{"id":256992,"date":"2022-05-09T13:02:28","date_gmt":"2022-05-09T11:02:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=256992"},"modified":"2022-05-09T13:02:28","modified_gmt":"2022-05-09T11:02:28","slug":"terbim-dhe-lajthitje-si-luigji-i-xiv-qe-thoshte-shteti-jam-une-edhe-spartak-braho-e-leshon-ramen-mbaji-duart-larg-nga-spak-u","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/terbim-dhe-lajthitje-si-luigji-i-xiv-qe-thoshte-shteti-jam-une-edhe-spartak-braho-e-leshon-ramen-mbaji-duart-larg-nga-spak-u\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00ebrbim dhe lajthitje, si Luigji i XIV q\u00eb thoshte shteti jam un\u00eb\u201d, edhe Spartak Braho e \u2018l\u00ebshon\u2019 Ram\u00ebn: Mbaji duart larg nga SPAK-u"},"content":{"rendered":"<p>Nga Spartak Braho<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kryeministri zgjodhi nj\u00eb aktivitet politik t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb dhe tjerr nj\u00eb sulm t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur q\u00eb nga Kongresi kund\u00ebr SPAK-ut, i cili na \u00e7uditi dhe diziluzionoj\u00eb aq sa mendova \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb vete ky njeri apo jo\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb \u00e7\u2019pun\u00eb ka Kryeministri q\u00eb godet SPAKun me eg\u00ebrsi e pa asnj\u00eb logjik\u00eb me deklarat\u00ebn se \u201cSPAK po d\u00ebshton\u201d, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se bazuar n\u00eb ligj ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e re e shtetit, e pavarur dhe e sapo formuar si pjes\u00eb e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, e iniciuar dhe nisur me mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe BE.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb synimet e k\u00ebtij sulmi t\u00eb Kryeministrit ndaj SPAK-ut dhe drejtuesve t\u00eb tij, p\u00ebrse b\u00ebhen k\u00ebto deklarata kund\u00ebr SPAK n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ku ai ka intensifikuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar. P\u00ebrve\u00e7 pasakt\u00ebsive n\u00eb k\u00ebto deklarata lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr z. Dvorani, ishte me vend dhe reagimi i drejtuesve t\u00eb SPAK-ut, t\u00eb cil\u00ebt i cil\u00ebsuan deklaratat e Ram\u00ebs sulm dhe deklarata politike.<\/p>\n<p>Nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb marr n\u00eb mbrojtje SPAK-un, as pun\u00ebn e tij gjat\u00eb k\u00ebtyre 2-3 viteve, por di q\u00eb ky organ \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pavarur dhe q\u00eb punon n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb papara n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb kontaminuar dhe t\u00eb ngarkuar me zhvillime t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb korrupsionit dhe kriminalitetit, n\u00eb kushtet e nj\u00eb ofensive presioni kund\u00ebrv\u00ebnie e t\u00ebr\u00eb t\u00eb atyre segmenteve n\u00eb pushtet ose jo ndaj veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryeministri duhet ta kuptoj\u00eb e ta dij\u00eb mir\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kjo maxhoranc\u00eb u angazhua seriozisht p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr ngritjen e k\u00ebsaj strukture, \u00ebsht\u00eb po kaq e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj Reforme dhe kund\u00ebr k\u00ebtyre organeve u rreshtuan me eg\u00ebrsi Presidenti dhe Sali Berisha, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar thelbi i k\u00ebsaj strukture q\u00eb ligji dhe Kushtetuta e kan\u00eb p\u00ebrcaktuar at\u00eb si nj\u00eb pushtet tjet\u00ebr t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb puna q\u00eb nuk e din\u00eb q\u00eb SPAK-u \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ i ve\u00e7ant\u00eb hetimi, q\u00eb nuk varet as nga n\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb i lart\u00eb i ekzekutivit, as nga \u00e7apa\u00e7ul\u00ebt e politik\u00ebs q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201canaliza, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb v\u00ebrejtje e t\u00eb japin orientime\u201d p\u00ebr pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb mbi SPAK-un mendohet dhe k\u00ebrkohet dominanc\u00eb dhe autoritet mbi t\u00eb si dikur?! Ky organ drejtohet me ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe n\u00eb pun\u00ebn e tij i jep llogari atje ku duhet, por kurrsesi tek ekzekutivi dhe politika e politikan\u00ebt e ciflosur. Ndryshe, si\u00e7 thot\u00eb populli, synohet t\u00eb ngat\u00ebrrohet si k\u00ebmb\u00ebt e dhis\u00eb e t\u00eb pengohet ky organ.<\/p>\n<p>Sulmet dhe deklaratat kund\u00ebr SPAK-ut jo vet\u00ebm q\u00eb i ndalon ligji, por t\u00eb drejtuara n\u00eb at\u00eb form\u00eb nga kreu i ekzekutivit, ato t\u00eb kujtojn\u00eb jo vet\u00ebm Lugjin XIV, q\u00eb thoshte \u201cshteti jam un\u00eb\u201d, regjimin e Enver Hoxh\u00ebs, por edhe Sali Berish\u00ebn e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb. Do ta quaja t\u00ebrbim e lajthitje jasht\u00ebzakonisht t\u00eb d\u00ebmshme deklarat\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb Kryeministrit, madje mendja m\u00eb shkon edhe tek nj\u00eb arsye tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dihet q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mjaft drejtues politik\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit \u201cnon grata\u201d dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari korrupsioni. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen, jo vet\u00ebm Sali Berisha, Vangjush Dako etj., t\u00eb cil\u00ebt po hetohen nga SPAK-u, por po hetohen edhe grupime t\u00eb rrezikshme kriminel\u00ebsh dhe segmente t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, ve\u00e7an\u00ebrisht krimit p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb sektor\u00ebt e ndrysh\u00ebm t\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike ku p\u00ebrfshihen tender\u00ebt, incenerator\u00ebt dhe investimet e pajustifikuara t\u00eb qeveritar\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, SPAK-u, ndon\u00ebse n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, ka filluar t\u00eb godas\u00eb, t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb i ka arrestuar dhe t\u00eb tjer\u00eb do arrestoj\u00eb.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebsaj logjike \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrfundimi se ky sulm ndaj SPAK-ut b\u00ebhet ta themi tro\u00e7 p\u00ebr t\u00eb devijuar pun\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb presion edhe ndaj hetimeve kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs, Ilir Met\u00ebs e CO. Edhe po t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. SPAK nuk ndihmohet duke iu sulur me t\u00ebrbim n\u00eb mbledhje partie, por kujdesi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb organ, jan\u00eb mb\u00ebshtetja ligjore dhe materiale, pasurimi i kuadrit ligjor nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij. SPAK-u ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i krijuar kushte pune e qet\u00ebsi profesionale trup\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb sulmosh SPAK-un sot, tregon se nuk e njeh fare as praktikisht metodologjin\u00eb e investigimit dhe hetimit penal, se nuk respekton ligjshm\u00ebrin\u00eb, procedurat e posa\u00e7me dhe synimet se \u00e7do gj\u00eb e tij mb\u00ebshtetet dhe duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb fakte, prova dhe element t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb. SPAK-u nuk heton me opinione dhe nuk \u00ebsht\u00eb shkop magjik me cil\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta hyjnore p\u00ebr t\u00eb zbuluar e goditur fajtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Hetuesit penalist\u00eb t\u00eb SPAK, por edhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb jurist\u00ebt me mend n\u00eb kok\u00eb, udh\u00ebhiqen nga parime q\u00eb jan\u00eb aksioma t\u00eb pandryshueshme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb bot\u00ebrore, q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb nj\u00ebra prej tyre \u201cm\u00eb mir\u00eb nj\u00eb fajtor jasht\u00eb, sesa nj\u00eb i pafajsh\u00ebm brenda\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ata nuk udh\u00ebhiqen nga emocionet e dit\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ato jan\u00eb shprehje e pasioneve politike.<\/p>\n<p>Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb imediate. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb e interesuar e t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebria, ve\u00e7an\u00ebrisht shoq\u00ebria civile, media e sh\u00ebndosh\u00eb dhe investigative, gazetar\u00ebt aktiv\u00eb dhe t\u00eb pa kompromentuar q\u00eb i prijn\u00eb k\u00ebsaj lufte, si Anila Hoxha, Artan Hoxha, Klodiana Lala etj., q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb shembullin pozitiv dhe trendin e koh\u00ebs me analizat, informacionet dhe investigimet e pavarura t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ata nuk duhen sulmuar, por mb\u00ebshtetur kur denoncojn\u00eb incenerator\u00ebt, rastet e tenderave korruptive, falsifikimet n\u00eb hipotekat dhe kadastrat shtet\u00ebrore n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb vij\u00ebn bregdetare, investime t\u00eb dyshimta nga zyrtar\u00eb qendrore e lokal, q\u00eb zhyten n\u00eb llumin e p\u00ebrfitimeve korruptive, t\u00eb padrejta, sepse realisht nj\u00eb duzin\u00eb ish-ministrash, drejtor\u00eb, kryetar bashkish, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, jan\u00eb sot n\u00eb qelit\u00eb e sistemit penitenciar, si t\u00eb akuzuar e d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion me dhjet\u00ebra vite burg dhe kjo \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p>Shfaqja e megalomanis\u00eb dhe e synimit p\u00ebr gjith\u00ebpushtetshm\u00ebrin\u00eb \u201cmbret\u00ebrore\u201d ndaj organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb tendenc\u00eb e gabuar dhe futje e hund\u00ebve atje ku s\u2019t\u00eb takon, q\u00eb nuk i justifikon as deklarimet sofiste \u201cse ata q\u00eb futen n\u00eb rrug\u00ebn e krimit, kan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia personale penale \u00ebsht\u00eb e kuptueshme p\u00ebr ata q\u00eb shkelin ligjin, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale e politike e atyre q\u00eb i promovojn\u00eb k\u00ebto em\u00ebrime, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se evidente, aq m\u00eb tep\u00ebr kur direkt merren n\u00eb mbrojtje, edhe pse t\u00eb shpallur non grata, si rasti i ish-kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Vangjush Dako, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me mb\u00ebshtetjen dhe betimin kryeministror se \u201csado penalisht i ngarkuar t\u00eb jet\u00eb ai, un\u00eb nuk e l\u00ebshoj se e kam shok\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme ndikojn\u00eb q\u00eb SPAK-u t\u00eb punoj\u00eb me sforco, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky organ punon me sakrifica, ndon\u00ebse dhe pse ndonj\u00ebher\u00eb edhe pa shpejt\u00ebsin\u00eb e duhur, sepse lipsen hetime t\u00eb thella e profesionaliz\u00ebm q\u00eb fajtor\u00ebt mos dalin t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb gjykata. K\u00ebto p\u00ebrfundime pozitive t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij organi, kan\u00eb gjetur mb\u00ebshtetje edhe nga strukturat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb i drejtojn\u00eb e i udh\u00ebheqin dhe q\u00eb konsumojn\u00eb jo vet\u00ebm orientime profesionale, por dhe financiare p\u00ebr pun\u00ebn e tyre. Ndaj, sulmi ndaj funksionimit dhe organizmit t\u00eb SPAK-ut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb devijim dhe fiasko e t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb asaj q\u00eb analizuam m\u00eb sip\u00ebr lidhur me deklaratat politike t\u00eb Kryeministrit, do t\u00eb thosha edhe nj\u00eb her\u00eb LARG DUART NGA SPAK-u! Sulmet kund\u00ebr tij n\u00eb form\u00eb edhe \u201csugjerimesh apo vije\u201d nuk e ndihmojn\u00eb, prandaj sa m\u00eb larg duart dhe mendjen apo synimet p\u00ebr ta komanduar k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit, i cili ka nj\u00eb mision: ta pastroj\u00eb dhe shp\u00ebtoj\u00eb shtetin si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga m\u00eb kryesoret p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn normale t\u00eb zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ky \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga kushtet q\u00eb k\u00ebrkon Bashkimi Europian, kur do t\u00eb analizoj\u00eb dhe marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Spartak Braho Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kryeministri zgjodhi nj\u00eb aktivitet politik t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb dhe tjerr nj\u00eb sulm t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur q\u00eb nga Kongresi kund\u00ebr SPAK-ut, i cili na \u00e7uditi dhe diziluzionoj\u00eb aq sa mendova \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb vete ky njeri apo jo\u201d. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb \u00e7\u2019pun\u00eb ka Kryeministri q\u00eb godet SPAKun me eg\u00ebrsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":257001,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-256992","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=256992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/256992\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/257001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=256992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=256992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=256992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}