{"id":265255,"date":"2022-06-19T15:01:39","date_gmt":"2022-06-19T13:01:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=265255"},"modified":"2022-06-19T15:01:39","modified_gmt":"2022-06-19T13:01:39","slug":"po-tentojne-ti-helmojne-te-rinjte-dhe-te-investojne-ne-media-cavusoglu-gylenistet-pengesa-me-e-madhe-ne-raportet-turqi-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/po-tentojne-ti-helmojne-te-rinjte-dhe-te-investojne-ne-media-cavusoglu-gylenistet-pengesa-me-e-madhe-ne-raportet-turqi-kosove\/","title":{"rendered":"\u201cPo tentojn\u00eb t\u2019i helmojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb media\u201d, Cavusoglu: Gylenist\u00ebt, pengesa m\u00eb e madhe n\u00eb raportet Turqi-Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cEkzistenca e FETO-s n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb pengesa m\u00eb e madhe mes raporteve tona, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb helmuar raportet tona\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ministri i Jasht\u00ebm i Turqis\u00eb, Mevlut Cavusoglu, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cStrategjin\u00eb e ngjashme q\u00eb e ka zbatuar n\u00eb vendin ton\u00eb po e zbaton edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Po tentojn\u00eb t\u2019i helmojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb media, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr tentojn\u00eb t\u00eb infiltrohen edhe n\u00eb institucione. P\u00ebr neve \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb shohim k\u00ebto dhe e dim\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Turqia i referohet l\u00ebvizjes Hizmet t\u00eb klerikut Fetullah Gulen me akronimin FETO dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e ka shpallur organizat\u00eb terroriste. N\u00eb mars t\u00eb vitit 2018, Kosova arrestoi dhe d\u00ebboi gjasht\u00eb shtetas turq, q\u00eb kishin punuar n\u00eb shkoll\u00ebn private \u201cMehmet Akif\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb arrestuarit, nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrballur me procese gjyq\u00ebsore n\u00eb Turqi dhe n\u00eb fund jan\u00eb d\u00ebnuar gjithsej me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysm\u00eb burgim.<\/p>\n<p>Arrestimi dhe d\u00ebbimi i tyre jan\u00eb l\u00ebnd\u00eb e hetimeve edhe n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi dyshohet se procesi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me dhjet\u00ebra shkelje.<\/p>\n<p>Cavusoglu \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb Prishtin\u00eb nga homologia e tij, Donika G\u00ebrvalla, e cila tha se Turqia si nj\u00eb an\u00ebtare e r\u00ebnd\u00ebsishme e NATO-s, pas agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, Turqia ka ofruar ndihm\u00ebn e saj dhe \u00ebsht\u00eb po ashtu aktive n\u00eb Ballkan si nd\u00ebrmjet\u00ebsuese neutrale edhe mes Serbis\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPozicioni i Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, Rusin\u00eb, por edhe Serbin\u00eb, e shohim jo vet\u00ebm si agresiv, por edhe destabilizues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin ton\u00eb. Shpresojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb Bashkimit Evropian, NATO-s, por edhe Turqis\u00eb do t\u00eb kontribuojn\u00eb q\u00eb Serbis\u00eb dhe separatist\u00ebve serb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb t\u00eb ju pamund\u00ebsohet q\u00eb n\u00ebn hijen e agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb dhe me ndihm\u00ebn e Rusis\u00eb t\u00eb destabilizojn\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe Evrop\u00ebn Juglindore\u201d, tha G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Kosova dhe Turqia kan\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi dhe se shpreson n\u00eb \u201cm\u00eb shum\u00eb investime turke n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr investimet turke n\u00eb Kosov\u00eb, ministri i Jasht\u00ebm i Turqis\u00eb, Mevlut Cavusoglu p\u00ebrmendi marr\u00ebveshjen p\u00ebr tregti t\u00eb lir\u00eb mes dy vendeve, e cila ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi vitin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cEksporti prej Turqis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb dyfishuar, n\u00eb \u00e7erekun e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti rreth 20% \u00ebsht\u00eb shtuar eksporti nga Kosova p\u00ebr n\u00eb Turqi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Cavusoglu tha se n\u00eb fush\u00ebn e energjetik\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPosa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb energjin\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebritshme, solare dhe t\u00eb er\u00eb, kompanit\u00eb tona jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb investojn\u00eb. Nuk duam garanci t\u00eb blerjes, natyrisht, financimin do ta b\u00ebjm\u00eb vet dhe p\u00ebr nj\u00eb vjet do ta kryejn\u00eb investimin e tyre. Un\u00eb besoj qe n\u00eb k\u00ebto investime kan\u00eb interesim firma t\u00eb fuqishme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kosova dhe Turqia n\u00ebnshkruan paraprakisht marr\u00ebveshje n\u00eb fush\u00ebn e aviacionit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb fush\u00ebn e aviacionit, me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje do t\u00eb rritet edhe numri i fluturimeve e turist\u00ebve\u201d, tha ministri turk. Ministri n\u00ebnshkrues i k\u00ebsaj marr\u00ebveshje, Liburn Aliu tha se p\u00ebrmes saj \u00ebsht\u00eb rritur numri i fluturimeve nga 28 fluturime n\u00eb jav\u00eb, n\u00eb 42 sosh.<\/p>\n<p>Cavusoglu p\u00ebrmendi dhe organizat\u00ebn TIKA, ku tha se deri tash ajo ka realizuar mbi 700 projekte n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb jet\u00ebsoj edhe projekte tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ministri turk tha se vizit\u00ebn e tij n\u00eb pes\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, e ka nisur me Beogradin, e k\u00ebtu p\u00ebrmendi marr\u00ebveshjen mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Cavusoglu p\u00ebrmendi dhe organizat\u00ebn TIKA, ku tha se deri tash ajo ka realizuar mbi 700 projekte n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb jet\u00ebsoj edhe projekte tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ministri turk tha se vizit\u00ebn e tij n\u00eb pes\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, e ka nisur me Beogradin, e k\u00ebtu p\u00ebrmendi marr\u00ebveshjen mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ne e mb\u00ebshtesim dhe besojm\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrmes kanaleve diplomatike\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ministrin e Jasht\u00ebm i Turqis\u00eb, Mevlut Cavusoglu ka arritur n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn, ku bashk\u00eb me homologen e tij, Donika G\u00ebrvalla dhe ministra tjer\u00eb te Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb darkuar bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas MPJD-s\u00eb, ata kan\u00eb biseduar p\u00ebr bashk\u00ebpunimin mes dy shteteve dhe projektet e p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb dark\u00ebn zyrtare, t\u00eb ftuar ishin edhe ministri i Infrastruktur\u00ebs, Liburn Aliu, ministrja e Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasador\u00ebt e dy shteteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ministri turk u prit edhe nga Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cEkzistenca e FETO-s n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb pengesa m\u00eb e madhe mes raporteve tona, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb helmuar raportet tona\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ministri i Jasht\u00ebm i Turqis\u00eb, Mevlut Cavusoglu, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media n\u00eb Prishtin\u00eb. \u201cStrategjin\u00eb e ngjashme q\u00eb e ka zbatuar n\u00eb vendin ton\u00eb po e zbaton edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":265256,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-265255","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265255"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265255\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/265256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}