{"id":264273,"date":"2022-06-13T14:25:50","date_gmt":"2022-06-13T12:25:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=264273"},"modified":"2022-06-13T14:25:50","modified_gmt":"2022-06-13T12:25:50","slug":"edi-rama-e-albin-kurti-dy-te-denuar-qe-te-duan-njeri-tjetrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/edi-rama-e-albin-kurti-dy-te-denuar-qe-te-duan-njeri-tjetrin\/","title":{"rendered":"Edi Rama e Albin Kurti, dy t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb duan nj\u00ebri-tjetrin"},"content":{"rendered":"<p>Nga: Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>Ky vit nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshim nga viti i shkuar dhe me gjas\u00eb, edhe nga viti q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb. N\u00eb fillim do t\u00eb botohet fatura e nj\u00eb lokali nga jugu i Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn, nj\u00eb turist nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb, do ta paguaj\u00eb me kursin francez t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb pul\u00ebs vendase. Qytetari nga Prishtina apo Prizreni, nga Gjakova apo Peja do t\u00eb tregoj\u00eb se p\u00ebr tre kafe dhe nj\u00eb uj\u00eb pa gaz ka paguar plot 19 euro p\u00ebr nj\u00eb kamarier nervoz, por q\u00eb i ka shpjeguar me arroganc\u00eb protest\u00ebs s\u00eb tij se kaq jan\u00eb \u00e7mimet dhe se nuk duhet ta zgjaste m\u00eb tej muhabetin. Madje do t\u2019i tregonte dhe historin\u00eb e nj\u00eb gruaje amerikane q\u00eb k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Mikonos, n\u00eb Greqi, kishte paguar nja 800 euro p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb topalle gaforreje duke ju k\u00ebrc\u00ebnuar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mesdhetare: \u201cqejfi paguhet, vlla!\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj v\u00ebllai, shqiptar nga Kosova do t\u00eb shkruaj\u00eb n\u00eb Facebook se po p\u00ebr tre kafe dhe nj\u00eb uj\u00eb pa gaz, nj\u00eb shqiptar i Shqip\u00ebris\u00eb pagoi vet\u00ebm 7 euro. Kaq do t\u00eb mjaftoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit q\u00eb patriot\u00ebt e k\u00ebsaj dhe asaj ane t\u00eb vij\u00ebz\u00ebs s\u00eb kufirit, t\u00eb nisin nj\u00eb betej\u00eb epike shqiposh t\u00eb llojit: \u201cKush jeni ju dhe kush jemi ne, ne ju ndihmuam kur ju dogji serbi, ju nuk kishit as qen p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00ebn rr\u00ebnoja t\u00ebrmeti; n\u00ebse nuk ju p\u00eblqen, mos hajdeni n\u00eb det se nuk dini as not, mos e \u00e7ilni goj\u00ebn ju q\u00eb nuk e keni njoft\u2019 as topin e futbollit; k\u00ebshtu i ka \u00e7mimet gjith\u00eb evropa, kur ne kemi par\u00eb Evrop\u00eb me sy, ju hanit me lug\u00eb ushqimin e maceve!\u201d, e k\u00ebshtu me rradh\u00eb, me fjal\u00ebt q\u00eb nuk ndjekin m\u00eb logjik\u00ebn dhe me logjik\u00ebn q\u00eb llahtaris edhe vet\u00eb fjal\u00ebt.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo zulm\u00eb marr\u00ebzie do t\u00eb zhvillohet n\u00ebn sfondin e pandryshuesh\u00ebm t\u00eb Sali Berish\u00ebs q\u00eb e tregon me gisht Edi Ram\u00ebn si argat t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it, me shok\u00ebt e Edi Ram\u00ebs q\u00eb do t\u2019i thon\u00eb Albin Kurtit dhe Non Grata-s se jan\u00eb marksist\u00ebt e fundit n\u00eb rajon dhe me vet\u00eb Ram\u00ebn dhe Kurtin q\u00eb e shohin nj\u00ebri-tjetrin me shpin\u00eb t\u00eb kthyer nga nj\u00ebri-tjetri. T\u00eb dy t\u00eb bindur se i kan\u00eb ardhur gjuh\u00ebs shqipe dhe shqiptar\u00ebve si bekim Per\u00ebndie, se jan\u00eb fat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb flasin shqip dhe se tjetri \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm violin\u00eb e dyt\u00eb n\u00eb orkestr\u00ebn kakofonike t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ka di\u00e7ka serioze q\u00eb nuk shkon n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet zyrtare mes Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs. Di\u00e7ka q\u00eb kujton marr\u00ebzin\u00eb ende t\u00eb pavarrosur p\u00ebrfundimisht t\u00eb gjuh\u00ebs zyrtare t\u00eb komunizmit t\u00eb dikursh\u00ebm enverist q\u00eb p\u00ebrmendte \u201cv\u00ebllez\u00ebrit kinez\u00eb dhe miqt\u00eb nga Kosova!\u201d dhe ligj\u00ebrimin ilegal t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb dikurshme q\u00eb e quante Hoxh\u00ebn, kish\u00ebn dhe xhamin\u00eb e vetme t\u00eb shqiptaris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjuha formalisht korrekte e polites\u00ebs politike mes dy pal\u00ebve n\u00eb qeverisje, takimet e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe zotimet p\u00ebr t\u00eb mbajtur zotimet e marra, reflektojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar ndarjen partiake mes pal\u00ebve. Albini nuk \u00ebsht\u00eb hi\u00e7 i lumtur q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb qeveris Rama, kurse Rama n\u00ebse do t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb votonte n\u00eb Prishtin\u00eb, me siguri q\u00eb do t\u00eb votonte kund\u00ebr Albinit. Vet\u00eb Albini, n\u00eb nj\u00eb ekskursion grotesk e b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pranver\u00ebn e vjetshme, kur m\u00eb pak elegant se nj\u00eb elefant nervoz, hyri n\u00eb magazin\u00ebn plot qelqurina delikate t\u00eb politik\u00ebs lokale k\u00ebtej kufirit, duke thyer e deformuar \u00e7do norm\u00eb elementare t\u00eb vet\u00eb politik\u00ebs. Kur humbi, nuk u zem\u00ebrua me shpur\u00ebn nga Tirana q\u00eb urrejtjen e tyre ndaj Ram\u00ebs ja dhan\u00eb qelepir si dashuri p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb, por u inatos me ram\u00ebn q\u00eb fitoi zgjedhjet. Kryene\u00e7 dhe i ngurt\u00eb, ende duke u endur n\u00eb ret\u00eb e opozitarizmit, Kurtit nuk po i zen\u00eb k\u00ebmb\u00ebt dhe\u2019 nga pesha e pushtetit, shpesh duke b\u00ebr\u00eb fiks at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai mallkonte paraardh\u00ebsit e tij n\u00eb qeverisjen e Kosov\u00ebs. N\u00eb Tiran\u00eb ai u mund nga mendjemadh\u00ebsia klasike e Ram\u00ebs, q\u00eb as nuk priti t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb ndjes\u00eb dhe as ja ndjeu p\u00ebr ndikimin minimalist t\u00eb Albinit n\u00eb Tiran\u00eb. Por gjithashtu Rama nuk priti q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb pla\u00e7kat e pista t\u00eb divergjencave me t\u00eb, por e sulmoi elefant\u00ebrisht n\u00eb sy t\u00eb miletit drejtues t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Fraza e jasht\u00ebzakonshme e Albinit q\u00eb Per\u00ebndimi \u201c\u2026duhet t\u00eb ndihmoj\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet nga Kosova\u201d vlen t\u2019i kthehet pas n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr po kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: \u201cPer\u00ebndia duhet ta ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet nga armiq\u00ebsia me kryeministrin shqiptar!\u201d. Sot, p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ky kryeminist\u00ebr quhet Edi Rama dhe ai vet\u00eb, nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet.<\/p>\n<p>Dy kryeministrat shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb. Ata dhe ambicjet e tyre vetjake jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr t\u00eb luajtur keq me nj\u00ebri-tjetrin, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi q\u00eb shtrihet simetrikisht n\u00eb dy an\u00ebt e Drinit. Humori i tyre nuk ka pik\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre interesave. Etika dhe estetika vetjake, emocionet dhe pasionet e ndryshme q\u00eb i ndajn\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebrball\u00eb asaj shumice d\u00ebrmuese e t\u00eb heshtur shqiptar\u00ebsh, vullneti i t\u00eb cil\u00ebve nuk ju k\u00ebrkon atyre t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mrekullira, por thjesht t\u00eb jen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs normal\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj hap\u00ebsire t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. K\u00ebsaj hap\u00ebsire q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se t\u00eb dy t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Nuk ka pik\u00ebn e interesit p\u00ebr ask\u00ebnd n\u00ebse Edi e Albini nuk e duan nj\u00ebri-tjetrin, n\u00ebse duhen apo urrehen. Edhe pse ngjyrat partiak\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e vij\u00ebz\u00ebs s\u00eb kufirit shpesh jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vizatuar tiparet e tradh\u00ebtarit edhe n\u00eb portrete heronjsh,<\/p>\n<p>Modestia, nj\u00eb virtyt q\u00eb i pari nuk e njeh si koncept dhe i dyti e shp\u00ebrdoron duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb mendjemadh\u00ebsi, duhet t\u00eb jet\u00eb mesazhi q\u00eb ata duhet ta ndajn\u00eb n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt. Sepse pavar\u00ebsisht retorikave triumfaliste, ata vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Ndarja mes dy kryeministrave \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb m\u00eb pak sesa duket n\u00eb sip\u00ebrfaqe: ajo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me distanc\u00ebn mes d\u00ebshir\u00ebs dhe mund\u00ebsive, humner\u00ebn mes shpres\u00ebs n\u00eb opozit\u00eb dhe zgjimit n\u00eb pushtet, mes romantizmit t\u00eb fjal\u00ebve dhe realizimit t\u00eb ashp\u00ebr gjeopolitik praktik. Edi Ram\u00ebn e kan\u00eb dashur n\u00eb Prishtin\u00eb si \u00e7do politikan tjet\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Albin Kurtit ja dhan\u00eb veresie dashurin\u00eb nga Tirana. Bashk\u00ebpunimi i tyre, i kusht\u00ebzuar nga rrethana, forca e faktor\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se ata, \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Rama e Kurti nuk nuk duhet t\u00eb jen\u00eb medoemos miq! Ata jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb aksiom\u00eb elementare bashk\u00ebjetese pa dashuri duhet ta kuptojn\u00eb gjith\u00eb maskarenjt\u00eb e padobish\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb idiot\u00ebt anonim\u00eb t\u00eb rrjeteve sociale, t\u00eb gjith\u00eb horrat e katundeve respektive, por dhe sazexhinjt\u00eb e gallat\u00ebs q\u00eb fryjn\u00eb dhe frym\u00ebzojn\u00eb ndarje.<\/p>\n<p>P\u00ebr fatin e mir\u00eb edhe t\u00eb vet\u00eb sllav\u00ebve t\u00eb Jugut, Ish-Jugosllavia ka vdekur p\u00ebrfundimisht. Nuk ka Open Ballkan q\u00eb t\u2019i hap\u00eb arkivolin t\u00eb treturit. Nuk ka asnj\u00eb shans q\u00eb Tirana t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Beogradin e vog\u00ebl, nj\u00eblloj si\u00e7 mungojn\u00eb shanset q\u00eb nj\u00eb aks gjeopolitik e llogjik nga Tirana n\u00eb Prishtin\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Beogradin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl sesa \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kush ka hedhur gurin i pari drejt tjetrit. Tani e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohet se k\u00ebto gur\u00eb po ngrejn\u00eb me ngulm kriminal nj\u00eb mur krimi n\u00eb Morin\u00eb. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb duket sot e mot si nj\u00eb fatur\u00eb lokali n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e paguan padrejt\u00ebsisht nj\u00eb shqiptar i Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb shihet si nj\u00eb foto delikate e publikuar pa delikates\u00eb nga dor\u00eb presidenciale, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt fotoja dhe fatura dramatike q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt s\u00eb bashku p\u00ebr marr\u00ebzin\u00eb e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb rreme. T\u00eb gjall\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb duhet t\u2019u ruhen statujave q\u00eb ju ngren\u00eb n\u00eb ngjallje servil\u00ebt e shumt\u00eb, duhet t\u00eb ruhen nga spaletat e dashuris\u00eb q\u00eb ata din\u00eb t\u2019u qepin verb\u00ebrisht prij\u00ebsave: historikisht armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb prij\u00ebsve shqiptar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dashurit\u00eb dhe statujat e rreme. Historia p\u00ebrdor tjet\u00ebr lloj mermeri gjithmon\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Lorenc Vangjeli Ky vit nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshim nga viti i shkuar dhe me gjas\u00eb, edhe nga viti q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb. N\u00eb fillim do t\u00eb botohet fatura e nj\u00eb lokali nga jugu i Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn, nj\u00eb turist nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb, do ta paguaj\u00eb me kursin francez t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb pul\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":264274,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-264273","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=264273"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264273\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/264274"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=264273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=264273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=264273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}