{"id":261119,"date":"2022-05-27T13:28:54","date_gmt":"2022-05-27T11:28:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=261119"},"modified":"2022-05-27T13:28:54","modified_gmt":"2022-05-27T11:28:54","slug":"po-vjen-presidenti-mori-dhene-kjo-pune-gjekmarkaj-tregon-si-do-jete-kreu-i-shtetit-damo-tao-dhe-elisa-i-vune-ne-tabaka-e-sa-hap-e-mbyll-syte-u-ngjiten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/po-vjen-presidenti-mori-dhene-kjo-pune-gjekmarkaj-tregon-si-do-jete-kreu-i-shtetit-damo-tao-dhe-elisa-i-vune-ne-tabaka-e-sa-hap-e-mbyll-syte-u-ngjiten\/","title":{"rendered":"&#8220;Po vjen Presidenti. Mori dhen\u00eb kjo pun\u00eb&#8221;\/ Gjekmarkaj tregon si do jet\u00eb kreu i Shtetit: Damo, Tao dhe Elisa i vun\u00eb n\u00eb tabaka e sa hap e mbyll syt\u00eb u ngjit\u00ebn&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Deputet i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar situat\u00ebn politike dhe aktuale n\u00eb vendin ton\u00eb. Gjekmarkaj ka b\u00ebr\u00eb ironi me zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb vendit, ku edhe faza e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur pa asnj\u00eb kandidatur\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i deputetit t\u00eb PD-s\u00eb:<\/p>\n<p>Po vjen Presidenti !<\/p>\n<p>Kjo pranver\u00eb hyri e po del me \u00ebndrra shum\u00eb. M\u00eb e spikatura prej tyre \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb President! Ai q\u00eb e kandisi m\u00eb shum\u00eb se kushdo k\u00ebt\u00eb mekanizem kombetar qe Kryeministri. E nisi me fanfar\u00eb e zyrna t\u00eb madhe, duke u \u201ckeshilluar\u201d me popullin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komision ngriti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. U munduan ata t\u00eb gjoret ! Buk\u00eb , qep\u00eb e gjiz\u00eb moren me vete dhe i ran\u00eb Shqiperis\u00eb kryq e terthor duke takuar pun\u00ebtor\u00eb, fshatar\u00eb, bujq , blegtor\u00eb, veteran\u00eb , burra, gra t\u00eb rinj e t\u00eb reja!<\/p>\n<p>Secilit prej tyre i lan\u00eb nj\u00eb kart\u00ebvizite dhe numer telefoni ku ata t\u00eb llafoseshin k\u00eb, qysh e si e donin Presidentin?!<\/p>\n<p>Mori dhen\u00eb kjo pun\u00eb, bir o bir. Nj\u00eb dit\u00eb komisioni me kuaj me mushq si dhe tre gomer\u00eb q\u00eb mberritem nga Salaria pak m\u00eb von\u00eb,ngarkuar me emra ja behu tek der\u00eb e Kryeministris\u00eb. Doli n\u00eb dritare vet\u00eb ai kureshtar nga z\u00ebrat e trazova\u00e7eve lidhur n\u00ebn pisha. Kur \u00e7\u2019t\u00eb shiht\u00eb pellit nj\u00ebri e pellit tjetri- u b\u00eb zeher. Mallkoi me vete ju h\u00ebngert mortja ju e ata q\u00eb ju sollen ketu.<\/p>\n<p>E paskan marr\u00eb seriozisht mendoi me vete-nuk me paskan njohur, po ketyre do jua lija un\u00eb ta zgjidhnin, medet, medet.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb mos fyheshin u tha ti \u00e7onin dhjet\u00eb identikitet e para siper ! Damo , Tao dhe Elisa i vun\u00eb n\u00eb tabaka e sa hap e mbyll syt\u00eb u ngjiten.<\/p>\n<p>Ai menjeher\u00eb filloi \u201cky e ka hunden e madhe, ketij i mban goja er\u00eb, ky tjetri ska dh\u00ebmbe , ajo \u00ebsht\u00eb e shendosh\u00eb, atij i mbahet goja, ky \u00ebsht\u00eb katundar, ky \u00ebsht\u00eb teveqel, tjetri kopuk\u201d dhe letrat hodhi n\u00eb mes t\u00eb salles.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb votoi edhe grupi parlamentar ! Nuk u ndie mir\u00eb q\u00eb ata nuk ja lexuan shijet e mides\u00eb, permes votimit. Shakaja kishte dal\u00eb nga shishja. Shkrofetinte -\u201cja \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebjn\u00eb po tu l\u00ebsh gj\u00eb n\u00eb dore zuzarve\u201d!<\/p>\n<p>Kur deti u b\u00eb kos doli e gjemoi nga foltorja e Kuvendit ! Sikter u tha b\u00ebra gallat\u00eb, asnj\u00eb nga grupi yn\u00eb parlamentar nuk do jet\u00eb vartesi im i ri.Ju e dini qyfyret i kam zanat n\u00ebnteksti.<\/p>\n<p>Varen ndoca turinjet po ndejen sus.<\/p>\n<p>N\u00eb fund nga treshja e komisionit doli vetem nj\u00eb produk! Gjiknuri filloi t\u00eb fliste si Taulanti duke e lidhur \u00e7do fjali tek nocioni \u201cnatyrshem\u201d! Tao ishte b\u00ebr\u00eb mesues gjuhe per Damon.<\/p>\n<p>Kryeministri pasi u hargalis me t\u00eb vetet tha jam q\u00eb jam, nge kam t\u00eb argetohem pak edhe me opoziten. E duam Opoziten n\u00eb proces , jemi t\u00eb gatshem t\u00eb shqyrtojm\u00eb kantidaturat e saj leshoi kumtin. Kendej u b\u00eb deti kos. Mirazhe me President shfaqesh aty ketu.<\/p>\n<p>\u00c7do deputet fap nga xhepi qiti dy president bojallinj e t\u00eb sert\u00eb ,nj\u00eb nga Tirana nj\u00eb tjeter nga zona p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb br\u00ebnda! Nja 16 kantidat\u00eb per kantidat\u00eb q\u00eb nuk u doli emri me moren mua vet\u00eb ku me kerkonin mbeshtetje dhe me shpjegonin sa mir\u00eb do t\u00eb behej per vatan\u00eb nese ata do t\u00eb zgjidheshin. Ndonj\u00eb edhe me qortoi pse nuk shfaqa entuziazem dhe nuk ju drejtova aty per aty me \u201czoti President\u201d!<\/p>\n<p>Filluan me kriteret ! Nga t\u00eb gjitha gerxhet e atdheut vinin kritere. E duam hollak, t\u00eb gjat\u00eb e deli me syrin rrush t\u00eb zi ! Nj\u00eb mesoburr\u00eb q\u00eb rrezon mur e nderton ur\u00eb! Ushtarak diplomat , antikomunist sovranist , sportist\u201d ! Dikujt i kujtohej nj\u00eb kusheri, tjetrit nj\u00eb komshi , ca pertej eprori, prokurori!<\/p>\n<p>Nj\u00eb liste e madhe u b\u00eb dhe mbeti n\u00eb ajer. Ndersa Kryeministri perseriste ! Na i sillni , dukuni, ti shohim po nuk na pelqyen i b\u00ebjm\u00eb hasha pa teklif dhe n\u00eb raundin e katert qesim nj\u00eb zylyf.<\/p>\n<p>Opozita me mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb doli nga komedia dhe u kthye n\u00eb spektator. Mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb prov\u00eb ku e gjithe opozita t\u00eb bashkohej rreth nj\u00eb emri edhe pse mund t\u00eb mos merrej parasysh. Kjo lypte vullnet, perpjekje lodhje , ndaj u la se tani edhe vapa ka mberritur e kesisoj shpirti lyp paq\u00eb e trupi don gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Tani po presim Presidentin q\u00eb duam pas policis\u00eb q\u00eb duam, pas arsimit q\u00eb duam, pas \u00e7do gj\u00ebje qe duam e na u dha n\u00eb keto vite t\u00eb \u201cRilindjes\u201d ! Presidenti po vjen ai do t\u00eb ket\u00eb fytyren e ketij 9 vje\u00e7ari! M\u00eb i miri dhe m\u00eb i bukuri i krejtve.<\/p>\n<p>Gjasat jan\u00eb t\u00eb ngjaj\u00eb me fluturat n\u00eb muret e zyres Kryeministrore i b\u00ebr\u00eb taze nga e nj\u00ebjta dor\u00eb artisti. Ne na duhet nj\u00eb President q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb, pranoj\u00eb dhe promovoj\u00eb gjenialitetin e Kryeministrit ose nj\u00eb deshmitare e ketoj realiteti! Pse jo ndonj\u00eb q\u00eb ka q\u00ebne n\u00eb Paris kur qyteti zalisej e joshej pa fund nga \u00e7apk\u00ebnlliqet e djaloshit q\u00eb m\u00eb von\u00eb mori n\u00eb dor\u00eb fatet e Shqiperis\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputet i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar situat\u00ebn politike dhe aktuale n\u00eb vendin ton\u00eb. Gjekmarkaj ka b\u00ebr\u00eb ironi me zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb vendit, ku edhe faza e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur pa asnj\u00eb kandidatur\u00eb. Postimi i plot\u00eb i deputetit t\u00eb PD-s\u00eb: Po vjen Presidenti ! Kjo pranver\u00eb hyri e po del me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":261121,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-261119","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/261119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=261119"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/261119\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/261121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=261119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=261119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=261119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}