{
    "id": 253059,
    "date": "2022-04-22T14:29:56",
    "date_gmt": "2022-04-22T12:29:56",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=253059"
    },
    "modified": "2022-04-22T14:29:56",
    "modified_gmt": "2022-04-22T12:29:56",
    "slug": "vali-bizhga-per-presidente-kush-eshte-gruaja-qe-prej-20-vitesh-qendron-pas-edi-rames",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/vali-bizhga-per-presidente-kush-eshte-gruaja-qe-prej-20-vitesh-qendron-pas-edi-rames\/",
    "title": {
        "rendered": "Vali Bizhga p\u00ebr presidente? Kush \u00ebsht\u00eb gruaja, q\u00eb prej 20 vitesh q\u00ebndron pas Edi Ram\u00ebs"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Emrin ia p\u00ebrmendin rrall\u00eb n\u00eb publik. N\u00eb mos fare. Duke qen\u00eb pran\u00eb nj\u00eb politikani si Rama, q\u00eb vanitetin e ka m\u00ebkatin e preferuar, p\u00ebr Vali Bizhg\u00ebn ka qen\u00eb e leht\u00eb t\u2019i fshihet prozhektor\u00ebve mediatik\u00eb. Ndonj\u00eb konferenc\u00eb nga foltorja e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs 20 vite m\u00eb par\u00eb, tashm\u00eb ka z\u00ebn\u00eb pluhur n\u00eb arkivat e televizioneve. Pamjet kok\u00ebulur n\u00eb konferenc\u00eb shpjegojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e v\u00ebshtir\u00eb me kamer\u00ebn. Deri m\u00eb sot, Bizhga ka preferuar t\u00eb punoj\u00eb pas kuintave, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb ndonj\u00eb thashethem q\u00eb e p\u00ebrshkruan si \u201ceminenca gri\u201d t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sot, Sali Berisha e plasi emrin e saj n\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt, si kandidaten e preferuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr presidente. N\u00eb fabul\u00ebn e Berish\u00ebs, nuk mungoi t\u00eb p\u00ebrmendej nj\u00eb \u201cproces mafioz\u201d apo \u201cCosa Nostra\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u2019u pyes un\u00eb juve se cili ka dal\u00eb nga zarfat sekret\u00eb emri m\u00eb i p\u00ebrfolur? A keni d\u00ebgjuar ndonj\u00eb em\u00ebr ju? Ua them un\u00eb. Nuk keni d\u00ebgjuar. Sipas statistikave t\u00eb Edi Ram\u00ebs, 2\/3 t\u00eb sekreteve i kan\u00eb shkuar Vali Bizhg\u00ebs. Po \u00e7far\u00eb mund t\u00eb pres\u00ebsh tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur emri i saj nuk figuron n\u00eb asnj\u00eb zarf. K\u00ebsaj i thon\u00eb zgjedhje. Prandaj i them un\u00eb zgjedhje si Cosa-Nostra\u201d tha Berisha.<\/p>\n<p>\u201cKeni t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb habiteni\u201d iu drejtua ai reporter\u00ebve, q\u00eb reaguan me habi pas p\u00ebrmendjes s\u00eb Vali Bizhg\u00ebs. Bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb i Vali Bizhg\u00ebs me Ram\u00ebn nd\u00ebr vite<\/p>\n<p>N\u00eb kryeministri e p\u00ebrshkruajn\u00eb si gruaja q\u00eb bashk\u00eb me \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7in duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb barr\u00ebn reale t\u00eb orientimit t\u00eb ministrave p\u00ebr qeverisjen e vendit. Nd\u00ebrsa Rama mund t\u00eb jet\u00eb duke ngjyrosur, i p\u00ebrhumbur n\u00eb zyr\u00ebn e tij mes lapsave, koshave dhe topave t\u00eb basketbollit, Bizhga menaxhon axhend\u00ebn dhe ngares\u00ebn e pun\u00ebve.<\/p>\n<p>Trajektoren e karrier\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb administrat\u00eb e ka t\u00eb njehsuar me uljet dhe ngritjet e Edi Ram\u00ebs n\u00eb politik\u00eb. Kur ai drejtonte Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ajo ishte n\u00eb rolin e zv.kryetares. Nj\u00eb periudh\u00eb kohe pati nj\u00eb t\u00ebrheqje dhe u rikthye n\u00eb vitin 2013, kur Partia Socialiste mori pushtetin pas tet\u00eb viteve n\u00eb opozit\u00eb. Rama e vendosi n\u00eb krye t\u00eb kabinetit, pozicion q\u00eb vazhdon ta mbaj\u00eb dhe sot, pa u l\u00ebkundur. Prezantimin ia b\u00ebri n\u00eb rrjetet sociale me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cMe Valin kemi punuar krah p\u00ebr krah p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku kam pasur privilegjin ta kem z\u00ebvend\u00ebsen time dhe m\u00eb pas Drejtore t\u00eb Kabinetit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb. Por kemi ndar\u00eb s\u00eb bashku edhe p\u00ebrpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin ky\u00e7 t\u00eb Drejtorit Ekzekutiv t\u00eb fushat\u00ebs. Nj\u00eb betej\u00eb m\u00eb e rend\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb, ajo me nj\u00eb kancer t\u00eb shfaqur befas n\u00eb form\u00eb agresive, e shk\u00ebputi lidhjen ton\u00eb t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr aq sa koh\u00eb iu desh Valit ta fitonte betej\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet. Tashm\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb fush\u00ebn e kahershme t\u00eb p\u00ebrpjekjes son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr vendin e njer\u00ebzit, e do t\u00eb mbuloj\u00eb me profesionalizmin, past\u00ebrtin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin e saj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb komunikimin me njer\u00ebzit, nj\u00eb detyr\u00eb ku pa asnj\u00eb dyshim do vendos\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb ri\u201d Edi Rama n\u00eb gusht t\u00eb 2013<\/p>\n<p>Akuzat p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebsime dhe reagimi i ashp\u00ebr i Ram\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb kuptuar sa af\u00ebr kryeministrit Rama \u00ebsht\u00eb Vali Bizhga, sh\u00ebrben nj\u00eb rast kur ajo u p\u00ebrmend n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, pasi doli n\u00eb p\u00ebrgjimet e prokuroris\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsimin e nj\u00eb vajze n\u00eb administrat\u00ebn e burgjeve. Tre vite m\u00eb par\u00eb, pasi prokuroria arrestoi ish-Drejtorin e Burgjeve, Arben \u00c7ukon, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs publikoi p\u00ebrgjimet e dosjes, mes t\u00eb cilave ishte edhe nj\u00eb vend pune i porositur nga Vali Bizhga. Biseda e p\u00ebrgjuar kishte n\u00eb fokus pun\u00ebsimin e nj\u00eb vajze.<\/p>\n<p>\u201cFola me zonj\u00ebn Bizhga para gjysm\u00eb or\u00eb dhe i thash\u00eb se u fut Vitjona n\u00eb pun\u00eb,\u201d citohej \u00c7uko n\u00eb transkriptin e zbardhur. Asokohe Drejtoresha e kabinetit t\u00eb kryeministrit, Vali Bizhga pranoi se kishte nd\u00ebrmjet\u00ebsuar p\u00ebr rastin pas nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr ndihm\u00eb nga motrat e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb grup prej rreth 15 t\u00eb rinjsh t\u00eb sapodiplomuar nga familjet vulnerab\u00ebl. Bizhga shtoi se ishte ndjer\u00eb keq gjat\u00eb takimit me t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cArsyeja lidhej me baban\u00eb e saj, i cili kishte qen\u00eb punonj\u00ebs i Burgjeve dhe kishte humbur jet\u00ebn n\u00eb aksident. Gjat\u00eb ceremonis\u00eb mortore, shok\u00ebt e t\u00eb atit i kishin premtuar asaj vendin e tij n\u00eb burgun e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs,\u201d tha Znj.Bizhga. Ajo shtoi se nga janari n\u00eb fund t\u00eb prillit ishte pritur q\u00eb t\u00eb krijohej mund\u00ebsia p\u00ebr konkurs dhe se telefonata nga zyra e saj ishte b\u00ebr\u00eb pas insistimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb motrave t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAjo nuk \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb pun\u00eb pa konkurs dhe zotit \u00c7uko nuk i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb do ta fus\u00ebsh n\u00eb pun\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb aksesuar n\u00eb konkurs, por ftesa p\u00ebr konkurs u drejtohet t\u00eb gjith\u00ebve,\u201d tha Bizhga p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Fill pas publikimit t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve, Edi Rama e quajti \u201ckazan\u201d Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, duke e akuzuar se merret me llogje. \u201cErdhi dita q\u00eb Z\u00ebri i Amerik\u00ebs t\u00eb flas\u00eb nga kazani i Tiran\u00ebs duke p\u00ebrgojuar dynjan\u00eb mbi baz\u00eb llogjesh telefonike. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Albania organizohet konkurs publik p\u00ebr pun\u00ebsimet n\u00eb burgje dhe kazani gj\u00ebmon deri n\u00eb Amerik\u00eb e jehon n\u00eb katundin ton\u00eb mediatik. \u00c7far\u00eb katandie\u201d shprehej Rama, q\u00eb nuk e fshehu mllefin p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e bashk\u00ebpuntores s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb \u00e7oi pas hekurave ish-deputetin e PS, Arben \u00c7uko. Vali Bizhga, n\u00eb kostumin e nj\u00eb presidenteje q\u00eb i p\u00ebrshtatet Edi Ram\u00ebs<\/p>\n<p>P\u00ebrmendja e emrit t\u00eb Vali Bizhg\u00ebs si kandidate p\u00ebr presidente nga Sali Berisha mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e loj\u00ebs politike. \u00cbsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb e preferuara e Edi Ram\u00ebs. Por Bizhga i plot\u00ebson t\u00eb gjitha kushtet e parath\u00ebna nga socialist\u00ebt p\u00ebr postin e kreut t\u00eb shtetit. \u00cbsht\u00eb grua, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e grupit parlamentar dhe duhet t\u00eb sillet si e kund\u00ebrta e Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb n\u00ebse deri tani kemi pasur nj\u00eb president q\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrime diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta me kryeministrin p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb 5 vitet e ardhme, n\u00eb presidenc\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb notere, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb prova se i bindet Edi Ram\u00ebs. Kush m\u00eb mir\u00eb se vart\u00ebsja e tij n\u00eb kryeministri dhe bashki, mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Emrin ia p\u00ebrmendin rrall\u00eb n\u00eb publik. N\u00eb mos fare. Duke qen\u00eb pran\u00eb nj\u00eb politikani si Rama, q\u00eb vanitetin e ka m\u00ebkatin e preferuar, p\u00ebr Vali Bizhg\u00ebn ka qen\u00eb e leht\u00eb t\u2019i fshihet prozhektor\u00ebve mediatik\u00eb. Ndonj\u00eb konferenc\u00eb nga foltorja e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs 20 vite m\u00eb par\u00eb, tashm\u00eb ka z\u00ebn\u00eb pluhur n\u00eb arkivat e televizioneve. Pamjet [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2016,
    "featured_media": 253061,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231,
        1454
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-253059",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme",
        "10": "category-politike"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253059",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253059"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253059\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253061"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253059"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253059"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253059"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}