{
    "id": 265887,
    "date": "2022-06-22T19:35:52",
    "date_gmt": "2022-06-22T17:35:52",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=265887"
    },
    "modified": "2022-06-22T19:35:52",
    "modified_gmt": "2022-06-22T17:35:52",
    "slug": "integrimi-ne-be-nuk-sakrifikohet-shqiperia-per-poturet-e-rames-nga-ilir-levonja",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/integrimi-ne-be-nuk-sakrifikohet-shqiperia-per-poturet-e-rames-nga-ilir-levonja\/",
    "title": {
        "rendered": "Integrimi n\u00eb BE: Nuk sakrifikohet Shqip\u00ebria p\u00ebr poturet e Ram\u00ebs &#8211; Nga Ilir Levonja"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Ilir Levonja<\/p>\n<p>Edi Rama sapo i doli p\u00ebrpara jo-s\u00eb s\u00eb radh\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian. Me nj\u00eb postim n\u00eb Twitter ai u flet shqiptar\u00ebve n\u00eb pozitat e nj\u00eb komandanti &#8221;hero&#8221;, si dikur Enver Hoxha kur thoshte na u prish gjiza ne se m\u00ebrzitet greku. Krijesa Edi Rama nuk ka kuptuar dhe nuk ka ndryshuar asgj\u00eb n\u00eb lidhje me pozitat e nj\u00eb shefi qeverie n\u00eb diktatur\u00eb dhe atij n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb largohet nga si kryeminist\u00ebr pasi n\u00eb 10 vjet qeverisje nuk ka arritur ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pjestare t\u00eb Bashkimit Europian. E kishte premtimin e par\u00eb elektoral. P\u00ebrkundrazi pa nj\u00eb referendum komb\u00ebtar, devijoi rrug\u00ebn e saj drejt Lindjes.<\/p>\n<p>I doli p\u00ebrpara p\u00ebr faktin se n\u00eb Samitin e radh\u00ebs q\u00eb pritet t\u00eb mbahet n\u00eb dat\u00ebn 23 dhe 24 qershor, \u00e7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb nuk figuron. Esht\u00eb e leht\u00eb ta m\u00ebsosh, pasi nga publikimet paraprake t\u00eb programit t\u00eb pun\u00ebs, apo axhend\u00ebs, duket se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u diskutuar.<\/p>\n<p>Brenda qeverisjes s\u00eb tij nga 2013 e deri m\u00eb sot, Jo-t\u00eb e Europ\u00ebs kan\u00eb q\u00ebn\u00eb thuajse t\u00eb p\u00ebrvitshme. Nuk duhet t\u00eb diskutohet m\u00eb asgj\u00eb, qysh apo si. Edi Rama duhet ta hapi krahun dhe vendi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme.<\/p>\n<p>Nuk i kuptoj as shqiptar\u00ebt se si tolerojn\u00eb vit pas viti d\u00ebshtimet klasike t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb mbaruar. Madje konceptualisht jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb sa nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb proteston shoq\u00ebria e hapur p\u00ebr \u00e7mimin e naft\u00ebs, t\u00eb tjer\u00ebt ofrohen vet\u00ebm nga sht\u00ebpia. Protestojn\u00eb bujqit p\u00ebr prodhimet e mbetura, munges\u00ebn e tregut, \u00e7mimet e larta t\u00eb pesticideve, t\u00eb tjer\u00ebt ofrohen nga televizori.<\/p>\n<p>Proteston opozita shqiptar\u00ebt shullaten n\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00ebt e shprehjes, &#8221;p\u00ebr inat t\u00eb sime vjehrre, po shkoj me mullixhin\u00eb e fshatit&#8221;. M\u00eb keq akoma brenda opozitarizmit, i nxjerrin syt\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, rrahin gjoksin se kush \u00ebsht\u00eb demokrat apo jo, nd\u00ebrsa Edi Rama tall menderen me vendin.<\/p>\n<p>Zoran Zaevi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. A e dini p\u00ebrse? Pasi nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb samitin e radh\u00ebs Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk iu hap\u00ebn negociatat. Pati burr\u00ebrin\u00eb t\u00eb hapte krahun. Kjo \u00ebsht\u00eb demokracia. Kurse n\u00eb Shqip\u00ebri pushteti \u00e7imentohet, pavar\u00ebsisht firove dhe theqafjes s\u00eb nj\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>Vini re s\u00eb fundi, m\u00ebnyr\u00ebn se si u zgjodh\u00ebn krer\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb rrethe, duke u em\u00ebruar, pa vot\u00eb. Jan\u00eb shenjat e nj\u00eb pushteti n\u00eb ngritje, jo t\u00eb nj\u00eb demokracie t\u00eb konsoliduar. Nuk e di p\u00ebrse shqiptar\u00ebt pranojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb veten dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre p\u00ebr poturet e Edi Ram\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb sa sociale, aq edhe komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edi Rama duhet t\u00eb ik\u00eb nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, pasi Shqip\u00ebris\u00eb do t&#8217;i duhen dekada t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mbushur gropat e tij. Jo-ja e radh\u00ebs e BE ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje, hapjen e krahut.<\/p>\n<p>Ju jeni kthyer n\u00eb korist\u00eb, ashtu tok, si n\u00eb koh\u00ebn e Dull\u00ebs, mallkoni majtas e djathtas dhe mbani syt\u00eb nga Lindja. Ky \u00ebsht\u00eb degradim!<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Ilir Levonja Edi Rama sapo i doli p\u00ebrpara jo-s\u00eb s\u00eb radh\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian. Me nj\u00eb postim n\u00eb Twitter ai u flet shqiptar\u00ebve n\u00eb pozitat e nj\u00eb komandanti &#8221;hero&#8221;, si dikur Enver Hoxha kur thoshte na u prish gjiza ne se m\u00ebrzitet greku. Krijesa Edi Rama nuk ka kuptuar dhe nuk ka ndryshuar asgj\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2030,
    "featured_media": 265888,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        3366,
        5380,
        231,
        1454
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-265887",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-koment",
        "9": "category-kryesore",
        "10": "category-lajme",
        "11": "category-politike"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265887",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265887"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265887\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/265888"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265887"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265887"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265887"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}