{"id":266343,"date":"2022-06-25T11:59:53","date_gmt":"2022-06-25T09:59:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=266343"},"modified":"2022-06-25T11:59:53","modified_gmt":"2022-06-25T09:59:53","slug":"flet-majlinda-bregu-76-e-qytetareve-e-shohin-bashkepunimin-rajonal-si-qasje-te-shkelqyer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/flet-majlinda-bregu-76-e-qytetareve-e-shohin-bashkepunimin-rajonal-si-qasje-te-shkelqyer\/","title":{"rendered":"Flet Majlinda Bregu: 76% e qytetar\u00ebve e shohin bashk\u00ebpunimin rajonal si qasje t\u00eb shk\u00eblqyer"},"content":{"rendered":"<p>Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar s\u00ebrish sjelljen dhe q\u00ebndrimin q\u00eb kryeministri Edi Rama mbajti ndaj Bullgaris\u00eb n\u00eb samitin e Brukselit p\u00ebr veton e vendosur ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunimit Rajonal prezantoi dje n\u00eb Bruksel t\u00eb dh\u00ebnat e Balkan Barometer 2022&amp; SecuriMet,r p\u00ebr perceptimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor lidhur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fushash e temash, si integrimi n\u00eb BE, bashk\u00ebpunimi rajonal, dixhitalizimi, pun\u00ebsimi, siguria, emigrimi, n\u00eb internet, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj t\u00eb hapjes, Sekretarja e P\u00ebrgjithshme e K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, theksoi se meqen\u00ebse prezantimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebrkoi nj\u00eb dit\u00eb pas Samitit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin, d\u00ebshironte t\u00eb ndalej s\u00eb pari pik\u00ebrisht tek zhvillimet e atij Samiti.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Bregu u shpreh se p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb dita e djeshme ishte e sh\u00ebnuar \u201cUn\u00eb ndjehem v\u00ebrtet mire q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar vendimi p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre dy vendeve statusin e vendit kandidat u dha. U dha n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ne sot do t\u00eb flasim p\u00ebr ndjesi\/perceptime t\u00eb qytetar\u00ebve. Kur vijn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb v\u00ebzhgimi, nj\u00eb barometri gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb mas\u00ebsh jan\u00eb ndjesit\u00eb, perceptimet e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Barometrat tan\u00eb prej vitesh masin k\u00ebto perceptimet, t\u00eb cilat n\u00ebse do t\u00eb mateshin sot, guxoj t\u00eb them se do ishin shum\u00eb m\u00eb ndryshe p\u00ebr shkak edhe t\u00eb zhg\u00ebnjimit q\u00eb erdhi nga \u201cJO\u201d-ja p\u00ebr zgjerimin n\u00eb BE t\u00eb rajonit ton\u00eb. Ndaj duhet ta theksoj q\u00eb ta kemi n\u00eb konsiderat\u00eb se ky edicion i Ballkan Baromet\u00ebr &amp; Securimeter, \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrpara luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb e sigurisht edhe p\u00ebrpara konluzioneve t\u00eb Samitit\u201c, \u2013 tha Bregu duke shtuar n\u00eb fund se RCC do t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb disa nga pyetjet sidomos ato q\u00eb lidhen me perceptimet e sfidave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb vjesht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si kan\u00eb ndryshuar perceptimet.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me t\u00eb dh\u00ebnat e dala nga Barometri, Bregu theksoi se rezultatet q\u00eb dalin her\u00eb befasojn\u00eb, her\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si alarm, nd\u00ebrsa her\u00eb t\u00eb tjera konfirmojn\u00eb se p\u00ebrpjekjet nuk jan\u00eb t\u00eb kota pasi qytetar\u00ebt dhe bizneset i ndjejn\u00eb p\u00ebrfitimet e pun\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga RCC.<\/p>\n<p>76% e qytetar\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor e shohin bashk\u00ebpunimin rajonal nj\u00eb qasje t\u00eb shk\u00eblqyer; 60 % mb\u00ebshtesin an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, nj\u00eb shumic\u00eb ende edhe pse vitin e kaluar ishte 62%; 74 % pranojn\u00eb se keqinformimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb p\u00ebr ekonomit\u00eb e tyre, nd\u00ebrsa 1 n\u00eb 3, p\u00ebrs\u00ebri dhe p\u00ebrs\u00ebri, e shohin korrupsionin si nj\u00eb kr\u00ebc\u00ebnim t\u00eb madh p\u00ebr jet\u00ebn e tyre; 67 % mendojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Vet\u00ebm 21% kan\u00eb besim te partit\u00eb politike, nd\u00ebrsa 75% jo.<\/p>\n<p>66% e njer\u00ebzve e shohin si problematike ndotjen n\u00eb vendbanimin e tyre dhe s\u00eb fundi, por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme, 43 % e bizneseve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor thon\u00eb se roaming pa pages\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb ka pasur nj\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejoni ta mbyll me k\u00ebt\u00eb konkluzion: Nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb (t\u00eb cil\u00ebn qytetar\u00ebt e mb\u00ebshtesin n\u00eb nivelin 60%) pa bashk\u00ebpunimin rajonal mb\u00ebshtetur nga 76% e qytetar\u00ebve. Por ka m\u00eb pak shanse p\u00ebr t\u00eb bindur linjat e ashpra n\u00eb BE se ne nuk do t\u2019i shkaktojm\u00eb probleme BE-s\u00eb n\u00ebse jan\u00eb ende nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 80% t\u00eb qytetar\u00ebve. Do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar rajonin e p\u00ebr ta kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb madhe investimesh, n\u00ebse 67% e t\u00eb rinjve do t\u00eb donin t\u00eb largoheshin jasht\u00eb vendit. Mediat sociale lidhin njer\u00ebzit, por keqinformimi po b\u00ebhet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr ndotjen e ajrit. Njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb qytetet e Ballkanit Per\u00ebndimor humbin deri n\u00eb 1.3 vjet jet\u00eb nga ndotja e ajrit, pasi popullsia \u00ebsht\u00eb e ekspozuar ndaj disa prej p\u00ebrqendrimeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ndotjes s\u00eb ajrit n\u00eb Evrop\u00eb. Dhe s\u00eb fundi: ku ka vullnet ka edhe rrug\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi i nxjerr\u00eb nga \u201cRoam Like at Home\u201d q\u00eb rajoni e filloi dhe e realizoi me sukses\u201d, p\u00ebrfundoi Bregu.<\/p>\n<p>Balkan Barometri \u00ebsht\u00eb autorizuar nga RCC dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zhvillohet \u00e7do vit q\u00eb nga viti 2014 nga nj\u00eb agjenci e pavarur mes m\u00eb shum\u00eb se 6,000 qytetar\u00ebve dhe 1,200 kompanive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Barometri Ballkanik \u00ebsht\u00eb vendosur fort si nj\u00eb burim i besuesh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave rajonale t\u00eb p\u00ebrdorura gjer\u00ebsisht dhe t\u00eb referuara nga media, biznesi, shoq\u00ebria civile dhe vendimmarr\u00ebsit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar s\u00ebrish sjelljen dhe q\u00ebndrimin q\u00eb kryeministri Edi Rama mbajti ndaj Bullgaris\u00eb n\u00eb samitin e Brukselit p\u00ebr veton e vendosur ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunimit Rajonal prezantoi dje n\u00eb Bruksel t\u00eb dh\u00ebnat e Balkan Barometer 2022&amp; SecuriMet,r p\u00ebr perceptimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor lidhur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":161344,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-266343","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=266343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266343\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=266343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=266343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=266343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}