{"id":265127,"date":"2022-06-18T14:46:28","date_gmt":"2022-06-18T12:46:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=265127"},"modified":"2022-06-18T14:46:28","modified_gmt":"2022-06-18T12:46:28","slug":"shpresa-per-zhbllokimin-e-anetaresimeve-ne-be-dw-a-do-te-ndikoje-propozimi-francez-per-heqjen-e-vetos-bullgare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shpresa-per-zhbllokimin-e-anetaresimeve-ne-be-dw-a-do-te-ndikoje-propozimi-francez-per-heqjen-e-vetos-bullgare\/","title":{"rendered":"Shpresa p\u00ebr zhbllokimin e an\u00ebtar\u00ebsimeve n\u00eb BE\/ DW: A do t\u00eb ndikoj\u00eb propozimi francez p\u00ebr heqjen e vetos bullgare?"},"content":{"rendered":"<p>Franca ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb propozim p\u00ebr zgjidhjen e grindjes mes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bullgaris\u00eb duke ngjallur shpresa se deri n\u00eb fund t\u00eb muajit mund t\u00eb zhbllokohet procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Propozimin e Franc\u00ebs p\u00ebr heqjen e vetos s\u00eb vendosur nga Bullgaria n\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb BE, p\u00ebr t\u00eb cilin flasin t\u00eb gjith\u00eb, deri tani nuk e ka par\u00eb askush, as Shkupi e as Sofja zyrtare. Jo zyrtarisht thuhet se, propozimi i Franc\u00ebs p\u00ebr heqjen e vetos bullgare parasheh q\u00eb k\u00ebrkesat e pal\u00ebs bullgare t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb korniz\u00ebn negociuese t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe BE-ja t\u00eb jet\u00eb garantuese p\u00ebr realizimin e tyre.<\/p>\n<p>Kova\u00e7evski: Identiteti dhe gjuha nuk mund t\u00eb diskutohen<\/p>\n<p>Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Dimitar Kova\u00e7evski, konfirmoi se Shkupi nuk e ka marr\u00eb ende propozimin francez, megjithat\u00eb tha se i vler\u00ebson lart\u00eb p\u00ebrpjekjet e kryesueses s\u00eb radh\u00ebs t\u00eb BE-s\u00eb dhe t\u00eb vet\u00eb presidentit Macron p\u00ebr arritjen e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb pranueshme edhe p\u00ebr Shkupin edhe p\u00ebr Sofjen.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin tek ne nuk kemi propozim, i cili \u00ebsht\u00eb harmonizuar nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshi edhe Bullgarin\u00eb. Kur t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb propozim i till\u00eb ne do ta shqyrtojm\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket identitetit dhe gjuh\u00ebs, ne e kemi pozicionin t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk diskutojm\u00eb\u201d, tha Kova\u00e7evski.<\/p>\n<p>Nord-Mazedonien l EU-Erweiterungs-Kommissar Varhelyi trifft Premierminister Kovacevski<\/p>\n<p>Oliver Varhelyi dhe Dimitar Kova\u00e7evski<\/p>\n<p>Komisioneri i BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin, Oliver Varhelyi\u00a0 tha p\u00ebrmes nj\u00eb video-mesazhi se shpreson q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr grindjen Shkup-Sofje, ashtu si\u00e7 u gjet zgjidhje mes Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. \u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksojm\u00eb se si Greqia dhe Maqedonia e Veriut arrit\u00ebn ta tejkalojn\u00eb problemin e tyre dhe ta zgjidhin at\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Presim q\u00eb Bullgaria t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje dhe t\u00eb b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Jam i sigurt q\u00eb bisedimet do t\u00eb ofrojn\u00eb shum\u00eb ide se si t\u00eb ecim p\u00ebrpara s\u00eb bashku\u201d tha Varhelyi.<\/p>\n<p>Vigenin: Vetoja mbetet, pavar\u00ebsisht p\u00ebrmbajtjes s\u00eb propozimit francez<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban propozimi francez, vetoja ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqet, tha n\u00ebnkryetari i Asambles\u00eb Komb\u00ebtare Bullgare dhe n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Socialiste Bullgare, Kristian Vigenin.<\/p>\n<p>\u201cDefinitivisht nuk do t\u00eb ket\u00eb heqje t\u00eb vetos. \u00c7far\u00ebdo propozimi t\u00eb vij\u00eb nga presidenca franceze, ai do t\u00eb shqyrtohet, por kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb jav\u00ebn e ardhshme. Na duhet koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Bullgarin\u00eb, cilat jan\u00eb hapat e ardhsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb strategji. Nuk ka asgj\u00eb urgjente n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, tha Vigenin.<\/p>\n<p>VMRO-DPMNE: Maqedonia e Veriut para kapitulimit<\/p>\n<p>Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thot\u00eb se kryeministri Kova\u00e7evski dhe ministri i Jasht\u00ebm Osmani jan\u00eb fajtor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr kapitulimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Sipas\u00a0 VMRO-DPMNE-s\u00eb, propozimi i Franc\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e k\u00ebrkesave t\u00eb Bullgaris\u00eb n\u00eb korniz\u00ebn negociuese \u00ebsht\u00eb hap p\u00ebr bullgarizim. De fakto propozimi i Franc\u00ebs i v\u00eb k\u00ebrkesat e Bullgaris\u00eb n\u00eb korniz\u00ebn negociuese p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Maqedonia ose do t\u00eb bullgarizohet ose asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb. Opozita \u00ebsht\u00eb e vendosur se nuk do ta\u00a0 pranoj\u00eb p\u00ebrfshirjen e bullgar\u00ebve n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, n\u00ebse nuk merr garanci nga Sofja dhe Brukseli se kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e fundit e pal\u00ebs bullgare.<\/p>\n<p>Bulgarien | Protest vor der offiziellen Regierungsresidenz Boyana in Sofia<\/p>\n<p>Protest\u00eb e VMRO-DPMNE-s\u00eb n\u00ebn moton \u201cMos e tradh\u00ebto Maqedonin\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Analisti i \u00e7\u00ebshtjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Shkupi, Nenad Markoviq e konsideron debatin p\u00ebr propozimin francez si utopi, meq\u00eb shum\u00eb pak n\u00eb opinion jan\u00eb t\u00eb njohur me p\u00ebrmbajtjen e tij p\u00ebrve\u00e7 pal\u00ebs bullgare q\u00eb e komplikon situat\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb pesimist se kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb mbyllet deri n\u00eb samitin e radh\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb. \u201cKoha \u00ebsht\u00eb tejet e shkurt\u00ebr dhe k\u00ebsaj i duhet shtuar se n\u00eb Bullgari nuk ekziston predispozita politike q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbyllet shpejt\u201d, tha Markoviq.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb propozimi francez ka ngjallur disa shpresa, se deri n\u00eb fund t\u00eb muajit mund t\u00eb ket\u00eb zhvillime pozitive n\u00eb drejtim t\u00eb zhbllokimit t\u00eb procesit integrues.<\/p>\n<p>DW<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Franca ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb propozim p\u00ebr zgjidhjen e grindjes mes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bullgaris\u00eb duke ngjallur shpresa se deri n\u00eb fund t\u00eb muajit mund t\u00eb zhbllokohet procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Propozimin e Franc\u00ebs p\u00ebr heqjen e vetos s\u00eb vendosur nga Bullgaria n\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb BE, p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":265128,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-265127","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265127\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/265128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}