{
    "id": 253852,
    "date": "2022-04-25T14:41:20",
    "date_gmt": "2022-04-25T12:41:20",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=253852"
    },
    "modified": "2022-04-25T14:41:20",
    "modified_gmt": "2022-04-25T12:41:20",
    "slug": "rama-me-javet-kulturore-reagon-kellici-po-shqiperia-kur-do-promovohet-e-le-ne-hije-si-nje-skuqje-nga-turpi",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-me-javet-kulturore-reagon-kellici-po-shqiperia-kur-do-promovohet-e-le-ne-hije-si-nje-skuqje-nga-turpi\/",
    "title": {
        "rendered": "Rama me \u201cJav\u00ebt Kulturore\u201d, reagon K\u00eblli\u00e7i: Po Shqip\u00ebria kur do promovohet? E le n\u00eb hije si nj\u00eb skuqje nga turpi\u2026"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Pas prezantimit t\u00eb nism\u00ebs \u201cJav\u00ebt Kulturore\u201d nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar demokrati Belind K\u00eblli\u00e7i duke e kund\u00ebrshtuar. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, K\u00eblli\u00e7i shkruan se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize, Rama po promovon vendet e huaja nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb me kultur\u00ebn e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i K\u00eblli\u00e7it:<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb forca politike nism\u00ebtare q\u00eb mb\u00ebshteti fuqimisht hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj kulturave per\u00ebndimore. Shqip\u00ebria doli nga izolimi i gjat\u00eb kulturor komunist, koh\u00eb kur censurohej let\u00ebrsia dhe filmi, kur ndalohej muzika e huaj dhe \u00e7do shprehi artistike q\u00eb nuk ishte fabrikim i realizmit socialist. Shqiptar\u00ebt vuajt\u00ebn nga mungesa e informacionit p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra. Vendi yn\u00eb u nda brutalisht nga Europa dhe u kthye n\u00eb nj\u00eb miniatur\u00eb sovjetike, pik\u00ebrisht nga prind\u00ebrit e qeveris\u00eb aktuale, e cila \u00ebsht\u00eb qeliza bij\u00eb e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sezoni turistik ka nisur dhe vendi nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur nga ana infrastrukturore. Rrug\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb mbetura pezull, punime t\u00eb tejzgjatura , pluhur betonieresh, rr\u00ebmuj\u00eb dhe ndotje urbane. N\u00eb momentin q\u00eb flasim autobus\u00ebt me turist\u00eb nuk kan\u00eb vendparkime dhe jemi shum\u00eb larg rregullit dhe standardeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, ashtu si Greqia, Italia, Kroacia dhe vendet fqinje, duhet t\u00eb zhvilloj\u00eb turizmin identitar. Vizitor\u00ebt e huaj duan t\u00eb njohin Shqip\u00ebrin\u00eb, kultur\u00ebn e saj, muzik\u00ebn dhe gatimet shqiptare. Jemi n\u00eb sezon turistik por qeveria Rama promovon gjith\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb. Promovimi i kulturave t\u00eb huaja \u00ebsht\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari detyr\u00eb e ambasadave dhe e organizatave kulturore t\u00eb huaja. Taksapaguesit shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb pse t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar nisma t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Turist\u00ebt e huaj k\u00ebrkojn\u00eb informacion dhe aktivitete kulturore shqiptare nga t\u00eb gjitha trevat. Arsyeja e ardhjes s\u00eb tyre k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, ajo \u00e7ka ofrojm\u00eb ne, nga veriu n\u00eb jug.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria kur do promovohet? Kjo duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb.<\/p>\n<p>Turiz\u00ebm do t\u00eb thot\u00eb identitet.<\/p>\n<p>Identitet historik, kulturor dhe kulinar. Qeveria Rama e trajton Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb kultur\u00eb inferiore dhe e le n\u00eb hije si nj\u00eb skuqje nga turpi. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb ka nj\u00eb fije krenarie p\u00ebr vendin dhe identitetin e tij.<\/p>\n<p>Ne kemi shum\u00eb p\u00ebr ofruar, edhe pse jemi vend i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kjo qasje inferiore e qeveris\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb e krahasueshme me nj\u00eb restorant mesatar q\u00eb i sh\u00ebrben makarona turist\u00ebve italian\u00eb dhe sushi atyre japonez\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb munges\u00eb vizioni, paaft\u00ebsi dhe padije.<\/p>\n<p>Qeveris\u00eb Rama i mungon kontakti me operator\u00ebt turistik\u00eb. Ajo nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb opinionet e ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs, duke krijuar perceptimin publik se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme kulturalisht. Partia Demokratike vler\u00ebson se vendit i duhet strategji e re p\u00ebr t\u2019u promovuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Turizmi yn\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb identitetin e tij kulturor, ashtu si t\u00eb gjitha shtetet fqinje dhe ato t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Pas prezantimit t\u00eb nism\u00ebs \u201cJav\u00ebt Kulturore\u201d nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar demokrati Belind K\u00eblli\u00e7i duke e kund\u00ebrshtuar. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, K\u00eblli\u00e7i shkruan se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize, Rama po promovon vendet e huaja nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb me kultur\u00ebn e vendit ton\u00eb. Reagimi i K\u00eblli\u00e7it: Partia Demokratike [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 253858,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-253852",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253852",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253852"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253852\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253858"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253852"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253852"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253852"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}