{"id":265218,"date":"2022-06-19T12:24:52","date_gmt":"2022-06-19T10:24:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=265218"},"modified":"2022-06-19T12:24:52","modified_gmt":"2022-06-19T10:24:52","slug":"shehu-akuza-te-forta-ndaj-rames-marredheniet-shqiperi-kosove-ne-nivelin-me-te-ulet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shehu-akuza-te-forta-ndaj-rames-marredheniet-shqiperi-kosove-ne-nivelin-me-te-ulet\/","title":{"rendered":"Shehu akuza t\u00eb forta ndaj Ram\u00ebs: Marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Tritan Shehu, n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb Facebook, shprehet se \u201cn\u00eb vigjilje t\u00eb takimit nd\u00ebrqeveritar Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u2019. Sipas tij p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb politika e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNe vigjilje te takimit nd\u00ebrqeveritar Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt!<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebs e fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb politika e Kryeministrit Rama!<\/p>\n<p>Takimet e deritanishme bilaterale jan\u00eb sfumuar nga veprimet e tij, q\u00eb i kan\u00eb \u00e7uar marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb rrezikeshme p\u00ebr Shqiperin\u00eb, Kosov\u00ebn, shqiptar\u00ebt e Rajonin.<\/p>\n<p>Kjo lind kryesisht nga kondicionimi i marr\u00ebdh\u00ebnive Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb prej marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe afinitetit t\u00eb Ram\u00ebs me Vu\u00e7i\u00e7 e Serbin\u00eb, mb\u00ebshtetja e projekteve p\u00ebr hegjemonine e saj ne Rajon, ku kerkon te dominoje dhe te sfumoje pavaresine e Kosoves.<\/p>\n<p>Zgjidhja e kesaj gjendje paradoksale kerkon pozicionime me ndryshime te gjera:<\/p>\n<p>1-Megjithese marr\u00ebdh\u00ebniet shtet\u00ebrore Shqip\u00ebri-Serbi duhet t\u00eb jene normale, ato nuk mund te tejkalojne e as te mos afektohen nga ato Serbi-Kosove. Vecanerisht kjo eshte e palekundur per maredheniet Shqiperi-Serbi, qe kane efekte rajonale, apo direkt a indirekt mbi Kosoven.<\/p>\n<p>2-Nuk mund te vendosen, sic ben Rama ne plan te pare maredheniet me Vucicin e Serbine ndaj atyre me liderat kosovare e Kosoven, qe duhet te dominojne.<\/p>\n<p>3- Pengese ketu eshte vartesia direkte qe ka Rama ndaj Vucicit, gje e rezikeshme per Kosoven, Shqiperine, shqiptaret e Rajonin, shkaterruese e maredhenieve tona.<\/p>\n<p>Aq e thelle eshte kjo vartesi sa Rama bllokon edhe njohjen e denimin e genocidit serb ne Kosove e Rajon!<\/p>\n<p>4-Nuk mund te mbeshteten projektet vuciciane, vecanerisht kur synojne te cvleresojne ato te BE.<\/p>\n<p>Ne fakt te tilla si \u201eBallkani i hapur\u201d jane ndertuar per tu bere \u201ehije\u201c atyre Europiane, te sfumojne pavaresine e Kosoves, te realizojne endrat serbe per hegjemoni e te na shtyjne drejt Lindjes. Ndersa nismat e BE sigurojne pjesemarje te vendeve te Rajonit si te barabarta, perfshi dhe Kosoven, i zhvillojne e afrojne realisht vendet tona, shtyjne drejt BE.<\/p>\n<p>5-Po keshtu duhet hequr dore nga paternalizmat ndaj Kosoves.<\/p>\n<p>Shqiperia e Kosova jane dy shtete sovrane, me institucionet e tyre, shume te aferta ne interesa, por qe duhet te respektojne njeri tjetrin e dialogojne si te barabarte.<\/p>\n<p>6- Perpara se te dialogosh e te dakortesohesh me Vucicin sic ben Rama, vecanerisht per projekte Rajonale a te tjera te rendesishme, kjo duhet realizuar me Kosoven. Ne fakt keshtu duhet vepruar edhe ndaj vendeve te tjera te Rajonit, por kjo merr nje rendesi te vecante ndaj Kosoves edhe sepse Serbia nuk e pranon ate si shtet.<\/p>\n<p>Pra jane shume elemente, qe lidhen me maredheniet Rajonale, vizionin per rolin e shqiptareve ne ate, te ardhmen tone etj, qe duhen korregjuar.<\/p>\n<p>Sepse me qendrimet aktuale te kesaj Qeverie me llojin e maredhenieve tona paradoksale me Serbine, vartesite e Rames nga Vucic, etj, po krijohen deformime dhe keq pozicionime te thella, jo vetem per maredheniet me Kosoven.<\/p>\n<p>Vetem duke i vendosur drejt keto elemente do t\u2019i hapej rruge maredhenieve te ngushta Shqiperi-Kosove, prioritare keto per ne, te domosdoshme per shqiptaret dhe Rajonin.\u201d-shkruan Shehu.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Tritan Shehu, n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb Facebook, shprehet se \u201cn\u00eb vigjilje t\u00eb takimit nd\u00ebrqeveritar Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u2019. Sipas tij p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb politika e kryeministrit Edi Rama. Postimi i plot\u00eb: \u201cNe vigjilje te takimit nd\u00ebrqeveritar Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt! P\u00ebrgjegj\u00ebs e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":265219,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-265218","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265218"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265218\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/265219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}