{"id":264614,"date":"2022-06-15T13:47:46","date_gmt":"2022-06-15T11:47:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=264614"},"modified":"2022-06-15T13:47:46","modified_gmt":"2022-06-15T11:47:46","slug":"veliaj-tirana-do-kete-24-ore-uje-ne-te-ardhmen-po-punojme-qe-te-kete-edhe-presion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/veliaj-tirana-do-kete-24-ore-uje-ne-te-ardhmen-po-punojme-qe-te-kete-edhe-presion\/","title":{"rendered":"Veliaj: Tirana do ket\u00eb 24 or\u00eb uj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, po punojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe presion"},"content":{"rendered":"<p>Bashkia e Tiran\u00ebs po bashk\u00ebpunon ngusht\u00eb me Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve p\u00ebr realizimin e tre projekteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, mes t\u00eb cilave zgjatimi i Lan\u00ebs nga Pallati me Shigjeta deri n\u00eb Kashar dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb nj\u00ebjtin presion uji p\u00ebr gjith\u00eb Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebto projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ishin n\u00eb fokus t\u00eb bised\u00ebs n\u00eb takimin q\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj zhvilloi me kreun e Divizionit t\u00eb Bank\u00ebs Europiane t\u00eb Investimeve, Matteo Rivellini. Veliaj ve\u00e7oi si shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e qytetit projektin e zgjatimit t\u00eb Lan\u00ebs, i cili i jep zgjatimin e nevojsh\u00ebm Tiran\u00ebs q\u00eb po zhvillohet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pjes\u00ebn nga Materniteti i Ri deri n\u00eb Shkoz\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e mrekullueshme. Vet\u00ebm rritja e vler\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs nga investimet, nga pastrimi q\u00eb i ka ndodhur qytetit, nga prishja e nd\u00ebrtimeve pa leje, nga urbanizimi i zon\u00ebs dhe sistemimi i skarpat\u00ebs q\u00eb shmang p\u00ebrmbytjet te Bregu i Lumit, \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe n\u00eb pjes\u00ebn nga Pallati me Shigjeta deri n\u00eb Kashar. \u00cbsht\u00eb e paimagjinueshme se si kemi pritur 30 vjet dhe se si specializohemi t\u00eb bllokojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin \u2013 nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Astirin, nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Lan\u00ebn \u2013 por, aty do t\u00eb marr\u00eb vler\u00eb e gjith\u00eb prona dhe ajo q\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb raportin q\u00eb kemi me Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve, \u00ebsht\u00eb sistemimi i atyre q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje, buz\u00eb Lan\u00ebs, n\u00eb tok\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb l\u00ebm\u00eb njeri pa sht\u00ebpi, as t\u00eb d\u00ebbojm\u00eb njeri, por projektet do t\u00eb b\u00ebhen. Ne do t\u00eb kemi nj\u00eb program strehimi social p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb akomodohen te pallatet e reja, por nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb mos pengohet puna e qytetit dhe t\u00eb mos presim edhe 30 vite t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb zgjatur \u2018shtyll\u00ebn kurrizore\u2019 t\u00eb qytetit\u201d, tha kryebashkiaku Veliaj.<\/p>\n<p>Ai shtoi se zgjatimi i Lan\u00ebs \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm me nj\u00eb qytet, q\u00eb rritet me shifra galopante \u00e7do vit. \u201cAksi i Lan\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjatur vet\u00ebm nga ana lindore, tani duhet t\u00eb zgjatet edhe n\u00eb an\u00ebn per\u00ebndimore, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb Tirana sot ka shtyll\u00ebn kurrizore t\u00eb nj\u00eb qyteti 102 vje\u00e7 dhe jo t\u00eb nj\u00eb qyteti 2 vje\u00e7. Nj\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb i pash\u00ebndetsh\u00ebm n\u00ebse nuk zgjaten akset rrugore dhe kur them aks, jo vet\u00ebm aksi i Lan\u00ebs dhe i rrug\u00ebve, por edhe kanalizimet, i energjis\u00eb elektrike dhe mund\u00ebsive t\u00eb tjera t\u00eb l\u00ebvizjes\u201d, tha Veliaj.<\/p>\n<p>Sa i takon projektit p\u00ebr t\u00eb rritur presionin e ujit n\u00eb kryeqytet, \u00e7ka do t\u00eb siguronte p\u00ebrfundimisht furnizimin me uj\u00eb 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe heqjen e pompave dhe t\u00eb depozitave t\u00eb ujit n\u00eb pallate, Veliaj tha: \u201cPo t\u00eb ishte i leht\u00eb projekti i furnizimit me uj\u00eb 24 or\u00eb, do ta kishte b\u00ebr\u00eb dikush tjet\u00ebr para nesh, por fakti q\u00eb po merr koh\u00ebn e vet, edhe pse po punojm\u00eb 24\/7, \u00ebsht\u00eb sepse ky projekt \u00ebsht\u00eb i komplikuar p\u00ebr shum\u00eb arsye, duke nisur q\u00eb nga nd\u00ebrtimet pa leje mbi kolektor\u00eb, prandaj i kemi marr\u00eb gj\u00ebrat me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Me Ministrin\u00eb e Transportit kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb dedikuar nga Bovilla deri n\u00eb impiantin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunimit. Fillimisht, aty e shtuam kapacitetin me 30%, tani do e shtojm\u00eb edhe me 20%, p\u00ebr t\u00eb shkuar me nj\u00eb shtes\u00eb totale 50% t\u00eb kapacitetit t\u00eb ujit q\u00eb filtrohet. Por, pyetja q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb: Ujin e soll\u00ebm, e pastruam, si do ta shp\u00ebrndajm\u00eb tani? Q\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb uji vjen me t\u00eb nj\u00ebjtin presion n\u00eb t\u00eb gjitha lagjet e Tiran\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heqim edhe depozitat, edhe pompat, lipset q\u00eb t\u00eb kemi rrjetin e presionit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb po bashk\u00ebpunojm\u00eb me Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve\u201d, kujtoi Veliaj.<\/p>\n<p>Shefi i Divizionit n\u00eb Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve, Matteo Rivellini, u shpreh se bashk\u00ebpunimi me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs do t\u00eb vijoj\u00eb edhe me projekte t\u00eb tjera. \u201cNe jemi shum\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr partneritetin me qytetin e Tiran\u00ebs. Ju jeni duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr qytetin tuaj, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb edhe m\u00eb vibrues, dhe uroj q\u00eb \u00e7dokush ta vizitoj\u00eb sa m\u00eb shpejt. Ne jemi ve\u00e7an\u00ebrisht shum\u00eb krenar p\u00ebr projektet q\u00eb ju sapo p\u00ebrmend\u00ebt, p\u00ebr banesat sociale, mjedisi, uji. K\u00ebto jan\u00eb projekte q\u00eb jan\u00eb n\u00eb b\u00ebrtham\u00eb t\u00eb s\u00eb ardhmes t\u00eb BEI-t. Ne duam t\u00eb kemi nj\u00eb shtrirje m\u00eb efektive me vendet e tjera partnere t\u00eb Bashkimit Europian dhe projektet q\u00eb po zbatojm\u00eb me ju n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zgjerimit gjeografik brenda EIB Global, jan\u00eb realisht me r\u00ebnd\u00ebsi kryesore p\u00ebr ne dhe do t\u00eb d\u00ebshironim t\u2019i vazhdonim ato, u shpreh Rivellini.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, projekti i tret\u00eb i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve ka lidhje me banesat sociale, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb nevojave t\u00eb strehimit n\u00eb qytet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Tirana rritet me mbi 30 mij\u00eb qytetar\u00eb n\u00eb vit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkia e Tiran\u00ebs po bashk\u00ebpunon ngusht\u00eb me Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve p\u00ebr realizimin e tre projekteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, mes t\u00eb cilave zgjatimi i Lan\u00ebs nga Pallati me Shigjeta deri n\u00eb Kashar dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb nj\u00ebjtin presion uji p\u00ebr gjith\u00eb Tiran\u00ebn. K\u00ebto projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ishin n\u00eb fokus t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":264615,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-264614","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=264614"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264614\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/264615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=264614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=264614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=264614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}