{"id":256585,"date":"2022-05-07T13:02:05","date_gmt":"2022-05-07T11:02:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=256585"},"modified":"2022-05-07T13:02:05","modified_gmt":"2022-05-07T11:02:05","slug":"bankat-e-huaja-paralajmerojne-largiminpor-edhe-demshperblim-ne-arbitrazh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bankat-e-huaja-paralajmerojne-largiminpor-edhe-demshperblim-ne-arbitrazh\/","title":{"rendered":"Bankat e huaja paralajm\u00ebrojn\u00eb largimin,por edhe d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb arbitrazh"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama takohet me drejtuesit e bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, duke u k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019u jepet fund radh\u00ebve dhe sh\u00ebrbimet t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs e-Albania dhe server\u00ebve qeveritare t\u00eb AKSHI-it. Reagojn\u00eb, Eduard Halimi: T\u2019i k\u00ebrkosh bankave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u2019i besojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe parat\u00eb e qytetar\u00ebve tek \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d e Partis\u00eb \u00ebsht\u00eb kriminale. Prof. Fuga: Kush nuk ka internet t\u00eb hiqet edhe nga gjendja civile!<\/p>\n<p>Bankat nd\u00ebrkomb\u00ebtare paralajm\u00ebrojn\u00eb largimin nga Shqip\u00ebria, klient\u00ebt shqiptar mbylljen e llogarive<\/p>\n<p>Ironia dhe trilliumi u konstatua n\u00eb takimin q\u00eb Kryeministri Rama zhvilloi me drejtuesit e bankave, q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitetin n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr sh\u00ebrbimet online, i shoq\u00ebruar nga Guvernatori Sejko, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, u rr\u00ebfeu bankier\u00ebve, a thua se ishte me ministren Manastirliu n\u00eb spitalet obsetro-gjinekologjike, duke u treguar bankier\u00ebve se dhimbja p\u00ebr kredin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si\u00a0 dhimbjet e lindjes s\u00eb n\u00ebnave. Nuk po e zgjasim dashamir\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr grat\u00eb dhe n\u00ebnat, por besoj se ky krahasim ishte nj\u00eb lajthitje n\u00eb objektiv, aq sa la t\u00eb \u00e7uditur edhe vet\u00eb bankier\u00ebt e thirrur nga kryeministri, \u00e7ka u vu re prej tij kur u t\u00ebrhoq nga ky krahasim, duke u munduar ta \u201crregullonte\u201d duke th\u00ebn\u00eb se un\u00eb nuk i kam provuar dhimbjet ?! Q\u00ebllimi i k\u00ebtij takimi nga ana e kreut t\u00eb qeveris\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me ofert\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit, q\u00eb sistemi banker t\u00eb p\u00ebrdorte si\u00a0 server E-Albania. E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rama fliste p\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb e veprimeve dhe sigurin\u00eb, platforma e AKSHI-t, E-albania ishte jasht\u00eb jasht\u00eb sh\u00ebrbimit. Por kryeministri u p\u00ebrball\u00eb edhe me analiz\u00ebn logjike dhe profesionale t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb parat\u00eb, apo kan\u00eb dal\u00eb garant p\u00ebr parat\u00eb e bizneseve, qytetar\u00ebve, institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe atyre vendase.Po si mundet q\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb kaq e pap\u00ebrgjegj\u00ebshme t\u2019u b\u00ebhej bankave, pavar\u00ebsisht heshtjes s\u00eb turpshme dhe tinzare t\u00eb Guvernatorit t\u00eb pranish\u00ebm, kur masakra me vjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb pagave, tatimeve dhe automjeteve, sot po p\u00ebrdoret si rast unikal kudo n\u00eb bot\u00eb?!\u00a0 Rama u thot\u00eb Bankave aplikoni, q\u00eb aktivitetet tuaj t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs\u00a0 E-albania.<\/p>\n<p>Pra Bankat t\u2019ja l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb patronazhist\u00ebve t\u00eb dh\u00ebnat e qytetar\u00ebve , pasurin\u00eb e tyre dhe pasurin\u00eb e Bank\u00ebs. Pra militant\u00ebt e partis\u00eb pasi grabit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb\u00a0 t\u00eb marrin edhe parat\u00eb e qytetar\u00ebve , por edhe t\u00eb vet\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb pasuruar nga PPP e qeveris\u00eb. Mesa duket Sorros dhe levat e tij n\u00eb Tiran\u00eb pasi po grabisin Naft\u00ebn. Minierat, Portet, Aeroportet, Vlerat Muzeale, Kalat\u00eb, Ujin, Bregdetin, HEC-et, Buk\u00ebn etj., k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb edhe parat\u00eb kesh. AKSH-i pasi i shpartalloj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat, i nxori n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe, ua dha n\u00eb dor\u00eb bandave, krimineleve, po k\u00ebrkon t\u00eb grabis edhe bankat ?!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri ! Dhe reagimi nuk ka munguar, pasi kompanit\u00eb q\u00ebndrore europiane dhe bot\u00ebrore kan\u00eb nisur reagimet e fuqishme duke orientuar avokat\u00ebt p\u00ebr largimin e tyre dhe p\u00ebrgatitjen p\u00ebr n\u00eb gjykatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare , dhe klient\u00ebt p\u00ebrgatiten t\u00eb t\u00ebrheqin parat\u00eb. Bankat i k\u00ebrkojn\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb na duhet marr\u00ebveshje mes pal\u00ebve p\u00ebr pagesat, pra midis Bank\u00ebs dhe entit q\u00eb ofron sh\u00ebrbimin, kurse\u00a0 Rama flet \u2018kodra pas bregut\u2019, bashk\u00eb drejtoresh\u00ebn e AKSH-it q\u00eb duhej t\u00eb ishte futur n\u00eb burg. Nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb drejt burgut\u00a0 p\u00ebr shitjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb institucionit. K\u00ebta \u2018dy zonja\u2019 se edhe veten e futi tek zonjat, k\u00ebrkon me \u00e7do kusht t\u00eb fus kthetrat dhe t\u00eb marrin t\u00eb dh\u00ebnat e bankave dhe drejtimin e tyre.<\/p>\n<p>Prof. Artan Fuga: Kush nuk ka Internet n\u00eb sht\u00ebpi, hiqet nga gjendja civile<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb historia! Nga covid 19 p\u00ebrfituan r\u00ebnd\u00eb industrit\u00eb farmaceutike, farmacit\u00eb, laboratoret e analizave, tregftia online.\u00a0 Paret me grushta! Nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prodhuesit e arm\u00ebve, furnizuesit me karburant dhe l\u00ebnd\u00eb energjitike, etj.\u00a0 Paret me grushta! Fati \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, nj\u00eb her\u00eb ndihmoi t\u00eb par\u00ebt, nj\u00eb her\u00eb t\u00eb dyt\u00ebt! Nj\u00ebher\u00eb mos i mbetej qejfi industris\u00eb online, nj\u00ebher\u00eb mos i hahej haka industris\u00eb offline, raw industry!!! Ka lezet si i sjell rast\u00ebsia pun\u00ebt!<\/p>\n<p>Kurse ne konsumator\u00ebt e p\u00ebsuam dy her\u00eb, nj\u00ebher\u00eb kur u k\u00ebnaq\u00ebn t\u00eb par\u00ebt, dhe her\u00ebn e dyt\u00eb kur u k\u00ebnaq\u00ebn t\u00eb dyt\u00ebt. Por t\u00eb pakt\u00ebn certifikatat e gjendjes civile do t\u2019i kemi online! Kush nuk ka internet n\u00eb sht\u00ebpi, hiqet nga gjendja civile, po ashtu edhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb kompjuter etj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet online, por e-Albania nuk punon!<\/p>\n<p>Nga 1 maji jan\u00eb mbyllur pjesa m\u00eb e madhe e sporteleve t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kalimi i tyre online me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb administrat\u00ebs publike ndaj qytetar\u00ebve dhe biznesit. Pothuajse \u00e7do sh\u00ebrbim publik do t\u00eb ofrohet online.Por, faqja e e-Albania, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ofrohen k\u00ebto sh\u00ebrbime nuk \u00ebsht\u00eb funksionale. U ankuan shum\u00eb biznese, q\u00eb nuk po munden t\u00eb kryejn\u00eb veprime, pasi nuk arrijn\u00eb t\u00eb hapin faqen.Nga 1 maji, edhe Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit ka njoftuar se sh\u00ebrbimet e saj do t\u00eb ofrohen vet\u00ebm on-line. Edhe v\u00ebrtetimet tatimore p\u00ebr tatimpaguesit dhe individ\u00ebt do t\u00eb l\u00ebshohen me vul\u00eb online.Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave, \u201cjan\u00eb 15 vendime t\u00eb propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, t\u00eb cilat i referohen t\u00eb gjith\u00eb procedurave q\u00eb po ndryshojn\u00eb p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve online, pa sportele\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: Do i japim fund radh\u00ebve n\u00eb banka p\u00ebr sh\u00ebrbimet, transporti me bileta online<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb do t\u2019i bashkohen revolucionit digjital p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pengesat dhe vonesat e sh\u00ebrbimeve si\u00e7 u b\u00eb me sh\u00ebrbimet publike me dokumente. Rama ka zbuluar se s\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr edhe me transportin publik ku nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb bileta letre. \u00c7do muaj shum\u00eb sip\u00ebrmarrje p\u00ebr t\u00eb paguar TVSH dhe sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb punonj\u00ebsve. Nj\u00eb ritual q\u00eb nuk ju vjen mir\u00eb as juve ta keni tek dera e bank\u00ebs.Qytetar\u00ebt po ashtu der\u00eb m\u00eb der\u00eb t\u00eb bankave jo ke radh\u00ebn ti jo un\u00eb, sikur \u00ebsht\u00eb radha e qum\u00ebshtit spo sportelet e deri djeshme q\u00eb ishin nj\u00eb turp. Nd\u00ebrkoh\u00eb sot qytetar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsi n\u00eb e-albania, \u00ebsht\u00eb normale t\u00eb ankohen p\u00ebr bankat.<\/p>\n<p>E di q\u00eb bankat p\u00ebr fitimin nuk njohin \u2018n\u00ebn\u00eb e bab\u00eb\u2019, por jo deri k\u00ebtu.Bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, kan\u00eb kosto 5-20% p\u00ebr cdo pages\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb sportel apo e banking dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb ankesat e qytetar\u00ebve q\u00eb thon\u00eb, c\u2019vler\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbimet me shpejt\u00ebsi n\u00eb eAlbania dhe t\u00eb rrim\u00eb n\u00eb radh\u00eb n\u00eb bank\u00eb. \u00c7do pages\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim online, banka e njeh dit\u00ebn e nes\u00ebrme, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb shokuese q\u00eb panorama e sotme \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb ne kemi kursyen me laps n\u00eb dor\u00eb 7.1 mln euro p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb cope let\u00ebr, dhe cfar\u00eb ishin deri dje certifikata, d\u00ebshmia e penalitetit, apo dokumente t\u00eb tjera me lek\u00eb, sot jan\u00eb eleminuar dhe \u00ebsht\u00eb moment q\u00eb bashkarisht t\u00eb ngrini grupin e pun\u00ebs, dhe duhet q\u00eb t\u00eb thjeshtojm\u00eb procedura, t\u00eb reduktojm\u00eb dokumente q\u00eb jeta e qytetar\u00ebve t\u00eb leht\u00ebsohet maksimalisht, dhe mbetet ai stresi q\u00eb kur ulen p\u00ebr kredi, dhimbjet jan\u00eb si t\u00eb lindjes n\u00eb maternitet, thon\u00eb se un\u00eb s\u2019e kam b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.\u201c- tha Rama.<\/p>\n<p>Eduard Halimi : T\u2019i k\u00ebrkosh bankave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u2019i besojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve \u201cpatronazhist\u00ebve \u201c t\u00eb Partis\u00eb \u00ebsht\u00eb kriminale<\/p>\n<p>Ish deputeti i PD-s\u00eb Eduard Halimi, shprehet se patronazhist\u00ebt, publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave personave, si pagat e targat e automjeteve, mbeten krime t\u00eb pand\u00ebshkuara.Referuar deklaratave t\u00eb Kryeministrit Edi Rama, Halimi shkruan se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cbanana republic\u201d. \u201cTi\u00a0 k\u00ebrkosh bankave t\u00eb ndjekin shembullin e nj\u00eb \u201c banana republic\u201d me t\u00eb dh\u00ebnat personale<\/p>\n<p>-P\u00ebrtej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb dh\u00ebnat personale q\u00eb qytetar\u00ebt ai besuan qeveris\u00eb tek e-albania, qeveria ua dha \u201cpatronazhist\u00ebve\u201d dhe Partia i p\u00ebrdori p\u00ebr shantazh p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet!- \u00cbsht\u00eb fakt se ky krim shtet\u00ebror i pad\u00ebgjuar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn jo vet\u00ebm nuk u nd\u00ebrshkua por u p\u00ebrg\u00ebzua nga lideri sikur t\u00eb ishim \u201cbanana republic\u201d- \u00cbsht\u00eb fakt se p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb dh\u00ebnat personale mbi pagat apo targat q\u00eb qytetar\u00ebt ia besuam qeveris\u00eb, u shp\u00ebrndan\u00eb masivisht kurr\u00eb nuk u nd\u00ebrshkua!<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb fakt se t\u00eb vetmet t\u00eb dh\u00ebna personale q\u00eb nuk jan\u00eb keqp\u00ebrdorur deri m\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat bankare t\u00eb mbrojtura nga ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb bankave m\u00ebm\u00eb!- Ti k\u00ebrkosh bankave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ti besojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve \u201cpatronazhist\u00ebve \u201c t\u00eb Partis\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq kriminale sa shp\u00ebrndarja e t\u00eb dh\u00ebnave patronazhist\u00ebve!P.S : N\u00ebse e ke kaq p\u00ebr zem\u00ebr digitalizimin t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin q\u00eb e ke miratuar para 2 vjet\u00ebsh p\u00ebr emrat e pronar\u00ebve p\u00ebrfitues t\u00eb kompanive \u201cofshore \u201c q\u00eb ka ndonj\u00eb bank\u00eb n\u00eb ishujt Cajman apo kompanive q\u00eb marrin koncesione qeveritare!- \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb zbatosh ligjet q\u00eb ke miratuar vet\u00eb sesa t\u00eb k\u00ebrkosh bankave q\u00eb t\u00eb shkelin ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb kompanive m\u00ebm\u00eb!\u201d- \u00cbsht\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb tu k\u00ebrkosh bankave bija n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ndjekin modelin e nj\u00eb \u201cbanana republic\u201d q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar me \u201csukses\u201d t\u00eb plot\u00eb k\u00ebtu!-Krime ende t\u00eb pand\u00ebshkuara, patronazhist\u00ebt\/pagat\/targat!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama takohet me drejtuesit e bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, duke u k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019u jepet fund radh\u00ebve dhe sh\u00ebrbimet t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs e-Albania dhe server\u00ebve qeveritare t\u00eb AKSHI-it. Reagojn\u00eb, Eduard Halimi: T\u2019i k\u00ebrkosh bankave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u2019i besojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe parat\u00eb e qytetar\u00ebve tek \u201cpatronazhist\u00ebt\u201d e Partis\u00eb \u00ebsht\u00eb kriminale. Prof. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":256587,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-256585","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=256585"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256585\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/256587"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=256585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=256585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=256585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}