{"id":268622,"date":"2022-07-05T11:19:29","date_gmt":"2022-07-05T09:19:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=268622"},"modified":"2022-07-05T11:19:29","modified_gmt":"2022-07-05T09:19:29","slug":"skema-e-mashtrimit-me-inceneratoret-petrit-vasili-kerkon-largimin-e-edi-rames-ministrat-e-kesaj-qeverie-i-pret-fati-i-saimir-tahirit-dhe-lefter-kokes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/skema-e-mashtrimit-me-inceneratoret-petrit-vasili-kerkon-largimin-e-edi-rames-ministrat-e-kesaj-qeverie-i-pret-fati-i-saimir-tahirit-dhe-lefter-kokes\/","title":{"rendered":"Skema e mashtrimit me incenerator\u00ebt\/ Petrit Vasili k\u00ebrkon largimin e Edi Ram\u00ebs: Ministrat e k\u00ebsaj Qeverie i pret fati i Saimir Tahirit dhe Lefter Kok\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb, Petrit Vasili k\u00ebrkon largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra pas publikimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb reja q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e SPAK p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si 24 kompani kan\u00eb kryer evazion fiskal me \u201cbosin\u201d incenerator\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, Klodian Zoto.<\/p>\n<p>Vasili thot\u00eb se q\u00eb nga dita e djeshme, kur u publikuan dhe faktet e reja nga LSI, \u201cnuk ka me Kryeminister dhe Qeveri te ligjshme, por nje grup mafioz politik, qe ka zaptuar qeverisjen\u201d. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb rezultoi se nj\u00eb nga t\u00eb moshuarit q\u00eb kishte bler\u00eb kompani 30 milion\u00eb dollar\u00eb, kishte lidhje t\u00eb af\u00ebrta me ish ministrin socialist dhe deputetin Damian Gjiknuri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Vasili shkruan se \u201cfaktet jane sheshit, shume te qarta dhe asgjesuese dhe Ministrat e kesaj qeverie i pret fati i ish Ministrit te Brendshem apo i ish Ministrit te Mjedisit etj, ta mbajne mire ne mendje dhe le te mos e harrojne kete\u201d, duke kujtuar keshtu denimin e Saimir Tahirit dhe arrestimin e Lefter Kokes.<\/p>\n<p>POSTIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT<\/p>\n<p>Te largohet menjehere Kryeministri dhe Qeveria, fajet e tyre i di gjithe populli!!<br \/>\nQe nga dje nuk ka me Kryeminister dhe Qeveri te ligjshme, por nje grup mafioz politik, qe ka zaptuar qeverisjen. Kryeministri dhe Qeveria duhet te largohen menjehere, ata jane sot nen akuze direkte per vjedhjen me te madhe te fondeve publike.Kryeministri dhe qeveria te largohen dhe ti hapet menjehere rruga drejtesise, qe te veproje. Kryeministri dhe qeveria te largohen menjehere sepse vjedhja e tyre eshte tashme e provuar boterisht dhe me fakte asgjesuese qe nga:<\/p>\n<p>Vjedhja e me Incineratoret ku miliona e miliona euro jane vjedhur me cdo lloj forme, me kompani te rreme, me evazion dhe me vjedhje direkte me mbeshtetjen me perkrahjen dhe me mbrojtjen e Kryeministrit dhe qeverise qe ju dslin per zot vete atyre. Vjedhja me rruget me tendera, qe jepen me 99% dhe me fonde, qe fryhen ne menyre mafioze me dy dhe trefish duke grabitur miliona e miliona euro te tjere. Vjedhja me tenderat e energjise ku miliona e miliona euro jane grabitur e grabiten dhe ku faktet ulerasin. Vjedhja me tenderat e shendetesise deri edhe me dhjete fishin e cmimit edhe ne kohe pandemie e duke grabitur miliona euro. Vjedhja me ujesjellset me dhjetra miliona euro ane e mbane vendit.<\/p>\n<p>Te largohet Kryeministri dhe Qeveria qe cdo dite vetem vjedhin dhjetra miliona euro me koncesione e PPP te faktuara boterisht, qe vetem grabisin fonde publike dhe nuk sjellin asnje te mire. Pergjegjesia bie mbi Kryeministrin te parin si dhe \u00e7do minister dhe nga kjo ata nuk shpetojne dot, pasi faktet jane shume te renda, jane publike dhe idi gjithe populli. Fakte te tjera do te vazhdojne te dalin. Te largohet Kryeministri dhe Qeveria, qe vetem mashtrojne ashtu sic bene dikur me drogen qe mbuloi vendin, e ku ish Ministri i Brendshem ndodhet ne burg, megjithese Qeveria genjente e thoshte se asgjesuan 99% te droges.<\/p>\n<p>Ashtu edhe sot vazhdojne dhe genjejne megjithese jane kapur me presh ne dore dhe i genjen mendja dhe mendojne se i beson kush. Faktet jane sheshit, shume te qarta dhe asgjesuese dhe Ministrat e kesaj qeverie i pret fati i ish Ministrit te Brendshem apo i ish Ministrit te Mjedisit etj, ta mbajne mire ne mendje dhe le te mos e harrojne kete. Kryeminister e qeveri largohuni, s\u2019keni asnje rruge tjeter, \u00e7do vonese vetem jua rendon edhe me keq fundin tuaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb, Petrit Vasili k\u00ebrkon largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra pas publikimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb reja q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e SPAK p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si 24 kompani kan\u00eb kryer evazion fiskal me \u201cbosin\u201d incenerator\u00ebve q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, Klodian Zoto. Vasili thot\u00eb se q\u00eb nga dita e djeshme, kur u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":268624,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-268622","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=268622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/268622\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/268624"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=268622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=268622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=268622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}