{"id":254328,"date":"2022-04-27T12:06:37","date_gmt":"2022-04-27T10:06:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=254328"},"modified":"2022-04-27T12:06:37","modified_gmt":"2022-04-27T10:06:37","slug":"zyrtarja-e-larte-e-dash-takim-me-kundershtaret-e-berishes-robert-papa-donfried-eshte-nje-nga-njerezit-me-potente-rreth-blinkenit-ja-cfare-fshihet-pas-vizites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zyrtarja-e-larte-e-dash-takim-me-kundershtaret-e-berishes-robert-papa-donfried-eshte-nje-nga-njerezit-me-potente-rreth-blinkenit-ja-cfare-fshihet-pas-vizites\/","title":{"rendered":"Zyrtarja e lart\u00eb e DASH takim me kund\u00ebrshtar\u00ebt e Berish\u00ebs, Robert Papa: Donfried \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb potent\u00eb rreth Blinkenit, ja \u00e7far\u00eb fshihet pas vizit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha me peticionin e fundit q\u00eb ka nisur kund\u00ebr d\u00ebbimit t\u00eb ambasadores s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim ka ndezur luft\u00ebn me amerikan\u00ebt. Me frym\u00ebn ruse q\u00eb ka krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri duke sh\u00ebnjestruar \u00e7do diplomat, duke i akuzuar si t\u00eb korruptuar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur l\u00ebvizjet p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb goditjen p\u00ebrfundimtare Berish\u00ebs. Njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i Anthony Blinken do t\u00eb vizitoj\u00eb nes\u00ebr Tiran\u00ebn. Takimin e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb \u00ebsht\u00eb me kund\u00ebrshtarin e Sali Berish\u00ebs n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Ajo do t\u00eb takohet me kreun e komanduar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Enkelejd Alibeajn n\u00eb or\u00ebn 10:30 n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim do t\u00eb jen\u00eb dhe n\/kryetarja e selis\u00eb blu, Jorida dhe disa deputet\u00eb demokrat\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e Komisionit t\u00eb Rithemelimit t\u00eb PD. Kjo axhend\u00eb tregon qartazi se SHBA nuk do t\u00eb pranoj\u00eb ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Komisionin e Rithemelimit t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare si lidership t\u00eb PD. Duke patur parasysh dhe sulmet e ashpra t\u00eb nd\u00ebrsjella n\u00eb dit\u00ebt e fundit mes Berish\u00ebs dhe ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me pranimin e ankimit t\u00eb Alibeajt p\u00ebr Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 nga Gjykata e Tiran\u00ebs, t\u00eb dyja pal\u00ebt, si DASH edhe \u201cFoltorja\u201d jan\u00eb t\u00eb vendosura p\u00ebr t\u00eb komunikuar me tone armiq\u00ebsore dhe akuzuese.<\/p>\n<p>Robert Papa jep detajet<\/p>\n<p>Gazetari i njohur n\u00eb SHBA, Robert Papa ka zbardhur detajet e fshehta t\u00eb k\u00ebsaj vizite nga zyrtarja e lart\u00eb e SHBA. Ai tha se Karen Donfried, njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i Blinken \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim diplomatik q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrqendrohet te rreziku i ndikimit rus dhe atij kinez n\u00eb rajon. \u201cDonfried ndryshon nga teknokrat\u00ebt. \u00cbsht\u00eb te unaza e ngusht\u00eb e Blinkenit. Ka qen\u00eb presidente e German Marshall Fund. Shikohet rreziku i ndikimit rus dhe kinez n\u00eb Ballkan. \u00cbsht\u00eb udh\u00ebtim diplomatik. Po t\u00eb shikosh mesazhet, n\u00eb Mal t\u00eb Zi do t\u2019i fal\u00ebnderoj\u00eb p\u00ebr sanksionet ndaj Rusis\u00eb, n\u00eb Serbi do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dialogun me Kosov\u00ebn. N\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb korrupsionin dhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Tematika e takimeve e p\u00ebrpiluar nga Eskobar. Pres t\u00eb takoj\u00eb Alibeajn dhe t\u00eb shmang\u00eb presidentin. Sa m\u00eb shum\u00eb vizita t\u00eb k\u00ebtij niveli t\u00eb kemi, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb njihet realiteti n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo p\u00ebrb\u00ebn q\u00ebndrimin politik t\u00eb parlamentit. Sanksionet b\u00ebhen nga zyra t\u00eb ul\u00ebta r\u00ebnd\u00ebsie. Ka edhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb list\u00eb. Se kur do t\u00eb shpallen \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje. Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb thon\u00eb kemi lista\u201d, tha Papa.<\/p>\n<p>Ilir Meta injorohet s\u00ebrish nga SHBA<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, DASH ka injoruar s\u00ebrish dhe presidentin e vendit Ilir Met\u00ebn, teksa nuk \u00ebsht\u00eb planifikuar n\u00eb axhend\u00ebn e diplomates Donfried nj\u00eb takim me kreun e shtetit shqiptar. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb befasuese, pasi DASH q\u00eb prej vitit 2019 ka nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do komunikim me presidentin Meta. Konflikti filloi q\u00eb me \u00e7dekretimin e zgjedhjeve lokale t\u00eb 30 qershorit 2019, duke i shtyr\u00eb p\u00ebr n\u00eb muajin tetor. Por, ambasadorja Kim s\u00eb bashku me nj\u00eb grup tjet\u00ebr diplomat\u00ebsh d\u00ebnuan vendimin e Met\u00ebs. Kreu i shtetit akuzoi diplomat\u00ebt si agjent\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga kryeministri Edi Rama. Marr\u00ebdh\u00ebniet u r\u00ebnduan edhe m\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021. Nj\u00eb tjet\u00ebr shkak jo pa pesh\u00eb se p\u00ebrse SHBA ka m\u00ebnjanuar totalisht presidentin Meta \u00ebsht\u00eb dhe rreshtimi i tij krah Sali Berish\u00ebs, i cili mban statusin \u201cnon grata\u201d nga Uashingtoni. Nj\u00eb dalje e hapur n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion dhe minim t\u00eb demokracis\u00eb nuk mund t\u00eb mir\u00ebpritet nga DASH.<\/p>\n<p>Yuri Kim planifikon takim me Alibeajn<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e premte, ambasadorja amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri, Yuri Kim do t\u00eb takohet me kryetarin e komanduar t\u00eb PD, Enkelejd Alibeajn n\u00eb Kryesin\u00eb n\u00eb Kuvendit. Nuk ka informacione p\u00ebr or\u00ebn q\u00eb do t\u00eb zhvillohet takimi, por m\u00ebsohet se do t\u00eb diskutohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Alibeaj \u00ebsht\u00eb shprehur i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb negociuar me Partin\u00eb Socialiste dhe forcat e tjera politike parlamentare p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb r\u00eb t\u00eb vendit me konsensus pozit\u00eb-opozit\u00eb. Takimi i par\u00eb mes tyre u zhvillua n\u00eb 5 prill. Komisioni i Rithemelimit t\u00eb PD sulmoi ashp\u00ebr ambasadoren Kim duke e akuzuar se po shkel parimet e demokracis\u00eb (vot\u00ebn e lir\u00eb) duke njohur p\u00ebr kryetar Alibeajn, i cili \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, nd\u00ebrsa zgjedhjet e pjesshme lokale t\u00eb 6 marsit konfirmuan Berish\u00ebn si shumic\u00eb n\u00eb PD.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha me peticionin e fundit q\u00eb ka nisur kund\u00ebr d\u00ebbimit t\u00eb ambasadores s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim ka ndezur luft\u00ebn me amerikan\u00ebt. Me frym\u00ebn ruse q\u00eb ka krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri duke sh\u00ebnjestruar \u00e7do diplomat, duke i akuzuar si t\u00eb korruptuar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur l\u00ebvizjet p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb goditjen p\u00ebrfundimtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":254329,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366],"tags":[],"class_list":{"0":"post-254328","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=254328"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254328\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/254329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=254328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=254328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=254328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}