{"id":266190,"date":"2022-06-24T13:25:08","date_gmt":"2022-06-24T11:25:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=266190"},"modified":"2022-06-24T13:25:08","modified_gmt":"2022-06-24T11:25:08","slug":"tabaku-aeroporti-i-vlores-ne-zone-te-mbrojtur-perpos-shkaterrimit-te-natyres-dhe-ekosistemit-projekti-eshte-korruptiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tabaku-aeroporti-i-vlores-ne-zone-te-mbrojtur-perpos-shkaterrimit-te-natyres-dhe-ekosistemit-projekti-eshte-korruptiv\/","title":{"rendered":"Tabaku: Aeroporti i Vlor\u00ebs n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur, p\u00ebrpos shkat\u00ebrrimit t\u00eb natyr\u00ebs dhe ekosistemit, projekti \u00ebsht\u00eb korruptiv"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi sot se aeroporti i Vlor\u00ebs do t\u00eb ngrohet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur dhe se p\u00ebrpos shkat\u00ebrrimit t\u00eb natyr\u00ebs dhe ekosistemit, projekti \u00ebsht\u00eb korruptiv.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb tipike korrupsioni ku qeveria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb dhe qart\u00ebsisht ka favorizuar nj\u00eb pal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb kishte nj\u00eb gar\u00eb, nqs nuk do t\u00eb ishte shkelur ligji, nqs nuk do t\u00eb favorizohej nj\u00eb kompani pran\u00eb qeveris\u00eb mund t\u00eb kishim pasur investitor\u00eb t\u00eb huaj, mund t\u00eb flisnim p\u00ebr konkurrenc\u00eb e treg t\u00eb lir\u00eb. Sot fatkeq\u00ebsia kryesore \u00ebsht\u00eb kapitullimi i ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, me k\u00ebt\u00eb sjellje e korrupsion p\u00ebr t\u00eb komanduar \u00e7do gj\u00eb e k\u00ebdo\u201d, deklaroi deputetja e PD.<\/p>\n<p>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e djeshme n\u00eb kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb ngritja nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb si deputete dhe si kryetare e komisionit t\u00eb integrimit m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ta ndjek; aeroportin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt q\u00eb kryeministri e shpalli fituesin dhe vendin e nd\u00ebrtimit n\u00eb mars 2021, pak jav\u00eb p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ministrja Kumbaro dit\u00ebn e djeshme deklaroi se \u201cnjolla e projektit ndodhet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur komb\u00ebtare. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb njoll\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb aerodromit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrpara jush po ju tregoj k\u00ebt\u00eb pamje, n\u00eb t\u00eb majt\u00eb ne kemi zon\u00ebn e Vjos\u00eb-Nart\u00ebs e q\u00eb ka qen\u00eb zon\u00eb e mbrojtur.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtin park por q\u00eb si\u00e7 e shihni n\u00eb mes aty ka nj\u00eb njoll\u00eb aeroporti dhe rruge, tani pik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb njoll\u00eb aty zonja Kumbaro thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur dhe jasht\u00eb parkut.<\/p>\n<p>Ftoj \u00e7do shqiptar q\u00eb ta shoh\u00eb me syt\u00eb e tij dhe t\u00eb gjykoj\u00eb vet\u00eb a \u00ebsht\u00eb ky aeroport jasht\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur?! P\u00ebrve\u00e7 aeroportit k\u00ebtu do t\u00eb ket\u00eb dhe nj\u00eb zone tjet\u00ebr zhvillimore?<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrpos shkat\u00ebrrimit t\u00eb natyr\u00ebs dhe ekosistemit duke p\u00ebrdhosur nj\u00eb nga zonat e mbrojtura ligatinore projekti n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb korruptiv.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb i kam d\u00ebrguar dy shkresa Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs dhe gjithashtu edhe ATRAKO p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb po ndodh p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk mora asnj\u00eb p\u00ebrgjigje serioze nga ministria e cila refuzonte t\u00eb kthente p\u00ebrgjigje p\u00ebrfshir\u00eb edhe kontrat\u00ebn por edhe tenderin.<\/p>\n<p>Arsyen e k\u00ebsaj heshtje e m\u00ebsova duke lexuar shkrimin investigativ.<\/p>\n<p>Kontrata koncesionare me vler\u00eb 138.2 mln euro \u00ebsht\u00eb fituar nga nj\u00eb konsorcium q\u00eb zot\u00ebrohet nga dy kompani; e para \u00ebsht\u00eb kompania turke q\u00eb nd\u00ebrtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me kryeministrin.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, historia e gar\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij koncesioni me vler\u00eb 138.2 mln euro \u00ebsht\u00eb e mbuluar me dyshime t\u00eb m\u00ebdha. Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb gar\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb kompani britanike e cila akuzon qeverin\u00eb se ka ndryshuar kriteret e gar\u00ebs pak dit\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb saj. Dy jav\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb gar\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht pas k\u00ebtyre ndryshimeve, ka hyr\u00eb n\u00eb loj\u00eb konsorciumi fitues q\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb 1 mars 2021 dhe \u00ebsht\u00eb shpallur fitues 3 dit\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Un\u00eb e d\u00ebgjoj retorik\u00ebn e qeveris\u00eb q\u00eb justifikon e mbron korrupsionin sepse po nd\u00ebrton vepra publke, jam e sigurt q\u00eb do t\u2019i dal\u00eb p\u00ebr zot Rama si i ka dal\u00eb p\u00ebr zot \u00e7do afere tjet\u00ebr korruptive, por un\u00eb nuk bie dot dakord me shkeljen e ligjit, nuk bie dot dakord me k\u00ebt\u00eb normalizim korrupsioni, nuk bie dot dakord me k\u00ebt\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb frikshme p\u00ebr t\u00eb pranuar korrupsion si norm\u00eb dhe vler\u00eb.<\/p>\n<p>Thjesht nuk \u00ebsht\u00eb kjo m\u00ebnyra se si un\u00eb e shoh Shqip\u00ebrin\u00eb kandidate p\u00ebr n\u00eb BE!<\/p>\n<p>Jam e bindur q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb shqiptari e sheh t\u00eb ardhmen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, e kombit dhe atdheut ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata koncesionare q\u00eb i \u00ebsht\u00eb falur k\u00ebtij konsorciumi dhe q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur natyrore ka nj\u00eb vler\u00eb prej 138.2 mln euro.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs qeveria i ka garantuar konsorciumit se do t\u2019i paguaj\u00eb 9.6 mln euro apo diferenc\u00ebn n\u00ebse n\u00eb 4 vite konsorciumi nuk fiton t\u00eb ardhura nga fluturimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb. Po ashtu n\u00ebse konsorciumi nuk fiton n\u00eb vitin e 13 shifr\u00ebn prej 18.7 mln euro do jen\u00eb taksat e shqiptar\u00ebve q\u00eb do t\u2019ia paguajn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, n\u00eb fund t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare kompania fituese e nj\u00eb tenderi q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb SPAK do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb 138.2 mln euro nga buxheti shtetit nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb sipas investigimit dhe letrave \u00ebsht\u00eb 30% m\u00eb shum\u00eb se sa kosto e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb tipike korrupsioni ku qeveria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb dhe qart\u00ebsisht ka favorizuar nj\u00eb pal\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb kishte nj\u00eb gar\u00eb, nqs nuk do t\u00eb ishte shkelur ligji, nqs nuk do t\u00eb favorizohej nj\u00eb kompani pran\u00eb qeveris\u00eb mund t\u00eb kishim pasur investitor\u00eb t\u00eb huaj, mund t\u00eb flisnim p\u00ebr konkurrenc\u00eb e treg t\u00eb lir\u00eb. Sot fatkeq\u00ebsia kryesore \u00ebsht\u00eb kapitullimi i ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, me k\u00ebt\u00eb sjellje e korrupsion p\u00ebr t\u00eb komanduar \u00e7do gj\u00eb e k\u00ebdo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb korrupsioni q\u00eb sikurse gllab\u00ebron parat\u00eb e buxhetit, taksat e rritura q\u00eb paguajn\u00eb shqiptar\u00ebt po shkat\u00ebrron dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri komb\u00ebtare t\u00eb atdheut ton\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi sot se aeroporti i Vlor\u00ebs do t\u00eb ngrohet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur dhe se p\u00ebrpos shkat\u00ebrrimit t\u00eb natyr\u00ebs dhe ekosistemit, projekti \u00ebsht\u00eb korruptiv. Sipas Tabakut, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb tipike korrupsioni ku qeveria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb dhe qart\u00ebsisht ka favorizuar nj\u00eb pal\u00eb. \u201cN\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":266191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-266190","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266190","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=266190"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266190\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/266191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=266190"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=266190"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=266190"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}