{"id":267969,"date":"2022-07-03T11:28:29","date_gmt":"2022-07-03T09:28:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=267969"},"modified":"2022-07-03T11:30:09","modified_gmt":"2022-07-03T09:30:09","slug":"zv-kryetari-i-kuvendit-thirrje-gjyqtareve-dhe-ambasadores-se-shba-gjyqi-per-shpifje-ndaj-salianjit-i-nxjerre-nga-sirtari-dy-vite-para-afatit-pse-dyshoj-per-hakmarrje-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zv-kryetari-i-kuvendit-thirrje-gjyqtareve-dhe-ambasadores-se-shba-gjyqi-per-shpifje-ndaj-salianjit-i-nxjerre-nga-sirtari-dy-vite-para-afatit-pse-dyshoj-per-hakmarrje-politike\/","title":{"rendered":"Zv.kryetari i Kuvendit, thirrje gjyqtar\u00ebve dhe ambasadores s\u00eb SHBA: Gjyqi p\u00ebr shpifje ndaj Salianjit i nxjerr\u00eb nga sirtari dy vite para afatit, pse dyshoj p\u00ebr hakmarrje politike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-s\u00eb Agron Gjekmarkaj ka reaguar p\u00ebr gjyqin ndaj kolegut t\u00eb tij Ervin Salianji p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cBabale\u201d. Gjekmarkaj shkruan se n\u00eb vendin ton\u00eb shpifja mbret\u00ebron sovrane, por zgjidhet Salianji p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb viktim\u00eb e di\u00e7kaje m\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb se nata.Sipas tij, \u00e7\u00ebshtja \u201cSalianji\u201d doli me dor\u00eb nga sirtari, e pilotuar si\u00e7 flitet nga rendi q\u00eb i binte pas dy vitesh t\u00eb gjykohej dhe kjo thot\u00eb Gjekmarkaj nuk ndodh rast\u00ebsisht, me gjas\u00eb, me shum\u00eb gjas\u00eb, nj\u00eb vendim politik \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr Ervin Salianjin.Ai shkruan m\u00eb te se nuk do t\u00eb gjykoj\u00eb Fatmir Xhaf\u00ebn, padit\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr t\u00eb cilin ka z\u00ebra q\u00eb betohet para varrit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe kudo q\u00eb ka koinfidenc\u00eb p\u00ebr hakmarrje.Gjekmarkaj thekson se hakmarrja e nj\u00eb individi nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjeneratori i nj\u00eb shteti dhe i nj\u00eb trupe gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>DEKLARATA E PLOT\u00cb E GJEKMARKAJT<br \/>\nGjith\u00eb t\u00eb interesuarve mbi procesin politik ndaj Ervin Salianit!<br \/>\nSi\u00e7 m\u00ebsova sot me dat\u00ebn 4 korrik zhvillohet gjyqi ndaj deputetit Ervin Salianji me akuz\u00ebn \u201ckall\u00ebzim i rrem\u00eb\u201d p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cBabale\u201d p\u00ebr at\u00eb p\u00ebrgjim q\u00eb jo pak tolloviti politik\u00ebn dhe opinion publik shqiptar. Ndon\u00ebse prej jav\u00ebsh lajmi kishte trokitur mes nesh jo zyrtarisht.<\/p>\n<p>N\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb politikani i njohur i opozit\u00ebs u d\u00ebnua me nj\u00eb vit heqje lirie duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rekord n\u00eb historin\u00eb e 32 viteve liri t\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr shpifje kur \u00e7far\u00eb nuk na kan\u00eb d\u00ebgjuar vesh\u00ebt e par\u00eb syt\u00eb. N\u00eb vendin ton\u00eb shpifja mbret\u00ebron sovrane. Por zgjidhet Salianji p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb viktim\u00eb e di\u00e7kaje m\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb se nata.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rasti tipik i drejt\u00ebsis\u00eb me dy standarde. U mbush Tirana me fjal\u00eb p\u00ebr incenerator\u00ebt ku d\u00ebmi ndaj shtetit ishte miliona e miliona euro, u fol p\u00ebr politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb dhe ministra t\u00eb qeveris\u00eb Rama, p\u00ebr flet arreste e makina policie q\u00eb po niseshin nga SPAK. Asgj\u00eb nuk ndodhi, \u00e7do gj\u00eb u thye n\u00eb mes.Ky krahasim nuk na ndihmon shum\u00eb si ekuilib\u00ebr i padrejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar padrejt\u00ebsin\u00eb po ama p\u00ebr t\u00eb kuptuar dy standardet po.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u201cSalianji\u201d doli me dor\u00eb nga sirtari, e pilotuar si\u00e7 flitet nga rendi q\u00eb i binte pas dy vitesh t\u00eb gjykohej. Kjo nuk ndodh rast\u00ebsisht, me gjas\u00eb, me shum\u00eb gjas\u00eb, nj\u00eb vendim politik \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr Ervin Salianjin. P\u00ebr t\u00eb duhet t\u00eb flas\u00eb Sali Berisha, Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Enkeled Alibeaj t\u00eb gjith\u00eb ata politikan\u00eb q\u00eb e konsideruan t\u00eb drejt\u00eb at\u00eb kauz\u00eb.Shum\u00ebkush n\u00eb Tiran\u00eb beson se ish-ministri i brendsh\u00ebm e deputeti aktual Fatmir Xhafa i prekur m\u00eb shum\u00eb se kushdo nga kjo histori ka nj\u00eb interes personal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb pas k\u00ebtij \u201cp\u00ebrgjimi\u201d Xhafa u detyrua t\u00eb shpinte n\u00eb burg n\u00eb Itali v\u00ebllain e tij i cili ishte d\u00ebnuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb shtetin fqinj me gati 7 vjet, por n\u00eb Shqip\u00ebri jetonte i lir\u00eb si biznesmen.<\/p>\n<p>Edhe pse e paimagjinueshme dhe kontradikt\u00eb e madhe ligjore dhe etike, duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb dram\u00eb personale.Po kaq karriera e tij si an\u00ebtar qeverie u nd\u00ebrpre e po aq duhet ta ket\u00eb sh\u00ebnuar si breng\u00eb n\u00eb biografin\u00eb e tij. Ne q\u00eb jemi marr\u00eb me analiz\u00eb politike e dim\u00eb q\u00eb Fatmir Xhafa ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe gjer\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur opinioni se shum\u00eb gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb strukturat e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb aty edhe me bekimin e n\u00ebn ndikim e tij. Kjo drejt\u00ebsi nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret si sfurk si\u00e7 n\u00eb \u00e7do kafene t\u00eb Tiran\u00ebs gum\u00ebzhihet.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk dua t\u00eb gjykoj ask\u00ebnd, as Salianjin q\u00eb ka kryer nj\u00eb denoncim i cili mbetet nj\u00eb denoncim si ato q\u00eb politika ka detyr\u00eb t\u2019i shp\u00ebrfaq\u00eb pasi i vijn\u00eb nga nj\u00eb gazetari q\u00eb do mb\u00ebshtetje se frigohet p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb pushtetit dhe krimit.Po aq s\u2019dua t\u00eb gjykoj, Fatmir Xhaf\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin ka z\u00ebra q\u00eb betohet para varrit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe kudo q\u00eb ka koinfidenc\u00eb p\u00ebr hakmarrje.<\/p>\n<p>Personalisht nuk do t\u00eb shtyhesha kurr\u00eb aq larg sa Salianji n\u00eb nj\u00eb vend si yni ku t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjith\u00eb e nuk t\u00eb mbron askush, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb politike q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtetat paska shum\u00eb pak lidhje p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb njer\u00ebzit kah e drejta finale as, p\u00ebr ta goditur politikisht sepse disa t\u00eb v\u00ebrteta shkojn\u00eb p\u00ebrtej mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ato t\u00eb marrin form\u00eb, madje ato shnd\u00ebrrohen n\u00eb rrezik e k\u00ebrcenim kur shteti q\u00eb duhet t\u00eb mbroj\u00eb ndihet i tulatur dhe i dor\u00ebzuar, por po kaq t\u00eb pamundur do ta kisha bashk\u00ebjetes\u00ebn me hakmarrjen si ajo q\u00eb p\u00ebr Xhaf\u00ebn thuhet. Mbase kultura ime e krishter\u00eb m\u00eb pengon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.Hakmarrja e nj\u00eb individi nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjeneratori i nj\u00eb shteti dhe i nj\u00eb trupe gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po k\u00ebtu jemi ende n\u00eb fush\u00ebn e emocioneve dhe jo t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb ku e ku m\u00eb i ftoht\u00eb.Gjyqtarja Petro p\u00ebr profesionalizmin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs s\u2019kam ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb komentuar sepse thjesht\u00eb se njoh, por \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e Sadushit nj\u00eb eksponenti t\u00eb lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re dhe t\u00eb dy bashk\u00eb miq t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Fatmir Xhafajt. Si e till\u00eb e t\u00eb till\u00eb t\u00eb paragjykuar. Do t\u00eb ishte n\u00eb nderin e saj t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ky gjykim p\u00ebr t\u00eb cilin dyshohet s\u00eb vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim personal ju drejtohem ju t\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb, ju zoti Kryeminist\u00ebr dhe Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb saj Kim si faktor dor\u00ebzanie i k\u00ebsaj reforme drejt\u00ebsie dhe shqiptar\u00ebve q\u00eb proceset gjyq\u00ebsore nuk duhet t\u00eb lindin nga lobimet, por nga nevoja p\u00ebr drejt\u00ebsi.<br \/>\nD\u00ebnimet nuk duhet t\u00eb jen\u00eb kompensim p\u00ebr l\u00ebndimet e luft\u00ebs politike, por p\u00ebrfundim i shqyrtimit t\u00eb fakteve.Nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur q\u00eb dy eksponent\u00eb t\u00eb politik\u00ebs nuk iu dha t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb gjyqin kund\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr politikani t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs me argumentimin e t\u00eb nderuar\u00ebs gjykat\u00eb: \u201cse n\u00eb politik\u00eb mund t\u00eb thuhet gjith\u00e7ka, madje dhe t\u00eb pav\u00ebrteta personale se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e fushat\u00ebs politike\u201d.Me t\u00eb nj\u00ebjtin kut e mas\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq ku Salianji dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb at\u00eb denoncim, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, v\u00ebrtet\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb provohet, por jo t\u00eb gjykohet Salianji e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb opozit\u00ebs 9-vje\u00e7are Salianji prej denoncimeve t\u00eb forta apo protestave te organizuara si Sekretar p\u00ebr aksionin qytetar n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb proceduar m\u00eb shum\u00eb se 600 her\u00eb dhe t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb pushuar ose mbyllur!Te \u00e7\u00ebshtja Xhafaj, prokuror\u00ebt dhe gjyqtari jan\u00eb larguar nga vettingu \u00e7ka i b\u00ebn ata t\u00eb paragjykuar dhe vulnerab\u00ebl kur e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendimin!-\u00c7\u00ebshtja e nxjerr\u00eb p\u00ebr gjykim prej gjyqtares Edlira Petri p\u00ebr dit\u00ebn e H\u00ebn\u00eb duket, ngjan e q\u00ebmtuar p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb thuajse 2 vite para afati si\u00e7 juristet po thon\u00eb, po e nj\u00ebjta gjyqtare ka \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2017 q\u00eb ende nuk i nxjerr p\u00ebr gjykim \u00e7ka e paragjykon si me motiv politik nxjerrjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ku p\u00ebr denoncim publik k\u00ebrkohet burg politik.<br \/>\nP\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk pretendoj se di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e fundit mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, mendoj q\u00eb secili duhet t\u00eb p\u00ebrballet politikisht p\u00ebr deklarata politike, e sigurisht nuk mund t\u00eb imagjinoj q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet preja e nj\u00eb gjyqi t\u00eb form\u00ebsuar si politik.<\/p>\n<p>Salianji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan energjik e aktiv funksion q\u00eb e ka krye gjithmon\u00eb n\u00eb opozit\u00eb! Nuk ka administruar para publike, s\u2019ka dh\u00ebn\u00eb tendera, thjesht ka denoncuar p\u00ebr kanabisin, p\u00ebr trafiqet, p\u00ebr korrupsionin, lidhjet me krimin e vjedhjen e votave natyrisht ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb armiq t\u00eb cil\u00ebt shnd\u00ebrrohen n\u00eb t\u00eb till\u00eb sapo u preken interesat q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pakta.N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Opozita \u00ebsht\u00eb e trazuar dhe pushtetit duket i plotfuqish\u00ebm por shqiptar\u00ebt shohin dhe gjykojn\u00eb k\u00ebdo. Dialektika na m\u00ebson se ka parime t\u00eb p\u00ebrjetshme por jo karrige, individ, apo pushtet.Ata (shqiptar\u00ebt) shohin ju zot\u00ebrinj gjyqtar\u00eb sa jeni t\u00eb pandikuar nga politika, sa t\u00eb pavarur dhe t\u00eb drejt\u00eb jeni!Ata shohin Kryeministrin p\u00ebr t\u00eb cilin thuhet se e kontrollon n\u00eb mas\u00eb dominuese sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb e deri ku shkon dora e tij p\u00ebr t\u00eb shmangur kund\u00ebrshtar\u00ebt politik!<\/p>\n<p>Ata po kaq shohin edhe Zonj\u00ebn e nderuar Kim sa do ta monitoroj\u00eb ajo dhe ambasada e SHBA gjyqin e kat\u00ebr korrikut k\u00ebt\u00eb prov\u00eb t\u00eb madhe pavar\u00ebsie a var\u00ebsie t\u00eb k\u00ebtyre organeve ndaj politikes. Zonja Ambasadore n\u00eb ligj\u00ebrimin e saj n\u00eb \u00e7do rast ka nxitur dhe theksuar pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit.Opozita akuzon dhe d\u00ebnohet me burg. Akuza n\u00eb Shqip\u00ebri duhet shuar me burg ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb marrim.Parat\u00eb e shqiptar\u00ebve vidhen. Krimi sundon dhe ndikon politiken e shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr pushtetin po ky i fundit nuk paguan. Opozita paguan. Salianji paguan. Piramida shtet\u00ebrore sheh me sy t\u00eb \u00ebmb\u00ebl pushtetin e na lind e drejta t\u00eb dyshojm\u00eb edhe p\u00ebr trup\u00ebn gjyq\u00ebsore. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skifo e antropologjis\u00eb son\u00eb shoq\u00ebrore n\u00eb raport me at\u00eb q\u00eb duket i fort\u00eb dhe nd\u00ebshkon me leht\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebtin.<\/p>\n<p>Po kaq ata shohin edhe Fatmir Xhafajn p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb legjend\u00ebn q\u00eb e konsideron si Kuben\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb ri me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb vet\u00ebm ai e di apo t\u00eb nj\u00eb politikani q\u00eb nuk komandohet nga hakmarrja e tij aq sa t\u00eb njollos\u00eb imazhin e institucioneve me miq\u00ebsit\u00eb e veta. Fatmir Xhafa i cili ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u201cati\u201d i saj mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb \u201cvras\u00ebsin\u201d e saj duke i l\u00ebn\u00eb vetes n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs bash k\u00ebt\u00eb nishan mbi gjoks po ia lejuan.E di, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb jesh i mir\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jesh i drejt\u00eb, por po kaq di se drejt\u00ebsia shqiptar\u00eb sot ngjet shum\u00eb me shpirtin e Jud\u00ebs.<br \/>\nAgron Gjekmarkaj \/Z\u00ebvend\u00ebs Kryetar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-s\u00eb Agron Gjekmarkaj ka reaguar p\u00ebr gjyqin ndaj kolegut t\u00eb tij Ervin Salianji p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cBabale\u201d. Gjekmarkaj shkruan se n\u00eb vendin ton\u00eb shpifja mbret\u00ebron sovrane, por zgjidhet Salianji p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb viktim\u00eb e di\u00e7kaje m\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb se nata.Sipas tij, \u00e7\u00ebshtja \u201cSalianji\u201d doli me dor\u00eb nga sirtari, e pilotuar si\u00e7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":267970,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-267969","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=267969"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/267969\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/267970"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=267969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=267969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=267969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}