{"id":254725,"date":"2022-04-29T13:29:50","date_gmt":"2022-04-29T11:29:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=254725"},"modified":"2022-04-29T13:29:50","modified_gmt":"2022-04-29T11:29:50","slug":"vjedhje-e-prones-se-qytetareve-gjykata-kushtetuese-nuk-e-shqyrton-padine-e-lsi-se-per-korporaten-e-investimeve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vjedhje-e-prones-se-qytetareve-gjykata-kushtetuese-nuk-e-shqyrton-padine-e-lsi-se-per-korporaten-e-investimeve-shqiptare\/","title":{"rendered":"\u201cVjedhje e pron\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve\u2019, Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrton padin\u00eb e LSI-s\u00eb p\u00ebr Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur q\u00eb t\u00eb mos e marr\u00eb n\u00eb shqyrtim padin\u00eb e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, q\u00eb k\u00ebrkonte shfuqizimin e ligjit P\u00ebr Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 28 Mars, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb LSI-s\u00eb se ligji c\u00ebnon lirin\u00eb e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy ligj synon p\u00ebrqendrimin e gjith\u00eb pronave t\u00eb shqiptar\u00ebve, publike dhe private, n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme. Krijimi i Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se vjedhja, transformimi dhe tjet\u00ebrsimi i \u00e7do prone me ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi i Korporat\u00ebs nga rregullat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb prokurimit publik, m\u00ebnyra e krijimit, funksionimit dhe organizimit t\u00eb saj, mosp\u00ebrcaktimi i q\u00ebllimsh\u00ebm i rolit t\u00eb shtetit si rregullator n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj dhe dh\u00ebnia e pozit\u00ebs dominante n\u00eb treg, shkel shum\u00eb parime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb demokracis\u00eb, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, siguris\u00eb juridike, tregut t\u00eb lir\u00eb e konkurrenc\u00ebs si dhe barazis\u00eb n\u00eb ligj e p\u00ebrpara tij, parime t\u00eb cilat garantohen nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kriminal i k\u00ebtij ligji b\u00ebhet akoma edhe m\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb kushtet kur shqiptar\u00ebve ende iu zgjat agonia p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pronave, nj\u00eb problem madhor i 30 viteve t\u00eb fundit, i cili p\u00ebr fat t\u00eb keq ende nuk ka gjetur zgjidhje.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij ligji u shpreh edhe Komisioni i Venezias, Departamenti Amerikan i Shtetit, K\u00ebshilli i Europ\u00ebs dhe Banka Bot\u00ebrore, por asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk e ndaloi planin kriminal t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr zhvatjen e pronave t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebr gjith\u00eb sa p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, n\u00eb respektim edhe t\u00eb afatit ligjor, ka vendosur t\u2019i drejtohet sot Gjykat\u00ebs Kushtetuese me nj\u00eb tjet\u00ebr padi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb padi do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb shfuqizimin si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn t\u00eb ligjit nr. 71\/2019, \u201cP\u00ebr Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare\u201d dhe pezullimin e zbatimit t\u00eb tij e t\u00eb \u00e7do akti n\u00ebnligjor t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij ligji, deri n\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, dua t\u00eb garantoj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje ligjore, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb interesat e tyre t\u00eb ligjshme t\u00eb mos c\u00ebnohen\u201d, shprehej LSI teksa dor\u00ebzonte padin\u00eb n\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Korporata e Investimeve Shqiptare<\/p>\n<p>Korporata e Investimeve Shqiptare \u00ebsht\u00eb krijuar me ligjin e fundit t\u00eb vitit 2019. \u00cbsht\u00eb krijuar si shoq\u00ebri tregtare, me pronar shtetin, por ku edhe Institucionet Financiare Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Zhvillimit mund t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb aksione. Synon menaxhimin e pronave t\u00eb shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet projekteve me interes komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Objekti i veprimtaris\u00eb s\u00eb Korporat\u00ebs \u00ebsht\u00eb, sipas rastit, hartimi, analizimi, koordinimi, menaxhimi, p\u00ebrfaq\u00ebsimi, financimi, zbatimi dhe mbik\u00ebqyrja e projekteve. Korporata identifikon prona shtet\u00ebrore me interes p\u00ebr t\u00eb realizuar projekte investimi, i propozon K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, transferimin e tyre tek Korporata. Me transferim kuptohet kalimi i te\u0308 drejte\u0308s s\u00eb pe\u0308rdorimit dhe\/ose i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb te\u0308 pronave shtet\u00ebrore nga pushteti qendror ose vendor tek Korporata.<\/p>\n<p>P\u00ebr zhvillimin dhe zbatimin e nj\u00eb projekti investimi, Korporata mund te\u0308 mbe\u0308shtetet nga Shteti me infrastrukture ndihme\u0308se, te\u0308 tilla si: rruge\u0308, uje\u0308sjelle\u0308s, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion.<\/p>\n<p>Korporata p\u00ebrjashtohet nga rregullat e prokurimit publik. Procedurat dhe rregullat e prokurimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sipas k\u00ebsaj pike, p\u00ebrcaktohen me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00eb p\u00ebrputhje me praktikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Institucioneve Financiare Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Zhvillimit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur q\u00eb t\u00eb mos e marr\u00eb n\u00eb shqyrtim padin\u00eb e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, q\u00eb k\u00ebrkonte shfuqizimin e ligjit P\u00ebr Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 28 Mars, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb LSI-s\u00eb se ligji c\u00ebnon lirin\u00eb e pron\u00ebs. \u201cKy ligj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":254728,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-254725","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=254725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254725\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/254728"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=254725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=254725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=254725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}