{"id":260924,"date":"2022-05-26T15:21:11","date_gmt":"2022-05-26T13:21:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=260924"},"modified":"2022-05-26T15:21:11","modified_gmt":"2022-05-26T13:21:11","slug":"baci-zbulon-prapaskenat-alibeaj-telefonon-deputetet-dhe-berisha-i-pakonkurrueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/baci-zbulon-prapaskenat-alibeaj-telefonon-deputetet-dhe-berisha-i-pakonkurrueshem\/","title":{"rendered":"Ba\u00e7i zbulon prapaskenat: Alibeaj telefonon deputet\u00ebt dhe&#8230;! Berisha, i pakonkurruesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Luan Ba\u00e7i, thot\u00eb se me veprimet dhe sjelljet q\u00eb po b\u00ebn Enkelejd Alibeaj, jan\u00eb veprime q\u00eb do l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb shum\u00eb t\u00eb thella tek demokrat\u00ebt dhe Partia Demokratike, pasi shprehet se Alibeaj vazhdon t\u00eb sillet si amator n\u00eb politik\u00eb, duke par\u00eb faktet ndryshe te PD, e cila \u00ebsht\u00eb e riorganizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr MCN Live, Ba\u00e7i tha se duke e shkundur nga themelet deri n\u00eb zgjedhjen e kryetarit, akti i s\u00eb shtun\u00ebs kur mblidhet k\u00ebshilli dhe zgjedh Kryesin\u00eb, Partia Demokratike dhe opozita e gatshme p\u00ebr tu ngritur n\u00eb nivelin e opozit\u00ebs q\u00eb duan shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas tij, Alibeaj vazhdon me fars\u00eb dhe loj\u00eb dhe se e ka z\u00ebn\u00eb hall i madh, duke deklaruar se telefonon deputet\u00ebt dhe nuk arrin t\u00eb mbledh\u00eb dot 20 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Duket si mb\u00ebshtetje e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, por ka mb\u00ebshtetjen e Ram\u00ebs. Ram\u00ebs i intereson q\u00eb opozit\u00ebn ta identifikoj\u00eb me Alibeaj dhe njer\u00ebz pa mb\u00ebshtetje, \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb me zotin Rama.<\/p>\n<p>Zoti Berisha \u00ebsht\u00eb zoti Berisha, \u00ebsht\u00eb i pakonkurruesh\u00ebm, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk ka zgjedhje. Aq sa i kemi lodhur demokrat\u00ebt me mbledhjet dhe zgjedhjet. N\u00eb votimin p\u00ebr kryetarin p\u00ebrs\u00ebri pat\u00ebm nj\u00eb votim plebishitar.<\/p>\n<p>Bashkimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. Sa her\u00eb ka proces zgjedhor kurr\u00eb mos pretendoni bashkim 100% t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve. Sa her\u00eb ka pasur zgjedhje, ka pasur demokrat\u00eb q\u00eb e kan\u00eb bojkotuar.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur dhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, por k\u00ebsaj radhe ka qen\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb pjes\u00ebmarrja. Nuk \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike grupi parlamentar, por \u00ebsht\u00eb grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb grupi q\u00eb e p\u00ebrcakton p\u00ebr\u00e7arjen, por an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb baz\u00eb, seksionet, grupseksionet. Grupi parlamentar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim politik i zgjedhur nga PD, por nuk e p\u00ebrcaktojn\u00eb dot p\u00ebrqindjen e p\u00ebr\u00e7arjes.<\/p>\n<p>A e di \u00e7far\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb Alibeajt deputet\u00ebt? Njohjen e grupit t\u00eb dal\u00eb nga 25 prilli, si grup i p\u00ebrbashk\u00ebt prej 52 deputet\u00ebsh q\u00eb PD t\u00eb funksionoj\u00eb si e t\u00ebr\u00eb dhe t\u00ebrheqjen e ankimimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me at\u00eb q\u00eb flitet se pjesa e Komisionit t\u00eb Rithemelimit t\u00eb b\u00ebhet shtojc\u00eb e Ilir Met\u00ebs, e mohoi kategorikisht.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb PD t\u00eb jet\u00eb shtojc\u00eb. PD nuk pranon as q\u00eb partit\u00eb e vogla t\u00eb jen\u00eb shtojc\u00eb e PD. Por \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelet e bashk\u00ebpunimit dhe bashk\u00ebrendimit. K\u00ebt\u00eb e treguam n\u00eb zgjedhjet e 6 marsit q\u00eb pam\u00eb nj\u00eb PD t\u00eb unifikuar dhe nuk na ndryshoi asnj\u00eb gj\u00eb q\u00eb lufta q\u00eb na b\u00ebri ish-kryetari Basha duke mbajtur peng sigl\u00ebn dhe duke na konkurrurar.<\/p>\n<p>Ne si PD vum\u00eb nj\u00eb sig\u00ebl tjet\u00ebr \u201cSht\u00ebpia e Liris\u00eb\u201d dhe pam\u00eb ku vajt\u00ebn demokrat\u00ebt. Nj\u00eb ndryshim sigle apo emri, nuk ndikon te PD, e cila \u00ebsht\u00eb demokrat\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vul\u00eb dhe seli q\u00eb mbahet me forc\u00eb me ndihm\u00ebn e pushtetit t\u00eb Ram\u00ebs dhe me ndonj\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi nj\u00eb vendim gjykate, nuk e p\u00ebrb\u00ebn PD vendimi i gjykat\u00ebs N\u00eb vitin tjet\u00ebr q\u00eb do jen\u00eb zgjedhjet lokale, nuk kam asnj\u00eb merak, p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e PD, me \u00e7far\u00ebdo sigle.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi vet\u00ebm, kemi gjith\u00eb popullin opozitar me vete. S\u2019ka pjes\u00eb tjet\u00ebr PD, n\u00ebse mbahet nj\u00eb vul\u00eb forc\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Deputeti tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se demokrat\u00ebt e treguan q\u00eb nuk votuan sigl\u00ebn, por veten e vet\u00eb dhe se PD nuk \u00ebsht\u00eb ndarje kur sipas tij, 20 deputet\u00ebve u ik\u00ebn mendja.<\/p>\n<p>Referuar vendimit q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb Gjykata e Apelit se kujt i takon sigla dhe vula, tha se hallka fundore nuk ka lidhje me k\u00ebta deputet\u00eb fare.<\/p>\n<p>Jan\u00eb deputet\u00eb n\u00eb pakic\u00eb n\u00eb minoranc\u00eb. Jan\u00eb zero pesh\u00eb n\u00eb elektorat dhe mua nuk m\u00eb shqet\u00ebson ky fakt, m\u00eb shqet\u00ebson fakti q\u00eb disa koleg\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deputet\u00eb me integritet q\u00eb kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrim pozitiv pro an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD q\u00eb duhet t\u00eb japin p\u00ebrgjigjen e merituar Enkelejd Alibeaj dhe 4-5 deputet\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb loj\u00ebn e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Linja zyrtare \u00ebsht\u00eb vota e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD, jo nj\u00eb vendim gjykate. Kam shum\u00eb muaj pa kontakt me Alibeaj, q\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit. Drejtimi i tij n\u00eb Fier, ishte arrogant, prepotent, jo drejtues politik.<\/p>\n<p>Edhe pas 25 prillit dhe vendimit t\u00eb 9 shtatorit, q\u00eb dhe Alibeaj ka qen\u00eb pjes\u00eb e vendimmarrjes q\u00ebndrimi i tij ka qen\u00eb i prer\u00eb, me paramendim se ku do t\u00eb vej\u00eb dhe jo n\u00eb form\u00ebn e bashk\u00ebpunimit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Luan Ba\u00e7i, thot\u00eb se me veprimet dhe sjelljet q\u00eb po b\u00ebn Enkelejd Alibeaj, jan\u00eb veprime q\u00eb do l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb shum\u00eb t\u00eb thella tek demokrat\u00ebt dhe Partia Demokratike, pasi shprehet se Alibeaj vazhdon t\u00eb sillet si amator n\u00eb politik\u00eb, duke par\u00eb faktet ndryshe te PD, e cila \u00ebsht\u00eb e riorganizuar. P\u00ebr MCN Live, Ba\u00e7i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":260925,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-260924","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/260924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=260924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/260924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/260925"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=260924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=260924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=260924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}