{"id":263017,"date":"2022-06-05T15:31:01","date_gmt":"2022-06-05T13:31:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=263017"},"modified":"2022-06-05T15:31:01","modified_gmt":"2022-06-05T13:31:01","slug":"intervista-pas-takimit-me-begajn-reagon-moisiu-i-dhashe-pervojen-time-mes-nanos-e-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/intervista-pas-takimit-me-begajn-reagon-moisiu-i-dhashe-pervojen-time-mes-nanos-e-berishes\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Pas takimit me Begajn, reagon Moisiu: I dhash\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time mes Nanos e Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Bajram Begaj dit\u00ebn e par\u00eb si President e shfryt\u00ebzoi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla. I zhveshur me dekret presidencial nga roli i tij si ushtarak, takimin e tij t\u00eb par\u00eb Begaj e zhvilloi me nj\u00eb tjet\u00ebr ish-ushtarak me p\u00ebrvoj\u00eb presidenciale, Alfred Moisiun.<\/p>\n<p>Larg v\u00ebmendjes s\u00eb medias, Begaj dhe Moisiu kan\u00eb diskutuar p\u00ebr pozicionin e kreut t\u00eb shtetit dhe rolin e tij n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb vazhdimisht t\u00eb tensionuar politike. Ish-Presidenti Moisiu i kontaktuar nga Abc e p\u00ebrshkroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb takimin me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se z. Begaj do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb President i mir\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb faktin jo vet\u00ebm se bisedova me t\u00eb dhe pash\u00eb mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi integriteti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb kushtet e politik\u00ebs shqiptare, pasi k\u00ebtu \u201ct\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019i zgjidhur problemet si i do nj\u00ebri apo tjetri.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Por tek ne, gj\u00ebrat k\u00ebshtu shkojn\u00eb. Politika n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe m\u00eb shum\u00eb shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Duke vler\u00ebsuar integritetin e Presidentit t\u00eb ri dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e tij si ushtarak, Moisiu \u00ebsht\u00eb optimist p\u00ebr rolin q\u00eb Begaj do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura me Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb<\/p>\n<p>Pyetje: Sot keni zhvilluar nj\u00eb takim me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Nga p\u00ebrvoja juaj a mendoni se Begaj do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb President q\u00eb do t\u2019ia dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pac\u00ebnuar nga p\u00ebrplasjet e vazhdueshme politike?<\/p>\n<p>Z.Moisiu: Un\u00eb mendoj se z. Begaj do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb President i mir\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb faktin jo vet\u00ebm se bisedova me t\u00eb dhe pash\u00eb mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi integriteti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb kushtet e politik\u00ebs shqiptare, pasi k\u00ebtu \u201ct\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019i zgjidhur problemet si i do nj\u00ebri apo tjetri. Madhje disa her\u00eb edhe n\u00eb shkelje t\u00eb kushtetut\u00ebs, edhe mbi ligjin. Por z. Begaj mu duk shum\u00eb pozitiv dhe krijova nj\u00eb bindje q\u00eb ky zot\u00ebri do ta kryej k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ashtu si\u00e7 duhet n\u00eb interes t\u00eb popullit dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Ju shoh shum\u00eb optimist p\u00ebr presidnec\u00ebn e z. Begaj pas takimit me t\u00eb?<\/p>\n<p>Z.Moisiu: Po un\u00eb jam optimist se v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb president i mir\u00eb. Do ta mbroj kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Pyetje: Kishit ju k\u00ebshilla p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet ta ushtroj ai k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb?<\/p>\n<p>Z.Moisiu: Tani un\u00eb k\u00ebshill\u00eb nuk i dhash\u00eb por i fola p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn time. I dhurava edhe librin q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb \u201cMidis Nanos e Berish\u00ebs\u201d p\u00ebr p\u00ebrshkruar gjith\u00eb periudh\u00ebn e Presidenc\u00ebs time. Me problemet politike e negative. P\u00ebrplasjet q\u00eb kam pasur dhe k\u00ebshtu me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Moisiu mendon se p\u00ebr kandidatur\u00ebn e z. Begaj duhet t\u00eb kishte pasur edhe nj\u00eb konsensus dhe vota t\u00eb opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Z.Moisiu: Sigurisht q\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Por tek ne, gj\u00ebrat k\u00ebshtu shkojn\u00eb. Politika n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe m\u00eb shum\u00eb shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pyetje: Ka nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb opinionit publik dhe do t\u00eb ket\u00eb vendimmarrjen e z. Begaj q\u00eb lidhet me problematikat e pazgjidhura me Greqin\u00eb. A mendoni se me p\u00ebrvoj\u00ebn e tij si ushtarak z, Begaj do t\u00eb jap eksperienc\u00ebn e tij jo vet\u00ebm p\u00ebr mandatimin e nj\u00eb grupi negociator por edhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb hersh\u00ebm me Greqin\u00eb?<\/p>\n<p>Z.Moisiu: P\u00ebr k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sens patriotik. Ky sens patriotik, zotit Begaj jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i mungon por e ka me shumic\u00eb. E dyta, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb integritet p\u00ebr t\u00eb ruajtur interesat e kombit dhe popullit ton\u00eb. Zakonisht njer\u00ebzit q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb pazare nuk i v\u00ebn\u00eb re k\u00ebto gj\u00ebra. Nd\u00ebrsa z. Begaj mu duk njeri me integritet dhe q\u00eb ka synime t\u00eb qarta n\u00eb detyr\u00ebn e tij. \/abcnews.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bajram Begaj dit\u00ebn e par\u00eb si President e shfryt\u00ebzoi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla. I zhveshur me dekret presidencial nga roli i tij si ushtarak, takimin e tij t\u00eb par\u00eb Begaj e zhvilloi me nj\u00eb tjet\u00ebr ish-ushtarak me p\u00ebrvoj\u00eb presidenciale, Alfred Moisiun. Larg v\u00ebmendjes s\u00eb medias, Begaj dhe Moisiu kan\u00eb diskutuar p\u00ebr pozicionin e kreut t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":263018,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-263017","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263017\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/263018"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}