{"id":256747,"date":"2022-05-08T11:41:57","date_gmt":"2022-05-08T09:41:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=256747"},"modified":"2022-05-08T11:41:57","modified_gmt":"2022-05-08T09:41:57","slug":"perfundon-vizita-dyditore-ne-shqiperi-ndihmes-sekretarja-e-kombeve-te-bashkuara-spoljaric-egger-mbeshtesim-procesin-e-anetaresimit-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/perfundon-vizita-dyditore-ne-shqiperi-ndihmes-sekretarja-e-kombeve-te-bashkuara-spoljaric-egger-mbeshtesim-procesin-e-anetaresimit-ne-be\/","title":{"rendered":"P\u00ebrfundon vizita dyditore n\u00eb Shqip\u00ebri, ndihm\u00ebs-sekretarja e Kombeve t\u00eb Bashkuara, Spoljaric Egger: Mb\u00ebshtesim procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE!"},"content":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebs-sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-s\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe CIS, Mirjana Spoljaric Egger, p\u00ebrfundon vizit\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. Spoljaric Egger rikonfirmon angazhimin e UNDP-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar drejt zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm njer\u00ebzor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj dyditore n\u00eb Shqip\u00ebri, Ndihm\u00ebs-sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara, Mirjana Spoljaric Egger, zhvilloi nj\u00eb takim me Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama p\u00ebr t\u00eb diskutuar mes te tjerash pun\u00ebn e UNDP-s\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare p\u00ebr rind\u00ebrtim dhe rim\u00ebk\u00ebmbje, p\u00ebr prioritetet e vendit p\u00ebr zhvillim dhe procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Gjithashtu Spoljaric Egger u takua edhe me Ministren e Financ\u00ebs dhe Ekonomis\u00eb, Delina Ibrahimaj. T\u00eb dyja e vun\u00eb theksin te partneriteti nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe UNDP-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb Strategji Komb\u00ebtare lidhur me mobilizimin e fondeve p\u00ebr arritjen e Objektivave t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm (OZHQ) , si edhe tek ndihma strategjike e ofruar nga UNDP n\u00eb sektorin e zhvillimit t\u00eb aft\u00ebsive, n\u00eb partneritet dhe me financime t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr zhvillim t\u00eb UNDP-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Spoljaric Egger u p\u00ebrcolli mir\u00ebnjohjen e saj p\u00ebr angazhimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zhvillimin n\u00eb Shqip\u00ebri. Diskutimet u p\u00ebrqendruan te m\u00ebnyrat e forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe te r\u00ebnd\u00ebsia e partneriteteve t\u00eb shum\u00ebllojshme dhe me baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr arritjen e Objektivave t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb vend. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb vendin ton\u00eb, Drejtoresha Rajonale e UNDP-s\u00eb pa me syt\u00eb e saj ndikimin p\u00ebr zhvillim t\u00eb organizat\u00ebs n\u00eb terren dhe pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvepronte me partner\u00ebt n\u00eb nivel vendor.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe me Shefin e Bashk\u00ebpunimit pran\u00eb Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Hubert Perr, Spoljaric Egger inauguroi shkoll\u00ebn \u201cGjergj Kastrioti\u201d n\u00eb Bilaj, Bashkia Kruj\u00eb. Kjo shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 60 institucioneve arsimore q\u00eb po rind\u00ebrtohen apo riparohen n\u00eb kontekstin e Programit \u201cBE p\u00ebr Shkollat\u201d, t\u00eb financuar nga Bashkimi Evropian dhe t\u00eb zbatuar nga UNDP. T\u00eb gjitha godinat po rind\u00ebrtohen ose rehabilitohen sipas standardeve m\u00eb t\u00eb larta evropiane p\u00ebrmes kombinimit t\u00eb qasjeve \u201cRind\u00ebrtojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb\u201d dhe \u201cRind\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku\u201d.<\/p>\n<p>Spoljaric Egger vizitoi edhe bizneset e vogla t\u00eb mb\u00ebshtetura nga UNDP p\u00ebrmes metodologjis\u00eb s\u00eb saj \u201cIn Motion\u201d t\u00eb testuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, e cila u vjen n\u00eb ndihm\u00eb bizneseve t\u00eb vogla t\u00eb prekura prej t\u00ebrmetit t\u00eb n\u00ebntorit 2019 p\u00ebr t\u00eb rijet\u00ebsuar veprimtarit\u00eb e tyre ekonomike. Bizneset pjes\u00ebmarr\u00ebse kan\u00eb raportuar nj\u00eb rritje t\u00eb fitimeve t\u00eb tyre q\u00eb prej asaj kohe. UNDP e zgjeroi mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb tep\u00ebr biznese nga bashki t\u00eb tjera t\u00eb prekura prej t\u00ebrmetit, p\u00ebrmes Programit p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike dhe Q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb financuar nga Qeverit\u00eb e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe t\u00eb Holland\u00ebs.<\/p>\n<p>Spoljaric Egger kreu nj\u00eb vizit\u00eb edhe n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar \u201cDivjak\u00eb-Karavasta\u201d, nj\u00eb prej Zonave t\u00eb Mbrojtura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku me financime t\u00eb GEF, UNDP mb\u00ebshtet Ministrin\u00eb e Turizmit dhe Mjedisit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar menaxhimin e Parkut Komb\u00ebtar dhe p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ardhurat e gjeneruara nga aktivitetet ekonomike dhe ekoturistike. Ky Park \u00ebsht\u00eb vendi ku gjendet edhe Qendra e Rehabilitimit t\u00eb Shpend\u00ebve t\u00eb Eg\u00ebr, e vetmja n\u00eb vend dhe e para n\u00eb Ballkan, ku q\u00ebndrojn\u00eb dhe trajtohen shpend\u00ebt e l\u00ebnduar nga Shqip\u00ebria dhe vendet fqinje. UNDP monitoron edhe vendfolezimet e kolonis\u00eb s\u00eb Pelikanit Dalmat p\u00ebr q\u00ebllime studimore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Ndihm\u00ebs-Sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara vizitoi Amfiteatrin Antik Romak t\u00eb Durr\u00ebsit dhe site t\u00eb tjera arkeologjike e shoq\u00ebruar nga dy t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e projektit \u201cYouth Guide for Durr\u00ebs\u201d i mb\u00ebshtetur nga Programi Rajonal p\u00ebr Demokracin\u00eb Vendore (ReLOaD) me financim t\u00eb Bashkimit Evropian dhe zbatuar nga UNDP n\u00eb Shqip\u00ebri. Faza e dyt\u00eb e Programit vijon ta vendos\u00eb theksin n\u00eb promovimin e angazhimit t\u00eb t\u00eb rinjve, fuqizimit dhe pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tyre n\u00eb vendimmarrjen vendore.<\/p>\n<p>\u201cVitin e shkuar UNDP kremtoi 30 vjetorin e pranis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri, ku p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ne kemi ecur krah p\u00ebr krah me vendin dhe qytetar\u00ebt e tij gjat\u00eb tranzicionit drejt demokracis\u00eb, institucioneve t\u00eb forta dhe komuniteteve t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ne i garantojm\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb se UNDP do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebra kritike p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm njer\u00ebzor,\u201d u shpreh Spoljaric Egger.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebs-sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-s\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe CIS, Mirjana Spoljaric Egger, p\u00ebrfundon vizit\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. Spoljaric Egger rikonfirmon angazhimin e UNDP-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar drejt zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm njer\u00ebzor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit n\u00eb BE. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj dyditore n\u00eb Shqip\u00ebri, Ndihm\u00ebs-sekretarja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":256748,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-256747","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=256747"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256747\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/256748"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=256747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=256747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=256747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}