{"id":267384,"date":"2022-07-01T13:24:24","date_gmt":"2022-07-01T11:24:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267384"},"modified":"2022-07-01T13:24:24","modified_gmt":"2022-07-01T11:24:24","slug":"jo-vetem-une-po-qeshin-te-gjithe-me-plas-debati-deputeti-ju-i-keni-qene-ne-dasme-xhackes-e-dini-qe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/jo-vetem-une-po-qeshin-te-gjithe-me-plas-debati-deputeti-ju-i-keni-qene-ne-dasme-xhackes-e-dini-qe\/","title":{"rendered":"\u201cJo vet\u00ebm un\u00eb, po qeshin t\u00eb gjith\u00eb me&#8230;\u201d\/ Plas debati, deputeti: Ju i keni qen\u00eb n\u00eb dasm\u00eb Xha\u00e7k\u00ebs, e dini q\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Vijon mes debatesh mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve, q\u00eb po shqyrton k\u00ebrkes\u00ebn e PD p\u00ebr heqjen e mandatit t\u00eb Olta Xha\u00e7k\u00ebs, q\u00eb sipas k\u00ebsaj force politike, po shfryt\u00ebzon p\u00ebr veprimtari fitimprur\u00ebse pron\u00ebn shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebshill jan\u00eb p\u00ebrplasur, teksa an\u00ebtar\u00ebt e PD insistojn\u00eb q\u00eb Xha\u00e7ka ka fituar nga prona bregdetare, por p\u00ebr socialist\u00ebt k\u00ebrkesa e demokrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb e pabazuar n\u00eb fakte e prova dhe se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Xha\u00e7ka ka fituar.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga debatet:<\/p>\n<p>Bardhi: Nuk besoj se vuan nga shikimi, mbaje sh\u00ebnim fjalin\u00eb, q\u00eb \u201cdeputet\u00ebt nuk mund t\u00eb kryejn\u00eb asnj\u00eb veprimtari fituese nga pasuri e shtetit\u201d. Un\u00eb ju lexova vendimin, q\u00eb mban\u00eb firm\u00ebn e Ram\u00ebs, dhe q\u00eb i kalon p\u00ebr 30 vite pron\u00ebn e bregdetit p\u00ebr p\u00ebrdorim bashk\u00ebshortit t\u00eb ministres. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, deputetja Xhacka ka p\u00ebrfituar 50% t\u00eb pron\u00ebs. Pron\u00ebn nuk e zhdukim dot, as e fusim dot n\u00eb xhep, as e shp\u00eblajm\u00eb dot, edhe pse \u00ebsht\u00eb af\u00ebr me ujin e detit. P\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb tej, p\u00ebr t\u00eb shmangur sa lek\u00eb fitoi, jo vendimi nr.7 q\u00eb citoni ju, sepse ai vendim q\u00eb iu kan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara nuk ka lidhje me nj\u00eb rast konkret, mjafton fakti q\u00eb deputeti ka fituar me pasuri shtet\u00ebrore, ai \u00ebsht\u00eb brenda fush\u00ebs s\u00eb ndalimit. Madje, q\u00eb mos t\u00eb qesh\u00eb zonja Ferhati, ligji i konfliktit t\u00eb interesit \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Ju duhet t\u00eb ishit t\u00eb alarmuar se si nj\u00eb deputet injoron ligjin. Ministrit i ndalohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pron\u00ebn shtet\u00ebrore. Ndalimi \u00ebsht\u00eb absolut. Ky \u00ebsht\u00eb ligji, kjo \u00ebsht\u00eb Kushtetuta.<\/p>\n<p>Bushka: Heq dor\u00eb nga pyetjet, se e kuptoj nga p\u00ebrgjigjet q\u00eb do tirret nj\u00eb histori e trilluar, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli. N\u00eb rastin konkret, sipas provave q\u00eb keni sjell\u00eb ju, deputeti nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb pasuri publike n\u00eb p\u00ebrdorim, nuk rezulton t\u00eb b\u00ebj\u00eb aktivitet mbi k\u00ebt\u00eb pasuri publike deputeti. Ju nuk mund t\u00eb b\u00ebni k\u00ebtu, dhe e di q\u00eb ju e dini q\u00eb jeni gabim, q\u00eb t\u2019i referoheni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera, dhe jo atyre p\u00ebr t\u00eb cilat ky k\u00ebshill \u00ebsht\u00eb mbledhur. M\u00eb thoni se ku zonja Xha\u00e7ka ka pasuri t\u00eb shtetit dhe ku ajo fiton pasuri t\u00eb shtetit? Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb Kushtetuta e parasheh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por edhe vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, se ju e dini shum\u00eb mir\u00eb dhe nuk e keni t\u00eb sinqert\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, q\u00eb po e keqinterpretoni, q\u00eb thot\u00eb se \u201ckur vet\u00eb deputeti kryen veprimtari fitimprur\u00ebse nga pasuria e shtetit\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i vet\u00ebm q\u00eb do na vinte neve n\u00eb l\u00ebvizje. Ju m\u00eb nxirrni mua nj\u00eb hart\u00eb. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo harta? N\u00eb dokumentet e paraqitura prej jush nuk rezulton askund Olta Xha\u00e7ka.<\/p>\n<p>Nuk keni as atributet e Kushtetut\u00ebs. Un\u00eb qesha, sepse ju z. Bardhi e dini k\u00ebt\u00eb q\u00eb po them un\u00eb. Ju e keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb sforcuar dhe e b\u00ebni konfliktin e interesit si nj\u00eb thes t\u00eb madh, sepse e th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 e thoni ju, nuk do qeshja un\u00eb, por do qeshnin t\u00eb gjith\u00eb konsinstitucionalist\u00ebt n\u00eb vend. E keni k\u00ebrkes\u00ebn abuzive dhe e dini. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, do duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb, un\u00eb nuk po merrem fare me retorik\u00ebn tuaj politike, n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve ne i rrim\u00eb rigoroz rregullores. Debatet q\u00eb i konsideroj t\u00eb stisura nuk i takojn\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli, mund t\u2019i takojn\u00eb foltoreve t\u00eb partive, por ky k\u00ebshill sheh vet\u00ebm k\u00ebto element\u00eb q\u00eb un\u00eb trajtova. P\u00ebr sa koh\u00eb ky k\u00ebshill nuk ka kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur, nuk mund t\u00eb flasim k\u00ebtu. Un\u00eb b\u00ebj pyetje, ju e zgjasni dhe e trilloni, sepse nuk keni p\u00ebrgjigje q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ju flisni. Meq\u00eb e shoh q\u00eb nuk jeni lodhur dhe na keni sjell\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hart\u00eb, do ishte e udh\u00ebs q\u00eb gjitha k\u00ebto pik\u00ebpyetje q\u00eb ngrihen, t\u2019i njoftohet Xha\u00e7k\u00ebs q\u00eb t\u00eb vij\u00eb, dhe pastaj zgjedh vet\u00ebm ajo n\u00ebse do t\u00eb vij\u00eb apo jo.<\/p>\n<p>Bardhi: E d\u00ebgjova me v\u00ebmendje Ferhatin, na tha q\u00eb pasuria e burrit nuk \u00ebsht\u00eb e gruas. Un\u00eb t\u00eb kam cituar nenet e Kushtetut\u00ebs. E ka lidhur Gjykata Kushtetuese, s\u2019ka lidhje ta lidhim un\u00eb e ti. Ajo shoq\u00ebri konsiston sikur t\u00eb jet\u00eb e regjistruar n\u00eb emrin e vet zyrtarit, pra deputetit. Ligji ka parashikuar edhe m\u00ebnyr\u00ebn baz\u00eb t\u00eb trajtimit dhe zgjidhjes s\u00eb interesit. Ndryshe nga ato n\u00eb hava q\u00eb na that\u00eb, po iu citoj vendimin se \u201c\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e deputet, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masat e duhura p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat jo vet\u00ebm p\u00ebr vete, por edhe p\u00ebr familjar\u00ebt\u201d. N\u00eb deklarat\u00eb ministrja ka p\u00ebrmbushur detyrimet q\u00eb ka n\u00eb lidh. Nj\u00eb pjes\u00eb e juaja i keni qen\u00eb dhe n\u00eb dasm\u00eb. Taulant ti i ke qen\u00eb n\u00eb dasm\u00eb. N\u00ebse ke qen\u00eb, e di q\u00eb pasurit\u00eb i kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ligjet jan\u00eb publike dhe jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr zbatim. S\u2019kemi asnj\u00eb kompetenc\u00eb as k\u00ebshilli, as Kuvendi, por kemi vet\u00ebm nj\u00eb detyrim q\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mocioni, bashk\u00eb me provat, me vendim t\u00eb seanc\u00ebs pas mbledhjes s\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli, t\u2019ia p\u00ebrcjellim \u00e7\u00ebshtjen Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Pastaj, q\u00eb lek\u00ebt i fut n\u00eb xhep, por gjysm\u00ebn ja jep gruas, por kjo nuk figuron, \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijon mes debatesh mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve, q\u00eb po shqyrton k\u00ebrkes\u00ebn e PD p\u00ebr heqjen e mandatit t\u00eb Olta Xha\u00e7k\u00ebs, q\u00eb sipas k\u00ebsaj force politike, po shfryt\u00ebzon p\u00ebr veprimtari fitimprur\u00ebse pron\u00ebn shtet\u00ebrore. Pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebshill jan\u00eb p\u00ebrplasur, teksa an\u00ebtar\u00ebt e PD insistojn\u00eb q\u00eb Xha\u00e7ka ka fituar nga prona bregdetare, por p\u00ebr socialist\u00ebt k\u00ebrkesa e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":267373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267384","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267384","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267384"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267384\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}