fatos Nano. Ai me d\u00ebshir\u00eb apo me frik\u00eb, me zgjuar\u00ebsi apo\u00a0 mponim, pasi i solli jo pak d\u00ebme popullit t\u00eb vet, duke shkelur keqas n\u00eb biografin\u00eb e past\u00ebr atdhetare t\u00eb trungut t\u00eb tij familjar, u t\u00ebrhoq me shum\u00eb rrufjanll\u00ebk nga politika. Kryeministrat e tjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetm\u00eb( Meksi, Fino, Majko, Meta) jan\u00eb thjesht kalimtar\u00eb dhe nuk kan\u00eb vul\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shkat\u00ebrrimtare. Ata q\u00eb provuan postin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, lan\u00eb pak gjurm\u00eb, se aq iu jep ligji, ve\u00e7 Met\u00ebs, Topit e Nishanit q\u00eb dhan\u00eb dekorata m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr tradh\u00ebtar\u00ebt se sa p\u00ebr heronjt\u00eb e d\u00ebshmor\u00ebt.<\/p>\n<p>\u2026Vrulli antishqiptar i Edi Ram\u00ebs<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama, me aft\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb spikatura n\u00eb shum\u00eb fusha, me kompleksitetin e vet kalorsiak euforik t\u00eb papar\u00eb, sa erdhi n\u00eb karrigen kryeministrore,\u00a0 i vuri qysqin\u00eb, kazm\u00ebn, drap\u00ebrin dhe dinamitin atdhetaris\u00eb, shqiptaris\u00eb dhe ecuris\u00eb specifike t\u00eb zhvillimit kapitalist shqiptar. Ai u zhyt me d\u00ebshir\u00eb n\u00eb llag\u00ebmin e thell\u00eb e t\u00eb ndotur antikomb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019i kthyer shqiptar\u00ebt n\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb bot\u00ebs duke braktisur t\u00ebr\u00eb \u00e7ka t\u00eb mir\u00eb q\u00eb gjeti: pasuri t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore, ekonomike mbi e n\u00ebntok\u00ebsore, gjall\u00ebri dhe vitalitet komb\u00ebtar t\u00eb ngulitur n\u00eb gjakun e shpirtin shqiptar me mite, pun\u00eb, ideale q\u00eb buronin nga historia shum\u00ebvje\u00e7are dhe ve\u00e7an\u00ebrisht nga gjaku i fresk\u00ebt i derdhur i 28 mij\u00ebve bij e bijave gjat\u00eb\u00a0 Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare si dhe tabani i traditave shekullore t\u00eb ekzistenc\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb cop\u00eb truall t\u00eb begat\u00eb t\u00eb globit.<\/p>\n<p>Triumfalisht ai na tha se ardhja e tij do t\u00eb ishte nj\u00eb rilindje! Qe nj\u00eb lloj megallomanie dhe pabesueshm\u00ebrie, por populli, nga q\u00eb shpreson p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb si tufa e deleve. Dhe ja ku jemi tani pas af\u00ebr dhjet\u00eb vitesh qeverisjeje t\u00eb tij ku, grop\u00ebn q\u00eb \u2018kish krijuar\u2019 Saliu, ky e mbushi me koncensione e borxhe t\u00eb paimagjinuara. Jemi \u201ckrenarisht\u201d shtet i fuqish\u00ebm pa ushtri, thuajse krejt pa bujq\u00ebsi, pa blegtori, pa arsim t\u00eb organizuar, pa rini, me tradit\u00eb kulturore t\u00eb d\u00ebmtuar, me gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb sulmuar, por ama edhe me nism\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pla\u00e7k\u00eb turistike e bot\u00ebs. Po ashtu \u201ckrenarisht\u201d kemi \u201cpartneritet (!?) t\u00eb supersuksessh\u00ebm\u201d me superfuqin\u00eb imperialiste, SHBA kemi siguruar \u201cvende drejtuese\u201d n\u00eb organizma me r\u00ebnd\u00ebsi (?!) bot\u00ebrore si K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB, e gjetiu. Ehuuu, ku kemi arritur! Nj\u00ebherazi kemi realizuar edhe boshatisje masive t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut ton\u00eb nga rinia, e cila joshet t\u00eb jetoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe largohet e deziluzionuar nga vatani i lindjes, nga varret e t\u00eb par\u00ebve!<\/p>\n<p>K\u00ebto vite kemi gjithkund trotuare, mure, sheshe t\u00eb betonuara. Kemi vila e resorte buz\u00eb detit e n\u00eb male. Kemi buste tradh\u00ebtar\u00ebsh e armiqsh q\u00eb pat\u00ebn p\u00ebrlyer duart m\u00eb gjakun e qytetar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm, e tani po vler\u00ebsohen si heronj. Kemi akte vandale t\u00eb shpeshta e skandaloze si objekte t\u00eb fes\u00eb dhe ato t\u00eb kultur\u00ebs dhe dekoracionit historik shqiptar ku m\u00eb e r\u00ebnda \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtimi dhe p\u00ebrdhosja e Varrezave t\u00eb D\u00ebshmor\u00ebve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Di\u00e7ka jasht\u00eb tradit\u00ebs njer\u00ebzore ndaj t\u00eb varrosurve! Po ashtu kemi shum\u00eb pak ose aspak fonde p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e objekteve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb simbole t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, sepse lek\u00ebt shkojn\u00eb p\u00ebr paga t\u00eb larta e bonuse t\u00eb shumta p\u00ebr deputet\u00ebt e ministrat. Nuk kemi m\u00eb as bustin e Enver Hoxh\u00ebs, as t\u00eb Qemal Staf\u00ebs, as Bardhok Bib\u00ebs, as t\u00eb Tom Kol\u00ebs, Muhamet Gjollesh\u00ebs e Shyqyri Ishmit, Pes\u00eb Heronjt\u00eb e Mirdit\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr,etj, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb e mbeten heronj deri n\u00eb mite komb\u00ebtare. Jan\u00eb rehabilituar ata q\u00eb d\u00ebshiron kryministri,si : emri dhe busti i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit, Alush Leshanakut, Ahmet Zogut dhe gruas s\u00eb tij austriake, etj.<\/p>\n<p>Nuk interesohet kush p\u00ebr bustin-liliput t\u00eb Ismail Qemalit n\u00eb kryeqytet, por m\u00eb armiq\u00ebsisht akoma: sakatohet deri n\u00eb shkat\u00ebrrim barbarisht grupi skulptural i Sheshit t\u00eb Flamurit n\u00eb Vlor\u00eb! Simboli komb\u00ebtar me pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe pas Monumentit (ekuest\u00ebr) t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Sepse u dashka nj\u00eb terminal pik\u00ebrisht aty ku u ngrit Flamuri kuq e zi dhe u deklamua Shqip\u00ebria shtet i Pavarur! Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr kryeministrin ton\u00eb nj\u00eb godin\u00eb betoni p\u00ebr t\u00eb strehuar makina \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa Monumenti i Pavar\u00ebsis\u00eb! Atij i sh\u00ebrben m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb \u2018kompleks arkitekturor\u2019 i till\u00eb q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb emrin e koh\u00ebs s\u00eb tij dhe jo Sheshi i Flamurit! Por sado modern t\u00eb jet\u00eb kjo vep\u00ebr e Edi Ram\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb asfare i barazvlefsh\u00ebm me Monumentin madh\u00ebshtor t\u00eb Shehit t\u00eb Flamurit! Ky veprim \u00ebsht\u00eb krim i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb imagjinohej kurr\u00eb! K\u00ebto ndodhin gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb z.Edi Rama, ku edhe disa nga kryetar\u00ebt e bashkive natyrsh\u00ebm, jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb ulin kok\u00ebn e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ato q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb kryetari i madh, e t\u00eb mos mendojn\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr ! A keni gjak shqiptari ju? Vall\u00eb a e ke menduar, se ashtu si t\u00eb vuri aty populli (dhe mb\u00ebshtetja e huaj antishqiptare) ashtu edhe t\u00eb heqin e pastaj t\u00eb katandisesh keq e m\u00eb keq! Nuk e them un\u00eb po historia e ka treguar p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb para teje e meje.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilmi Qazimi P\u00ebr Kryeministrin ton\u00eb nj\u00eb godin\u00eb betoni p\u00ebr t\u00eb strehuar makina \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa Monumenti i Pavar\u00ebsis\u00eb. Kemi tridhjet\u00eb vjet q\u00eb qeverit\u00eb tona kapitaliste, p\u00ebr t\u00eb cilat kemi votuar duket se po nd\u00ebrtojn\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb po prishin. \u2013 Edi Rama, me kompleksitetin e vet i vuri qysqin\u00eb, kazm\u00ebn, drap\u00ebrin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":251974,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-251973","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251973","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=251973"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251973\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/251974"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=251973"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=251973"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=251973"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}