{"id":269065,"date":"2022-07-06T13:13:02","date_gmt":"2022-07-06T11:13:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=269065"},"modified":"2022-07-06T13:13:02","modified_gmt":"2022-07-06T11:13:02","slug":"tenderi-kardhiq-delvine-korruptiv-flet-spartak-braho-afera-e-plehrave-mafioze-edi-rama-do-perfundoje-si-musolini-ose-craxi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tenderi-kardhiq-delvine-korruptiv-flet-spartak-braho-afera-e-plehrave-mafioze-edi-rama-do-perfundoje-si-musolini-ose-craxi\/","title":{"rendered":"\u201cTenderi Kardhiq-Delvine, korruptiv\u201d- Flet Spartak Braho: Afera e plehrave, mafioze. Edi Rama do p\u00ebrfundoj\u00eb si Musolini ose Craxi"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PSs\u00eb, Spartak Braho, situat\u00ebn brenda maxhoranc\u00ebs aktuale e sheh si mjaft shqet\u00ebsuese me \u201cjesmen\u00eb\u201d dhe nj\u00eb kryetar si \u201cshefi i Shtabit t\u00eb Ushtris\u00eb\u201d, kurse qeverin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive. N\u00eb studion e \u201cNews 24\u201d, Braho me tone t\u00eb ashpra e quajti Edi Ram\u00ebn si \u201cmegaloman\u201d, i cili sipas tij po t\u00eb kishte \u201cushtri do ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb niste dhe luft\u00eb n\u00eb Ballkan\u201d. Ai paralajm\u00ebroi se Rama do t\u00eb ket\u00eb fatin e Musolinit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e akuzoi se me list\u00ebn e \u201cinvestitor\u00ebve strategjik\u00eb ka krijuar bankomatet e tij personale\u201d. Braho e sheh skandalin e incenerator\u00ebve si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebn e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. Sipas Brahos, \u201cRama a do ket\u00eb fundin e Musolinit apo Kraksit, le ta zgjedh\u00eb vet\u00eb, por q\u00eb do ket\u00eb nj\u00eb fund negativ, do ket\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>INTERVISTA<\/p>\n<p>Z.Braho, si e konsideroni gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb prag t\u00eb hapjes s\u00eb negociatave me BE-n\u00eb? A \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb integrimit n\u00eb familjen europiane? Situata nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri aktualisht. N\u00eb qoft\u00eb se do jap nj\u00eb konsiderat\u00eb me pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb them se nuk duhet pranuar, por faktikisht me skandalet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb ka zbuluar media, ve\u00e7an\u00ebrisht me korrupsionin, shp\u00ebrdorimet e m\u00ebdha ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb qeveritar\u00eb, ministra, drejtor\u00eb, them se k\u00ebto e pengojn\u00eb afrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Un\u00eb nuk e di \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, un\u00eb jam socialist, 47 \u00ebsht\u00eb numri i teser\u00ebs sime q\u00eb i takon qershorit t\u00eb 1991, m\u00eb vjen keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, por parashikimet jan\u00eb t\u00eb zymta.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr 15 kushtet q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb meritoj\u00eb hyrjen n\u00eb BE. Por n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur pritet t\u00eb caktohet data zyrtare e hapjes s\u00eb negociatave, Kryeministri Edi Rama \u00e7oi 3 muaj p\u00ebr \u201criedukim\u201d, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias. \u00c7far\u00eb shije ju la nj\u00eb d\u00ebnim i till\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb budallall\u00ebk, \u00e7far\u00eb kompetence ka ai t\u00eb \u00e7oj\u00eb gazetar\u00ebt n\u00eb riedukim. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe gjykat\u00ebs. Nuk ka asnj\u00eb kompetenc\u00eb ai t\u00eb \u00e7oj\u00eb gazetar\u00ebt p\u00ebr riedukim. Etik\u00ebn e kan\u00eb thyer ata, jo gazetari. Gazetari ka lirin\u00eb t\u00eb pyes\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb absurde. N\u00ebse pronari me t\u00ebr\u00eb mend do marr\u00eb masa ndaj gazetarit, \u00ebsht\u00eb dhe ai i lidhur me Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>A po kalon i gjith\u00eb pushteti n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs\u2026? \u00c7far\u00eb mund ta ndal\u00eb at\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>Rama nuk e jep dor\u00ebheqjen, k\u00ebt\u00eb vend e shp\u00ebton vet\u00ebm drejt\u00ebsia n\u00ebse b\u00ebn pun\u00ebn e saj. Si e majta, si e djathta, duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga SPAK. K\u00ebtu kam parasysh nj\u00eb riorganizim p\u00ebr t\u00eb hetuar k\u00ebt\u00eb skandal. Duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen SHISH, Prokuroria e Posa\u00e7me, Krimi Ekonomik dhe t\u00eb hetohen k\u00ebto skandale. Maxhoranca \u00ebsht\u00eb tronditur nga arrestime t\u00eb ish-ministrave dhe ish-deputet\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po dalin fakte t\u00eb reja p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. E para, d\u00ebgjoje dje zonj\u00ebn Vasili me nj\u00eb grup paneli, nuk jan\u00eb panelet q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zbulimin e k\u00ebtyre, pengojn\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr ka dhe kakofoni, interpretime t\u00eb gabuara t\u00eb ligjit, edhe media duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e\u2026 p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb evidenton, nuk duhen komentet. D\u00ebgjoja Kryemadhin, l\u00ebreni SPAK-un, do b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e tij, do hetoj\u00eb, asnj\u00eb presion mbi SPAK-un. Ke material denoncues, ke p\u00ebr detyr\u00eb ta \u00e7osh, po nuk e \u00e7ove do p\u00ebrgjigjesh ti p\u00ebr fshehje. Ky \u00ebsht\u00eb skandal, ky i incenerator\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht rimbursimi me 96 mln euro, me dy pleq. Kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e oligark\u00ebve n\u00eb faturime t\u00eb falsifikuara. Ka ndodhur kjo ngjarje dhe n\u00eb 2013 n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatim-taksave. Atje ka ndodhur nj\u00eb skandal i madh i rimbursimit, \u00ebsht\u00eb rimbursuar dhe djali i Sali Berish\u00ebs. Ishte drejtoresh\u00eb Briseida Shehaj. U d\u00ebnua vet\u00ebm nj\u00eb firm\u00eb kineze q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ca rimbursime t\u00eb paligjshme. I nj\u00ebjti model \u00ebsht\u00eb, e nj\u00ebjta skem\u00eb e 2013. Rama ka dijeni p\u00ebr at\u00eb skem\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti mekaniz\u00ebm. At\u00ebher\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb oligark\u00ebt e Berish\u00ebs, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhjet\u00ebra kompani t\u00eb tjera. Hetimi do t\u2019i nxjerr\u00eb, \u00ebsht\u00eb skandal. Dikush tha nga k\u00ebta t\u00eb PD-s\u00eb, Rama duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Skandali \u00ebsht\u00eb aq i fort\u00eb, sa kjo ndodh vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb pan-evropian mafioz. \u00cbsht\u00eb praktika e mafies n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, por Rama nuk e jep dor\u00ebheqjen nga k\u00ebto. Rama si pjes\u00eb e oligarkis\u00eb politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeminist\u00ebr i Italis\u00eb n\u00eb \u201880-\u201890, qe procesi i Del Pieros \u2018Mani pulite\u2019, q\u00eb shkallmoi politik\u00ebn italiane t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive dhe q\u00eb e d\u00ebnuan Crax-in. Ai vdiq n\u00eb azil n\u00eb Tunizi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb modeli i Edi Ram\u00ebs. Fryma e tij, t\u00eb duket si nj\u00eb hije e Musolinit dhe Musolini socialist ka qen\u00eb n\u00eb fillimet e tij. Rama ka qen\u00eb fashist dhe u b\u00eb socialist. Rama i ka shum\u00eb t\u00eb egra fillimet. N\u00eb t\u00eb dyja rastet krahasimi dhe analogjia q\u00ebndron. A do ket\u00eb fundin e Musolinit apo t\u00eb Kraksit, le ta zgjedh\u00eb vet\u00eb, por q\u00eb do ket\u00eb nj\u00eb fund negativ do ket\u00eb. Nuk do jap\u00eb dor\u00ebheqjen sepse tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm<\/p>\n<p>Amnistia fiskale, a do t\u00eb thot\u00eb legalizim i parave t\u00eb ardhura nga zullumit\u2026?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb \u00e7ik bruto, \u00e7ik e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se ligji shprehimisht e ndalon legalizimin e parave q\u00eb rrjedhin nga aktivitetet e paligjshme kriminale. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb tentativa q\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb legalizimin, por kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare dhe nuk e kan\u00eb lejuar. Un\u00eb jam p\u00ebr legalizimin, por a do ta arrijn\u00eb dot k\u00ebto struktura t\u00eb dob\u00ebta q\u00eb kemi ne, q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb dhe legalizimin e parave q\u00eb vijn\u00eb nga krimi. Kjo do struktura shum\u00eb t\u00eb forta. Ai pastrimi i parave q\u00eb kemi ne apo bankat q\u00eb gjysma e bankave tona arrijn\u00eb t\u00eb penetrojn\u00eb dhe t\u00eb pastrojn\u00eb para t\u00eb mafieve t\u00eb ndryshme. Do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bum t\u00eb ardhurash, ve\u00e7an\u00ebrisht nga emigrant\u00ebt q\u00eb kemi jasht\u00eb q\u00eb kan\u00eb grumbulluar para me pun\u00eb t\u00eb ndershme, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i sjellin dhe do t\u2019i investojn\u00eb k\u00ebtu. \u00c7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb drejtori i Bank\u00ebs, Guvernatori Sejko? Nuk e dim\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb fshihet pas skandalit me rrug\u00ebn Kardhiq-Delvin\u00eb? Pse rruga KardhiqDelvin\u00eb vet\u00ebm 34 km mori 16 vjet koh\u00eb dhe dyfishin e fondeve?<\/p>\n<p>Ajo rrug\u00eb ka filluar q\u00eb kur ishte minist\u00ebr Olldashi. \u00cbsht\u00eb n\u00eb kuadrin e aferave korruptive ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirje ministrja. Balluku \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e oligarkis\u00eb politike t\u00eb Ram\u00ebs, me t\u00eb jep e merr, me t\u00eb zgjedh k\u00eb do ai, p\u00ebr t\u00eb krijuar at\u00eb q\u00eb quhet era e Ram\u00ebs. Rama \u00ebsht\u00eb megaloman, i ka hipur n\u00eb kok\u00eb q\u00eb t\u2019u ngjaj\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj. Rama, po t\u00eb ket\u00eb ushtrin\u00eb, fillon edhe luft\u00ebn n\u00eb Ballkan, por nuk ka k\u00ebllqe. K\u00ebrkon t\u00eb kujtohet si periudha e Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm. Derisa del dhe d\u00ebnon gazetar\u00ebt kot, \u00e7\u2019pun\u00eb ka ai me gazetar\u00ebt. Oligarkia ekonomike e grumbulluar n\u00eb 10-15 vet\u00eb. Le t\u00eb botoj\u00eb list\u00ebn e investitor\u00ebve strategjik\u00eb. Un\u00eb e kam par\u00eb list\u00ebn. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb duart n\u00eb kok\u00eb. Ata kan\u00eb krijuar bankomate, ku fshihet drejtori i KESH, Vangjush Dako etj. Problematika \u00ebsht\u00eb e ngjeshur, pak\u00ebnaq\u00ebsia e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb\u2026 si mos t\u00eb zem\u00ebrohesh. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ble krevat dopio. P\u00ebr \u00e7far\u00eb e do? Rama i ka hipur gomarit mbrapsht dhe prapa i vijn\u00eb ata san\u00e7o pan\u00e7ot.<\/p>\n<p>Ecuria e regjistrimit t\u00eb pronave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kusht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE, por sipas jush k\u00ebto prona a jan\u00eb n\u00eb duart e oligark\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk marrin pronat e tyre?<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb shtet\u00ebrore i shp\u00ebrndau tek oligark\u00ebt e asaj kohe, k\u00ebt\u00eb po b\u00ebn dhe Rama, pra, pushteti po rr\u00ebshqet djathtas, por jo sipas parimeve ligjore, por sipas orekseve dhe frym\u00ebzimit politik q\u00eb ka Rama, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb ato parime t\u00eb humanizmit social, q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e partive t\u00eb majta. E di ti kush po i merr k\u00ebto pronat? Zamir Manja, ky Kastrati, k\u00ebta jan\u00eb etj., etj., k\u00ebta po pasurohen. Klasa e borgjezis\u00eb s\u00eb re, por regresive, t\u00eb cil\u00ebt po e cop\u00ebtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend keq \u00ebsht\u00eb turp ti heq\u00ebsh sot 3 mij\u00eb lek\u00eb pensionistit apo at\u00eb pronarin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka trash\u00ebguar nga babai, ata nuk po ndalen asnj\u00eb minut\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grabitje galoponte sot n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb logjika e vendimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar oligark\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb \u00e7mimeve dhe jo qytetar\u00ebt? Rasti m\u00eb konkret \u00ebsht\u00eb heqja e bonusit prej 3 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb pensionist\u00ebve\u2026<\/p>\n<p>Turp i madh. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Zogu, se t\u00eb pakt\u00ebn Enveri e shp\u00ebrndau pron\u00ebn te fshatar\u00ebt, sipas parimit q\u00eb toka i takon atij q\u00eb e punon. Zogu pasurin\u00eb shtet\u00ebrore e shp\u00ebrndau tek oligark\u00ebt apo feudal\u00ebt e asaj kohe, ua fali edhe mjaft t\u00eb tjer\u00ebve. K\u00ebt\u00eb po b\u00ebn dhe Rama. Pushteti po rr\u00ebshqet djathtas, por jo djathtas sipas parimeve ligjore, por sipas orekseve dhe frym\u00ebzimit politik q\u00eb ka Rama, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur parimet e humanizmit social, q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e partive t\u00eb majta. K\u00ebto pronat po i merr nj\u00eb klas\u00eb e caktuar e borgjezis\u00eb s\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebt po e cop\u00ebtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend keqazi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mileti vuan p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs. \u00cbsht\u00eb turp t\u2019i heq\u00ebsh 3 mij\u00eb lek\u00ebshin sot pensionistit. K\u00ebta po i grabisin dhe nuk po ndalen asnj\u00eb minut\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grabitje galopante.<\/p>\n<p>Si e konsideroni dh\u00ebnien me koncesion p\u00ebr 40 vite t\u00eb Pallatit t\u00eb Brigadave, duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore?<\/p>\n<p>Te ky p\u00ebrdorimi vetjak ka parasysh edhe veten e tij, se ai fumator kanabisi e droge ka qen\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e tij e deri von\u00eb. Por, le ta pij\u00eb, pun\u00eb e tij. Ne jemi t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr legalizimin e kanabisit. E para, ekonomikisht kjo p\u00ebrvoj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kalli Maqedonia, nga informacioni q\u00eb kam un\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor q\u00eb ka dal\u00eb me humbje, nuk ka sjell\u00eb gj\u00eb. Por, kjo do masa t\u00eb forta. T\u00eb lejosh kultivimin industrial, thot\u00eb ai, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh masa, t\u00eb kesh nj\u00eb siguri t\u00eb plot\u00eb. Se k\u00ebtu p\u00ebr dy vjet, 2015-2017, k\u00ebtu u b\u00eb nami, me qeverisjen e Ram\u00ebs u b\u00eb nami, u kanabizua Shqip\u00ebria, dhe fitoi nj\u00eb kategori n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Ik\u00ebn nga 300-400 milion\u00eb euro nga shitja e kanabisit, t\u00eb atyre q\u00eb e lejuan n\u00eb bankat e Zvicr\u00ebs. N\u00eb rastin konkret ne nuk jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur me ligj, se duhet nd\u00ebrtuar kuadri ligjor fillimisht. \u00cbsht\u00eb e parakohshme, e gabuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb dhe nuk ka p\u00ebrvoj\u00eb pozitive. P\u00ebrvoja maqedonase \u00ebsht\u00eb skandal fare.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi u b\u00eb 6-vje\u00e7are, por cila \u00ebsht\u00eb problematika e saj?<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi mund t\u00eb ishte pasur m\u00eb shum\u00eb kujdes, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb metodologjin\u00eb e aplikimit t\u00eb saj, mund t\u00eb kishte filluar ndryshe spastrimet kund\u00ebr korporat\u00ebs kriminale t\u00eb gjyq\u00ebsorit apo prokuror\u00ebve t\u00eb korruptuar p\u00ebr t\u00eb mos lejuar k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb. Megjithat\u00eb, kam besim t\u00eb fort\u00eb q\u00eb reforma do t\u00eb ec\u00eb sepse p\u00ebr at\u00eb \u00ebsht\u00eb e interesuar komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, SHBA-t\u00eb dhe struktura t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs. Ka filluar, un\u00eb kam durim sepse e njoh mir\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe psikologjin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyra kryesore e shtetit q\u00eb t\u00eb angazhohet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt. T\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet. Prokuroria sot nuk ka let\u00ebr, se s\u2019ka fonde, por edhe kuadri mungon, nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00ebsuar. Prokuroria e P\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb me mungesa dhe k\u00ebto strukturat e tjera t\u00eb zullumuit ekonomik dhe SHISH-it jan\u00eb me mungesa, por kam besim se do t\u00eb ec\u00eb\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin tuaj, a \u00ebsht\u00eb zgjidhja e duhur harta e re gjyq\u00ebsore?<\/p>\n<p>Reforma q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me hart\u00ebn e re t\u00eb gjyq\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb e keqe, nuk \u00ebsht\u00eb pozitive. E para nuk kaloi n\u00eb procesin e konsultimit t\u00eb gjer\u00eb. E para nuk e ka firmosur Ministria e Financave. Ky komuniteti i avokat\u00ebve nuk duhet injoruar, komuniteti i noter\u00ebve, institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nuk jan\u00eb pyetur. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryesorja, n\u00eb Kushtetut\u00eb thuhet shprehimisht, shteti garanton t\u00eb drejtat dhe detyrimet ndaj shtetasve t\u00eb tij, ndaj qytetar\u00ebve. Nuk e di si \u00ebsht\u00eb menduar, por t\u00eb kesh nj\u00eb Gjykat\u00eb Apeli dhe ta ndjek\u00eb fshatari nga Kolonja apo nga Saranda nj\u00eb gjyq n\u00eb Apelin e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbrapsht fare.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i duhet reform\u00ebs s\u00eb re zgjedhore dhe asaj territoriale q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb mos kontestohen\u2026<\/p>\n<p>Ka nevoj\u00eb p\u00ebr korrigjime n\u00eb reform\u00ebn territoriale, por duhet t\u00eb jet\u00eb proces konsultimi shum\u00eb i gjer\u00eb. U b\u00ebn\u00eb at\u00ebher\u00eb konsulta shum\u00eb t\u00eb mira, por Rama kishte nj\u00eb ide p\u00ebr t\u2019i centralizuar sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebto nj\u00ebsit\u00eb administrative dhe nga 360 u b\u00ebn\u00eb 1\/ 5, por u larguan sh\u00ebrbimet nga populli n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit. Ti nd\u00ebrton bashki si puna e Tiran\u00ebs q\u00eb z\u00eb nga mali i Dajtit deri n\u00eb Vor\u00eb, por nuk u jep kompetenca nj\u00ebsive. Nj\u00ebsit\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb kompetenca t\u00eb forta, vendimmarr\u00ebse, q\u00eb administrojn\u00eb dhe fonde. Sot p\u00ebr sot jan\u00eb kot. Jam p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, por jo n\u00eb diktatin e qeveris\u00eb. T\u00eb b\u00ebhen konsultime t\u00eb gjera ku t\u00eb jet\u00eb e pranishme dhe opozita se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk erdhi as opozita, institucionet shkencore, Akademia e Shkencave, INSTAT, t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb synim, t\u00eb afrojn\u00eb sh\u00ebrbimet sa m\u00eb af\u00ebr popullit.<\/p>\n<p>A ka legjitimitet em\u00ebrimi i krer\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb 61 bashki dhe jo zgjedhja sipas statutit me parimin \u201cnj\u00eb an\u00ebtarnj\u00eb vot\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i majt\u00eb, jam socialist, por situat\u00eb si kjo n\u00eb PS nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb. Em\u00ebrohen, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ky shefi i shtabit ky? E ka ushtri k\u00ebt\u00eb apo parti? N\u00eb parti duhet t\u00eb dominoj\u00eb mendimi i lir\u00eb. Zgjedhjet nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb e k\u00ebshtu ka ecur PS tani ka ndryshuar. Em\u00ebron kryetarin e PS Bilisht, \u00e7\u2019pun\u00eb ke ti, at\u00eb e zgjedhin socialist\u00ebt? Ky \u00ebsht\u00eb non sens, ky ka dal\u00eb dhe nga parimet, PS mos themi ky se ka nj\u00eb enturazh bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb jesmen\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb v\u00ebrejtje, por k\u00ebto parime nuk i kan\u00eb as partit\u00eb e majta n\u00eb Evrop\u00eb, nuk ka m\u00eb kritik\u00eb dhe autokritik\u00eb n\u00eb PS kjo parti \u00ebsht\u00eb shk\u00ebrmoqur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PSs\u00eb, Spartak Braho, situat\u00ebn brenda maxhoranc\u00ebs aktuale e sheh si mjaft shqet\u00ebsuese me \u201cjesmen\u00eb\u201d dhe nj\u00eb kryetar si \u201cshefi i Shtabit t\u00eb Ushtris\u00eb\u201d, kurse qeverin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive. N\u00eb studion e \u201cNews 24\u201d, Braho me tone t\u00eb ashpra e quajti Edi Ram\u00ebn si \u201cmegaloman\u201d, i cili sipas tij po t\u00eb kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":269073,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-269065","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269065","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=269065"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/269065\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/269073"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=269065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=269065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=269065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}