{"id":270402,"date":"2022-07-11T08:38:57","date_gmt":"2022-07-11T06:38:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=270402"},"modified":"2022-07-11T08:38:57","modified_gmt":"2022-07-11T06:38:57","slug":"mungesa-e-fuqise-punetore-baret-dhe-restorantet-ne-bregdet-po-i-marrin-punonjesit-nga-kosova-maqedonia-dhe-mali-i-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mungesa-e-fuqise-punetore-baret-dhe-restorantet-ne-bregdet-po-i-marrin-punonjesit-nga-kosova-maqedonia-dhe-mali-i-zi\/","title":{"rendered":"Mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, baret dhe restorantet n\u00eb bregdet po i marrin punonj\u00ebsit nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi"},"content":{"rendered":"<p>Emigracioni i lart\u00eb i moshave t\u00eb reja ka krijuar munges\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore edhe p\u00ebr sektorin e sh\u00ebrbimit n\u00eb bare dhe restorante.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shoqat\u00ebs s\u00eb bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha p\u00ebr Monitor se mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb madhor q\u00eb ka aktualisht sektori, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb muajt e ver\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb sipas Jahaj drejtuesit e bareve dhe restoranteve i kan\u00eb kthyer syt\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsime nga rajoni.<\/p>\n<p>\u201cNuk pritet q\u00eb kjo kriz\u00eb t\u00eb gjej\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb zgjidhje, pasi edhe zbatimi i politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb punonj\u00ebs nga vendet e Azis\u00eb rezultoi se u p\u00ebrdor nga ta si trampolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb emigruar drejt Europ\u00ebs apo vendeve t\u00eb tjera. Shumica e tyre vijn\u00eb me dy pasaporta dhe largohen pas 1 jave, pavar\u00ebsisht se bizneset kan\u00eb investuar p\u00ebr ardhjen e punonj\u00ebsve, q\u00eb nga kontratat e pun\u00ebs dhe taksat q\u00eb paguan. Shteti shqiptar nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebtyre problematikave, q\u00eb s\u00ebrish i ngelet sektorit privat t\u2019i zgjidh\u00eb.<\/p>\n<p>Momentalisht p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb baret dhe restorantet e bregdetit, ku fluksi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb bizneset kan\u00eb pun\u00ebsuar punonj\u00ebs nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Parashikohet q\u00eb kjo do t\u00eb jet\u00eb zgjidhja e vetme p\u00ebr t\u00eb funksionuar tregu i pun\u00ebs, derisa edhe shqiptar\u00ebt ta kuptojn\u00eb se si t\u00eb punosh n\u00eb Gjermani apo n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fund t\u00eb muajit pa t\u00eb ardhura do mbeten. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje standardesh dhe vlerash\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr 2021, baret dhe restorantet vijuan t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vit negativ. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrit t\u00eb bizneseve t\u00eb INSTAT n\u00eb vitin 2021 u mbyll\u00ebn 854 aktivitete t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb ushqimeve e pijeve, me r\u00ebnie 5.2%. N\u00eb vend kan\u00eb gjithsej 15,5 mij\u00eb bare, nga 22 mij\u00eb n\u00eb vitin 2015, duke qen\u00eb aktiviteti i dyt\u00eb m\u00eb i preferuar n\u00eb vend, pas biznesit t\u00eb pakic\u00ebs (shih grafikun: numri total i subjekteve, sipas aktivitetit ekonomik, 2021).<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shoqat\u00ebs s\u00eb Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj m\u00eb her\u00ebt n\u00ebnvizoi se mbyllja e tyre \u00ebsht\u00eb ndikuar nga pandemia. Shoqata paralajm\u00ebroi se numri i bizneseve t\u00eb mbyllura do t\u00eb rritet edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb konsumit nga kriza e p\u00ebrgjithshme e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve dhe munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>\u201cBaret dhe restorantet ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u mbyll\u00ebn n\u00eb fillimin e pandemis\u00eb. R\u00ebnia e xhiros nga karantina dhe kufizimet e ekonomis\u00eb sigurisht q\u00eb do t\u00eb jepnin k\u00ebto efekte. Me kriz\u00ebn q\u00eb ka pllakosur dhe me rritjen e kostove t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para dhe uljen e konsumit do t\u00eb ket\u00eb mbyllje t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtyre strukturave.<\/p>\n<p>Gjithashtu sektori po p\u00ebrballet edhe me nj\u00eb tjet\u00ebr kriz\u00eb at\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Shum\u00eb subjekte bare dhe restorante e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb rinj. Edhe ata pak punonj\u00ebs q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb vend k\u00ebrkojn\u00eb pagesa t\u00eb larta. Kjo gjendje do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr aktivitetin e k\u00ebtyre strukturave. Mbylljet do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb 2022\u201d, pohoi z. Jahaj. MONITOR<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emigracioni i lart\u00eb i moshave t\u00eb reja ka krijuar munges\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore edhe p\u00ebr sektorin e sh\u00ebrbimit n\u00eb bare dhe restorante. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shoqat\u00ebs s\u00eb bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha p\u00ebr Monitor se mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb madhor q\u00eb ka aktualisht sektori, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb muajt e ver\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":130719,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-270402","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=270402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/270402\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=270402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=270402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=270402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}