{"id":268414,"date":"2022-07-04T13:55:51","date_gmt":"2022-07-04T11:55:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=268414"},"modified":"2022-07-04T13:55:51","modified_gmt":"2022-07-04T11:55:51","slug":"legalizimi-i-kanabisit-ish-ministri-i-rames-skeptik-per-nismen-e-qeverise-dalin-me-humbje-nafta-dhe-kromi-qe-shfrytezohen-nga-privati-sma-merr-mendja-qe-do-fitohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/legalizimi-i-kanabisit-ish-ministri-i-rames-skeptik-per-nismen-e-qeverise-dalin-me-humbje-nafta-dhe-kromi-qe-shfrytezohen-nga-privati-sma-merr-mendja-qe-do-fitohet\/","title":{"rendered":"Legalizimi i kanabisit\/ Ish-ministri i Ram\u00ebs skeptik p\u00ebr nism\u00ebn e Qeveris\u00eb: Dalin me humbje nafta dhe kromi q\u00eb shfryt\u00ebzohen nga privati! S\u2019ma merr mendja q\u00eb do fitohet\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Sand\u00ebr Lleshaj \u00ebsht\u00eb dyshues ndaj nism\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr kultivimin e kanabisit se nuk do t\u00eb justifikoj\u00eb q\u00ebllimin baz\u00eb, p\u00ebr efekte sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cPanorama\u201d, Sand\u00ebr Lleshaj specifikon se n\u00ebse prodhimi i kanabisit mjek\u00ebsor do t\u00eb duhej t\u00eb provohej patjet\u00ebr, rruga m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte prodhimi i tij nga nj\u00eb nd\u00ebrmarrje publike, ashtu si dhe n\u00eb disa vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa tek ne dalin me humbje edhe nafta apo kromi q\u00eb shfryt\u00ebzohen nga privat\u00eb, nuk ma merr mendja q\u00eb kanabisi mjek\u00ebsor do t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb tendencave t\u00eb konsoliduara tashm\u00eb\u201d, tha Lleshaj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me rritjen e kriminalitetit, me nj\u00eb ekonomi n\u00eb kolaps, plot v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur burimet e mjaftueshme financiare p\u00ebr zhvillimin e aktiviteteve t\u00eb saj nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendos t\u00eb legalizoj\u00eb me ligj kanabisin n\u00eb vend. Informaliteti q\u00eb ekziston n\u00eb vend a e b\u00ebn t\u00eb pamundur menaxhimin e situat\u00ebs?<\/p>\n<p>Un\u00eb jam shprehur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb edhe p\u00ebrpara disa koh\u00ebsh tek ju. N\u00eb thelb, un\u00eb nuk besoj se ajo do t\u00eb justifikoj\u00eb q\u00ebllimin baz\u00eb t\u00eb shprehur nga autor\u00ebt e saj. Shpresa p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm financiar publik \u00ebsht\u00eb e pa argumentuar. P\u00ebrderisa tek ne dalin me humbje edhe nafta apo kromi q\u00eb shfryt\u00ebzohen nga privat\u00eb, nuk ma merr mendja q\u00eb kanabisi mjek\u00ebsor do t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb tendencave t\u00eb konsoliduara tashm\u00eb. Aq m\u00eb e qart\u00eb b\u00ebhet kjo po t\u00eb marrim parasysh faktin se k\u00ebt\u00eb kanabisin mjek\u00ebsor e prodhojn\u00eb tashm\u00eb edhe shum\u00eb vende t\u00eb tjer\u00eb, me t\u00eb cilat konkurrimi nuk \u00ebsht\u00eb aq i thjesht\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb edhe nd\u00ebrlikimin shtes\u00eb q\u00eb kjo iniciativ\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr veprimtarin\u00eb e organeve ligjzbatuese t\u00eb cilat gjithsesi jan\u00eb t\u00eb mbingarkuara n\u00eb p\u00ebrballimin e nj\u00eb situate jo t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb kriminalitetit.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb zgjidhja e duhur sipas jush q\u00eb p\u00ebrfituesi i licenc\u00ebs ose nj\u00eb aksioner i tij, duhet t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb 51% t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb ushtrues i veprimtaris\u00eb s\u00eb prodhimit t\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb kanabisit n\u00eb nj\u00eb nga vendet e OECD-s\u00eb, zot\u00ebrues i praktik\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb prodhimit, t\u00eb l\u00ebshuar nga Agjencia Europiane e Barnave ose Agjencia Amerikane p\u00ebr Ushqimin dhe Barnat dhe t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kapital t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb jo m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 100.000.000 lek\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse prodhimi i kanabisit mjek\u00ebsor do t\u00eb duhej t\u00eb provohej patjet\u00ebr, mendoj se rruga m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte prodhimi i tij nga nj\u00eb nd\u00ebrmarrje publike, ashtu si dhe n\u00eb disa vende t\u00eb tjera. Por kjo tema e nd\u00ebrmarrjeve publike k\u00ebtu ka vdekur q\u00eb kur filloi zbatimi i vonuar i praktikave t\u00eb kapitalizmit t\u00eb Adam Smith, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Europa e kishte tejkaluar prej koh\u00ebsh at\u00eb sistem, p\u00ebrmes ekonomis\u00eb sociale t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>P\u00ebrkrah\u00ebsit e iniciativ\u00ebs thon\u00eb se kjo do t\u00eb nxis\u00eb pun\u00ebsimin, eksportet dhe t\u00eb ardhurat nga taksat dhe t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb huaja, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb a e legalizon krimin?<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani, meq\u00eb sot po mbetemi te shembujt gjerman\u00eb, nj\u00eb ferm\u00eb bujq\u00ebsore ka mesatarisht 65 hektar\u00eb dhe administrohet si rregull nga nj\u00eb familje. K\u00ebtu te ne, kam lexuar se sip\u00ebrfaqja e mbjell\u00eb me kanabis mjek\u00ebsor nuk do t\u2019i kaloj\u00eb 150 hektar\u00ebt. Me kaq sip\u00ebrfaqe nuk mendoj se mund t\u00eb ushqejm\u00eb iluzionin e ndonj\u00eb efekti t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb pun\u00ebsim. Edhe m\u00eb e vog\u00ebl do t\u00eb jet\u00eb pritshm\u00ebria n\u00eb element\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ju p\u00ebrmendni. Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb shoh sfida t\u00eb reja p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk mendoj se ky ligj do t\u00eb legalizoj\u00eb krimin. Jo ligji as nuk legalizon krimin, por as nuk e thjeshton luft\u00ebn kund\u00ebr tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Sand\u00ebr Lleshaj \u00ebsht\u00eb dyshues ndaj nism\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr kultivimin e kanabisit se nuk do t\u00eb justifikoj\u00eb q\u00ebllimin baz\u00eb, p\u00ebr efekte sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cPanorama\u201d, Sand\u00ebr Lleshaj specifikon se n\u00ebse prodhimi i kanabisit mjek\u00ebsor do t\u00eb duhej t\u00eb provohej patjet\u00ebr, rruga m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte prodhimi i tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":268426,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-268414","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=268414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268414\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/268426"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=268414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=268414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=268414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}