{
    "id": 263154,
    "date": "2022-06-06T12:49:20",
    "date_gmt": "2022-06-06T10:49:20",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=263154"
    },
    "modified": "2022-06-06T12:49:20",
    "modified_gmt": "2022-06-06T10:49:20",
    "slug": "ankesa-ne-bord-per-rritjen-e-vajit-te-kontrabanduar-nga-maqedonia-kosova-e-mali-i-zi",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/ankesa-ne-bord-per-rritjen-e-vajit-te-kontrabanduar-nga-maqedonia-kosova-e-mali-i-zi\/",
    "title": {
        "rendered": "Ankesa n\u00eb Bord p\u00ebr rritjen e vajit t\u00eb kontrabanduar nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Rritja ndjesh\u00ebm e shitjes s\u00eb vajit t\u00eb lulediellit deri n\u00eb 400 lek\u00eb ka shtuar ndjesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb futjen e produktit kontraband\u00eb nga pikat kufitare t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi p\u00ebr rritjen e kontraband\u00ebs \u00ebsht\u00eb ngritur nga grosist\u00ebt kryesore t\u00eb tregtimit t\u00eb vajit t\u00eb lulediellit n\u00eb mbledhjen e Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs p\u00ebr produktet e shport\u00ebs. Grosist\u00ebt e kontaktuar nga \u201cMonitor\u201d pohuan se po goditen nga importet e larta t\u00eb vajit t\u00eb lulediellit kontraband\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tyre p\u00ebr periudh\u00ebn janar-mars shitjet e vajit t\u00eb ambalazhuar jan\u00eb 55% m\u00eb pak se mesatarja e 2 viteve t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, nd\u00ebrsa shteti si\u00e7 pohojn\u00eb importuesit nga moszhdoganimet po humbet 70 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb r\u00ebnien e shitjeve p\u00ebrve\u00e7 tregtimit t\u00eb vajit kontraband\u00eb kan\u00eb ndikuar edhe rezervat e konsumator\u00ebve, pasi t\u00eb panikuar nga \u00e7mimet n\u00eb muajt shkurt dhe mars shum\u00eb konsumator\u00eb krijuan rezerva vjetore vaji. Nga maji supermarketet nis\u00ebn kufizimet e shitjes nga 3 deri 6 litra p\u00ebr konsumator.<\/p>\n<p>\u201cKontrabanda e tregtimit t\u00eb vajit t\u00eb lulediellit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frikshme. Shum\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl apo individ\u00eb t\u00eb caktuar duke p\u00ebrfituar nga TVSH zero e shitjes s\u00eb vajit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe 8% TVSh-ja n\u00eb Kosov\u00eb dhe Malin e Zi po n\u00eb Shqip\u00ebri vaj t\u00eb pa zhdoganuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb pikat kufitare vaji po blihej me kuti, tashm\u00eb po hyn me furgona dhe n\u00eb sasi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Kjo situat\u00eb po d\u00ebmton importuesit e ndersh\u00ebm, pasi vaji i bler\u00eb n\u00eb Maqedoni me TVSH zero \u00ebsht\u00eb 290 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr dhe shitet n\u00eb tregun shqiptar 310 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb importuesit po furnizohen nga jasht\u00eb me vaj me \u00e7mim 370 deri 375 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr me shumic\u00eb. Ket\u00eb shqet\u00ebsim e kemi ngritur n\u00eb mbledhjen e bordit ku na \u00ebsht\u00eb komunikuar se do t\u00eb nisin verifikimet dhe marrja e masave\u201d, n\u00ebnvizoi nj\u00eb nga grosist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb vajit.<\/p>\n<p>Grosist\u00ebt n\u00ebnvizojn\u00eb se mallrat kontraband\u00eb po shiten masivisht jo vet\u00ebm pran\u00eb qyteteve kufitare, si Dib\u00ebr, Kor\u00e7\u00eb, Pogradec, Shkod\u00ebr, por edhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe qytetin e Lezh\u00ebs. Importuesit thon\u00eb se k\u00ebto mallra jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme, pasi nuk kan\u00eb etiket\u00eb n\u00eb shqip dhe origjina e mallit \u00ebsht\u00eb shkruar me shkronja t\u00eb pakuptueshme cirilike.<\/p>\n<p>Sakaq Bordi i transparenc\u00ebs p\u00ebr produktet e shport\u00ebs n\u00eb mbledhjen e sotme vijo t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar \u00e7mimin e shitjes s\u00eb vajit t\u00eb lulediellit p\u00ebr konsumatorin 381 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr dhe p\u00ebr tregtar\u00ebt e shumic\u00ebs 375 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00c7mimet kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara prej disa jav\u00ebsh. Nga nj\u00eb konstatim i Monitor n\u00eb terren n\u00eb shum\u00eb dyqane ushqimore dhe supermarkete vaji ushqimor po tregtohet edhe me \u00e7mim 400 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs importuesit kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ndarje n\u00eb tavanet e \u00e7mimeve dhe marzhet e lejuara t\u00eb fitimit p\u00ebr importuesit e vajit t\u00eb ambalazhuar nga jasht\u00eb, nga ata q\u00eb e importojn\u00eb vajin e p\u00ebrpunuar, por ambalazhimi b\u00ebhet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa vjen pasi marzhi bruto i fitimit t\u00eb lejuar prej 25 lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Bordi i Transparenc\u00ebs nuk arrin t\u00eb mbuloj\u00eb kostot operacionale fikse t\u00eb operator\u00ebve, duke nisur q\u00eb nga kostot e ambalazhimit q\u00eb arrijn\u00eb 20 lek\u00eb, taksat dhe pagat e punonj\u00ebsve. Nga bordi i transparenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb \u00e7mimi tavan do t\u00eb rishikohet pas shqyrtimit t\u00eb kostove operacionale.\/Monitor<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Rritja ndjesh\u00ebm e shitjes s\u00eb vajit t\u00eb lulediellit deri n\u00eb 400 lek\u00eb ka shtuar ndjesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb futjen e produktit kontraband\u00eb nga pikat kufitare t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Shqet\u00ebsimi p\u00ebr rritjen e kontraband\u00ebs \u00ebsht\u00eb ngritur nga grosist\u00ebt kryesore t\u00eb tregtimit t\u00eb vajit t\u00eb lulediellit n\u00eb mbledhjen e Bordit t\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 263155,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-263154",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263154",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263154"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263154\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/263155"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263154"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263154"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263154"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}