{
    "id": 256936,
    "date": "2022-05-09T12:02:49",
    "date_gmt": "2022-05-09T10:02:49",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=256936"
    },
    "modified": "2022-05-09T12:02:49",
    "modified_gmt": "2022-05-09T10:02:49",
    "slug": "dita-e-europes-elisa-spiropali-evropianizimi-i-shqiperise-eshte-fati-yne-i-shkruar",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/dita-e-europes-elisa-spiropali-evropianizimi-i-shqiperise-eshte-fati-yne-i-shkruar\/",
    "title": {
        "rendered": "Dita e Europ\u00ebs\/ Elisa Spiropali: Evropianizimi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb fati yn\u00eb i shkruar!"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Ministrja p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar n\u00eb lidhje me 9 Majin, ose sikurse njihet ndryshe si Dita e Evrop\u00ebs. Sipas Spiropalit, p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, Evropa nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por bindja se evropianizimi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb fati yn\u00eb i shkruar, zgjedhja dhe zgjidhja, adresa ku na bashkon historia dhe p\u00ebrkat\u00ebsia jon\u00eb shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, ajo shton m\u00eb tej se, 9 Maji, dita e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb rasti i lumtur p\u00ebr t\u00eb kuptuar se paqja e fiton gjithmon\u00eb luft\u00ebn! Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi i madh q\u00eb jepet sot kur n\u00eb kufijt\u00eb m\u00eb Lindor\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs ka s\u00ebrish bomba e raketa, tanke dhe tmerr q\u00eb derdhen mbi nj\u00eb vend sovran, mbi gra e f\u00ebmij\u00eb dhe mbi luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Elisa Spiropalit:<\/p>\n<p>9 MAJ\/ Evropa \u00ebsht\u00eb fat. \u00cbsht\u00eb zgjedhje dhe zgjidhje. \u00cbsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjeografi dhe jo m\u00eb pak se nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Evropa \u00ebsht\u00eb mohimi i nj\u00eb t\u00eb shkuare t\u00eb zymt\u00eb dhe historia e t\u00eb ardhmes q\u00eb pret ende t\u00eb shkruhet. P\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, Evropa nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por bindja se evropianizimi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb fati yn\u00eb i shkruar, zgjedhja dhe zgjidhja, adresa ku na bashkon historia dhe p\u00ebrkat\u00ebsia jon\u00eb shpirt\u00ebrore. E dal\u00eb nga tmerri i nj\u00eb lufte bot\u00ebrore q\u00eb nisi n\u00eb Evrop\u00eb, atdheu i p\u00ebrbashk\u00ebt i Shekspirit dhe Da Vin\u00e7it, G\u00ebtes dhe Hygoit, Servantesit dhe Kadares\u00eb, shtetar\u00ebt e saj t\u00eb m\u00ebdhenj, kuptuan t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe q\u00eb bashk\u00ebjetesa dhe jo agresioni, heqja e kufijve dhe vendosja p\u00ebrfundimtare e kufirit p\u00ebr luft\u00ebrat e mundshme, flamuri i p\u00ebrbashk\u00ebt dhe krijimi i nj\u00eb hap\u00ebsire unike p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb i bashkonte liria dhe dinjiteti njer\u00ebzor, pa perde t\u00eb hekurt n\u00eb mes, ishin e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen. \u00c7elik p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe jo p\u00ebr tanke q\u00eb p\u00ebrdoren kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, e b\u00ebn\u00eb edhe nj\u00ebrin, edhe tjetrin vend t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb.9 Maji, dita e Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb rasti i lumtur p\u00ebr t\u00eb kuptuar se paqja e fiton gjithmon\u00eb luft\u00ebn! Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi i madh q\u00eb jepet sot kur n\u00eb kufijt\u00eb m\u00eb Lindor\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs ka s\u00ebrish bomba e raketa, tanke dhe tmerr q\u00eb derdhen mbi nj\u00eb vend sovran, mbi gra e f\u00ebmij\u00eb dhe mbi luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb.Ata q\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kombi p\u00ebr mbijetes\u00eb ndaj nazizmit t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi q\u00eb jeton n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, jan\u00eb rimish\u00ebrimi i atyre q\u00eb po n\u00eb n\u00ebnt\u00eb maj t\u00eb 77 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb, \u00e7liruan njer\u00ebzimin nga tragjedia e luft\u00ebs. Sot n\u00eb Ukrain\u00eb luftohet p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen e Evrop\u00ebs dhe gjith\u00eb bot\u00ebs. Ndaj sot Evropa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se dje si ide, si zgjedhje dhe zgjidhje. Ne, kombi i Gjergjit t\u00eb Madh, jemi sot krenar\u00eb p\u00ebr frym\u00ebzimin ton\u00eb euroatlantik, pjes\u00eb e nj\u00eb Evrope q\u00eb pret t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb, nga bregu i Atlantikut n\u00eb Mariupol, nga Artiku n\u00eb Adriatik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Ministrja p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar n\u00eb lidhje me 9 Majin, ose sikurse njihet ndryshe si Dita e Evrop\u00ebs. Sipas Spiropalit, p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, Evropa nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por bindja se evropianizimi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb fati yn\u00eb i shkruar, zgjedhja dhe zgjidhja, adresa ku na bashkon historia dhe p\u00ebrkat\u00ebsia jon\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2016,
    "featured_media": 256948,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        337,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-256936",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kulture",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256936",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=256936"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256936\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/256948"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=256936"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=256936"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=256936"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}