{"id":254006,"date":"2022-04-26T11:47:41","date_gmt":"2022-04-26T09:47:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=254006"},"modified":"2022-04-26T11:48:18","modified_gmt":"2022-04-26T09:48:18","slug":"raportuesja-per-shqiperine-ne-parlamentin-europian-godet-ballkanin-e-hapur-kjo-nisme-eshte-jashte-rruges-se-integrimit-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/raportuesja-per-shqiperine-ne-parlamentin-europian-godet-ballkanin-e-hapur-kjo-nisme-eshte-jashte-rruges-se-integrimit-ne-be\/","title":{"rendered":"Raportuesja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian \u201cgodet\u201d Ballkanin e Hapur: Kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb integrimit n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Raportuesja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka deklaruar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d, ajo u shpreh n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d se kjo nism\u00eb \u00ebhst\u00eb di\u00e7a e propozuar jasht\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian, teksa shtoi se rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb mes partner\u00ebve t\u00eb tij evropian\u00eb dhe p\u00ebrmes progresit t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Intervista:<\/p>\n<p>Konflikti n\u00eb Ukran\u00eb ka ridimensionuar bot\u00ebn, mendoni se i nj\u00ebjti proces do t\u00eb ndodh edhe me Ballkanin Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p>Pushtimi i paligjsh\u00ebm dhe i paprovokuar i Ukrain\u00ebs nga Rusia ka shkaktuar disa probleme n\u00eb shum\u00eb vende dhe rajone t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs. Sigurisht q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor do t\u00eb vuaj\u00eb nga pasojat ekonomike, politike dhe sociale t\u00eb pushtimit, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb s\u00eb rajonit me Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian ka qen\u00eb shum\u00eb aktiv n\u00eb mb\u00ebshtetje, jo vet\u00ebm Ukrain\u00ebs, por edhe t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb prekura nga ky pushtim. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e prekura, edhe ato t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, mund t\u00eb mb\u00ebshteten me solidaritetin e Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Kosova n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme?<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet q\u00eb shihet si pik\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje mes Rusis\u00eb dhe Evrop\u00ebs. Q\u00eb kur Kosova ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb e saj, Rusia e kund\u00ebrshton at\u00eb dhe ka bllokuar shum\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vendit p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tani, dhe q\u00eb nga fillimi i pushtimit, shum\u00eb organe propagandistike ruse jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta portretizojn\u00eb Kosov\u00ebn si nj\u00eb nga vendet e p\u00ebrfshira drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb ndihm\u00ebn e Ukrain\u00ebs dhe ta portretizojn\u00eb at\u00eb si agresore kund\u00ebr forcave ruse. Situata \u00ebsht\u00eb e rrezikshme, sigurisht, por ne duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb mb\u00ebshtetjen e Kosov\u00ebs dhe rrug\u00ebn e saj drejt progresit.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria? Disa deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian thon\u00eb se Rusia ka ndikim edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. A mendoni se kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p>Aspak. Shqip\u00ebria ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb rreshtuara me koalicionin e forcave q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb masave kund\u00ebr k\u00ebtij pushtimi. Jo vet\u00ebm me solidaritetin e madh me refugjat\u00ebt, por edhe me veprimet e saj n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Roli i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb OKB ka qen\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb votimin s\u00eb bashku me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr sanksionet dhe d\u00ebnimin e regjimit rus. Forcat politike n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb treguar solidaritet dhe unitet t\u00eb madh kund\u00ebr pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe kjo ka qen\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb demonstrim i madh i p\u00ebrafrimit t\u00eb vendit me q\u00ebndrimet e Bashkimit Evropian dhe nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb e mir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Si e shihni struktur\u00ebn e \u2018Ballkanit t\u00eb Hapur\u2019 pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/p>\n<p>Nisma e Ballkanit t\u00eb Hapur \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb varej nga vullneti dhe uniteti i vendeve t\u00eb ndryshme t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Kjo ishte di\u00e7ka krejt\u00ebsisht e propozuar jasht\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe prandaj nuk jam personi i duhur p\u00ebr ta komentuar. Ajo q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se vazhdoj t\u00eb besoj se rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb mes partner\u00ebve t\u00eb tij evropian\u00eb dhe p\u00ebrmes progresit t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. E kuptoj q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit shqiptar kjo \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebshira e tyre.<\/p>\n<p>Opozita shqiptare ndodhet n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb brendsh\u00ebm mes tyre. Partin\u00eb Demokratike ka shum\u00eb mosmarr\u00ebveshje brenda strukturave t\u00eb saj. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb mang\u00ebsi p\u00ebr rrug\u00ebn shqiptare drejt BE-s\u00eb?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mjedis politik t\u00eb mir\u00eb dhe funksional, me nj\u00eb Parlament t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, me nj\u00eb qeveri t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe me parti kund\u00ebrshtare dhe q\u00eb \u00e7do institucion demokratik t\u00eb funksionoj\u00eb si\u00e7 duhet. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, m\u00eb duhet t\u00eb njoh progresin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb arritur n\u00eb zgjedhjet e fundit, me rikthimin e t\u00eb gjitha forcave politike n\u00eb Parlament, por gjithashtu duhet t\u00eb them se ka ende vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb raporti im i fundit p\u00ebr ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, besoj se vendi tashm\u00eb ka p\u00ebrmbushur dhe vazhdon t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb avancuar n\u00eb negociata dhe p\u00ebr t\u00eb caktuar Konferenc\u00ebn e par\u00eb Nd\u00ebrqeveritare. Por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hap m\u00eb shum\u00eb dhe Shqip\u00ebria duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn e saj drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb do ta lejojn\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raportuesja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka deklaruar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. E pyetur p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d, ajo u shpreh n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d se kjo nism\u00eb \u00ebhst\u00eb di\u00e7a e propozuar jasht\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian, teksa shtoi se rruga m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":254007,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-254006","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254006","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=254006"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254006\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/254007"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=254006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=254006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=254006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}