{"id":257405,"date":"2022-05-10T16:29:31","date_gmt":"2022-05-10T14:29:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=257405"},"modified":"2022-05-10T16:30:25","modified_gmt":"2022-05-10T14:30:25","slug":"politikane-te-mberthyer-nga-frika-qe-po-ju-preket-pushteti-fatmir-xhafaj-tregon-pse-jane-shtuar-sulmet-ndaj-spak-gjyqtaret-nuk-duhet-te-jene-lavatrice","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/politikane-te-mberthyer-nga-frika-qe-po-ju-preket-pushteti-fatmir-xhafaj-tregon-pse-jane-shtuar-sulmet-ndaj-spak-gjyqtaret-nuk-duhet-te-jene-lavatrice\/","title":{"rendered":"\u201cPolitikan\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthyer nga frika, q\u00eb po ju preket pushteti\u201d- Fatmir Xhafaj tregon pse jan\u00eb shtuar sulmet ndaj SPAK: Gjyqtar\u00ebt nuk duhet t\u00eb jen\u00eb \u201clavatri\u00e7e\u201d\u2026"},"content":{"rendered":"<p>I vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr kritikat q\u00eb do t\u00eb kishte reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, ai thekson se drejt\u00ebsia po sulmohet nga ata persona, individ\u00eb nga politika q\u00eb po ju preket pushteti dhe kontrolli mbi sistem. Sipas Xhafajt, k\u00ebta persona jan\u00eb mb\u00ebrthyer nga frika e nd\u00ebshkimit prej m\u00ebkateve korruptive t\u00eb shumta n\u00eb k\u00ebto tri dekada.<\/p>\n<p>Nuk jam i surprizuar aspak, padyshim kritikat do shtoheshin dhe ashp\u00ebrsoheshin. S\u2019kam pasur iluzione ndryshe kur e nis\u00ebm k\u00ebt\u00eb proces kompleks, por p\u00ebrkundrazi. Kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebtij procesi kryesisht nga politika, tashm\u00eb u jan\u00eb shtuar edhe t\u00eb prekurit e reform\u00ebs, nga radh\u00ebt e vet\u00eb sistemit, individ\u00eb nga politika q\u00eb po ju preket pushteti e kontrolli mbi sistemin, persona t\u00eb mb\u00ebrthyer nga frika e nd\u00ebshkimit prej m\u00ebkateve korruptive t\u00eb shumta n\u00eb k\u00ebto tri dekada, por edhe individ\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e biznesit e medias s\u00eb lidhur me bot\u00ebn e m\u00ebkatit korruptiv. Padyshim edhe presioni i p\u00ebrhersh\u00ebm nga krimi i organizuar nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilit jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb fuqizuar financiarisht, por edhe politikisht p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb interesave midis tyre.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb zgjeruar rrethi i njer\u00ebzve t\u00eb prekur, t\u00eb frik\u00ebsuar dhe shqet\u00ebsuar nga drejt\u00ebsia e re pasi tashm\u00eb kan\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur me k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri dhe kryesorja me pamund\u00ebsin\u00eb e kontrollit ndaj tyre si dikur. Natyrisht e gjith\u00eb kjo rrit presionin mbi sistemin e institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, shton p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb deformuar e kontrolluar at\u00eb, p\u00ebrmes ndikimit apo edhe krijimit t\u00eb perceptimit negativ mbi reform\u00ebn, si dhe institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb realisht p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar e reflektuar n\u00ebn gjykimin tim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Xhafaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu Xhafaj, nd\u00ebr t\u00eb tjera u shpreh se duhet t\u00eb marr\u00eb fund koha kur disa prej gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve gjenin strehim te dora e \u201cngroht\u00eb\u201d e pushtetit dhe politikan\u00ebve t\u00eb caktuar duke sh\u00ebrbyer si lavatri\u00e7e e pastrimit t\u00eb m\u00ebkateve korruptive. Kushtetuta ju garanton gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve (ve\u00e7an\u00ebrisht atyre t\u00eb strukturave t\u00eb posa\u00e7me) pavar\u00ebsi reale, siguri, garanci e mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme krahasuar me vite m\u00eb par\u00eb, duke pritur prej tyre integritet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, zbatimin e verb\u00ebr, por dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ligjit ndaj kujtdo.<\/p>\n<p>Ata duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb mentalitet, t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb e veprojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb dhe qasje t\u00eb re n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs. Duhet t\u00eb marr\u00eb fund koha kur disa prej gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve gjenin strehim te dora e \u201cngroht\u00eb\u201d e pushtetit dhe politikan\u00ebve t\u00eb caktuar duke sh\u00ebrbyer si lavatri\u00e7e e pastrimit t\u00eb m\u00ebkateve korruptive, ka th\u00ebn\u00eb Xhafaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr kritikat q\u00eb do t\u00eb kishte reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, ai thekson se drejt\u00ebsia po sulmohet nga ata persona, individ\u00eb nga politika q\u00eb po ju preket pushteti dhe kontrolli mbi sistem. Sipas Xhafajt, k\u00ebta persona jan\u00eb mb\u00ebrthyer nga frika e nd\u00ebshkimit prej m\u00ebkateve korruptive t\u00eb shumta n\u00eb k\u00ebto tri dekada. Nuk jam i surprizuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":257406,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-257405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=257405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/257406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=257405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=257405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=257405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}