{"id":267583,"date":"2022-07-01T18:48:56","date_gmt":"2022-07-01T16:48:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267583"},"modified":"2022-07-01T18:48:56","modified_gmt":"2022-07-01T16:48:56","slug":"zeri-i-amerikes-koncesioni-i-laboratoreve-te-analizave-nen-hetim-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zeri-i-amerikes-koncesioni-i-laboratoreve-te-analizave-nen-hetim-per-korrupsion\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Koncesioni i laborator\u00ebve t\u00eb analizave n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion"},"content":{"rendered":"<p><em>\u00a0<\/em><em>Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat p\u00ebr sh\u00ebrbimin e laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb po hetohet p\u00ebr korrupsion nga Prokuroria e Posa\u00e7me, SPAK pas vler\u00ebsimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Zbatimi i kontrat\u00ebs ka sjell\u00eb gjithashtu pasojat e para p\u00ebr pacient\u00ebt dhe sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. Materiali u p\u00ebrgatit n\u00eb bashk\u00ebpunim mes Rrjetit BIRN dhe Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit maj, n\u00eb telefonat celular\u00eb t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb mb\u00ebrriti nj\u00eb urdh\u00ebr me mesazh, p\u00ebrmes s\u00eb cilit u k\u00ebrkohej q\u00eb t\u00eb mos referonin analiza p\u00ebr pacient\u00ebt e tyre, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve tejet urgjente.<\/p>\n<p>\u2018Po ju njoftoj se \u00ebsht\u00eb ezauruar 100% e buxhetit t\u00eb laboratorit. Ju lutem, njoftoni stafet mjek\u00ebsore dhe specializant\u00ebt, q\u00eb deri m\u00eb dat\u00eb 1 qershor do t\u00eb referohen vet\u00ebm urgjencat me Kod t\u00eb Kuq,\u2019 shkruhet n\u00eb mesazhin e publikuar n\u00eb media.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi n\u00eb telefonat celular\u00eb t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Prej muajsh, lajm\u00ebrime t\u00eb ngjashme nuk jan\u00eb t\u00eb rralla edhe p\u00ebr mjek\u00ebt e familjes, sh\u00ebrbimet ambulatore apo disa prej spitaleve rajonale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Presioni mbi sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor vjen si pasoj\u00eb e kontrat\u00ebs koncesionare t\u00eb laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb, e cila p\u00ebrcakton tavane mujore buxhetore p\u00ebr spitalet referuese. N\u00ebse numri i analizave tejkalohet, kostot p\u00ebr buxhetin e shtetit rriten.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb \u00ebsht\u00eb kontrata e kat\u00ebrt e partneritetit publik-privat n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe parashikohet t\u2019u kushtoj\u00eb taksapaguesve rreth 13 miliard\u00eb lek\u00eb ose 114 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb 10 vitet e operimit.<\/p>\n<p>Kontrata u fitua nga konsorciumi \u2018Labopharma\u2019 me seli n\u00eb Tiran\u00eb, \u2018Exalab\u2019 me seli n\u00eb Franc\u00eb dhe kompania guack\u00eb \u2018AB Laboratory Solution\u2019 B.V e regjistruar n\u00eb Hag\u00eb t\u00eb Holand\u00ebs dhe po zbatohet prej vitit 2020 nga kompania koncesionare \u2018Laboratory Networks\u2019.<\/p>\n<p>Procedurat e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi me koncesion jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit dhe po hetohen p\u00ebr korrupsion nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<\/p>\n<p>\u2018Mbi baz\u00ebn e materialit hetimor t\u00eb d\u00ebrguar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal nr.18, dat\u00eb 31.01.2022 p\u00ebr veprat penale shkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjesmarr\u00ebsve n\u00eb tendera dhe ankande publike, shp\u00ebrdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike,\u2019 tha SPAK.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e sh\u00ebndetit publik e kritikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb t\u00eb partneritetit publik privat me argumentin se po kufizon mund\u00ebsin\u00eb e pacient\u00ebve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analiza.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb qoft\u00eb se i kufizon pacientit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer analiza, praktikisht e ke ekspozuar at\u00eb ndaj s\u00ebmundjeve kronike ose m\u00eb s\u00ebmundje akute apo s\u00ebmundje tumorale, duke rrezikuar direkt jet\u00ebn e nj\u00eb pacienti,\u2019 tha Erion Dasho, ekspert i sh\u00ebndetit publik q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar karrier\u00ebn n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>\u2018D\u00ebmton sh\u00ebndetin dhe n\u00eb raste t\u00eb caktuara e d\u00ebnon at\u00eb me vdekje,\u2019 shtoi ai.<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nuk komentoi hetimet e nisura nga SPAK dhe deklaroi se kishte zbatuar ligjin n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs koncesionare.<\/p>\n<p>Edhe kompania koncesionare, Laboratory Networks tha se kishte respektuar k\u00ebrkesat ligjore dhe nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb sillte si pasoj\u00eb veprat penale q\u00eb po hetohen nga SPAK.<\/p>\n<p>\u2018Shoq\u00ebria dhe shoq\u00ebrit\u00eb zot\u00ebruese t\u00eb saj jan\u00eb p\u00ebrkujdesur dhe kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb vigjilent\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb gar\u00ebs si dhe p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb partneritetit publik-privat t\u00eb zbatojn\u00eb rrept\u00ebsisht k\u00ebrkesat ligjore dhe standartet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb etik\u00ebs,\u2019 deklaroi kompania.<\/p>\n<p><strong>Kompani \u2018korac\u00eb\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit e p\u00ebrfundoi auditin mbi koncesionin e laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021 dhe arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin \u2018P\u00ebr Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, KLSH paditi n\u00eb SPAK shtat\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e komisionit p\u00ebr dh\u00ebnien e koncesionit si dhe i k\u00ebrkon gjithashtu Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr rishikimin dhe zgjidhjen e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Auditi i KLSH-s\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb injoruan shqet\u00ebsimin e Koorporat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Investimeve, IFC, p\u00ebr integritetin e kompanis\u00eb s\u00eb regjistruar n\u00eb Holand\u00eb, AB Laboratory Solutions.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb paraqitura nga konsorciumi, kjo kompani zot\u00ebrohej nga \u2018Pegasus\u2019, nj\u00eb tjet\u00ebr kompani shqiptare n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit Janis Karathano.<\/p>\n<p>KLSH vler\u00ebson se AB Laboratory Solutions B.V u p\u00ebrdor si korac\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar p\u00ebrqindjen reale t\u00eb ndarjes s\u00eb aksioneve n\u00eb konsorcium.<\/p>\n<p>\u2018..N\u00ebse do t\u00eb ishte paraqitur vet\u00eb Pegasus si aksioner n\u00eb konsorciumin e ngritur, at\u00ebher\u00eb pjesmarrja e tij rezulton 75% e aksioneve dhe jo ndarja q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb marr\u00ebveshjen e konsorciumit\u2026, ku natyrisht ndryshojn\u00eb edhe kushtet e vler\u00ebsimit, t\u00eb cilat n\u00eb shumic\u00ebn e detyrimeve i takojn\u00eb atij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbushur si nga ana ligjore dhe financiare,\u2019 thuhet n\u00eb raportin e KLSH.<\/p>\n<p>KLSH thekson gjithashtu se zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e kualifikuan k\u00ebt\u00eb konsorcium n\u00eb kund\u00ebrshtim me dokumentet e procedur\u00ebs konkurruese.<\/p>\n<p>Laboratory Networks shprehu mosdakord\u00ebsi me konkluzionet e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit dhe theksoi se konsorciumi fitues kishte dor\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e k\u00ebrkuar n\u00eb p\u00ebrputhje dokumentet e gar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018Konsorciumi fitues, qartazi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb evidente ka p\u00ebrmbushur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte dhe ka tejkaluar t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat teknike, financiare dhe ligjore dhe kriteret e gar\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, dhe mbi t\u00eb gjitha ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur pasi ka ofruar \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb krahasuar me kompetitor\u00ebt e tjer\u00eb\u2026,\u2019 tha Laboratory Networks p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>\u2018Kriteret teknike dhe financiare t\u00eb gar\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrmbushur dhe tejkaluar ve\u00e7mas dhe bashkarisht nga an\u00ebtari Exalab dhe Labopharma, shoq\u00ebri t\u00eb cilat zot\u00ebronin n\u00eb konsorcium jo m\u00eb pak se 66.7% t\u00eb interesave t\u00eb konsorciumit,\u2019 shtoi kompania.<\/p>\n<p><strong>Presioni p\u00ebr analiza<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shqet\u00ebsimeve t\u00eb ngritura lidhur me kufizimet periodike t\u00eb testimeve, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pretendoi se garantonte sh\u00ebrbimin p\u00ebr pacient\u00ebt.<\/p>\n<p>\u2018Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion buxhetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebrbimin p\u00ebr pacient\u00ebt n\u00eb spitale, bazuar n\u00eb protokollet dhe udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore n\u00eb strukturat spitalore,\u2019 tha Ministria n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga ky q\u00ebndrim, mjek\u00eb t\u00eb sistemit par\u00ebsor dhe drejtues t\u00eb spitaleve rajonale i than\u00eb BIRN se po aplikonin lista pritjeje dhe se n\u00eb disa raste, kishin k\u00ebrkuar rialokim t\u00eb fondeve p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Drejtori i spitalit t\u00eb Elbasanit, Agron Gaxho u shpreh i k\u00ebnaqur me gam\u00ebn e shtuar t\u00eb analizave pas dh\u00ebnies s\u00eb sh\u00ebrbimit me koncesion. Por ai shtoi se \u2018sa m\u00eb shum\u00eb analiza t\u00eb b\u00ebhen, aq m\u00eb shum\u00eb rriten kostot\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Aktualisht ne jemi munduar t\u00eb kollundrisemi, analizat e planifikuara mundohemi t\u2019i shtyjm\u00eb p\u00ebr fillimin e muajit, nd\u00ebrsa ato urgjentet nuk i shtyjm\u00eb dot, sepse shkelim ligjin,\u2019 tha Gaxho.<\/p>\n<p>Ai shpresonte gjithashtu p\u00ebr nj\u00eb rishikim t\u00eb fondit nga Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb shmangur problemet.<\/p>\n<p>N\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Lezh\u00ebs, drejtori Leon Kaza thot\u00eb gjithashtu se numri i analizave \u00ebsht\u00eb dyfishuar, por nj\u00ebher\u00ebzi mjek\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018m\u00eb t\u00eb lirsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb referuar analiza\u2019.<\/p>\n<p>Kaza tha gjithashtu se parat\u00eb n\u00eb dispozicion jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr testimet e sh\u00ebrbimit t\u00eb urgjenc\u00ebs dhe at\u00eb spitalor.<\/p>\n<p>\u2018Nd\u00ebrsa sh\u00ebrbimi ambulatory, p\u00ebr rastet kur ekzaminimet nuk cenojn\u00eb sh\u00ebndetin, kalojn\u00eb n\u00eb list\u00eb pritje,\u2019 tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetet e Vlor\u00ebs dhe Sarand\u00ebs, stafet mjek\u00ebsore po p\u00ebrgatiten p\u00ebr nj\u00eb fluks t\u00eb shtuar pacient\u00ebsh gjat\u00eb sezonit veror\u2013 \u00e7ka pritet t\u00eb ndikoj\u00eb edhe numrin e analizave mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u2018I kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Fondit p\u00ebr rialokim t\u00eb fondeve gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb ulen n\u00eb muajt n\u00ebntor- dhjetor,\u2019 tha Arjan Kalcuni, drejtor i spitalit bashkiak t\u00eb Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Durr\u00ebsit, skema e partneritetit publik privat duket se po prek m\u00eb shum\u00eb moshat e treta.<\/p>\n<p>\u2018Kur nj\u00eb pacient vjen p\u00ebr vizit\u00eb, nevojiten disa testime laboratorike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar diagnoz\u00ebn dhe mjekimin. Pra, n\u00ebse nj\u00eb person vuan nga diabeti, p\u00ebrve\u00e7 analiz\u00ebs s\u00eb diabetit nevojitet edhe ajo e gjakut. Por ne na k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb referojm\u00eb vet\u00ebm analiz\u00ebn q\u00eb ne e vler\u00ebsojm\u00eb si urgjente,\u2019 tha nj\u00eb mjeke familjeje n\u00eb kushtet e anonimatit.<\/p>\n<p>\u2018Kur erdhi kontrolli, m\u00eb gjeti me shkelje p\u00ebr referimin e analizave dhe m\u00eb gjobiti,\u2019 p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat p\u00ebr sh\u00ebrbimin e laborator\u00ebve mjek\u00ebsor\u00eb po hetohet p\u00ebr korrupsion nga Prokuroria e Posa\u00e7me, SPAK pas vler\u00ebsimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Zbatimi i kontrat\u00ebs ka sjell\u00eb gjithashtu pasojat e para p\u00ebr pacient\u00ebt dhe sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":267595,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267583","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267583"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267583\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267595"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}