{"id":253851,"date":"2022-04-25T14:37:32","date_gmt":"2022-04-25T12:37:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=253851"},"modified":"2022-04-25T14:37:32","modified_gmt":"2022-04-25T12:37:32","slug":"kanabisi-mjekesor-ish-ministri-i-brendshem-projekti-mbart-riskun-e-devijimit-te-prodhimit-drejt-tregut-kriminal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kanabisi-mjekesor-ish-ministri-i-brendshem-projekti-mbart-riskun-e-devijimit-te-prodhimit-drejt-tregut-kriminal\/","title":{"rendered":"Kanabisi mjek\u00ebsor, ish-ministri i Brendsh\u00ebm: Projekti mbart riskun e devijimit t\u00eb prodhimit drejt tregut kriminal"},"content":{"rendered":"<p>Sander Lleshaj, ish-ministri i Brendsh\u00ebm, i kujton qeveris\u00eb se duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb kujdes me nism\u00ebn e legalizimit t\u00eb kanabisit mjek\u00ebsor, pasi sipas tij, mbart riskun e devijimit t\u00eb prodhimit drejt tregut kriminal.<\/p>\n<p>Ndaj Lleshaj sugjeron q\u00eb qeveria t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb konsoliduara europiane dhe t\u00eb jen\u00eb referencat kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ish-ministri thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kush do ta b\u00ebj\u00eb prodhimin e hashashit mjek\u00ebsor dhe kush do ta kontrolloj\u00eb at\u00eb\u2026 Por Sander Lleshaj nuk fsheh faktin se k\u00ebrkesa kryesore p\u00ebr legalizimin e kanabisit sh\u00ebrues nuk vjen nga mjek\u00ebsia, por nga ata q\u00eb e tymosin at\u00eb. Kanabisin p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak, Lleshaj e quan nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb serioze, q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb trajtim t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe, mbi t\u00eb gjitha, shum\u00eb profesional.<\/p>\n<ol>\n<li>Lleshaj, nisma e qeveris\u00eb p\u00ebr legalizimin e prodhimit t\u00eb hashashit p\u00ebr q\u00ebllime mjek\u00ebsore, a p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u201cbomb\u00eb sociale\u201d p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb?<\/li>\n<\/ol>\n<p>Mesa jam informuar, kjo iniciativ\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebllim ekonomik. Me t\u00eb synohet t\u00eb shtohen t\u00eb ardhurat n\u00eb ekonomi. Megjithat\u00eb, vler\u00ebsimi i q\u00ebllimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre energji e shkuar d\u00ebm, pasi r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb jo q\u00ebllimet e mira, por rezultatet q\u00eb sh\u00ebnohen n\u00eb procesin e arritjes s\u00eb tyre. Historia na m\u00ebson se ka pasur edhe nisma me q\u00ebllime shum\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb kan\u00eb prodhuar tragjedi t\u00eb m\u00ebdha. Jo q\u00ebllimi, por m\u00ebnyra dhe mjetet q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr realizimin e tij, kusht\u00ebzojn\u00eb rezultatin. N\u00eb rastin e kanabisit, ne jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb shum\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb nj\u00eb procesi ende t\u00eb panisur, m\u00eb t\u00eb cilin duhet b\u00ebr\u00eb kujdes shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Ju vet\u00eb, a e mb\u00ebshtesni nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb? A jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr p\u00ebrballjen me kund\u00ebrefektet sociale? A mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb hap Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Personalisht nuk besoj se q\u00ebllimet e synuara nga nisma do t\u00eb mund t\u00eb realizohen. S\u00eb pari, besoj se nj\u00eb vend i vog\u00ebl si Shqip\u00ebria duhet ta orientoj\u00eb zhvillimin e vet duke u bazuar kryesisht, jo n\u00eb burimet natyrore t\u00eb cilat jan\u00eb gjithsesi t\u00eb fundme, por n\u00eb burimet e saj njer\u00ebzore, n\u00eb energjin\u00eb krijuese dhe talentet njer\u00ebzore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pashtershme n\u00ebse p\u00ebr to kujdeset dikush. M\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb ujisin domate, t\u00eb prashisin speca apo t\u00eb shesin kunguj, t\u00eb rinjt\u00eb e vendit ton\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb profesione t\u00eb s\u00eb ardhmes, t\u00eb programojn\u00eb n\u00eb kompjuter, t\u00eb dizenjojn\u00eb, t\u00eb projektojn\u00eb e t\u00eb prodhojn\u00eb, t\u00eb merren me shkenc\u00eb, me mjesht\u00ebrit\u00eb e ndryshme, me sh\u00ebrbime, me art, me sport, etj\u2026 Rinia jon\u00eb nuk mund t\u00eb bazoj\u00eb t\u00eb ardhmen e saj as te toka dhe as te n\u00ebntoka e vendit ton\u00eb. Ajo duhet t\u00eb emancipohet nga toka n\u00eb qoft\u00eb s\u00eb do q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb vend jo t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Mos harroni se prodhimet e bujq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs i realizon vet\u00ebm 1,4% e fuqis\u00eb s\u00eb saj pun\u00ebtore. T\u00eb ngjashme jan\u00eb k\u00ebto shifra edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb zhvilluara. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them q\u00eb t\u00eb mos punojm\u00eb tok\u00ebn, por k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet ta b\u00ebjn\u00eb pak veta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moderne. S\u00eb dyti, un\u00eb mendoj se shtimi i nj\u00eb produkti t\u00eb ri (kanabisit), krahas prodhimeve t\u00eb tjera t\u00eb tok\u00ebs, nuk ka p\u00ebr t\u00eb na sjell\u00eb ndonj\u00eb bum n\u00eb t\u00eb ardhura, pasi, nga nj\u00ebra an\u00eb, kanabisi nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb bim\u00eb mjek\u00ebsore \u00e7udib\u00ebr\u00ebse dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb relativisht e kufizuar; dhe, nga ana tjet\u00ebr, ne do t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtat v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb konkurrenc\u00ebn e tregut, ashtu si ato q\u00eb ndeshim n\u00eb rastin e produkteve t\u00eb tjera t\u00eb tok\u00ebs, pasi kanabis mjek\u00ebsor prodhojn\u00eb edhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ekziston mund\u00ebsia q\u00eb situata t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit pasi ky fenomen kompleks k\u00ebrkon kombinim t\u00eb masave q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb mbrojn\u00eb sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, duhet edhe t\u00eb parandaloj\u00eb krimin?<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa m\u00eb e madhe p\u00ebr kanabisin buron jo nga sektori i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Duke qen\u00eb se k\u00ebrkesa kryesore vjen jo nga mjek\u00ebsia, por nga ata q\u00eb e tymosin at\u00eb, dhe n\u00eb kushtet kur tregtimi p\u00ebr q\u00ebllimin e tymosjes \u00ebsht\u00eb ilegal n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve, risku q\u00eb prodhimi i synuar p\u00ebr tregun sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb tregun kriminal t\u00eb tymosjes \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hapja e k\u00ebsaj mund\u00ebsie, sa besuese e b\u00ebn qeverin\u00eb? Duke marr\u00eb parasysh se jo rrall\u00eb ka d\u00ebshtuar q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb shum\u00eb paligjshm\u00ebri\u2026<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt i trishtuesh\u00ebm q\u00eb vendi yn\u00eb ka humbur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij komb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverive t\u00eb tij gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit. Nafta, kromi, hekuri, nikeli, bakri, gur\u00ebt e shum\u00eb pasuri t\u00eb tjera, disa prej t\u00eb cilave mjaft t\u00eb \u00e7muara dhe t\u00eb fundme, thjesht jan\u00eb zhdukur pa krijuar asnj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb, k\u00ebta sektor\u00eb vijojn\u00eb edhe sot t\u00eb mbeten deficitar\u00eb. Ndaj un\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb besoj se sektori i kanabisit mjek\u00ebsor do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb ndryshim nga sektor\u00ebt e tjer\u00eb deficitar\u00eb apo t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb dobi t\u00eb theksuar publike. Maksimumi i pritsh\u00ebm i tij \u00ebsht\u00eb pagesa e pun\u00ebtor\u00ebve dhe fitimi i prodhuesve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb publiku do t\u00eb \u201cark\u00ebtoj\u00eb\u201d argumentet e ngjashme me ato t\u00eb sektorit t\u00eb naft\u00ebs apo mineraleve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb \u201cme humbje\u201d pa ndonj\u00eb kontribut qen\u00ebsor publik. N\u00eb thelb, un\u00eb nuk u trembem shum\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb shtuara t\u00eb kanabisit mjek\u00ebsor, por nuk arrij t\u00eb shoh\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm publik prej tij.<\/p>\n<p>Konkretisht, si mund t\u00eb b\u00ebhet kultivimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontrolluar? A nd\u00ebrpriten apo shtohen veprimet e kund\u00ebrligjshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kultivimi mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontrolluar. Por m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmenda riskun e devijimit t\u00eb prodhimit drejt tregut kriminal. Ndaj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi se kush do t\u00eb b\u00ebj\u00eb prodhimin dhe kush do ta kontrolloj\u00eb at\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb rastin e prodhuesve privat\u00eb, q\u00eb si q\u00ebllim kan\u00eb natyrisht maksimalizimin e fitimit, do t\u00eb ekzistoj\u00eb presioni p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar tregun m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm. N\u00ebse ky projekt duhet t\u00eb ndiqet gjithsesi, mendoj se zbatimi i tij nga nj\u00eb nd\u00ebrmarrje ekonomike me kapital publik, do t\u00eb ishte rruga m\u00eb e sigurt n\u00eb krahasim me t\u00eb tjerat, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb par\u00eb. P\u00ebrderisa ne arrijm\u00eb t\u00eb prodhojm\u00eb, p\u00ebr shembull, energji nga nj\u00eb nd\u00ebrmarrje publike, do t\u00eb mund t\u00eb prodhonim edhe kanabis n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00eb duhet t\u00eb konsultohet qeveria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duhet pasur parasysh n\u00eb draft-ligjin q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr legalizimin e kanabisit mjek\u00ebsor?<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u00eb konsultohet me ata q\u00eb ajo \u00e7mon m\u00eb shum\u00eb, pasi n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt vet\u00eb qeveria do ta mbaj\u00eb. E mira e do q\u00eb p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb konsoliduara europiane t\u00eb jen\u00eb referencat kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Qeveria aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konsultimeve teknike, por kujt shteti europian duhet t\u2019i referohemi p\u00ebr t\u00eb frenuar rrezikun e \u2018drogimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>Duhet k\u00ebrkuar n\u00ebse ka ndonj\u00eb shtet europian q\u00eb ka arritur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb model suksesi me kanabisin mjek\u00ebsor, n\u00eb kuptimin ekonomik, mjek\u00ebsor dhe shoq\u00ebror. Un\u00eb vet\u00eb nuk kam ndonj\u00eb ekspertiz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ndaj po e mbyll k\u00ebtu p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ju keni drejtuar Ministrin\u00eb e Brendshme, a \u00ebsht\u00eb diskutuar nj\u00eb nism\u00eb e till\u00eb? A ka pasur nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb para se qeveria, p\u00ebrmes K\u00ebshillimit Komb\u00ebtar, t\u2019u k\u00ebrkonte mendim qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Po, kjo tem\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qarkullim dhe rreth saj jan\u00eb shk\u00ebmbyer ide t\u00eb ndryshme. Fakti q\u00eb iniciativa ka ecur, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbizot\u00ebruar argumentet e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb ket\u00eb amnisti p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit pasi tashm\u00eb ka me dhjet\u00ebra t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb marrin masa nd\u00ebshkuese p\u00ebr 3 gram\u00eb hashash? Ndaj, p\u00ebrderisa ka njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb n\u00eb burgje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkosh legalizimin, minimumi a duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb amnisti p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb d\u00ebnuar, pasi p\u00ebr nj\u00eb bim\u00eb hashash mund t\u00eb shkosh deri n\u00eb 10 vite burg?<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi p\u00ebr amnistin\u00eb te ne m\u00eb duket nj\u00eb nd\u00ebr gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb pakuptimta. N\u00eb Shqip\u00ebri ajo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb instrument absurd, p\u00ebrgjith\u00ebsisht si nj\u00eb lloj kartoline p\u00ebr festat e fundvitit. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr amnisti, por p\u00ebr drejt\u00ebsi. Kodi yn\u00eb Penal, ashtu si dhe shum\u00eb akte t\u00eb tjera ligjore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kushtetut\u00ebn, ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim. Tregtimi apo trafikimi i kanabisit \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, p\u00ebr aq koh\u00eb sa mbetet k\u00ebshtu, duhet t\u00eb d\u00ebnohet. Por urgjente \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatja e d\u00ebnimit m\u00eb rrezikun shoq\u00ebror t\u00eb krimit. \u00cbsht\u00eb padrejt\u00ebsi e madhe q\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb gjata ata q\u00eb mund t\u00eb quhen \u201cskllev\u00ebrit\u201d e rrjeteve kriminale, si kultivuesit apo shit\u00ebsit e vegj\u00ebl t\u00eb kanabisit. P\u00ebr t\u00eb vendosur drejt\u00ebsi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk na ndihmojn\u00eb amnistit\u00eb, por ndryshimi i ligjit. P\u00ebrshkall\u00ebzimi i d\u00ebnimeve, duke minimizuar ato p\u00ebr \u201cskllev\u00ebrit\u201d dhe duke shtuar ato p\u00ebr drejtuesit e grupeve apo rrjeteve kriminale, mendoj se \u00ebsht\u00eb amnistia e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kush duhet t\u00eb jen\u00eb kontrollor\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb merren me procesin e zbatimit t\u00eb ligjit?<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb kemi shtuar kontrollor\u00ebt, aq m\u00eb shum\u00eb na jan\u00eb shtuar edhe shkeljet gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave t\u00eb eksperimentit ton\u00eb me demokracin\u00eb. Mendoj se e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Neve na d\u00ebmtojn\u00eb kontrollor\u00ebt e shumt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb na nevojiten pak kontrollor\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb Polici profesionale, mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb \u201cushtrin\u00eb\u201d e inspektorateve, t\u00eb cilat kurr\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb ndonj\u00eb efekt pozitiv publik.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama ka paralajm\u00ebruar edhe lejimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb \u201clir\u00eb\u201d t\u00eb drog\u00ebs. N\u00ebse ndodh kjo, a rrezikon shoq\u00ebria jon\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrimin p\u00ebrmes var\u00ebsis\u00eb nga droga?<\/p>\n<p>Nuk besoj se kanabisi do t\u00eb mund t\u00eb na vras\u00eb si shoq\u00ebri. Me gjith\u00eb problemet e shumta, ne mbetemi p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me nj\u00eb sens shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb moral dhe me lidhje t\u00eb forta familjare e shoq\u00ebrore. Ne jemi nj\u00eb popull optimist dhe dinamik, pa prirje t\u00eb forta depresive dhe besoj se, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndon\u00ebse jemi t\u00eb prekur, nuk jemi t\u00eb plagosur fort nga alkooli, duhani apo dhe konsumi i drogave. Ndaj mendoj se dekriminalizimi i p\u00ebrdorimit vetjak t\u00eb kanabisit, nuk do ta shkat\u00ebrroj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, por as nuk do ta ndihmoj\u00eb domosdoshm\u00ebrisht at\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ata q\u00eb ndalimin e kanabisit e shfryt\u00ebzojn\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ekskluzivitet kriminal, do ta humbnin at\u00eb n\u00eb rastin e liberalizimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb serioze, q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb trajtim t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe, mbi t\u00eb gjitha, shum\u00eb profesional.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sander Lleshaj, ish-ministri i Brendsh\u00ebm, i kujton qeveris\u00eb se duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb kujdes me nism\u00ebn e legalizimit t\u00eb kanabisit mjek\u00ebsor, pasi sipas tij, mbart riskun e devijimit t\u00eb prodhimit drejt tregut kriminal. Ndaj Lleshaj sugjeron q\u00eb qeveria t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb konsoliduara europiane dhe t\u00eb jen\u00eb referencat kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ish-ministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":253853,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-253851","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253851\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}