{
    "id": 266720,
    "date": "2022-06-27T16:10:13",
    "date_gmt": "2022-06-27T14:10:13",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=266720"
    },
    "modified": "2022-06-27T16:10:13",
    "modified_gmt": "2022-06-27T14:10:13",
    "slug": "eurodeputetja-gjermane-ballkani-i-hapur-nisme-pa-parime-dhe-kritere-rrezikon-procesin-e-anetaresimit-ne-be",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/eurodeputetja-gjermane-ballkani-i-hapur-nisme-pa-parime-dhe-kritere-rrezikon-procesin-e-anetaresimit-ne-be\/",
    "title": {
        "rendered": "Eurodeputetja gjermane: \u2018Ballkani i Hapur\u2019, nism\u00eb pa parime dhe kritere, rrezikon procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Euractiv\u2019 bisedoi me eurodeputeten Viola Von Cramon-Taubadel pas samitit t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb 23-24 qershorit n\u00eb Bruksel, i cili u fokusua kryesisht tek \u00e7\u00ebshtja e zgjerimit, dhe ku pika kryesore ishte nj\u00eb takim kryesisht i pak\u00ebnaqsh\u00ebm me lider\u00ebt e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, dhe nj\u00eb \u2018vendim historik\u2019 p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb statusin e kandidatit Ukrain\u00ebs dhe Moldavis\u00eb.<\/p>\n<p>Por Von Cramon-Taubadel, e quajti vendimin \u2018shum\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u2019 dhe jo me ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe praktike. Ajo thot\u00eb se bisedimet me lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor, ishin \u2018nj\u00eb d\u00ebshtim i plot\u00eb\u2019, dhe nj\u00eb rezultati i till\u00eb vet\u00ebm sa e lumturon presidentin rus Vladimir Putin.<\/p>\n<p>Eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel nga t\u00eb Gjelb\u00ebrit gjerman\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetare e delegacionit n\u00eb Komitetin Parlamentar t\u00eb Asociimit BE-Ukrain\u00eb, an\u00ebtare e Komisionit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme dhe an\u00ebtare e Delegacionit t\u00eb Parlamentit Evropian t\u00eb Stabilizim Asociimit BE-Serbi.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj mbi at\u00eb q\u00eb arriti ky samit \u2018gjeopolitik\u2019?<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb shprehem hapur: Vendimi p\u00ebr Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lir\u00eb. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb gjeopolitikisht shum\u00eb t\u00eb tensionuar, BE-s\u00eb nuk i kushton asgj\u00eb t\u2019i jap\u00eb k\u00ebtyre vendeve statusin e kandidatit. Por ato mund t\u00eb mbeten p\u00ebrgjithmon\u00eb me k\u00ebt\u00eb status n\u00eb dhom\u00ebn e pritjes, si\u00e7 e kemi par\u00eb me Turqin\u00eb dhe Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Statusi kandidat \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb lider\u00ebt e BE-s\u00eb, pa pasur asnj\u00eb detyrim financiar. Sigurisht, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb unitetet t\u00eb BE-s\u00eb ndaj ukrainasve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit po p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendi tjet\u00ebr aspirant Gjeorgjia, ka nj\u00eb problem. Dikur ajo ishte gjithmon\u00eb e para, kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr reformat, anti-korrupsionin, modernizimin e shoq\u00ebris\u00eb. Por tani gjeorgjian\u00ebt kan\u00eb shkuar plot\u00ebsisht n\u00eb drejtimin e gabuar.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb vend se ta mbyllin hendekun, e kan\u00eb thelluar at\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli Evropian t\u2019u jap\u00eb atyre t\u00eb nj\u00ebjtin status si Ukraina dhe Moldavia. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb Tbilisit t\u2019i\u00a0 thuhet: kryej m\u00eb par\u00eb detyrat e sht\u00ebpis\u00eb, dhe m\u00eb pas do t\u00eb t\u00eb japim t\u00eb nj\u00ebjtin status kandidat si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr dy vendet e tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, le t\u00eb hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. \u00c7far\u00eb arriti ky samit?<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me Ballkanin Per\u00ebndimor, ky samit ishte nj\u00eb d\u00ebshtim i plot\u00eb. M\u00eb duhet ta pranoj se jam shum\u00eb e zhg\u00ebnjyer. Dhe kur Komisioni Evropian e quan veten \u2018komision gjeopolitik\u2019, gjykoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shaka e hidhur. Shikoni: I thirr\u00ebn n\u00eb Bruksel t\u00eb gjasht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Ballkanit Per\u00ebndim, dhe nuk u ofruan asgj\u00eb.<\/p>\n<p>As Bosnje Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit. M\u00eb keq akoma: Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria nuk u lejuan t\u00eb nisin negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit, dhe as Kosova nuk p\u00ebrfitoi liberalizimin e vizave, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb po zvarritet prej 4 vitesh tashm\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb sinjal katastrofik. Nga kjo situat\u00eb, un\u00eb shoh t\u00eb lumturohet vet\u00ebm nj\u00eb njeri: shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.<\/p>\n<p>A jan\u00eb t\u00eb mira apo t\u00eb k\u00ebqija nisma rajonale sikurse \u00ebsht\u00eb \u2018Ballkani i Hapur\u2019, i udh\u00ebhequr nga Beogradi? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb nuk bazohet n\u00eb parime, nuk bazohet as n\u00eb standarde dhe kritere. Dhe n\u00ebse ecet p\u00ebrpara me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, do t\u00eb minohet procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE i bazuar n\u00eb merita. Ndaj un\u00eb nuk do e mb\u00ebshtes at\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ky samit mungoi mesazhi i qart\u00eb, se Serbia duhet t\u00eb p\u00ebrafrohet me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, dhe t\u2019u bashkohet sanksioneve t\u00eb saj kund\u00ebr Rusis\u00eb. Pse? Ndoshta, dhe k\u00ebt\u00eb e kam d\u00ebgjuar koh\u00ebt e fundit edhe nga shoq\u00ebria civile n\u00eb Beograd, ata nuk duan q\u00eb t\u2019i shk\u00ebmbejn\u00eb sanksionet me parimet demokratike. Lider\u00ebt e BE-s\u00eb kishin shum\u00eb frik\u00eb se n\u00ebse ushtroni shum\u00eb presion p\u00ebr sanksionet, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga parimet demokratike, liria e medias, pluralizmi partiak e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj un\u00eb nuk jam shum\u00eb e befasuar q\u00eb mungoi nj\u00eb mesazh i till\u00eb. Argumenti i v\u00ebrtet\u00eb ndaj Serbis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb: n\u00ebse ju nuk p\u00ebrputheni me politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jashtme, at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb pezullojm\u00eb fondet. Por un\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar ask\u00ebnd q\u00eb ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Po n\u00eb lidhje me iden\u00eb e Macron p\u00ebr krijimin e nj\u00eb Komuniteti Politik Evropian?<\/p>\n<p>N\u00ebse doni v\u00ebrtet t\u00eb krijoni di\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb pozitive. Por un\u00eb kam d\u00ebgjuar se ka shum\u00eb shqet\u00ebsim se ky format i ri, mund t\u00eb jet\u00eb si nj\u00eb \u2018dhom\u00eb pritjeje\u2019 e p\u00ebrhershme p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet q\u00eb aspirojn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE. Dhe kjo ngre shqet\u00ebsime serioze. M\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb them, \u00ebsht\u00eb se ky koncept ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ri-p\u00ebrcaktim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. \/abcnews<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Euractiv\u2019 bisedoi me eurodeputeten Viola Von Cramon-Taubadel pas samitit t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb 23-24 qershorit n\u00eb Bruksel, i cili u fokusua kryesisht tek \u00e7\u00ebshtja e zgjerimit, dhe ku pika kryesore ishte nj\u00eb takim kryesisht i pak\u00ebnaqsh\u00ebm me lider\u00ebt e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, dhe nj\u00eb \u2018vendim historik\u2019 p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb statusin e kandidatit Ukrain\u00ebs dhe Moldavis\u00eb. [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2020,
    "featured_media": 266721,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        5380,
        231
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-266720",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-kryesore",
        "9": "category-lajme"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266720",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=266720"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/266720\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/266721"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=266720"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=266720"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=266720"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}