{"id":258902,"date":"2022-05-17T12:22:20","date_gmt":"2022-05-17T10:22:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=258902"},"modified":"2022-05-17T12:22:20","modified_gmt":"2022-05-17T10:22:20","slug":"gjysma-e-ministrave-te-kabinetit-ngelin-ne-testin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjysma-e-ministrave-te-kabinetit-ngelin-ne-testin-e-pasurise\/","title":{"rendered":"Gjysma e ministrave t\u00eb kabinetit, ngelin n\u00eb testin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria ka vendosur t\u00eb verifikoj\u00eb stilin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr, \u201charron\u201d shpenzimet e 27 ministrave, 82 deputet\u00ebve dhe 800 drejtor\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb probleme me justifikimin e pasurive t\u00eb trefishuara nga qirat\u00eb, bizneset, aksionet n\u00eb shoq\u00ebri private, fitimet nga shitja e pronave dhe huamarrjeve<\/p>\n<p>Ja si t\u00eb dh\u00ebnat\u00a0 nxjerrin zbuluar 18 nga 27 an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb probleme me justifikimin e pasuris\u00eb dhe trefishuan pasurit\u00eb<\/p>\n<p>T\u00cb ARDHURAT DHE SHPENZIMET E 27 AN\u00cbTAR\u00cbVE T\u00cb KABINETIT QEVERITAR NXOR\u00cbN ZBULUAR T\u00cb ARDHURA NGA QIRAT\u00cb DHE BIZNESET, AKSIONET N\u00cb SHOQ\u00cbRI PRIVATE, FITIME NGA SHITJA E PASURIVE T\u00cb PALUAJTSHME DHE E AUTOMJETEVE, DETYRIME T\u00cb LARTA NDAJ SHOQ\u00cbRIVE T\u00cb ND\u00cbRTIMIT SI DHE HUAMARRJET<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr, por jo t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se sa na kushtojn\u00eb deputet\u00ebt. P\u00ebrve\u00e7 rrog\u00ebs, \u00e7do muaj populli hallexhi paguan vet\u00ebm p\u00ebr karburantin e tyre 48 milion n\u00eb muaj, pa llogaritur telefonat, qirat\u00eb, dietat, udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit, kredit\u00eb me interes zero etj. Sakaq Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se nuk mund t\u00eb kesh sht\u00ebpi e makina t\u00eb shtrenjt\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb ke nj\u00eb rrog\u00eb q\u00eb nuk i justifikon ato, duke n\u00ebnkuptuar se do kontrollonte stilin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Por a nuk do ishte m\u00eb me vend q\u00eb ky kontroll t\u00eb niste q\u00eb nga administrata, deputet\u00ebt, pushtetar\u00ebt dhe oligark\u00ebt q\u00eb u shihet qart\u00eb luksi ku jetojn\u00eb, duke nisur q\u00eb nga rrobat firmato q\u00eb veshin?<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se 18 nga 27 an\u00ebtar\u00ebt e kabinetit t\u00eb kryeministrit Edi Rama nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2018, kan\u00eb probleme me justifikimin e pasuris\u00eb n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre si sh\u00ebrbyes publik\u00eb. N\u00eb shtator 2018, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj nj\u00eb propozimi t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs p\u00ebr t\u00eb instaluar nj\u00eb proces t\u00eb hetimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paligjshme dhe lidhjeve t\u00eb politikan\u00ebve me krimin e organizuar \u2013 e ngjashme me vetingun e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, duke theksuar se pastrimi i drejt\u00ebsis\u00eb ishte garancia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb korrupsioni n\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb hetohej.<\/p>\n<p>\u201cVeting politikan\u00ebve? Sa m\u00eb par\u00eb! Me nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pastruar p\u00ebrmes vetingut, s\u2019do ket\u00eb m\u00eb as n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend shteg p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb t\u2019i ikin drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d -shkruajti Rama n\u00eb rrjetin social Twitter. M\u00eb 25 prill, shqiptar\u00ebt iu drejtuan kutive t\u00eb votimit n\u00eb zgjedhjet parlamentare, ku mazhoranca e udh\u00ebhequr nga Rama k\u00ebrkoi nj\u00eb mandatin t\u00eb tret\u00eb qeveris\u00ebs: nj\u00eb ambicie e parealizuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb paraardh\u00ebsit e tij n\u00eb historin\u00eb pluraliste t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN nga deklarimet vjetore t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2018 tregojn\u00eb se 67% e an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e kabineteve qeveritare \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin,- nuk e justifikojn\u00eb me deklarimet e tyre shtimin e pasuris\u00eb familjare n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit gjat\u00eb karrier\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Deklaratat e ministrave u analizuan me ndihm\u00ebn e tre ekspert\u00ebve financiar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kategorizuan dhe i hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb databaz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga deklaratat e pasuris\u00eb. Informacioni u analizua duke p\u00ebrdorur metod\u00ebn e kontrollit aritmetik-logjik; nj\u00eb prej formave t\u00eb p\u00ebrdorura nga ILDKPKI gjat\u00eb verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrolli aritmetik-logjik tregon sa \u00ebsht\u00eb pasuria e shtuar brenda nj\u00eb deklarimi periodik, e cila nuk \u00ebsht\u00eb e justifikuar me burimet financiare t\u00eb deklaruara n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit. Ky kontroll shpjegon n\u00ebse parat\u00eb q\u00eb politikani deklaron se ka p\u00ebrfituar p\u00ebrputhen me asetet dhe parat\u00eb e shpenzuara prej tij. Mosp\u00ebrputhjet mes t\u00eb ardhurave n\u00eb hyrje dhe shpenzimeve t\u00eb kryera nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb paligjshme. Megjithat\u00eb, k\u00ebto mosp\u00ebrputhje ngren\u00eb \u201cflamuj t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb normalisht k\u00ebrkojn\u00eb verifikime dhe kontrolle nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit.<\/p>\n<p>-NGA NUMRI I MINISTRAVE DHE ISH-MINISTRAVE Q\u00cb IU N\u00cbNSHTRUAN KONTROLLIT ARITMETIK-LOGJIK, 18 PREJ TYRE REZULTUAN ME PASURI T\u00cb PAJUSTIFIKUAR N\u00cb T\u00cb PAKT\u00cbN NJ\u00cb VIT T\u00cb DEKLARIMIT T\u00cb PASURIVE, ND\u00cbRSA 9 AN\u00cbTAR\u00cb T\u00cb KABINETIT QEVERITAR REZULTUAN PA PROBLEME<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare t\u00eb konstatuara nga kontrolli aritmetik logjik, analiza e aseteve, e detyrimeve, t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e 27 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit qeveritar zbulon nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb \u2018flamujsh t\u00eb kuq\u2019, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhura nga qirat\u00eb dhe bizneset, aksionet n\u00eb shoq\u00ebri private, fitime nga shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme dhe e automjeteve, detyrime t\u00eb larta ndaj shoq\u00ebrive t\u00eb nd\u00ebrtimit si dhe huamarrjet.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN mbi verifikimet e ministrave t\u00eb kabinetit t\u00eb qeveris\u00eb \u2018Rama\u2019, ILKDPKI tha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se nuk kishte konstatuar shkelje n\u00eb kontrollet e kryera p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb nga ministrat e qeveris\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Partia Socialiste q\u00eb nga viti 2013.<\/p>\n<p>\u201cNdaj subjekteve t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn tuaj nuk jan\u00eb marr\u00eb masa administrative me \u2018gjob\u00eb\u2019, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur kall\u00ebzim penal pran\u00eb organeve t\u00eb prokuroris\u00eb,\u201d- deklaroi ILDKPKI.<\/p>\n<p>Pasuri t\u00eb pajustifikuara<\/p>\n<p>Sipas raportit vjetor t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Deklarimin e Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2019 jan\u00eb nd\u00ebshkuar me gjob\u00eb 1726 zyrtar\u00eb publik\u00eb p\u00ebr refuzim t\u00eb deklarimeve apo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb konfliktit t\u00eb interesave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb, ILDKPKI ka referuar pran\u00eb Prokuroris\u00eb, strukturave t\u00eb hetimit tatimor, Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave si dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit 430 subjekte \u2013 list\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb deputet\u00eb, kryetar\u00eb bashkie dhe drejtor\u00eb drejtorie, si dhe jan\u00eb\u00a0 paraqitur n\u00eb total 115 raste kall\u00ebzimesh penale dhe referime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Lista e masave administrative dhe kall\u00ebzimeve penale nuk p\u00ebrfshin asnj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb kabinetit qeveritar t\u00eb kryeministrit Edi Rama. P\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, BIRN mori nga ILDKPKI kopje t\u00eb 279 deklaratave periodike vjetore t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb viteve 2013-2018 nga ministrat dhe kryeministri Edi Rama.\u00a0 Pjes\u00eb e analiz\u00ebs u b\u00ebn\u00eb 16 an\u00ebtar\u00ebt t\u00eb kabinetit qeveritar n\u00eb vitet 2018-2019 dhe 11 ish-ministra.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrjashtuar vitin e par\u00eb t\u00eb deklarimit p\u00ebr secilin prej tyre, 252 deklarata iu n\u00ebnshtruan metod\u00ebs s\u00eb kontrollit aritmetik-logjik. Analiza e t\u00eb dh\u00ebnave tregon se 39 nga 252 deklaratat e plot\u00ebsuara nga ministrat dhe kryeministri p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2013-2018 d\u00ebshtuan t\u00eb kalojn\u00eb kontrollin aritmetik dhe logjik. Deklaratat me probleme z\u00ebn\u00eb 15.5 % t\u00eb totalit t\u00eb analizuar.<\/p>\n<p>Pasuria e pajustifikuar, sipas kontrollit aritmetik-logjik t\u00eb deklaratave t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI kap vler\u00ebn e 398.8 milion\u00eb lek\u00ebve ose 83% t\u00eb aseteve totale neto t\u00eb kabinetit. Nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ministrave dhe ish-ministrave q\u00eb iu n\u00ebnshtruan kontrollit aritmetik, logjik, 18 prej tyre rezultuan me pasuri t\u00eb pajustifikuar n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit t\u00eb deklarimit t\u00eb pasurive, nd\u00ebrsa 9 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit qeveritar rezultuan pa probleme.<\/p>\n<p>Nga 18 ministrat q\u00eb rezultuan me deklarata me probleme, gjasht\u00eb kan\u00eb 1 deklarat\u00eb me pasuri t\u00eb pajustifikuar, n\u00ebnt\u00eb kan\u00eb 2-3 deklarata dhe tre kan\u00eb 4-5 deklarata me probleme.<\/p>\n<p>Pasuria e kabinetit u trefishua<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se p\u00ebrpara marrjes s\u00eb funksionit, pasuria totale bruto familjare e 27 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit qeveritar ishte 563.1 milion\u00eb lek\u00eb. Deri n\u00eb vitin 2018, kjo pasuri u rrit me 2.65 her\u00eb duke kapur nj\u00eb vler\u00eb prej 1.49 miliard\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb totale prej 928.4 milion\u00eb lek\u00eb ose shtes\u00eb mesatare p\u00ebr an\u00ebtar prej 34 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb asetet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit t\u00eb qeveris\u00eb \u2018Rama\u2019 e z\u00ebn\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme n\u00eb shifr\u00ebn e 745.4 milion\u00eb lek\u00ebve ose 50% t\u00eb totalit, t\u00eb ndjekura nga likujditetet bankare me vler\u00eb 520 milion\u00eb lek\u00eb ose 34.9 % t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Z\u00ebrat e tjer\u00eb si automjete, para cash, huadh\u00ebnia apo pjes\u00eb n\u00eb kapital\/aksione z\u00ebn\u00eb n\u00eb total rreth 15% t\u00eb aseteve. Nga viti 2013 deri n\u00eb viti 2018, kategoria e aseteve q\u00eb ka regjistruar norm\u00ebn me t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rritjes \u00ebsht\u00eb huadh\u00ebnia, e cila u 80-fishua nga 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 24 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 26% e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar ka si burim krijimi detyrimet financiare n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb totale prej 392.8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Nga kjo shum\u00eb, 63.7% jan\u00eb kredi bankare, 25.9% ose 101.8 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb detyrime ndaj kompanive t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe 9.3% ose 36.6 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb huamarrje.<\/p>\n<p>Tregtar\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm makinash<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb tetorit 2019, kryeministri Edi Rama postoi nj\u00eb video me titullin: \u2018Me timon pa timon shoferi jon osht kampion,\u2019 ku ai b\u00ebnte xhiro n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb pa shofer n\u00eb nj\u00eb pist\u00eb t\u00eb mbyllur p\u00ebr t\u00eb ilustruar kapacitet e teknologjis\u00eb 5G t\u00eb kompanis\u00eb Vodafone.<\/p>\n<p>\u201cKur thosha q\u00eb do vij\u00eb dita, q\u00eb makinat t\u00eb ecin vet\u00eb dhe s\u2019kam nevoj\u00eb t\u00eb marr patent\u00ebn nuk m\u00eb besonte njeri,\u201d komenton Rama gjat\u00eb videos.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb kryeministri shqiptar nuk i jep makin\u00ebs \u00ebsht\u00eb i njohur. Ndryshe q\u00ebndron e v\u00ebrteta p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb kabinetit t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm kan\u00eb patent\u00eb, por jan\u00eb dhe tregtar\u00eb t\u00eb zot\u00eb n\u00eb shitblerjen e automjeteve. Analiza e t\u00eb ardhurave t\u00eb 27 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit \u201cRama\u201d tregon se nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2018, ata p\u00ebrfituan n\u00eb total 5.2 milion\u00eb lek\u00eb nga shitblerja e automjeteve, edhe pse pasurit\u00eb e luajtshme jan\u00eb asete t\u00eb amortizueshme. Nga 33 raste t\u00eb deklarimit t\u00eb shitjes s\u00eb automjeteve nga ministrat e kabinetit qeveritar, rezulton se n\u00eb 36% t\u00eb rasteve, shitja \u00ebsht\u00eb realizuar me fitim.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb analizuara nga BIRN, 27 an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga vitit 2013 deri n\u00eb vitin 2018 regjistruan t\u00eb ardhura totale me vler\u00eb 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 62.6% e t\u00eb cilave ose 956.7 milion\u00eb lek\u00eb, vijn\u00eb si rrjedhoj\u00eb e pag\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve dhe pag\u00ebs s\u00eb subjekteve si pasoj\u00eb e funksionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, 125.6 milion\u00eb lek\u00eb ose 8.2 % e totalit jan\u00eb t\u00eb ardhura nga biznesi, 69.5 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb t\u00eb ardhura nga shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme, 108.9 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb t\u00eb ardhura nga qirat\u00eb, 8.8 milion\u00eb nga m\u00ebsimdh\u00ebnia dhe 1.8 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb dhurata n\u00eb cash. N\u00eb total, shpenzimet e kabinetit gjat\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb kapin vler\u00ebn 255.2 milion\u00eb lek\u00eb, ku 68.8 % ka shkuar p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb, 21.9 % pagesa ndaj shoq\u00ebrive t\u00eb nd\u00ebrtimit, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr p\u00ebrfshin shpenzime shkollimi dhe k\u00ebste huaje.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria ka vendosur t\u00eb verifikoj\u00eb stilin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr, \u201charron\u201d shpenzimet e 27 ministrave, 82 deputet\u00ebve dhe 800 drejtor\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb probleme me justifikimin e pasurive t\u00eb trefishuara nga qirat\u00eb, bizneset, aksionet n\u00eb shoq\u00ebri private, fitimet nga shitja e pronave dhe huamarrjeve Ja si t\u00eb dh\u00ebnat\u00a0 nxjerrin zbuluar 18 nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":258903,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-258902","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=258902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/258902\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/258903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=258902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=258902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=258902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}