{
    "id": 263351,
    "date": "2022-06-07T14:12:17",
    "date_gmt": "2022-06-07T12:12:17",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=263351"
    },
    "modified": "2022-06-07T14:12:17",
    "modified_gmt": "2022-06-07T12:12:17",
    "slug": "agron-gjekmarkaj-dhe-lindita-nikolla-takojne-papa-franceskun-deputeti-takimi-ishte-emocionues",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/agron-gjekmarkaj-dhe-lindita-nikolla-takojne-papa-franceskun-deputeti-takimi-ishte-emocionues\/",
    "title": {
        "rendered": "Agron Gjekmarkaj dhe Lindita Nikolla takojn\u00eb Papa Fran\u00e7eskun, deputeti: Takimi ishte emocionues"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Deputeti Agron Gjekmarkaj dhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla jan\u00eb pritur dit\u00ebn e sotme nga h\u00ebnjt\u00ebria e Tij, Papa Fran\u00e7esku dhe Sekretari i Shtetit t\u00eb Vatikanit Eminenca e tij, Pietro Parolin.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj ka ndar\u00eb foto nga takimi teksa shkruan se takimi ishte emocionues p\u00ebr shkak edhe t\u00eb mesazheve q\u00eb dha Papa Fran\u00e7esku.<\/p>\n<p>\u201cMe Kryetaren e Kuvendit Znj.Lindita Nikolla pat\u00ebm nderin e madh t\u00eb priteshim nga Sh\u00ebnjt\u00ebria e Tij, Papa Fran\u00e7esku dhe Sekretari i Shtetit t\u00eb Vatikanit Eminenca e tij, Pietro Parolin.<\/p>\n<p>Aty gjet\u00ebm dashuri e v\u00ebmendje t\u00eb madhe p\u00ebr Shqiperin\u00eb si askund tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shekuj edhe kur reja e zez\u00eb mbulonte vendin ton\u00eb,\u00a0 brenda atyre mureve u konservua nj\u00eb pjes\u00eb themelore e identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar! Gjergj Kastriot-Skenderbeu\u00a0 pas udh\u00ebtimeve t\u00eb gjata p\u00ebrzhitur me pluhur betejash mb\u00ebrrinte aty n\u00eb ato 25-vite lavdie dhe aleancat e m\u00ebdha me Pap\u00ebt i b\u00ebnte, e bashk\u00eb me bekimet e tyre apostolike merrte mb\u00ebshtetje p\u00ebr arb\u00ebrore q\u00eb luftonin p\u00ebr\u00a0 vete dhe Europ\u00ebn!<\/p>\n<p>N\u00eb ato ujdhesa e imagjinoj me kalorsit e tij besnik tek kumt\u00eb t\u00eb r\u00ebnda shpie. Aty n\u00eb Biblioteken apostolike u ruajt amza jon\u00eb komb\u00ebtare, \u201cMeshari\u201d i Gjon Buzukut kjo spiranc\u00eb n\u00eb identitetin europian t\u00eb shqiptarve. N\u00eb ato kisha t\u00eb qytetit etern, m\u00ebsohej gjuha shqipe p\u00ebr meshtar\u00ebt q\u00eb niseshin p\u00ebr ilirik. N\u00eb tipografit\u00eb e urdh\u00ebrave t\u00eb ndrysh\u00ebm shtypeshin librat bazik t\u00eb kombit ton\u00eb ato t\u00eb Budit, Bogdanit, Bardhit, Kazazit e t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb ato shkallare ngjitej Fishta me Pal Dodajn per t\u2019ju lutur Papa\u00a0 Benediktit t\u00eb XV, q\u00eb Kor\u00e7a e Gjirokastra ti mbesnin Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Tek kalon ato portik\u00eb mbushur me historin\u00eb e qyteterimit perendimor p\u00ebrpiqesh t\u00eb gjesh copat e tua.Kur i ndesh, emocionohesh e mbushesh me mir\u00ebnjohje e cila nuk di ku t\u00eb ndalet m\u00eb par\u00eb, tek Papa Montini, tek Papa Gjon Pali q\u00eb puthi dheun ton\u00eb, apo tek Papa Fran\u00e7esku q\u00eb i foli gjith\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr leksionin etik dhe frym\u00ebzues t\u00eb bashkjetes\u00ebs shqip\u00ebtare?!<\/p>\n<p>\u201cE dua Shqip\u00ebrin\u00eb, lutem p\u00ebr t\u00eb tha Ati i sh\u00ebnjt\u00eb! Nj\u00eb politik\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit, duhet gjithmon\u00eb t\u00eb punoni p\u00ebr ta, nj\u00eb popull q\u00eb punon fiton! Ati i Shenjt\u00eb e kujton dhe promovon \u201cv\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb mes komuniteteve fetare n\u00eb Shqiperi\u201d!<\/p>\n<p>Emocionues n\u00eb gjith\u00e7ka takimi me Papa Fran\u00e7eskun, p\u00ebr mesazhet q\u00eb na dha, m\u00ebnyr\u00ebn si na priti dhe kohen q\u00eb na kushtoi! Gjithashtu miq\u00ebsore, e p\u00ebrkushtuar dhe e perzem\u00ebrt biseda me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Parolin.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, v\u00ebmendje e interes p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb gjitha dinamikat e saj demokratike, shoq\u00ebrore, integruese,gjeopolitike si dhe raportet me kultet!<\/p>\n<p>Sekretari Parolin rikonfirmoi miq\u00ebsin\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen e Vatikanit p\u00ebr popullin shqiptar, si vazhdim i nj\u00eb tradite historike e cila p\u00ebrsos vetveten.Takime t\u00eb paharrueshme n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb t\u00eb shenjon kujtese\u00ebn p\u00ebr gjithmon\u00eb\u201d shkruan Agron Gjekmarkaj.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Deputeti Agron Gjekmarkaj dhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla jan\u00eb pritur dit\u00ebn e sotme nga h\u00ebnjt\u00ebria e Tij, Papa Fran\u00e7esku dhe Sekretari i Shtetit t\u00eb Vatikanit Eminenca e tij, Pietro Parolin. Gjekmarkaj ka ndar\u00eb foto nga takimi teksa shkruan se takimi ishte emocionues p\u00ebr shkak edhe t\u00eb mesazheve q\u00eb dha Papa Fran\u00e7esku. \u201cMe Kryetaren e [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 263352,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-263351",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263351",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263351"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263351\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/263352"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263351"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263351"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263351"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}