{
    "id": 264887,
    "date": "2022-06-17T10:45:58",
    "date_gmt": "2022-06-17T08:45:58",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=264887"
    },
    "modified": "2022-06-17T10:45:58",
    "modified_gmt": "2022-06-17T08:45:58",
    "slug": "le-te-gezohemi-qe-jemi-motra-dhe-vellezerkosova-nuk-eshte-kurti-dhe-shqiperia-rama-le-te-bashkohemi-dhe-te-permiresojme-ate-qe-nuk-shkon-mire",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/le-te-gezohemi-qe-jemi-motra-dhe-vellezerkosova-nuk-eshte-kurti-dhe-shqiperia-rama-le-te-bashkohemi-dhe-te-permiresojme-ate-qe-nuk-shkon-mire\/",
    "title": {
        "rendered": "\u201cLe t\u00eb g\u00ebzohemi q\u00eb jemi motra dhe v\u00ebllez\u00ebr\u201d,Kosova nuk \u00ebsht\u00eb Kurti dhe Shqip\u00ebria Rama, le t\u00eb bashkohemi dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk shkon mire"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit kryefjala e mediave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb ka qen\u00eb koncerti \u201cSunny Hill\u201d, i cili k\u00ebt\u00eb vit u zhvendos n\u00eb Tiran\u00eb duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb polemikash.<\/p>\n<p>Arsyeja e zhvendosjes s\u00eb k\u00ebtij koncerti n\u00eb vendin ton\u00eb, ishte se qeveria e Kosov\u00ebs nuk kishte siguruar lejen p\u00ebr vendin ku do t\u00eb mbaheshin 5 dit\u00ebt e koncertit.  Kaq mjaftoi q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb faj\u00ebsonin qeverin\u00eb e Albin Kurtit, t\u00eb ngrinin akuza p\u00ebr kryeministrin Rama, madje dhe t\u00eb futeshin n\u00eb analiza dhe krahasime se kush nga dy kryeministrat po qeveris m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi,  aktivistja e Shoq\u00ebris\u00eb Civile, Delina Fico, ka reaguar dhe ka k\u00ebrkuar nga qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u2019i japin fund k\u00ebtij \u201ckonkursi t\u00eb sh\u00ebmtuar\u201d se kush ka qeverisje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb deri m\u00eb tani, Rama apo Kurti.<\/p>\n<p>Sipas Ficos Kosova nuk \u00ebsht\u00eb Albin Kurti dhe Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe se t\u00eb dy kryeministrat jan\u00eb zgjedhur nga shumica e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb g\u00ebzohemi p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb shkojn\u00eb mir\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja vendet dhe t\u00eb pranojm\u00eb me p\u00ebrul\u00ebsi dashurin\u00eb q\u00eb na japin shqiptar\u00ebt nga ana tjet\u00ebr e kufirit dhe t\u00eb mos vendosim kushte.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb lutje shum\u00eb dashamir\u00ebse p\u00ebr miqt\u00eb e mi n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri: ju lutem, ju lutem, ndaleni k\u00ebt\u00eb konkurs t\u00eb sh\u00ebmtuar e t\u00eb pamen\u00e7ur se kush i b\u00ebn\/kush i ka m\u00eb mir\u00eb pun\u00ebt n\u00eb politik\u00eb, ekonomi, kultur\u00eb, t\u00eb drejtat e njeriut, mbrojtje t\u00eb mjedisit, etj., \u2013 Kosova apo Shqip\u00ebria; se kush b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr njeri-tjetrin \u2013 Kosova p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb apo Shqip\u00ebria p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>E para, n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri ka njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb ose t\u00eb k\u00ebqinj, t\u00eb talentuar ose jo, patriot\u00eb ose jo, e t\u00eb tjera, dhe nuk mund t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb thes t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, as n\u00eb Kosov\u00eb, as n\u00eb Shqip\u00ebri. E dyta, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb Albin Kurti dhe Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb Edi Rama. T\u00eb dy kryeministrat i kan\u00eb zgjedhur m\u00eb shum\u00eb se 50% e votuesve n\u00eb vendin p\u00ebrkat\u00ebs dhe ata jan\u00eb drejtues politik\u00eb e publik\u00eb n\u00eb vendet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar. Shoq\u00ebria, jeta, vendi n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebta dy drejtues publik\u00eb e vijn\u00eb para tyre e do t\u00eb vazhdojn\u00eb pas tyre. S\u2019t\u00eb p\u00eblqen Albin Kurti? Krejt OK. S\u2019t\u00eb p\u00eblqen Edi Rama? Krejt OK. Por kjo nuk mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nxjerrjen e lup\u00ebs nga xhepi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah e gjykuar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb, sipas mendjes t\u00ebnde, nuk shkon mir\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e aq m\u00eb pak, p\u00ebr t\u00eb shar\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr t\u00eb ngjallur p\u00ebr\u00e7arje mes dy shoq\u00ebrive tona, mes njer\u00ebzve t\u00eb nj\u00eb gjaku, historie e gjuhe.<\/p>\n<p>Ndaleni k\u00ebt\u00eb konkurs t\u00eb helmuar e mediok\u00ebr.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb g\u00ebzohemi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shkon mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb apo n\u00eb Shqip\u00ebri? A mund t\u00eb pranojm\u00eb me dashuri e p\u00ebrul\u00ebsi at\u00eb sasi dashurie e p\u00ebrkrahje q\u00eb na jep shqiptari nga ana tjet\u00ebr e kufirit, e t\u00eb mos vem\u00eb kushte p\u00ebr sasin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj dashurie e p\u00ebrkrahjeje? A mund t\u00eb g\u00ebzohemi q\u00eb jemi v\u00ebllez\u00ebr e motra, por, po ashtu dhe po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme, se jemi individ\u00eb e komunitete me drit\u00ebhijet tona t\u00eb ve\u00e7anta e jo kopje identike t\u00eb njeri-tjetrit? A mund t\u00eb bashkohemi me dashuri e respekt reciprok p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar at\u00eb q\u00eb nuk shkon mir\u00eb k\u00ebndej and andej kufirit? N\u00ebse jo, a mund t\u00eb shikojm\u00eb e trajtojm\u00eb me respekt at\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt vendosin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb aty ku jetojn\u00eb: n\u00eb vendin, qytetin, fshatin e lagjen e tyre, pa ju dh\u00ebn\u00eb tundimit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mend p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb komuniteti tjet\u00ebr ku nuk jetojm\u00eb dhe kontribuojm\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti?<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit kryefjala e mediave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb ka qen\u00eb koncerti \u201cSunny Hill\u201d, i cili k\u00ebt\u00eb vit u zhvendos n\u00eb Tiran\u00eb duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb polemikash. Arsyeja e zhvendosjes s\u00eb k\u00ebtij koncerti n\u00eb vendin ton\u00eb, ishte se qeveria e Kosov\u00ebs nuk kishte siguruar lejen p\u00ebr vendin ku do t\u00eb mbaheshin 5 [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2031,
    "featured_media": 264888,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        231,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-264887",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-lajme",
        "9": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264887",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=264887"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/264887\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/264888"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=264887"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=264887"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=264887"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}