{"id":262116,"date":"2022-06-01T12:42:46","date_gmt":"2022-06-01T10:42:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=262116"},"modified":"2022-06-01T12:42:46","modified_gmt":"2022-06-01T10:42:46","slug":"zgjedhjet-e-ardhshme-kryekomisioneri-celibashi-numerimi-te-behet-ne-vendin-ku-votohet-bushka-opozita-te-sjelle-anetaret-per-reformen-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zgjedhjet-e-ardhshme-kryekomisioneri-celibashi-numerimi-te-behet-ne-vendin-ku-votohet-bushka-opozita-te-sjelle-anetaret-per-reformen-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e ardhshme\/ Kryekomisioneri Celibashi: Num\u00ebrimi t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb vendin ku votohet! Bushka: Opozita t\u00eb sjell\u00eb an\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p>MARIGLEN KUME\/ Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sugjeron forcat politike q\u00eb n\u00eb reform\u00ebn e ardhshme zgjedhore t\u00eb sanksionojn\u00eb q\u00eb num\u00ebrimi i votave p\u00ebr nxjerrjen e rezultatit t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb vendin ku votohet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb raportimit vjetor n\u00eb Komisionin e Ligjeve gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, kreu i KQZs\u00eb u shpreh se n\u00eb qendrat e votimit tani ka kamera dhe siguria e procesit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, ndaj num\u00ebrimi n\u00eb vend do t\u00eb shkurtonte koh\u00ebn e nxjerrjes s\u00eb rezultatit. \u201cP\u00ebrb\u00ebrja e komisioneve t\u00eb niveleve t\u00eb dyta dhe t\u00eb treta duhet t\u00eb rikonsiderohen, t\u00eb ken\u00eb an\u00ebtar\u00eb nga KQZ, pra, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb KQZ dhe jo vet\u00ebm nga partit\u00eb politike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka nevoj\u00eb p\u00ebr qart\u00ebsim t\u00eb financimit t\u00eb subjekteve zgjedhore. Ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb konsiderohet edhe procedura e num\u00ebrimit dhe nxjerrjes s\u00eb rezultatit. T\u00eb konsiderohet num\u00ebrimi i votave n\u00eb qendrat e votimit. Tani q\u00eb kemi disa p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb lidhje me sistemet e siguris\u00eb dhe garantimin e procesit n\u00eb qendrat e votimit. Do jet\u00eb me dobi edhe shtrirja e votimit elektronik edhe n\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb tjera administrative. Shqet\u00ebsim mbetet vonesa n\u00eb vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb fondeve p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve\u201d, tha Celibashi.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 25 prillit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, numri i votave t\u00eb pavlefshme arriti rekord, gati 5% t\u00eb totalit t\u00eb numrit t\u00eb votuesve. I pyetur nga deputeti Alibeaj n\u00ebse kishte nj\u00eb analiz\u00eb se nga se erdhi kjo shif\u00ebr e lart\u00eb, Celibashi sqaroi se referuar analiz\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb, shkak ishte p\u00ebrmbajtja e flet\u00ebs s\u00eb votimit. Kujtojm\u00eb q\u00eb para zgjedhjeve debati p\u00ebr flet\u00ebn e votimit ishte i lart\u00eb ku PS k\u00ebrkonte q\u00eb kandidat\u00ebt t\u00eb identifikoheshin me numra nd\u00ebrsa PD me emra. Duket se identifikimi i kandidat\u00ebve me numra ka qen\u00eb shkaktari kryeso i numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb pavlefshme. \u201cKemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb mbi natyr\u00ebn e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb votave dhe kemi nj\u00eb raport n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb kemi analizuar, 41% t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb pavlefshme \u00ebsht\u00eb votuar n\u00eb dy parti e m\u00eb shum\u00eb. 25% e votave t\u00eb pavlefshme \u00ebsht\u00eb votuar p\u00ebr nj\u00eb subjekt zgjedhor dhe p\u00ebr kandidatin e nj\u00eb vote tjet\u00ebr. 15% e votave t\u00eb pavlefshme p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebnimeve dhe 19% p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa sa lidhet me sistemin elektoral k\u00ebt\u00eb s\u2019e them dot. Kjo lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb votimit. U vendos q\u00eb t\u00eb pasqyroheshin me numra, por s\u2019e themi dot n\u00ebse do t\u00eb kishte kaq apo jo vota t\u00eb pavlefshme\u201d, vijoi Celibashi.<\/p>\n<p>Sakaq, n\u00eb vazhdim t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb pyetjeve t\u00eb deputet\u00ebve, Celibashi u shpreh se KQZ tentoi t\u00eb realizonte votimin e emigrant\u00ebve, por nuk kishte vullnet nga partit\u00eb politike. \u201cN\u00eb 2021 KQZ u angazhua p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar vot\u00ebn e emigrant\u00ebve. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha konsideratave nga faktori politik, KQZ nuk vazhdoi m\u00eb tep\u00ebr. Ndaj nuk kemi informacion n\u00eb lidhje me votimin nga jasht\u00eb. Ne kemi nj\u00eb pun\u00eb fillestare kemi draftuar disa akte, por ka pasur munges\u00eb konsiderate nga partit\u00eb politike. Sa i p\u00ebrket shitblerjes s\u00eb votave dhe patronazhist\u00ebve nuk mund t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb sesa ODIHR. I q\u00ebndron rigorozisht \u00e7far\u00eb ka konstatuar ODIHR.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs nuk lidhet me KQZ\u201d, tha Celibashi. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kryetarja e Komisionit t\u00eb Ligjeve, Klotilda Bushka, i b\u00ebri thirrje opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb depozitoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb si m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb miratohen ndryshimet ligjore pak koh\u00eb para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>DEBATI<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, socialist\u00ebt nuk ngurrojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrmendin opozit\u00ebs kriz\u00ebn e tyre t\u00eb brendshme sapo jepet mund\u00ebsia. Dje ishte rasti i replikave mes Alibeajt dhe Gogut. Deputeti i PD-s\u00eb, Enkelejd Alibeaj, akuzoi Gogun duke b\u00ebr\u00eb relatim t\u00eb raportit t\u00eb KQZ sikur n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb n\u00eb 25 prill dhe sipas Alibeajt fshihej e v\u00ebrtet\u00eb. Por Gogu tha se zgjedhjet u certifikuan dhe se Alibeaj duhet t\u00eb marr\u00eb praktikat e KQZ p\u00ebr zgjedhjet e brendshme n\u00eb parti, q\u00eb sipas tij t\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>Enkelejd Alibeaj: Gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb deri tani \u00ebsht\u00eb dukur si \u00e7udi. N\u00eb ka pasur argument q\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar m\u00eb shum\u00eb se kushdo ka qen\u00eb \u00e7\u00ebshtja e zgjedhjeve. Kemi pasur raporte t\u00eb ODIHR t\u00eb DASH. Por raporti i komisionerit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. K\u00ebshtu q\u00eb nuk besoj se ndokush do m\u00ebrzitet q\u00eb faktet q\u00eb un\u00eb do t\u00eb sjell do t\u00eb duken si p\u00ebrs\u00ebritje.<\/p>\n<p>Toni Gogu: Kan\u00eb ndodhur zgjedhjet n\u00eb vendin ton\u00eb dhe humbi partia e z. Alibeajt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb certifikuar edhe nga Komisioneri Zgjedhor. M\u00eb pas ndodh\u00ebn s\u00ebrish zgjedhje n\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe s\u00ebrish humbi ajo pjes\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson z. Alibeaj. K\u00ebshtu q\u00eb nuk do ishte keq q\u00eb t\u00eb huazonin praktikat e miradministrimit zgjedhor q\u00eb aplikon KQZ. K\u00ebt\u00eb ta marrin e ta aplikojn\u00eb n\u00eb parti. Ta aplikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangin shkuarjen edhe n\u00eb Gjykat\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MARIGLEN KUME\/ Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sugjeron forcat politike q\u00eb n\u00eb reform\u00ebn e ardhshme zgjedhore t\u00eb sanksionojn\u00eb q\u00eb num\u00ebrimi i votave p\u00ebr nxjerrjen e rezultatit t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb vendin ku votohet. Gjat\u00eb raportimit vjetor n\u00eb Komisionin e Ligjeve gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, kreu i KQZs\u00eb u shpreh se n\u00eb qendrat e votimit tani ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":262117,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-262116","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=262116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/262116\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/262117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=262116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=262116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=262116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}