{"id":266088,"date":"2022-06-24T08:47:28","date_gmt":"2022-06-24T06:47:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=266088"},"modified":"2022-06-24T08:47:28","modified_gmt":"2022-06-24T06:47:28","slug":"fshehu-pasurine-vettingu-zbardh-vendimin-per-guximtar-bocin-gjyqtari-i-gjirokastres-cenoi-besimin-e-publikut-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fshehu-pasurine-vettingu-zbardh-vendimin-per-guximtar-bocin-gjyqtari-i-gjirokastres-cenoi-besimin-e-publikut-te-drejtesia\/","title":{"rendered":"Fshehu pasurin\u00eb, vettingu zbardh vendimin p\u00ebr Guximtar Bo\u00e7in: Gjyqtari i Gjirokastr\u00ebs c\u00ebnoi besimin e publikut te drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjirokastr\u00ebs, Guximtar Bo\u00e7i u shkarkua nga detyra m\u00eb 10 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe kishte cenuar besimin e publikut n\u00eb transaksionet e disa pronave.<\/p>\n<p>Audio-regjistrimi i publikuar n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d n\u00eb vitin 2016, sipas t\u00eb cilit Bo\u00e7i akuzohej se k\u00ebrkoi favore seksuale n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur penalizues nga Komisioni, me argumentin se Gjykata e Apelit Vlor\u00eb e kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb element\u00ebve t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe se dosja \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Po ashtu, KPK nuk ka gjetur probleme shkarkuese n\u00eb gjetjet e tjera p\u00ebr profesionalizmin, si dhe as n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Guximtar Bo\u00e7i e ka nisur karrier\u00ebn e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, pas publikimit t\u00eb audio-skandalit, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD e shkarkoi Bo\u00e7in nga detyra e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe e pezulloi at\u00eb si gjyqtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Bo\u00e7it dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ai fitoi pafaj\u00ebsin\u00eb me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs. Bo\u00e7i ka k\u00ebrkuar prej asaj kohe rikthimin n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, por K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat e tij.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Bo\u00e7i u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me an\u00ebtar Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK analizohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb subjektit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tij, prej nga jan\u00eb konkluduar pamjaftueshm\u00ebri financiare. Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb shum\u00ebn totale 2 milion\u00eb e 190 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimin administrativ t\u00eb Komisioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe pasuria e vajz\u00ebs madhore t\u00eb subjektit, e cila s\u00eb bashku me bashk\u00ebjetuesin, kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstet e nj\u00eb apartamenti, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar kursimet e tyre n\u00eb llogarit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Fshehja e pasuris\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2017, bashk\u00ebshortja e subjektit ka pasqyruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 71 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me pjes\u00eb takuese t\u00eb saj 100%. Nga hetimi \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb d\u00ebshmi e trash\u00ebgimis\u00eb testamentare e vitit 2017, si dhe nj\u00eb testament notarial i vitit 2013 i babait t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se babai i ndjer\u00eb i bashk\u00ebshortes s\u00eb Bo\u00e7it e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 9.5 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb likuiduar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton munges\u00ebn e nj\u00eb logjike ekonomike lidhur me investimin e kryer prej babait t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi ai dhe familja e tij nuk kan\u00eb banuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament; si dhe nuk ka rezultuar ndonj\u00eb dokumentacion q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb dh\u00ebnien me qira t\u00eb k\u00ebsaj banese apo realizimin e ndonj\u00eb p\u00ebrfitimi monetar nga ana e vjehrrit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebnia e k\u00ebsaj pasurie, n\u00ebp\u00ebrmjet testamentit, vet\u00ebm dhe ekskluzivisht n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit \u2013 duke p\u00ebrjashtuar t\u00eb gjith\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb \u2013 nuk duket se ka nj\u00eb arsye bind\u00ebse\/justifikuese\u201d, konstaton Komisioni dhe shton se kjo banes\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm nga vajza e gjyqtarit Bo\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, trupa e KPK evidenton faktin se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb 100% n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, jo vet\u00ebm duke anashkaluar trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb, por edhe n\u00ebn\u00ebn e saj, t\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkisnin de jure 50% e apartamentit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, dinamika e transaksioneve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nuk gjejn\u00eb logjik\u00eb shpjeguese, si dhe jan\u00eb ngritur dyshime t\u00eb kap\u00ebrcimit t\u00eb kufirit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave reale t\u00eb disponueshme nga testamentl\u00ebn\u00ebsi dhe nga zyra e Agjencis\u00eb Shet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, testamentl\u00ebn\u00ebsi dispononte jo m\u00eb shum\u00eb se 50% e t\u00eb drejtave reale t\u00eb apartamentit n\u00eb analiz\u00eb, p\u00ebr shkak se gjysma tjet\u00ebr i p\u00ebrkiste dhe ende sot duhet t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe jo babait t\u00eb saj, t\u00eb ndjer\u00eb. Por \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, paqart\u00ebsis\u00eb apo tejkalimit t\u00eb kuot\u00ebs s\u00eb disponueshme nga testamentl\u00ebn\u00ebsi i \u00ebsht\u00eb mbivendosur veprimi i paligjsh\u00ebm i ASHK-s\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb ende m\u00eb pak ligjore e p\u00ebrfundimtare, n\u00eb kuptimin e pasojave juridike de facto, ka regjistruar dhe ka l\u00ebshuar certifikat\u00eb pron\u00ebsie n\u00eb mas\u00ebn 100% t\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asaj i p\u00ebrket vet\u00ebm 50% e t\u00eb drejtave reale n\u00eb fjal\u00eb,\u201d argumenton KPK dhe ka vendosur t\u00eb analizoj\u00eb burimet financiare t\u00eb familjes s\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, nga ka rezultuar pamund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto fakte, KPK ngre dyshime se veprimet e kryera deri n\u00eb regjistrimin e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, kan\u00eb pasur si q\u00ebllim fshehjen e pasuris\u00eb dhe evitimin e verifikimeve mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka paraqitur ndonj\u00eb prov\u00eb apo dokument t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie nga dikush tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 vajz\u00ebs s\u00eb subjektit. Po ashtu, nuk ka paraqitur ndonj\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrrit t\u00eb tij p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, duket se rezultatet e njoftuara subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri nuk ndryshojn\u00eb, duke mbetur t\u00eb gjitha elementet e lartp\u00ebrshkruar, t\u00eb cilat kan\u00eb krijuar bindjen e trupit gjykues se ky apartament \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konkludon trupa e KPK-s\u00eb dhe e konsideron k\u00ebt\u00eb gjetje si shkarkuese.<\/p>\n<p>C\u00ebnimi i besimit<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se gjyqtari Bo\u00e7i ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me veprimet dhe q\u00ebndrimet e tij n\u00eb transaksionet e disa pronave q\u00eb ka zot\u00ebruar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 850 m2, nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb rr\u00ebnuar q\u00eb gjendej aty dhe nj\u00eb livadhi 1000 m2, n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe gjat\u00eb fazave t\u00eb para t\u00eb hetimit administrativ, Bo\u00e7i ka pretenduar se e ka fituar k\u00ebt\u00eb pasuri nga trash\u00ebgimia nga brezat paraardh\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vjim ka sqaruar se e ka okupuar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK vler\u00ebson se ky fakt m\u00eb vete nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim p\u00ebr subjektin, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb dhe me deklarime t\u00eb tjera kontradiktore n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb etik\u00ebs dhe figur\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gjyqtari.<\/p>\n<p>Nga analizimi i burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie banimi me sip\u00ebrfaqe 121 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ka rezultuar se subjekti ka p\u00ebrfituar nj\u00eb shesh nd\u00ebrtimi si i pastreh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishte n\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Bo\u00e7i ka shitur m\u00eb 6 gusht t\u00eb vitit 1998 nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 400 m2 p\u00ebr \u00e7mimin 700 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri e ka bler\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Bashkia e Gjirokastr\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 144 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret, si\u00e7 ka rezultuar nga aktet e administruara p\u00ebrgjat\u00eb hetimit, si dhe ato t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga subjekti, n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit ai nuk ka qen\u00eb i pastreh\u00eb\u201d, konstaton KPK dhe v\u00ebren se mbetet e paqart\u00eb dinamika dhe ligjshm\u00ebria e dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij sheshnd\u00ebrtimi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti dispononte tjet\u00ebr banes\u00eb dhe truall.<\/p>\n<p>Fakti se subjekti e ka shitur rreth 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes, ka ngritur dyshime se ai e ka kryer k\u00ebt\u00eb transaksion p\u00ebr p\u00ebrfitime financiare. \u201cKy fakt tregon se p\u00ebrfitimi i k\u00ebtij trualli nga subjekti kishte ndodhur p\u00ebr p\u00ebrfitim financiar dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs konkrete p\u00ebr strehimin e tij familjar \u2013 sikurse ishte q\u00ebllimi formal i dh\u00ebnies s\u00eb truallit nga organet kompetente\u201d, konstaton KPK dhe \u00e7mon se kjo rrethan\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr cenimin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kjo gjetje \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, s\u00eb bashku me fakte t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut \u00ebsht\u00eb konsideruar edhe qasja pasive dhe indiferente e gjyqtarit Bo\u00e7i ndaj parregullsive n\u00eb regjistrimin e apartamentit 100% n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, kur asaj mund t\u2019i p\u00ebrkiste ligj\u00ebrisht vet\u00ebm 50% e t\u00eb drejtave reale. \/Birn<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjirokastr\u00ebs, Guximtar Bo\u00e7i u shkarkua nga detyra m\u00eb 10 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe kishte cenuar besimin e publikut n\u00eb transaksionet e disa pronave. Audio-regjistrimi i publikuar n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d n\u00eb vitin 2016, sipas t\u00eb cilit Bo\u00e7i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":266089,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-266088","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=266088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266088\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/266089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=266088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=266088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=266088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}