{"id":253063,"date":"2022-04-22T14:35:47","date_gmt":"2022-04-22T12:35:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=253063"},"modified":"2022-04-22T14:35:47","modified_gmt":"2022-04-22T12:35:47","slug":"monika-kryemadhi-ndez-motorret-e-lsi-ne-korrik-zgjedhim-kupolen-drejtuese-gati-per-zgjedhjet-lokale-te-2023-shit-akuza-bashes-per-shitjen-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/monika-kryemadhi-ndez-motorret-e-lsi-ne-korrik-zgjedhim-kupolen-drejtuese-gati-per-zgjedhjet-lokale-te-2023-shit-akuza-bashes-per-shitjen-e-opozites\/","title":{"rendered":"Monika Kryemadhi \u2018ndez\u2019 motorr\u00ebt e LSI: N\u00eb Korrik zgjedhim kupol\u00ebn drejtuese, gati p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 2023-shit! Akuza Bash\u00ebs p\u00ebr shitjen e opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e deg\u00ebve t\u00eb LSI n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Kryemadhi \u00ebsht\u00eb shprehur gjat\u00eb mbledhjes, se LSI po p\u00ebrgatitet p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Konvent\u00ebn e 25 Korrikut do t\u00eb zgjidhet dhe ekipi drejtues i k\u00ebsaj force politike.<\/p>\n<p>Kryemadhi iu rikthye akuzave ndaj PD-s\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga Lulzim Basha, q\u00eb sipas saj \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me parat\u00eb e incenerator\u00ebve, dhe koncensioneve t\u00eb tjera n\u00eb portin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb E KRYEMADHIT:<\/p>\n<p>Si\u00e7 jeni njoftuar mbledhja e Konvent\u00ebs Komb\u00ebtare n\u00eb 25 korrik, \u00ebsht\u00eb konventa e par\u00eb q\u00eb vjen pas zgjedhjeve nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb e pat\u00ebm spostuar. Tashm\u00eb erdhi momenti q\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb analize t\u00eb detajuar q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb do vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00eb situat\u00ebs politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri mbledhja e Konvent\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e strukturave.<\/p>\n<p>Por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e strukturave t\u00eb LSI p\u00ebr zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale jan\u00eb jo m\u00eb larg se nj\u00eb vit, ku p\u00ebrfaq\u00ebsimi i LSI do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebshillat bashkiak\u00eb. Po k\u00ebshtu strukturat organizative do t\u00eb p\u00ebrgatiten jo vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjen e kandidat\u00ebve por edhe p\u00ebr evidentimin pasi k\u00ebshillat do t\u00eb ken\u00eb elementin e pjes\u00ebmarrjes 50% gra dhe 50% burra pra kuot\u00ebn gjinore.<\/p>\n<p>Ne si LSI gjithmon\u00eb nuk e kemi pasur problem pasi ne e kemi pasur q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2007 p\u00ebrfaq\u00ebsimin 50% me gra dhe vajza n\u00eb k\u00ebshillat bashkiak. Po ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sot edhe p\u00ebr shkak t\u00eb largimit t\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsive, sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e jasht\u00ebzakonshme jo vet\u00ebm e strukturave t\u00eb partis\u00eb por edhe strukturave t\u00eb rinis\u00eb dhe t\u00eb gruas struktura p\u00ebr evidentimin dhe angazhimin e pjes\u00ebs m\u00eb vitale t\u00eb partis\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket situat\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn po kalon vendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompleks, nj\u00eb kombinim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm krizash t\u00eb cilat Edi Rama i ka krijuar n\u00eb p\u00ebrfeksion duke i bashkangjitur kriz\u00ebn ekonomike, kriz\u00ebn energjetike, krizat sociale t\u00eb cilat kan\u00eb krijuar nj\u00eb kombin t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebr familjet shqiptare. Drejt k\u00ebsaj ka \u00e7uar jo vet\u00ebm rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve t\u00eb shport\u00ebs por ka \u00e7uar dhe n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb prodhimeve shqiptare.<\/p>\n<p>Sot, bujq\u00ebsia shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb imputit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs nga ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb. Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb\u00a0 propagande e cila e shikon ndihm\u00ebs ndaj fermerit politikisht. Buxhetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ja ka dh\u00ebn\u00eb incenerator\u00ebve sesa jua ka dh\u00ebn\u00eb fermer\u00ebve.\u00a0\u00a0 Qoft\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata p\u00ebr imputet, apo p\u00ebr uljen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs apo p\u00ebr krijimin e infrastruktur\u00ebs p\u00ebr kanalet kulluese.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej me standardet dhe cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb kan\u00eb sot qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, e cila \u00e7do dit\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb sa vjen dhe shtrenjtohet por faktikisht nuk p\u00ebrkthehet n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike p\u00ebr familjet. Pavar\u00ebsisht nga e gjith\u00eb situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne jemi, ne duhet t\u00eb ndjekim hap pas hapi planin e pun\u00ebs, pasi kemi pasur nj\u00eb program elektoral t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb pes\u00eb pikave t\u00eb planit ton\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebr fuqizimin ekonomik t\u00eb rinis\u00eb, t\u00eb gruas t\u00eb familjes shqiptare. Ndaljen e shpopullimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat kryesore. Sepse n\u00ebse do t\u00eb kemi nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shpopulluar do t\u00eb jet\u00eb problematike edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr t\u00eb pasur p\u00ebrfshirjen e figurave dhe personaliteteve n\u00eb jet\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Hapja e LSI dhe implementimi i politikave t\u00eb reja jo vet\u00ebm nga ana organizative por edhe nga ana politike. Funksionimin e struktur\u00ebs GEN, pra gjenerata e re e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb e kandidat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit. Sepse n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj strukture ne do t\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb e afrimit t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb rinj por edhe t\u00eb element\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb politik\u00ebs por q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrfshihen dhe t\u00eb merren me politik\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu dhe nga ana tjet\u00ebr tryezat dhe komisionet t\u00eb cilat do t\u2019i ringrejm\u00eb shum\u00eb shpejt qoft\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr arsimin, qoft\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej hapat e pun\u00ebs dhe implementimin e gjith\u00eb politikave tona t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrsa i p\u00ebrket mbar\u00ebvatjes s\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Axhenda jon\u00eb e cila do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qarqet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas ta deg\u00ebzojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja dhe bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja, sepse aty \u00ebsht\u00eb dhe volume m\u00eb i madh i pun\u00ebs. Po k\u00ebshtu dhe ju si kryetar\u00eb t\u00eb partis\u00eb, e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, e di q\u00eb presioni i qeveris\u00eb ndaj njer\u00ebzve LSI \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Pema q\u00eb ka kokrra gjuhet, se po t\u00eb mos kishim kokrra nuk do t\u00eb merreshin me ne. Pra do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne ekzistojm\u00eb, i l\u00ebm\u00eb pa gjum\u00eb nat\u00ebn, i bezdisim, i krijojm\u00eb probleme.<\/p>\n<p>Ne kemi marr\u00eb 107 mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk jan\u00eb pak jan\u00eb 11 mandate. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb presioni t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm policor, kriminal por edhe financiar. Mos harroni q\u00eb parat\u00eb e incenerator\u00ebve jan\u00eb hedhur n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs edhe Fier kund\u00ebr LSI.<\/p>\n<p>Mos harroni q\u00eb kapja e opozit\u00ebs m\u00eb parat\u00eb e incenerator\u00ebve por dhe me parat\u00eb e shum\u00eb koncesioneve t\u00eb tjera duke filluar nga Porti i Durr\u00ebsit e shum\u00eb koncesione t\u00eb tjera. Dhe kapja e opozit\u00ebs ishte nj\u00eb nga d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb iu b\u00ebri Shqip\u00ebris\u00eb. Sepse theu shpres\u00ebn e ndryshimit. Shqiptar\u00ebt, 87 % besonin n\u00eb ndryshim por tradhtia q\u00eb iu b\u00eb, gjith\u00eb opinionit publik, votuesve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradh\u00ebti q\u00eb do t\u2019i kushtoj\u00eb jo vet\u00ebm familjeve shqiptare por do t\u2019i kushtoj\u00eb dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>A ka shanse dhe mund\u00ebsi? Ka pafund shanse dhe mund\u00ebsi sepse secili nga ne e ka t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb gjetur veten n\u00eb betejat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb por duke m\u00ebsuar dhe nga gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs. Mendoj q\u00eb ka ardhur koha q\u00eb ne t\u00eb ristartojm\u00eb, me nj\u00eb energji t\u00eb re, me nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga zgjedhjet e 25 prillit. Por jam e bindur edhe me nj\u00eb passion i cili gjendet brenda nesh pasi pjesa m\u00eb e madhe e jona jan\u00eb rritur me LSI, disa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjysh n\u00eb LSI, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prind\u00ebr n\u00eb LSI. Kemi mund\u00ebsi pafund p\u00ebr t\u00eb ristartuar dhe p\u00ebr t\u2019u riorganizuar.<\/p>\n<p>Ne po b\u00ebjm\u00eb gati nj\u00eb list\u00eb t\u00eb madhe denoncimesh t\u00eb cilat do t\u2019ja drejtojm\u00eb prokuroris\u00eb shqiptare, le ti ken\u00eb aty.\u00a0 Pavar\u00ebsisht q\u00eb q\u00ebndrimi yn\u00eb ndaj veprimeve t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb skeptik duke pasur parasysh q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra zvarriten kur kan\u00eb lidhje me qeverin\u00eb dhe me njer\u00ebz t\u00eb lidhur me qeveritar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kemi t\u00eb evidentuar shum\u00eb drejtor\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, shum\u00eb specialist\u00eb apo njer\u00ebz t\u00eb lidhur me kryetar\u00eb bashkish q\u00eb jo vet\u00ebm kan\u00eb filluar intimidimin ndaj qytetar\u00ebve dhe bizneseve por edhe blerjen ndaj tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces i cili duhet t\u00eb rrisi vigjilenc\u00ebn ton\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb rrisi vigjilenc\u00ebn un\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u00eb jemi shum\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb evidentimin e axhend\u00ebs ton\u00eb politike. Nuk\u00a0 \u00ebsht\u00eb se kemi frik\u00eb p\u00ebr ta evidentuar por p\u00ebrballja me ta drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb humbje kohe, se produktive.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot nj\u00eb takim me kryetar\u00ebt e deg\u00ebve t\u00eb LSI n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Kryemadhi \u00ebsht\u00eb shprehur gjat\u00eb mbledhjes, se LSI po p\u00ebrgatitet p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Konvent\u00ebn e 25 Korrikut do t\u00eb zgjidhet dhe ekipi drejtues i k\u00ebsaj force politike. Kryemadhi iu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":253065,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-253063","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253063\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}