{"id":263527,"date":"2022-06-08T14:50:42","date_gmt":"2022-06-08T12:50:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=263527"},"modified":"2022-06-08T14:50:42","modified_gmt":"2022-06-08T12:50:42","slug":"per-burrin-qe-na-ka-mbetur-ne-dere-rudina-hajdari-shkruan-pas-deklarates-se-rames-ballkani-i-hapur-eshte-nje-propagande-e-shemtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/per-burrin-qe-na-ka-mbetur-ne-dere-rudina-hajdari-shkruan-pas-deklarates-se-rames-ballkani-i-hapur-eshte-nje-propagande-e-shemtuar\/","title":{"rendered":"\u201cP\u00ebr \u201cburrin\u201d q\u00eb na ka mbetur n\u00eb der\u00eb\u201d, Rudina Hajdari shkruan pas deklarat\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs: Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb e sh\u00ebmtuar"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja Rudina Hajdari reagon pas deklarat\u00ebs s\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb Samitin e Ohrit, p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d. Hajdari e quan k\u00ebt\u00eb nism\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb nuk i sh\u00ebrben fermerit shqiptar, ndryshe nga sa deklaroi Rama.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb Rama po b\u00ebn me Open Balkan \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta. Ai po i siguron nj\u00eb ambjent edhe m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm fermer\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr t\u00eb konkurruar edhe me bindsh\u00ebm fermerin shqiptar\u201d, shkruan ish-deputetja.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Rudina Hajdari thot\u00eb se duke ju dh\u00ebn\u00eb akses fermer\u00ebve t\u00eb dy vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Adriatik, pa tarifa e kosto, Shqip\u00ebria do jua leht\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb barr\u00ebn fermer\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duke u ulur kostot e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdaj nuk ka asnj\u00eb habi se p\u00ebrse Open Balkan merr mb\u00ebshtetje kaq t\u00eb madhe nga Ministri i Jasht\u00ebm Rus Lavrov dhe sigurisht Presidenti i Serbis\u00eb Vucic. N\u00eb thelb kjo nis\u00ebm i sh\u00ebrben fuqizimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm ekonomik t\u00eb Serbis\u00eb dhe dob\u00ebsimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, si atyre n\u00eb Shqip\u00ebri dhe atyre n\u00eb Kosov\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Rudina Hajdarit:<\/p>\n<p>P\u00ebr \u201cburrin\u201d q\u00eb na ka mbetur n\u00eb der\u00eb!<\/p>\n<p>Po d\u00ebgjoja Kryeministrin sot teksa fliste n\u00eb eventin e organizuar p\u00ebr nism\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d duke argumentuar se kjo nis\u00ebm do t\u00eb ndihmoj\u00eb s\u00eb pari fermer\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Jam e bindur se fermeri shqiptar e di shum\u00eb mir\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb e sh\u00ebmtuar dhe se realiteti flet krejt ndryshe, ata po e heqin n\u00eb l\u00ebkur\u00eb politik\u00ebn e mbrapsht\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, por dua t\u00eb ndaj sot disa shifra edhe p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb publikut p\u00ebr t\u00eb argumentuar se pse e gjitha kjo q\u00eb po propagandandon Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjehst\u00ebr e madhe.<\/p>\n<p>Ballkani i Hapur ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e vet\u00eb sot 3 shtete, Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Maqedonia e Veriut konkurron fort n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebr t\u00eb tjera, me produktet e saj bujq\u00ebsore. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj konkurrence, e cila vjen kryesisht prej faktit se ata kan\u00eb politika shum\u00eb t\u00eb mira subvencionuese dhe stimuluese p\u00ebr fermer\u00ebt e tyre e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb cmimet e produkteve dalin me kosto m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, sip\u00ebrfaqja bujq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri nga viti 2005 e deri n\u00eb vitin 2020 sipas Instat \u00ebsht\u00eb rritur me vet\u00ebm 20ha. Pra n\u00eb 15 vite, 9 prej t\u00eb cilave zoti Rama \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr, fermer\u00ebt kan\u00eb shtuar vet\u00ebm 20 ha sip\u00ebrfaqe t\u00eb mbjelle, edhe kjo (po sipas instat) \u00ebsht\u00eb kryesisht sip\u00ebrfaqe e mbjell\u00eb me mis\u00ebr.<\/p>\n<p>Serbia nga krahu tjet\u00ebr, nj\u00eb nga produktet q\u00eb konkurron fort fermerin shqiptar \u00ebsht\u00eb qum\u00ebshti. Prodhimi i qum\u00ebshtit (sipas Instat) ka r\u00ebn\u00eb q\u00eb mbas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marrveshjes s\u00eb Open Balkan me rreth 20mij\u00eb ton n\u00eb Shqp\u00ebri. N\u00ebse flet me prodhuesit dhe i hedh nj\u00eb sy edhe statistikave t\u00eb dogan\u00ebs do kuptosh se qum\u00ebshti shqipetar \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me at\u00eb serb, duke i shkaktuar humbje por edhe munges\u00eb interesi fermerit shqiptar, p\u00ebr shkak se Serbia ka nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb fort\u00eb subvencionuese p\u00ebr blegtorin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryeminist\u00ebr i cili ka si mision ti sh\u00ebrbej\u00eb vendit t\u00eb vet\u00eb, para se t\u00eb lejoj\u00eb tregjet e huaja t\u00eb konkurrojn\u00eb m\u00eb lirsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, sigurohet se tregu vendas p\u00ebrfiton nga k\u00ebto leht\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Kryeminist\u00ebr i cili i sh\u00ebrben shqiptar\u00ebve s\u00eb pari do t\u00eb miratonte politika agresive mb\u00ebshtet\u00ebse dhe subvencionuese p\u00ebr fermerin shqiptar e kur t\u00eb sigurohej se ai \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i fuqish\u00ebm do k\u00ebrkonte marrveshje jasht\u00eb, jo p\u00ebr ta d\u00ebmtuar por p\u00ebr ta ndihmuar.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb Rama po b\u00ebn me Open Balkan \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta. Ai po i siguron nj\u00eb ambjent edhe m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm fermer\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr t\u00eb konkurruar edhe me bindsh\u00ebm fermerin shqiptar. Pa harruar k\u00ebtu faktin q\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb atyre aksesin n\u00eb adriatik, pa tarifa e kosto, do jua leht\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb barr\u00ebn fermer\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut duke u ulur kostot e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj nuk ka asnj\u00eb habi se p\u00ebrse Open Balkan merr mb\u00ebshtetje kaq t\u00eb madhe nga Ministri i Jasht\u00ebm Rus Lavrov dhe sigurisht Presidenti i Serbis\u00eb Vucic. N\u00eb thelb kjo nis\u00ebm i sh\u00ebrben fuqizimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm ekonomik t\u00eb Serbis\u00eb dhe dob\u00ebsimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, si atyre n\u00eb Shqip\u00ebri dhe atyre n\u00eb Kosov\u00eb. Ballkani hapet p\u00ebr Serbin\u00eb dhe Rusin\u00eb dhe mbyllet p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>E duke qen\u00eb se sot e krahasoi Balkanin me nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ka ngel\u00eb n\u00eb der\u00eb se nuk e merr njeri, un\u00eb besoj se i vetmi \u201cburr\u00eb\u201d q\u00eb i ka ngel n\u00eb der\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb i sh\u00ebrben kujtdo p\u00ebrvec shqiptar\u00ebve, ndaj sa m\u00eb shpejt ta \u201cmartojm\u00eb\u201d aq m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja Rudina Hajdari reagon pas deklarat\u00ebs s\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb Samitin e Ohrit, p\u00ebr \u201cBallkanin e Hapur\u201d. Hajdari e quan k\u00ebt\u00eb nism\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb nuk i sh\u00ebrben fermerit shqiptar, ndryshe nga sa deklaroi Rama. \u201cAjo q\u00eb Rama po b\u00ebn me Open Balkan \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta. Ai po i siguron nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":173849,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-263527","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=263527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/263527\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/173849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=263527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=263527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=263527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}