{"id":258852,"date":"2022-05-17T10:21:47","date_gmt":"2022-05-17T08:21:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=258852"},"modified":"2022-05-17T10:21:47","modified_gmt":"2022-05-17T08:21:47","slug":"nga-miq-te-ngushte-ne-armiq-kush-eshte-deshmitarja-qe-denoncoi-meten-dhe-kryemadhin-ne-gazeten-austriake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-miq-te-ngushte-ne-armiq-kush-eshte-deshmitarja-qe-denoncoi-meten-dhe-kryemadhin-ne-gazeten-austriake\/","title":{"rendered":"Nga miq t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb armiq, kush \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitarja q\u00eb denoncoi Met\u00ebn dhe Kryemadhin n\u00eb gazet\u00ebn austriake"},"content":{"rendered":"<p>Gazeta m\u00eb e madhe austriake Krone u hap dje me nj\u00eb shkrim denoncues mbi dy faqe p\u00ebr presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta dhe bashk\u00ebshorten e tij kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshmitare u tha se kishte folur n\u00eb anonimitet, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve me vdekje q\u00eb kishte marr\u00eb nga Meta e Kryemadhi, nd\u00ebrsa denoncoi sipas saj nj\u00eb afer\u00eb prej 700 mij\u00eb eurosh t\u00eb presidentit Meta, i cili kishte lobuar p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie guack\u00eb n\u00eb Qipro p\u00ebr nj\u00eb foto me presidentin amerikan Donald Trump.<\/p>\n<p>Kryetarja e LSI, Kryemadhi ka aluduar se shkrimi mund t\u00eb jet\u00eb paguar nga pronar\u00ebt e incenerator\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt sipas saj po k\u00ebrkojn\u00eb azil n\u00eb Austri.<\/p>\n<p>Por gazeta Dita raporton se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Vjosa Ismailajn, bashk\u00ebshortja e Kastriot Ismailajt, biznesmeni i burgosur p\u00ebr afer\u00ebn CEZ-DIA.<\/p>\n<p>Arrestimi dhe d\u00ebnimi i Kastriot Isnailaj lidhet me at\u00eb q\u00eb njihet n\u00eb publik si skandali CEZ-DIA, por Ismailaj \u00ebsht\u00eb gjithashtu personi i p\u00ebrgjimit t\u00eb denoncuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ku aludohej se Meta k\u00ebrkonte 200 mij\u00eb euro p\u00ebr fushat\u00eb.<\/p>\n<p>Vojsava Ismailaj, e cila \u00ebsht\u00eb larguar tashm\u00eb nga Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjithashtu n\u00eb pyetje n\u00eb 2015 nga Prokuroria, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb hapur pas deklaratave t\u00eb ashpra publike mes Ilir Met\u00ebs dhe Tom Doshit mbi nj\u00eb \u201ckomplot p\u00ebr vrasje\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb vitit 2019, ajo do t\u00eb deklaronte:<\/p>\n<p>Zonja Vojsava p\u00ebrse keni vendosur t\u00eb largoheni jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Jam larguar nga Shqip\u00ebria, sepse pas arrestimit t\u00eb bashk\u00ebshortit tim, Kastriotit, jam ndjer\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar dhe e rrezikuar nga pushteti, d.m.th njer\u00ebz t\u00eb veshur me pushtet. \u00c7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat ai po hetohet jan\u00eb madhore, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebrfolur emra shum\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare dhe un\u00eb si bashk\u00ebshortja e tij kam ndjer\u00eb se ne si familje mund t\u00eb jemi t\u00eb rrezikuar nga presione t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pushtetsh\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebshironin q\u00eb Kastrioti t\u00eb sqaronte shum\u00eb detaje gjat\u00eb hetimeve q\u00eb po kryhen ndaj tij.<\/p>\n<p>Ka pasur direkt dhe indirekt k\u00ebrc\u00ebnime. Persona t\u00eb njohur t\u00eb mi dhe t\u00eb Kastriotit, m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: Kastrioti t\u00eb t\u00ebrhiqet nga Arbitrazhi q\u00eb t\u00eb lirohet. Ky \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb ka ardhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, direkt m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar persona t\u00eb panjohur p\u00ebr jet\u00ebn time dhe t\u00eb djalit tim, m\u00eb kan\u00eb ndjekur dhe ruajtur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs persona t\u00eb ndrysh\u00ebm, kudo ku un\u00eb shkoja, para sht\u00ebpis\u00eb etj.<\/p>\n<p>N\u00eb dijenin\u00eb tuaj, cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb prokuroria rinisi hetime, t\u00eb cilat i kishte pushuar m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr Kastriotin, por edhe p\u00ebr mua, ishte e qart\u00eb se ngritja e k\u00ebtyre akuzave dhe rifillimi i hetimeve ndaj Kastriotit, pasi hetimet ndaj tij ishin pushuar 3 her\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, kishin si q\u00ebllim vet\u00ebm ta sulmonin, p\u00ebr shkak t\u00eb arbitrazhit t\u00eb filluar n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Kastrioti duhej penguar me \u00e7do kusht n\u00eb vijimin e arbitrazhit, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar, por kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb informacioneve q\u00eb po dilnin gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb arbitrazhit. Avokat\u00ebt e t\u00eb dyja pal\u00ebve kishin filluar t\u00eb paraqisnin gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb detaje para Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit dhe me sa duket kjo duhej t\u00eb ndalonte, pasi p\u00ebrfshiheshin persona t\u00eb pushtetsh\u00ebm.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta m\u00eb e madhe austriake Krone u hap dje me nj\u00eb shkrim denoncues mbi dy faqe p\u00ebr presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta dhe bashk\u00ebshorten e tij kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Nj\u00eb d\u00ebshmitare u tha se kishte folur n\u00eb anonimitet, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve me vdekje q\u00eb kishte marr\u00eb nga Meta e Kryemadhi, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":258853,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-258852","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=258852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258852\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/258853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=258852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=258852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=258852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}