{"id":264594,"date":"2022-06-15T12:40:19","date_gmt":"2022-06-15T10:40:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=264594"},"modified":"2022-06-15T12:40:19","modified_gmt":"2022-06-15T10:40:19","slug":"nano-takim-me-kreret-e-fbi-se-e-dea-ne-uashington-kreu-i-policise-se-shtetit-dosje-konkrete-ja-grupet-qe-do-goditen-shume-shpejt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nano-takim-me-kreret-e-fbi-se-e-dea-ne-uashington-kreu-i-policise-se-shtetit-dosje-konkrete-ja-grupet-qe-do-goditen-shume-shpejt\/","title":{"rendered":"Nano takim me krer\u00ebt e FBI-s\u00eb e DEA n\u00eb Uashington\/ Kreu i policis\u00eb s\u00eb shtetit: Dosje konkrete, ja grupet q\u00eb do goditen shum\u00eb shpejt"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gledis Nano, zbuloi q\u00ebllimin e vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Uashington, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit pritet nga drejtori i FBI-s\u00eb, Cristopher Wray.<\/p>\n<p>Zoti Nano tha se takimet me drejtuesit e agjencive amerikane kan\u00eb q\u00ebllim rritjen e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr shk\u00ebmbim informacioni, hetime dhe operacione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.<\/p>\n<p>Sipas tij, Policia e Shtetit ka zhvilluar shum\u00eb operacione me FBI-n\u00eb, DEA-n, me Zyr\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane e me agjencit\u00eb t\u00eb tjera ligjzbatuese amerikane. Ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb shp\u00ebrndau pamjet nga takimi dhe nj\u00eb mesazh ku shkruan se vizita e Gledis Nanos \u201cp\u00ebrforcoi m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin mes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Shqiptar dhe Qeveris\u00eb s\u00eb SHBA\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 takimit t\u00eb tij me drejtorin e FBI-s\u00eb Wray, z.Nano takoi gjithashtu Z\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebsprokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Bruce Swartz, Shefin e Operacioneve t\u00eb Jashtme t\u00eb Administrat\u00ebs p\u00ebr Zbatimin e \u00c7\u00ebshtjeve Narkotike (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues t\u00eb lart\u00eb nga Byrot\u00eb e Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Sigurin\u00eb Diplomatike dhe \u00c7\u00ebshtjet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Narkotik\u00ebve dhe Zbatimit t\u00eb Ligjit\u201d, shkruan ambasada amerikane n\u00eb postimin e saj n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<ol>\n<li>Nano, \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie kishte vizita juaj e fundit n\u00eb Uashington DC?<\/li>\n<\/ol>\n<p>GLEDIS NANO: Q\u00eb prej fillimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por shum\u00eb fisnike, nj\u00eb prej prioriteteve kryerole t\u00eb pun\u00ebs sime ishte dhe \u00ebsht\u00eb forcimi i bashk\u00ebpunimit me partner\u00ebt dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb ve\u00e7anti me partner\u00ebt strategjik\u00eb si\u00e7 jan\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb udh\u00ebtova n\u00eb Uashington DC me shefen e Zyr\u00ebs s\u00eb Sigurimit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb dhe kjo tregon qart\u00eb se vizita ishte e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb i sh\u00ebrbeu forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit, rritjes s\u00eb besimit dhe mb\u00ebshtetjes nga ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, agjencit\u00eb ligjzbatuese amerikane dhe Policia amerikane.<\/p>\n<p>Takimet me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb agjencive ligjzbatuese amerikane kishin si q\u00ebllim rritjen e bash- k\u00ebpunimit p\u00ebr shk\u00ebmbim informacioni, hetime dhe operacione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta dhe bashk\u00ebpunuese midis Policis\u00eb s\u00eb Shtetit shqiptar dhe qeveris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb. N\u00eb cilat fusha \u00ebsht\u00eb fokusuar konkretisht bashk\u00ebpunimi mes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit shqiptar dhe institucioneve ligjzbatuese amerikane?<\/p>\n<p>Ju jeni i pari Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit shqiptar q\u00eb takoni drejtorin e FBI-s\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Si shkoi takimi me z. Cristopher Wray?<\/p>\n<p>GLEDIS NANO: A konkluduat n\u00eb di\u00e7ka konkrete? Takimi me drejtorin e FBIs\u00eb ishte nj\u00eb takim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00e7ka tregoi besimin e tij te lidershipi i Policis\u00eb shqiptare dhe nj\u00ebherazi mb\u00ebshtetjen e FBI-s\u00eb p\u00ebr Policin\u00eb shqiptare. M\u00eb gjat\u00eb nuk preferoj t\u00eb flas p\u00ebr detaje t\u00eb takimit pasi i p\u00ebrkasin pun\u00ebs policore, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb publike. U bisedua p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb sensitive dhe n\u00eb faz\u00eb hetimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb shqiptare shoq\u00ebrohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me shefen e Zyr\u00ebs s\u00eb Sigurimit t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb dhe gjat\u00eb vizit\u00ebs disaditore takimet ishin t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe terrorizmit, tregon qart\u00eb q\u00eb agjencit\u00eb ligjzbatuese amerikane tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Policin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>A ka dosje konkrete, kriminel\u00eb apo organizata kriminale, si dhe \u00e7\u00ebshtje konkrete, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn keni k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e SHBAs\u00eb, FBI-s\u00eb dhe DEA-s, p\u00ebr ta hetuar apo p\u00ebr ta goditur?<\/p>\n<p>GLEDIS NANO: Si\u00e7 e theksova, Policia e Shtetit ka zhvilluar shum\u00eb operacione me FBI-n\u00eb, DEA-n, me Zyr\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane e me agjencit\u00eb t\u00eb tjera ligjzbatuese amerikane, gj\u00eb q\u00eb tregon qart\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb procese zhvillimi p\u00ebr t\u00eb goditur grupet e krimit t\u00eb organizuar q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, t\u00eb kontraband\u00ebs, t\u00eb korrupsionit, t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, t\u00eb terrorizmit etj. Them me bindje se kemi kapacitet p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur dhe p\u00ebr t\u00eb punuar krah p\u00ebr krah me Policit\u00eb e vendeve per\u00ebndimore. P\u00ebr shkak t\u00eb sekretit hetimor nuk mund t\u00eb b\u00ebj me dije asnj\u00eb detaj m\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto takime dhe zhvillime q\u00eb presim n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>A ka shqet\u00ebsim konkret p\u00ebr veprimtarin\u00eb e kriminel\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb SHBA?<\/p>\n<p>GLEDIS NANO: N\u00eb SHBA nuk ka shqet\u00ebsim konkret p\u00ebr veprimtari kriminale t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb SHBA, por bashk\u00ebpunimi mes Policis\u00eb shqiptare dhe SHBA-s\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb luftoj\u00eb veprimtarin\u00eb e organizuar kriminale p\u00ebrtej SHBA-s\u00eb, n\u00eb Europ\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Cilin vler\u00ebson Shqip\u00ebria dhe SHBA si aktivitetin m\u00eb shqet\u00ebsues t\u00eb krimit shqiptar n\u00eb bot\u00eb?<\/p>\n<p>GLEDIS NANO: Duke iu referuar analizave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe operacioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rezulton se veprimtaria m\u00eb e theksuar e shtetasve shqiptar\u00eb jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve, krimeve ndaj pron\u00ebs dhe personit, kontrabandimit t\u00eb personave. DEA, a ka shqet\u00ebsim konkret p\u00ebr grupet shqiptare t\u00eb krimit t\u00eb organizuar q\u00eb merren me trafikun e drog\u00ebs. Konkretisht?<\/p>\n<p>GLEDIS NANO: Si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni nga njoftimet e her\u00ebpashershme q\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr operacionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kryesisht kund\u00ebr trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike ku DEA ka qen\u00eb pjes\u00eb ose drejtuese e operacioneve, tregon se trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike \u00ebsht\u00eb prioritet jo vet\u00ebm i agjencive ligjzbatuese amerikane, jo vet\u00ebm p\u00ebr Policin\u00eb shqiptare, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb.<\/p>\n<p>A po e asistojn\u00eb FBI dhe DEA Policin\u00eb shqiptare? Ku dhe si?<\/p>\n<p>GLEDIS NANO: Pa asnj\u00eb diskutim q\u00eb mb\u00ebshtetja dhe asistenca e FBI-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe prezente. Kjo mb\u00ebshtetje dhe asistenc\u00eb u konfirmua edhe nga vet\u00eb kreu i FBI-s\u00eb gjat\u00eb takimit shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb zhvillova me t\u00eb, n\u00eb Uashington DC.<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim deklaroi n\u00eb konferenc\u00ebn antikorrupsion se Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment kritik se kush do t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb krimi i organizuar dhe oligark\u00ebt apo njer\u00ebzit normal\u00eb. Si e vler\u00ebsoni ju si numri 1 i Policis\u00eb shqiptare k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>E fundit, a \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb SHBA p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e personave \u201cnon grata\u201d nga DASH dhe a jan\u00eb k\u00ebrkuar prova konkrete p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tyre apo persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shpallen \u201cnon grata\u201d n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/p>\n<p>GLEDIS NANO: M\u00eb lejo t\u00eb riktheksoj se kjo vizit\u00eb kishte nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam shpres\u00ebplot\u00eb se n\u00eb vijim Policia e Shtetit do ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb rezultate, m\u00eb shum\u00eb besueshm\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje nga partner\u00ebt, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkrahje nga vet\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr rezultatet q\u00eb do kemi n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb garantoj qytetar\u00ebt se Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e angazhuar dhe e vendosur p\u00ebr t\u00eb punuar ngusht\u00ebsisht me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese brenda dhe jasht\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, si dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe goditur \u00e7do paligjshm\u00ebri, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb ambient sa m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga Panorama<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gledis Nano, zbuloi q\u00ebllimin e vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Uashington, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit pritet nga drejtori i FBI-s\u00eb, Cristopher Wray. Zoti Nano tha se takimet me drejtuesit e agjencive amerikane kan\u00eb q\u00ebllim rritjen e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr shk\u00ebmbim informacioni, hetime dhe operacione [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":264595,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-264594","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=264594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264594\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/264595"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=264594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=264594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=264594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}