{"id":267715,"date":"2022-07-02T13:35:38","date_gmt":"2022-07-02T11:35:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267715"},"modified":"2022-07-02T13:35:38","modified_gmt":"2022-07-02T11:35:38","slug":"barrierat-e-padukshme-mes-shqiperise-dhe-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/barrierat-e-padukshme-mes-shqiperise-dhe-kosoves\/","title":{"rendered":"Barrierat e padukshme mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Revista Monitor<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare dhe t\u00eb biznesit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs jan\u00eb rritur me shpejt\u00ebsi n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, duke marr\u00eb hov pas nd\u00ebrtimit t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit.Kosova \u00ebsht\u00eb partneri i gjasht\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, sa i p\u00ebrket volumit tregtar, pas Italis\u00eb, Turqis\u00eb, Gjermanis\u00eb, Greqis\u00eb dhe Kin\u00ebs, me gati 4% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr eksportet shqiptare, duke u renditur e treta, pas Italis\u00eb e Gjermanis\u00eb, me 7.6% t\u00eb totalit, nd\u00ebrsa pesha e importeve nga Kosova z\u00eb vet\u00ebm 1.63% t\u00eb totalit p\u00ebr 5-mujorin e par\u00eb 2022.Kosova \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb paktat shtete, me t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka bilanc tregtar pozitiv, sipas INSTAT. Investimet e huaja nga dy vendet jan\u00eb n\u00eb rritje, por bizneset e vogla nga Kosova dominojn\u00eb dhe vet\u00ebm 1.5% e sip\u00ebrmarrjeve nga Kosova, ose t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitet n\u00eb Shqip\u00ebri, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Turizmi \u00ebsht\u00eb sidomos sektori ku lidhjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta. N\u00eb dy vitet e pandemis\u00eb (2020-2021), pothuajse gjysma e hyrjeve t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj ishin nga Kosova, duke u b\u00ebr\u00eb shp\u00ebtimtar\u00eb t\u00eb sektorit n\u00eb Shqip\u00ebri.A \u00ebsht\u00eb kjo rritje e dekad\u00ebs s\u00eb fundit brenda potencialeve?! P\u00ebrtej vullnetit t\u00eb mir\u00eb, me mbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb dy qeverive dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb shumta, problematikat mbeten t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Barrierat e dukshme, e sidomos ato t\u00eb padukshme, pengojn\u00eb q\u00eb t\u00eb dy vendet t\u00eb integrohen realisht me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe t\u00eb veprojn\u00eb si tregje plot\u00ebsuese.N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mbledhjes s\u00eb fundit t\u00eb dy qeverive, \u201cMonitor\u201d foli me aktor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. P\u00ebrtej patriotizmit, skepticizmi mbizot\u00ebron. Nuk ka analiza dhe bilance konkrete rreth rezultateve t\u00eb marr\u00ebveshjeve ekzistuese dhe t\u00eb nevojave kryesore q\u00eb duhet t\u00eb adresojn\u00eb vendimet e reja. Nuk ka p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrcaktimin e axhend\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb marr\u00ebveshjeve. Ka mbip\u00ebrdorim t\u00eb simbolik\u00ebs patriotike dhe propagand\u00ebs dhe m\u00eb pak orientim n\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore konkrete.<\/p>\n<p>Nismat e reja, si heqja e nj\u00ebanshme e tarifave doganore, nuk mb\u00ebshteten n\u00eb analiza ekonomike dhe n\u00eb ndjekjen e nj\u00eb rruge protokollare, por b\u00ebhen duke anashkaluar sistemin dhe n\u00eb funksion t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb elementit patriotik p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe propagandistike.Bizneset ankohen se barrierat tarifore dhe jotarifore me Kosov\u00ebn kan\u00eb mbetur t\u00eb nj\u00ebjta n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, megjith\u00ebse qeverit\u00eb e dy shteteve kan\u00eb shprehur vullnetin politik p\u00ebr zgjidhjen e tyre shum\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Politikat tregtare, q\u00eb nxiten nga q\u00ebllime politike dhe nuk bazohen n\u00eb parimet e reciprocitetit, mund t\u00eb sjellin konkurrenc\u00eb t\u00eb pandershme dhe d\u00ebme p\u00ebr prodhuesit vendas.Mungon koordinimi i politikave p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb komplementar\u00eb n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb, si energjia apo bujq\u00ebsia; p\u00ebr shembull, skemat e subvencioneve q\u00eb ndjekin dy vendet jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Nuk ka politika t\u00eb koordinuara dhe as shk\u00ebmbim informacioni lidhur me ato kultura bujq\u00ebsore q\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nevojat e nd\u00ebrsjella, p\u00ebr sezonet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur Kosova u b\u00eb shtet, shqiptar\u00ebt dhe qeverit\u00eb e dy an\u00ebve t\u00eb kufirit nuk kan\u00eb arritur t\u00eb krijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale tregtare dhe ekonomike. Bashk\u00ebpunimi, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb thellohet, \u00ebsht\u00eb fragmentarizuar, i mbushur me konflikte dhe pengesa. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e saj t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb me jasht\u00eb, Shqip\u00ebria nuk njeh aq konflikte sa me Kosov\u00ebn.Edhe Kosova nuk njeh pengesa n\u00eb tregtin\u00eb me jasht\u00eb sa me Shqip\u00ebrin\u00eb. Rezultati final ka qen\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, prej t\u00eb cilit do t\u00eb vinin t\u00eb mirat ekonomike, p\u00ebr t\u00eb dy an\u00ebt e t\u00eb nj\u00ebjtit komb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb integrohen brenda Ballkanit apo n\u00eb Europ\u00eb, dy shtetet q\u00eb flasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb e kan\u00eb t\u00eb domosdoshme t\u00eb gjejn\u00eb dhe rrug\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt (jo at\u00eb fizike q\u00eb e kan\u00eb tashm\u00eb) p\u00ebr t\u2019u integruar me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.Nj\u00eb treg i p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb dyja shtetet m\u00eb t\u00eb forta, q\u00eb strategjikisht t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb raste krizash, duke shfryt\u00ebzuar avantazhet konkurruese t\u00eb secil\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ekonomie plot\u00ebsuese, si dhe do t\u2019i b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb afta dhe m\u00eb me pesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkurruar, edhe n\u00eb projekte rajonale bashk\u00ebpunimi e integrimi.P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, qeverit\u00eb nuk po ngurrojn\u00eb q\u00eb publikisht t\u00eb shprehen p\u00ebr thellim t\u00eb bashk\u00ebpunimit. Ajo q\u00eb k\u00ebrkohet \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto mbledhje t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej propagand\u00ebs, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb zgjidhjen reale t\u00eb problemeve mes vendeve, n\u00eb \u00e7\u00ebshtje par\u00ebsore e me ndikim te popullsit\u00eb e dy vendeve dhe eliminimin e barrierave t\u00eb padukshme!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Revista Monitor &nbsp; Marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare dhe t\u00eb biznesit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs jan\u00eb rritur me shpejt\u00ebsi n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, duke marr\u00eb hov pas nd\u00ebrtimit t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit.Kosova \u00ebsht\u00eb partneri i gjasht\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, sa i p\u00ebrket volumit tregtar, pas Italis\u00eb, Turqis\u00eb, Gjermanis\u00eb, Greqis\u00eb dhe Kin\u00ebs, me gati 4% t\u00eb totalit. Kosova \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":267719,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1584],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267715","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-ekonomi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267715\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}