{"id":253905,"date":"2022-04-25T16:43:49","date_gmt":"2022-04-25T14:43:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=253905"},"modified":"2022-04-25T16:43:49","modified_gmt":"2022-04-25T14:43:49","slug":"ne-i-kemi-debuar-traditen-dhe-kulturen-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ne-i-kemi-debuar-traditen-dhe-kulturen-shqiptare\/","title":{"rendered":"Ne i kemi d\u00ebbuar tradit\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kim Mehmeti<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt shpeshher\u00eb ngren\u00eb mure t\u00eb gjakut \u2013 ato t\u00eb luft\u00ebs \u2013 dhe muret e frik\u00ebs nga tragjedit\u00eb q\u00eb do mund t\u00eb na rrezikojn\u00eb edhe at\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos e shohim fytyr\u00ebn e tyre t\u00eb v\u00ebrtet, apo at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke na ndodhur. Mure t\u00eb tilla jan\u00eb edhe ai i frik\u00ebs dyvje\u00e7are q\u00eb t\u00eb mos vdesim nga pandemia, apo kjo e sotmja q\u00eb t\u00eb mos mbetemi pa buk\u00eb shkaku i luft\u00ebs ruso-ukrainase.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebto mure na pamund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb shohim \u00e7ka \u00ebsht\u00eb duke ndodhur me t\u00eb sotmen ton\u00eb, na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pandjesh\u00ebm ndaj t\u00eb ardhmes, t\u00eb mos pyesim se nga na \u00e7ojn\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb si dhe, t\u00eb mos na interesoj\u00eb sa shqiptar\u00eb e shijojn\u00eb sofr\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb, sa prind\u00ebr nuk kan\u00eb para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ila\u00e7e p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e s\u00ebmur\u00eb, apo sa familja shqiptare nuk fitojn\u00eb gjat\u00eb vitit as aq sa kushtojn\u00eb brekushet e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Po pra, muret e lart\u00eb t\u00eb frik\u00ebs q\u00eb na i muruan viteve t\u00eb fundit, nuk na lejojn\u00eb t\u00eb shohim at\u00eb q\u00eb shum\u00eb leht\u00eb do mund t\u00eb na ndodh: t\u2019i braktismi apartamentet n\u00ebp\u00ebr kullat shum\u00ebkat\u00ebsh, ngaq\u00eb nuk do kemi para p\u00ebr t\u2019i mir\u00ebmbajtur ato si dhe, se do jemi t\u00eb detyruar t\u2019u kthehemi arave t\u00eb gjysh\u00ebrve n\u00eb fshat, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do duhej ta kishim b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj, k\u00ebto mure nuk na lejojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se shtohet numri i shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve nuk u intereson cil\u00ebt jan\u00eb, se shqiptaria \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e pushtetar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrmbushin vet\u00ebm interesat e oligark\u00ebve, e jo t\u00eb popullit dhe, andaj ata e din\u00eb se \u00e7ka sh\u00ebrbehet n\u00ebp\u00ebr restorantet e Dubait, por jo edhe si duket sofra e varf\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Duke jetuar t\u00eb rrethuar nga muret e lart\u00eb t\u00eb frik\u00ebs, e t\u00eb cil\u00ebt u sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm sunduesve tan\u00eb, sunduesve q\u00eb nuk e han\u00eb e nuk e vjedhin vet\u00ebm pasurin ton\u00eb, por duke i d\u00ebbuar t\u00eb rinjt\u00eb nga trojet shqiptare, e harxhojn\u00eb edhe shqiptarin\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se\u00e7 \u00ebsht\u00eb, me \u00e7ka e realizojn\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk ia dol\u00ebn as armiqt\u00eb tan\u00eb m\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar.<\/p>\n<p>Dhe duke jetuar mes mureve t\u00eb frik\u00ebs se mos vdesim nga COVID 19 dhe mos vuajm\u00eb nga uria, shkaku i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, ne nuk shohim se prej moti, mediat serbe kan\u00eb nisur t\u00eb frymojn\u00eb si n\u00eb koh\u00ebt e Millosheviqit, se thuajse t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt e atjesh\u00ebm, ia rikujtojn\u00eb popullit serb se ka mbetur pa djepin e mitologjis\u00eb s\u00eb vet \u2013 pa Kosov\u00ebn, i thon\u00eb atij se n\u00ebse nuk e kthen at\u00eb djep, nuk do ket\u00eb ku t\u2019i m\u00ebkoj\u00eb e rrit\u00eb mitet g\u00ebnjeshtare p\u00ebr vetveten.<\/p>\n<p>E p\u00ebrderisa elitat serbe e ushqejn\u00eb popullin e vet me antishqiptari, burr\u00ebshtetasit tan\u00eb kozmopolit\u00eb e mendjehapur b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebshtoj\u00eb projekti serb p\u00ebr \u2018Ballkanin e Hapur\u2019 dhe q\u00eb Serbia t\u00eb mos mbetet pa dalje n\u00eb Adriatik dhe pa nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit. Nd\u00ebrkoh\u00eb duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb shqiptarin\u00eb me ninull\u00ebn se at\u00eb do e mbroj\u00eb NATO-ja e do e ushqej\u00eb BE-ja?! Pra duke mos i treguar popullit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se NATO do na mbroj\u00eb vet\u00ebm aq sa do mund ta mbrojm\u00eb vetveten dhe se, BE-ja do na furnizoj\u00eb me grur\u00eb vet\u00ebm aq sa do mbjellim n\u00ebp\u00ebr arat e gjysh\u00ebrve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Po pra, muret e frik\u00ebs nga tragjedit\u00eb q\u00eb na kanosen, nuk na lejojn\u00eb t\u00eb shohim se ne nuk u varf\u00ebruam vet\u00ebm materialisht, por edhe shpirt\u00ebrisht, se pushtetar\u00ebt tan\u00eb nuk e d\u00ebbuan nga trojet tona vet\u00ebm rinin\u00eb, por edhe tradit\u00ebn dhe kultur\u00ebn ton\u00eb, se burr\u00ebshtetasit e \u2018Shqip\u00ebrive\u2019 tona i zhb\u00ebn\u00eb vlerat tona komb\u00ebtare, k\u00ebshtu q\u00eb, edhe n\u00ebse i shp\u00ebtojm\u00eb pandemis\u00eb dhe uris\u00eb, ne do \u2018vdesim\u2019 nga s\u00ebmundja m\u00eb e rrezikshme q\u00eb mund ta asgj\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb populli: shlyerja e asaj q\u00eb at\u00eb e dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt, mosinteresimi tij t\u00eb dij\u00eb se nga vjen, kush \u00ebsht\u00eb dhe se ku shkon! \/Standart<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kim Mehmeti Politikan\u00ebt shpeshher\u00eb ngren\u00eb mure t\u00eb gjakut \u2013 ato t\u00eb luft\u00ebs \u2013 dhe muret e frik\u00ebs nga tragjedit\u00eb q\u00eb do mund t\u00eb na rrezikojn\u00eb edhe at\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos e shohim fytyr\u00ebn e tyre t\u00eb v\u00ebrtet, apo at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke na ndodhur. Mure t\u00eb tilla jan\u00eb edhe ai i frik\u00ebs dyvje\u00e7are [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":253906,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-253905","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=253905"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/253905\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/253906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=253905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=253905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=253905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}