{"id":270345,"date":"2022-07-10T16:16:00","date_gmt":"2022-07-10T14:16:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270345"},"modified":"2022-07-10T16:16:00","modified_gmt":"2022-07-10T14:16:00","slug":"nga-lipi-e-deri-tek-alegri-e-pogba-ja-kush-jane-11-rikthimet-e-bujshme-te-juventusi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nga-lipi-e-deri-tek-alegri-e-pogba-ja-kush-jane-11-rikthimet-e-bujshme-te-juventusi\/","title":{"rendered":"Nga Lipi e deri tek Alegri e Pogba, ja kush jan\u00eb 11 rikthimet e bujshme te Juventusi"},"content":{"rendered":"<p>Kush \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201cZonj\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr\u201d, ka gjithmon\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb me t\u00eb, aq sa edhe kur i k\u00ebrkohet t\u00eb rikthehet, duket e pamundur q\u00eb t\u2019i rezistojn\u00eb nostalgjis\u00eb. Dhe p\u00ebr sa u p\u00ebrket rikthimeve, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ky i Pol Pogbas\u00eb apo edhe i Masimiliano Alegrit, q\u00eb ishin t\u00eb papritur, pasi historia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb trajner\u00eb e futbollist\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duke nisur q\u00eb nga vitet \u201950 e deri m\u00eb dje. Dhe disa prej m\u00eb t\u00eb bujshm\u00ebve listohen m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>1) Karlo Parola st\u00ebrviti Juventusin nga viti 1959 deri n\u00eb 1962, duke fituar dy tituj kampion\u00eb dhe dy Kupa Italie. N\u00eb vitin 1974, Xhanpiero Boniperti e rikthen n\u00eb klub dhe s\u00eb bashku fitojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb titullin kampion.<\/p>\n<p>2) N\u00eb mosh\u00ebn 19-vje\u00e7are, Franko Kauzio b\u00ebhet pjes\u00eb e Juventusit, por fakti q\u00eb nuk luan shum\u00eb, n\u00eb vitin 1968 vendos q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gati valixhet larg Torinos. Kalojn\u00eb dy vite dhe ai rikthehet s\u00ebrish me ngjyrat bardhezi p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb nd\u00ebr kapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb klubit torinez: fiton 6 tituj kampion\u00eb, 1 Kup\u00eb Italie dhe 1 Kup\u00eb UEFA.<\/p>\n<p>3) Paolo Rosi ndoshta e dinte se vet\u00ebm Juventusi mund ta ngrinte n\u00eb piedestal, ndon\u00ebse fillimisht nuk i besuan. N\u00eb vitin 1972, sulmuesi ishte pjes\u00eb e skuadr\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve, por d\u00ebmtimet e shumta e shtyn\u00eb q\u00eb t\u00eb largohej. Gjithsesi, pas skandalit t\u00eb basteve n\u00eb vitin 1980, pasi shleu dy vite d\u00ebnimin, Juventusi e th\u00ebrret s\u00ebrish n\u00eb skuad\u00ebr dhe\u2026 Rosi rilind, nis t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb, t\u00eb fitoj\u00eb fillimisht Bot\u00ebrorin me Italin\u00eb dhe gjithashtu edhe me ngjyrat bardhezi.<\/p>\n<p>4) N\u00eb vitin 1976, n\u00eb stolin e Juventusit ulet nj\u00eb prej trajner\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb klubit bardhezi, por edhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb futbollit deri m\u00eb sot. Ai ishte Xhovani Trapatoni, i cili nd\u00ebrton menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr, e cila fiton n\u00eb Itali dhe n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb vitin 1986, ai kalon tek Interi ku q\u00ebndron p\u00ebr 5 sezone, por n\u00eb vitin 1991, Umberto Anjeli e th\u00ebrret s\u00ebrish n\u00eb Torino, ku do t\u00eb fitoj\u00eb \u201cvet\u00ebm\u201d nj\u00eb Kup\u00eb UEFA.<\/p>\n<p>5) Mar\u00e7elo Lipi ndoshta \u00ebsht\u00eb emblema e suksesit te Juventusi. Trajneri i fundit q\u00eb u dha Lig\u00ebn e Kampioneve bardhezinjve (n\u00eb 1996-\u00ebn me Ajaksin), n\u00eb aventur\u00ebn e par\u00eb mes viteve 1994-1999, fitoi gjith\u00e7ka mundej n\u00eb Itali dhe n\u00eb Europ\u00eb e bot\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 Champions-it, edhe Superkup\u00ebn UEFA dhe Kup\u00ebn Interkontinentale), madje duke humbur edhe dy finale t\u00eb tjera Champions-i, si ajo me Dortmundin n\u00eb 1997 dhe me Realin e Madridit n\u00eb 1999-\u00ebn. Rikthehet n\u00eb stol n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2001 dhe q\u00ebndron p\u00ebr tri vite. Rezultati ishte s\u00ebrish mahnit\u00ebs, dy tituj dhe 2 Superkupa Italie, por arrin s\u00ebrish n\u00eb finalen e Champions-it, n\u00eb vitin 2003 kund\u00ebr Milanit, t\u00eb cil\u00ebn e humb vet\u00ebm pas goditjes s\u00eb penalltive. Nj\u00eb legjend\u00eb e p\u00ebrjetshme, aq m\u00eb tep\u00ebr edhe pas fitores s\u00eb Bot\u00ebrorit 2006 me \u201cAxurr\u00ebt\u201d, n\u00eb ver\u00ebn e skandalit \u201cCalciopoli\u201d.<\/p>\n<p>6) N\u00eb vitin 2004, Fabio Kanavaro pranon ftes\u00ebn e Juventusit p\u00ebr t\u2019iu bashkuar, por pas skandalit \u201cCalciopoli\u201d, ai zgjedh t\u00eb prish\u00eb kontrat\u00ebn dhe \u201cparkohet\u201d te Reali i Madridit. Gjithsesi, n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs pranon q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr sezon me \u201cZonj\u00ebn e Vjet\u00ebr\u201d (2009-2010), p\u00ebrpara se ta mbyll\u00eb tek Al-Ahli n\u00eb Dubai, p\u00ebr nj\u00eb grusht para m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb varte k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb gozhd\u00eb.<\/p>\n<p>7) P\u00ebr Leonardo Bonu\u00e7in, pas 7 sezonesh te Juventusi, papritur mbrojt\u00ebsi kriset me Alegrin dhe vendos q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb Milanin n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2017. Gjithsesi, pas vet\u00ebm 12 muajsh b\u00ebhet pishman p\u00ebr at\u00eb gabim, nuk ngjitet kurr\u00eb n\u00eb nivelet e tij dhe n\u00eb fund t\u00eb sezonit vendos q\u00eb t\u00eb rikthehet aty ku tashm\u00eb e kan\u00eb graduar edhe kapiten.<\/p>\n<p>8) Xhanluixhi Bufon mendohej se po i shkonte pran\u00eb pensionit, kur n\u00eb 2018-\u00ebn vendos t\u00eb largohet nga Juventusi p\u00ebr t\u00eb privuar nj\u00eb aventur\u00eb jasht\u00eb Italis\u00eb, te PSG-ja. Por edhe p\u00ebr ish-kapitenin kalojn\u00eb vet\u00ebm 12 muaj dhe mb\u00ebrritja e Ronaldos n\u00eb Torino b\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb rikthehet duke pranuar edhe rolin si z\u00ebvend\u00ebs i Sheznit, me shpres\u00ebn se me portugezin do t\u00eb fitonte at\u00eb trofe q\u00eb i mungon karrier\u00ebs s\u00eb tij: Champions-in.<\/p>\n<p>9) Etapa e par\u00eb e Alvaro Morat\u00ebs ishte n\u00eb ver\u00ebn e 2014-\u00ebs, duke q\u00ebndruar dy sezone dhe i shkoi fare pran\u00eb edhe fitores s\u00eb Champions-it n\u00eb sezonin e par\u00eb, por u mund\u00ebn n\u00eb finale nga Barcelona. Te Juvja shnd\u00ebrrohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb beniamin dhe n\u00eb 2020-\u00ebn e rikthejn\u00eb s\u00ebrish, ndon\u00ebse aventura e dyt\u00eb e shoq\u00ebruar me dy vende t\u00eb kat\u00ebrta, la shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Dhe pse jo, p\u00ebr spanjollin Morata mund t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb rikthim t\u00eb tret\u00eb, pasi po punohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>10) Nga viti 2014 e deri n\u00eb 2019-\u00ebn, Masimiliano Alegri fiton thuajse gjith\u00e7ka: 5 tituj kampion\u00eb, 4 Kupa Italie dhe 2 Superkupa, plus dy finale Champions-i fatkeq\u00ebsisht t\u00eb humbura ndaj Barcelon\u00ebs dhe Realit t\u00eb Madridit. Por pa dy viteve pushim me bardhezinjt\u00eb q\u00eb u st\u00ebrvit\u00ebn nga Sarri dhe Pirlo, presidenti Andrea Anjeli vendos ta rikthej\u00eb, ndon\u00ebse sezoni i par\u00eb shkoi mjaft keq, por do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shans sivjet.<\/p>\n<p>11) Dhe tani Pol Pogbaja\u2026 \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb? E kush e di, por aventura e par\u00eb e francezit n\u00eb Torino mes drejtimeve t\u00eb Antonio Kontes dhe Masimiliano Alegrit i solli 4 tituj, 3 Superkupa dhe 2 Kupa Italie n\u00eb 4 vite, ashtu sikurse nj\u00eb rritje vlere nga pak miliona euro, n\u00eb nj\u00eb talent q\u00eb t\u00eb zbuluar n\u00eb 105 milion\u00eb euro, n\u00eb ver\u00ebn e 2016-\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201cZonj\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr\u201d, ka gjithmon\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb me t\u00eb, aq sa edhe kur i k\u00ebrkohet t\u00eb rikthehet, duket e pamundur q\u00eb t\u2019i rezistojn\u00eb nostalgjis\u00eb. Dhe p\u00ebr sa u p\u00ebrket rikthimeve, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ky i Pol Pogbas\u00eb apo edhe i Masimiliano Alegrit, q\u00eb ishin t\u00eb papritur, pasi historia \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":105827,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,192],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270345","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-sport"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270345"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270345\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105827"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}