{"id":257506,"date":"2022-05-11T12:31:35","date_gmt":"2022-05-11T10:31:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=257506"},"modified":"2022-05-11T12:31:35","modified_gmt":"2022-05-11T10:31:35","slug":"ia-kane-futur-turp-mesjetare-kritikat-dhe-deklaratat-mbeshtetese-pas-eliminimit-te-ronela-hajatit-nga-eurovision","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ia-kane-futur-turp-mesjetare-kritikat-dhe-deklaratat-mbeshtetese-pas-eliminimit-te-ronela-hajatit-nga-eurovision\/","title":{"rendered":"\u2018Ia kan\u00eb futur\u2019, \u2018Turp\u2019, \u2018Mesjetare\u2019\/ Kritikat dhe deklaratat mb\u00ebshtet\u00ebse pas eliminimit t\u00eb Ronela Hajatit nga Eurovision"},"content":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebmjen e djeshme e gjith\u00eb v\u00ebmendja e shqiptar\u00ebve, si brenda dhe jasht\u00eb vendit, ishte e p\u00ebrqendruar p\u00ebrpara ekranit t\u00eb televizionit p\u00ebr t\u00eb ndjekur performanc\u00ebn e k\u00ebng\u00ebtares shqiptare, Ronela Hajati, e cila hapi nat\u00ebn e par\u00eb gjysm\u00ebfinale t\u00eb Eurovision 2022, q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit mbahet n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb performanc\u00ebn elektrizuese dhe deri diku provokuese, k\u00ebng\u00ebtarja shqiptare nuk arriti q\u00eb t\u00eb kualifikohej p\u00ebr n\u00eb nat\u00ebn finale t\u00eb kompeticionit m\u00eb t\u00eb madh muzikor n\u00eb Europ\u00eb. K\u00ebnga e saj \u2018Sekret\u2019 duket se nuk arriti t\u00eb bind\u00eb teleshikuesit, t\u00eb cil\u00ebt nuk e votuan mjaftuesh\u00ebm Ronel\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e finales s\u00eb madhe t\u00eb Torinos.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtarja, miqt\u00eb dhe koleg\u00ebt e saj, madje edhe kryebashkiaku i Tiran\u00ebs Erion Veliaj, shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb rrjetet e tyre sociale m\u00ebnyrat se si mund t\u00eb votohet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb finale, por asgj\u00eb nuk mjaftoi.<\/p>\n<p>Sapo u tha emri i shtetit t\u00eb fundit t\u00eb kualifikuar n\u00eb nat\u00ebn e madhe, zhg\u00ebnjimi n\u00eb syt\u00eb e Ronel\u00ebs dhe stafit q\u00eb e shoq\u00ebronte ishte i madh, ashtu sikurse edhe i mbar\u00eb opinionit publik shqiptar.<\/p>\n<p>Ronela Hajati reagon pas eliminimit nga Eurovision:<\/p>\n<p>E para q\u00eb reagoi pas eleminimit ishte vet\u00eb protagonistja kryesore, Ronela Hajati, e cila me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, ajo \u00ebsht\u00eb shfaqur e buz\u00ebqeshur krah balerin\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cEdhe po t\u00eb kaloja n\u00eb finale do isha e fundit jam e sigurt\u00eb. Por dashuria q\u00eb mora ishte e jasht\u00ebzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turm\u00ebn. Dhe turma(publiku) ka gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d- shkruan ajo.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthejn\u00eb akuzat n\u00eb rrjetet sociale: Organizator\u00ebt \u201cia kan\u00eb futur\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb rrjetet sociale njer\u00ebzit kan\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb komente.\u00a0 N\u00eb faqen e Eurovision n\u00eb Instagram me mij\u00ebra komente kan\u00eb v\u00ebrshuar nga ndjek\u00ebsit ku k\u00ebrkohet drejt\u00ebsi p\u00ebr vendin ton\u00eb. Jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt por edhe t\u00eb huajit jan\u00eb t\u00eb mendimit se Ronela meritonte finalen dhe se organizator\u00ebt \u201cia kan\u00eb futur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d\/ \u201cIa fut\u00ebt Shqip\u00ebris\u00eb\u201d\/ \u201cShqip\u00ebria meritonte finalen\u201d\/ \u201cKu \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria\u201d\u00a0 jan\u00eb komentet mbizot\u00ebruese n\u00eb \u00e7do postim dhe num\u00ebrojn\u00eb me qindra p\u00eblqime brenda pak minutash \u00e7ka n\u00ebnkpton se shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Artan Fuga shp\u00ebrthen pas eliminimit t\u00eb Ronela Hajatit nga Eurovision: Turp! Hajdut\u00eb!<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb event kan\u00eb reaguar edhe figura t\u00eb tjera t\u00eb njohura n\u00eb vend. Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe akademiku Artan Fuga, i cili me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrimi n\u00eb rrjete sociale ka analizuar performanc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u201cEurovision\u201d, ku p\u00ebrfaq\u00ebsoheshim nga k\u00ebng\u00ebtarja Ronela Hajati.<\/p>\n<p>Akademiku, nuk i kursen notat e ironis\u00eb ku mes t\u00eb tjerash thot\u00eb: \u201cKombinim i lart\u00eb i postmodernes, klasikes dhe popullores. Sapo gjuha e trupit k\u00ebrkon t\u00eb \u00e7lirohet, i hedhin nap\u00ebn, i lidhin duart me litar, i veshin fut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebruar patate! Mos donin t\u2019u nxirrte edhe ndonj\u00eb kafe n\u00eb tabaka argjendi?\u201d<\/p>\n<p>Postimi i Artan Fug\u00ebs:<\/p>\n<p>Ouuu, bravo kjo Hajati n\u00eb Eurovizion, ka b\u00ebr\u00eb art, jo thjesht nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, shkall\u00eb e lart\u00eb kodifikimi estetik i shprehjes muzikore! Kombinim i lart\u00eb i postmodernes, klasikes, popullores! Pa asnj\u00eb kompleks kulturor. M\u00eb n\u00eb fund! Mjaft me paraqitje gocash t\u00eb mira, femrash t\u00eb sunduara nga etika ma\u00e7iste. Sapo gjuha e trupit k\u00ebrkon t\u00eb \u00e7lirohet, i hedhin nap\u00ebn, i lidhin duart me litar, i veshin fut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebruar patate! Mos donin t\u2019u nxirrte edhe ndonj\u00eb kafe n\u00eb tabaka argjendi? K\u00ebta edhe Prometeun do ta kryq\u00ebzonin, do ta quanin hajdut t\u00eb zjarrit t\u00eb Per\u00ebndive. Turp! Hajdut! Simbolik\u00ebn artistike e marrin p\u00ebr histori t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb! Klithm\u00eb emancipimi, revolt\u00eb, dram\u00eb!<\/p>\n<p>Reagon mjeku Tritan Kalo: Nj\u00eb \u2018ndotje akustike\u2019 dhe \u2018pull\u00ebkuq\u00ebzime pamore\u2019!<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e sotme mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook ku ka shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb lidhje me kuptimin e k\u00ebng\u00ebs dhe performanc\u00ebn n\u00eb festival.<\/p>\n<p>Sipas Kalos kjo gj\u00eb ishte nj\u00eb degradim n\u00eb jet\u00ebn artistike pasi p\u00ebrvec pasthirrmave ishin dhe gjestikulacionet erotike t\u00eb k\u00ebrcimit. Ai ka shtuar se kjo gj\u00eb ka sjell\u00eb d\u00ebmtimin e gjith\u00e7kaje, si n\u00eb politik\u00eb, rinis\u00eb, muzik\u00ebs apo dij\u00ebmarrjes. Kalo ka shprehur keqardhje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe e cil\u00ebsoi si nj\u00eb gj\u00eb inkurajuese p\u00ebr braktisjen e t\u00eb rinjve nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u201c11.05.2022\u2026Mirm\u00ebngjes e dit\u00eb t\u00eb mbar\u00eb miq, t\u00eb af\u00ebrm, dashamir\u00ebs e bashk\u00ebatdhetar\u00eb\u2026.A mundet ndokush t\u00eb m\u00eb sqaroj\u00eb, se \u00e7far\u00eb \u201cSekreti\u201d fshehu n\u00eb Eurovizion k\u00ebng\u00ebtarja Ronela Hajati\u2026.Degradimi i shumshkaje n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb artistike kulmoj mbr\u00ebm\u00eb me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfaqsim, ku p\u00ebrpos pasthirmave ishin edhe gjestikulacionet erotike t\u00eb k\u00ebrcimit, ato q\u00eb krijonin jo pak \u201cndotje akustike\u201d dhe \u201cpull\u00ebkuq\u00ebzime pamore\u201d\u2026. Drit\u00ebro Agolli i madh, thelbin e degradimin e shumplansh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb Demon-kratike, e gjente t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsimi i MERITOKRACIS\u00cb me SHK\u00cbRDHATOKRACIN\u00cb\u2026.\u201dKANABIZIM\u201d i gjithshkaje: i politik\u00ebs, i ekonomis\u00eb, i rinis\u00eb, i muzik\u00ebs, i dijedh\u00ebnies dhe i dijemarrjes, i mjaft emisioneve televizive dhe mbi t\u00eb gjitha ERR\u00cbSIMI TYMOR KANABISOR i vet\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb son\u00eb\u2026. Shum\u00eb e trist\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, dhe shum\u00eb inkurajuese p\u00ebr braktisjen e v\u00ebndit drejt thejqafjes emigratore sidomos nga t\u00eb rinjt\u00eb\u2026. Quo vadis Shqip\u00ebria ime e k\u00ebndej Drinit!!!\u201d- shkroi ai.<\/p>\n<p>\u201cPromovohen anti-vlerat, banalitetet\u201d\/ Aida Shtino e revoltuar me performanc\u00ebn e Ronela Hajatit: Turp p\u00ebr artin shqiptar!<\/p>\n<p>T\u00eb shumt\u00eb kan\u00eb qen\u00eb reagimet p\u00ebr performanc\u00ebn e Ronela Hajatit mbr\u00ebmjen e djeshme n\u00eb Eurosong. Personazh\u00eb nga fusha t\u00eb ndryshme, kan\u00eb shprehur n\u00eb rrjet pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, apo mb\u00ebshtetjen p\u00ebr artisten, e cila nuk arriti t\u00eb kualifikohej p\u00ebr n\u00eb finale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre ka qen\u00eb edhe gazetarja Aida Shtino. Gazetarja \u00ebsht\u00eb fokusuar tek fustanellat q\u00eb balerin\u00ebt kishin veshur. Sipas Shtinos, prezantimi i tyre tregon gjendjen e artit dhe kultur\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Statusi i Aida Shtinos<\/p>\n<p>Epo nese ky prezantim quhet art se di, ndoshta shijet e mia nuk e paskan kuptuar kete gje\u2026\u200d\u2640\ufe0f. Kush i ka veshur keshtu se mar vesh , po nuk percjell aspak hijeshi, por vetem banalitet provokues\u2026. Kush eshte ai \u201cstilist\u201d qe i ka veshur ata kercimtaret ashtu\u2026.?!!!!!! Te shemtosh fustanellen tone te bukur ne ate menyre eshte gjeja me e keqe qe mundet ti besh tradites dhe kultures tone\u2026 Prezantimi i tyre tregon gjendjen kulturore e artistike, psiqike qe e ka\u00a0 kapluar vendin tone,\u00a0 ku promovohen antivlerat dhe banalitetet dhe vlerat jane strukur ne qoshe dhe nuk guxojne te dalin , se i ka mbytyr shemtia\u2026.. Ky prezantim\u2026. nje turp per artin shqiptar ne cdo drejtim\u2026.nuk mundet te them asgje tjeter vecse keqardhje\u2026. (panoramaplus)<\/p>\n<p>Mediat e huaja ngelin n\u00eb klas\u00eb Ronela Hajatin, e vler\u00ebsojn\u00eb me 4 veshjen e saj\/ Folklor ballkanik, z\u00eb i pap\u00ebrqendruar!<\/p>\n<p>Por, duhet th\u00ebn\u00eb se performanca e Ronela Hajatit nuk ka pasur vet\u00ebm mb\u00ebshtet\u00ebs, por edhe kritikues. Mediat italiane kan\u00eb shkruar dit\u00ebn e sotme p\u00ebr performanc\u00ebn e Ronela Hajatit n\u00eb Eurosong. Duket se fqinj\u00ebt tan\u00eb nuk i kan\u00eb kursyer ironit\u00eb p\u00ebr look-un q\u00eb k\u00ebng\u00ebtarja kishte zgjedhur. Madje n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim me nota, ata i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 4 artistes son\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e b\u00ebr\u00eb. Duke vler\u00ebsuar energjin\u00eb q\u00eb i solli mbr\u00ebmjes, mediat nuk i kan\u00eb kursyer batutat p\u00ebr Ronela Hajatin.<\/p>\n<p>\u201cReggaeton dhe folklori ballkanik: Dikush t\u00eb na japi antidotin menj\u00ebher\u00eb\u2026 N\u00ebse nuk mjafton ajo q\u00eb keni par\u00eb live, shkoni gjejeni videon n\u00eb YouTube: Nj\u00eb fantazi mesjetare si \u2018Game of Thrones\u2019 p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb histori dashurie t\u00eb fshehta, tradhti, seks dhe gjak. Z\u00ebri i fuqish\u00ebm, por jo gjithmon\u00eb i p\u00ebrqendruar! Ronela vendosi dor\u00ebn n\u00eb zon\u00ebn intime gjat\u00eb performanc\u00ebs, q\u00eb Eurovizioni e kishte censuruar n\u00eb rrjetet sociale (por a i njohin Michael Jackson dhe Madonna?). Gjithsesi artistja e realizoi performanc\u00ebn e saj\u201d, shkruanin mediat italiane, duke pasur \u2018ankesa\u2019 edhe p\u00ebr z\u00ebrin e artistes shqiptar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr edhe \u201cCorriere della Sera\u201d nuk \u00ebsht\u00eb treguar shum\u00eb dashamir\u00ebse me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen ton\u00eb n\u00eb Eurosong.<\/p>\n<p>\u201cNderim p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qen\u00eb pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bishtin. Busti me efekt trapez me nj\u00eb dekolte dhe k\u00ebmb\u00eb mjaft provokuese, si koreografia q\u00eb shoq\u00ebroi performanc\u00ebn. Me siguri fillimi i mbr\u00ebmjes plot energji, ndoshta n\u00ebse do t\u00eb kishte shpenzuar pak m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zgjedhjen e look-ut do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb investim i mir\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb shkrim.<\/p>\n<p>\u201cKur taksia vjen n\u00eb 5 dhe ju s\u2019keni thar\u00eb flok\u00ebt\u201d\/ BBC ironi ther\u00ebse me performanc\u00ebn e Ronela Hajatit n\u00eb Eurovision<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Eurovision, k\u00ebng\u00ebtarja Ronela Hajati nuk ka mundur t\u00eb kualifikohet n\u00eb finalen e kompeticionit, q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit mbahet n\u00eb Itali. Ronela Hajati ishte k\u00ebng\u00ebtarja q\u00eb hapin nat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij festivali me k\u00ebng\u00ebn e saj \u201cSekret\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ajo ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut me gjith\u00eb performanc\u00ebn e saj. Ishte pik\u00ebrisht televizioni i njohur britanik \u2018BBC\u2019, i cili ka komentuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs, duke ironizuar me l\u00ebvizjen e saj t\u00eb kok\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur taksia vjen n\u00eb 5 dhe ju ende keni nevoj\u00eb t\u2019i thani flok\u00ebt e juaja. #Albania #Eurovision\u201d, ka shkruar BBC 3 n\u00eb Twitter.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbr\u00ebmjen e djeshme e gjith\u00eb v\u00ebmendja e shqiptar\u00ebve, si brenda dhe jasht\u00eb vendit, ishte e p\u00ebrqendruar p\u00ebrpara ekranit t\u00eb televizionit p\u00ebr t\u00eb ndjekur performanc\u00ebn e k\u00ebng\u00ebtares shqiptare, Ronela Hajati, e cila hapi nat\u00ebn e par\u00eb gjysm\u00ebfinale t\u00eb Eurovision 2022, q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit mbahet n\u00eb Itali. Megjith\u00eb performanc\u00ebn elektrizuese dhe deri diku provokuese, k\u00ebng\u00ebtarja shqiptare nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":257507,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,3591],"tags":[],"class_list":{"0":"post-257506","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=257506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/257506\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/257507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=257506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=257506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=257506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}